Nga Edgar MORIN
E tëra duhet të rifillojë dhe e tëra tashmë ka rifilluar.
Ekziston në botë një ferment i madh kreativ
Kur një sistem nuk është i
aftë t’i zgjidhë problemet
vitale, degradohet, dezintegrohet,
ose arrin të ngjallë një
metasistem të aftë t’i zgjidhë: transformohet.
Sistemi Tokë është i paaftë
të organizohet për t’i zgjidhur problemet
e veta vitale: rreziqet nukleare,
degradimi i biosferës, ekonomia
botërore pa rregulla, rikthimi i zive
të bukës, konfliktet etno-politikereligjioze
që priren të shndërrohen
në përleshje qytetërimesh.
Zmadhimi dhe përshpejtimi i të
gjitha këtyre problemeve mund të
konsiderohen si shpërthimi i një
feedback-u të tmerrshëm negativ,
përmes të cilit një sistem dezintegrohet
në mënyrë të pandreqshme.
Pra problemi është dezintegrimi. E
pagjasa, por e mundshme, metamorfoza.
Çka është metamorfoza? Gjejmë
shembuj të pafundmë në
mbretërinë e kafshëve. Vemja që
kthehet në krizalidë fillon një proces
shkatërrimi por edhe vetëndërtimi,
sipas një organizimi dhe një forme
– flutur – që nuk është vemje, sado
që duke mbetur vemje. Lindja e jetës
mund të merret me mend si metamorfoza
e një organizimi fizikokimik
që, me të arritur në pikën e
ngimjes, ka krijuar meta-organizimin
e gjallë që, me të njëjtat elemente
fiziko-kimike, ka prodhuar
cilësi të reja.
Formimi i shoqërive historike në
Lindjen e Mesme, në Indi, Kinë,
Meksikë, Peru, konstituon një metamorfozë
që, nisur nga një agregat i
shoqërive arkaike prej gjuetarëshmbledhësish,
ka prodhuar qytetet,
Shtetin, klasat shoqërore, specializimin
e punës, religjionet e mëdha,
arkitekturën, artet, letërsinë, filozofinë.
Por edhe atë që është më e
keqja: luftën, skllavërinë. Me shek.
XXI shtrohet problemi i transformimit
të shoqërive historike në
një shoqëri-botë të tipit të ri, që do
t’i përfshinte Shtetet-kombe pa i
suprimuar. Sepse vijimi i historisë,
do të thotë i luftës, nga ana e Shteteve
që disponojnë me armë të asgjësimit,
çon në gati-shkatërrimin
e njerëzimit. Derisa për Fukuyaman
aftësitë krijuese të evolucionit
demokracinë
përfaqësuese dhe ekonominë
globale, duhet të mendojmë se,
përkundrazi, është historia ajo që
është shterur, jo aftësitë krijuese të
njerëzimit.
Ideja e transformimit, më e pasur
se ajo e revolucionit, ruan karakterin
e saj radikal, por e lidh me
konservimin (e jetës, e trashëgimit të
kulturave). Sot e tëra duhet të rimendohet.
E tëra duhet të rifillojë. E në të
vërtetë, e tëra ka rifilluar, pa e ditur
ne. Jemi në stadin e fillimeve: modeste,
të padukshme, margjinale, të shkapërderdhura.
Ngase tashmë ekziston, në
të gjitha kontinentet, një ferment krijues,
një shumësi iniciativash lokale
që shkojnë në drejtimin e rigjenerimit
ekonomik ose shoqëror ose politik
ose njohës ose edukativ ose etik ose
të stileve të jetës.
Këto iniciativa nuk njihen ndër
vete, asnjë administratë nuk i zë në
gojë, asnjë parti s’flet për to. Por ato
janë vatra e së ardhmes. Bëhet fjalë
për njohjen e këtyre udhëve të
shumëfishta që do të mund të formojnë
Udhën e re. Duhet sall të çlirohemi
nga mendimi hegjemonik.
Botërzim dhe de-botërzim, rritje dhe
çrritje, zhvillim dhe mbështjellje.
»Rritje/çrritje«, për shembull, do
të thotë se lypset të rriten shërbimet,
energjitë e gjelbra, transportet publike,
ekonomia solidare, agrikultura
biologjike, por të çrritet intoksimi
konsumistik, ushqimet industriale,
prodhimi i sendeve përdor-e-gjuaj,
trafiku automobilistik. »Zhvillimmbshtjellje
« do të thotë se nuk është
më objektiv zhvillimi i të mirave
materiale, i efektivitetit, të
ardhurave, por edhe rikthimi i madh
në jetën e brendshme, në primatin
e mirëkuptimit, dashurisë dhe
miqësisë.
Nuk mjafton më denoncimi.
Tash duhet të parashtrojmë. Nuk
mjafton ta kujtojmë emergjencën.
Lypset të fillojmë t’i definojmë
udhët që shpien tek Udha. Këtu
kërkojmë të japim kontributin
tonë. Cilat janë arsyet për të shpresuar?
Le t’i formulojmë pesë sosh:
1. Shfaqja e të pagjasës. Ashtu
siç rezistenca triumfuese e
Athinës së vogël ndaj fuqisë së
hatashme persiane, pesë shekuj
para erës sonë, qe bukur e pagjasë
dhe mundësoi lindjen e demokracisë
dhe filozofisë, po aq e papritur qe
ndalja e ofensivës gjermane në dyert
e Moskës në vjeshtën e vitit 1941
dhe e pagjasë kundërofensiva e gjeneralit
Zhukov, filluar më 5 dhjetor
dhe vazhduar tri ditë pas sulmit në
Pearl Harbor, që i bëri Shtetet e Bashkuara
të futen në luftën botërore.
2. Virtytet gjeneruese/krijuese
të njerëzimit. Ashtu siç në trupin
njerëzor madhor ekzistojnë qeliza me
karakteristika polivalente të qelizave
embrionale (staminalet), megjithatë
të pa aktivizuara, po ashtu edhe në
çdo qenie njerëzore, në çdo shoqëri
njerëzore ekzistojnë virtyte
rigjeneruese, gjeneruese e krijuese,
në gjendjen e fjetur ose frenuar.
3. Virtytet e krizës. Si forcat regresive
ose dezintegruese, edhe forcat
gjeneruese dhe krijuese zgjohen në
krizën planetare të njerëzimit.
4. Virtytet e rrezikut. »Aty ku
rritet rreziku rritet edhe ajo që shpëton
«. Oportuniteti suprem është i
pandashëm nga rreziku suprem.
5. Aspirimi mijëvjeçar i njerëzimit
për harmoni (parajsa, utopitë,
ideologjitë, revoltat rinore të
viteve 60). Kjo aspiratë rilind në
zulmën e iniciativave të shumëfishta
dhe të shkapërderdhura, që do të
mund të ushqenin udhët reformuese,
të destinuara të ribashkohen
në Udhën e re.
Shpresa kishte vdekur. Gjeneratat
e vjetra, çmagjepsur. Të rejat,
të dëshpëruara që s’kishin një kauzë
për të cilën do të luftonin, siç qe për
ne Rezistenca gjatë Luftës së Dytë
Botërore. Por kauza jonë bartte në
vete të kundërtën e vet. Siç tha Vasilij
Grossman për Stalingradin, fitorja
më e madhe e njerëzimit ishte
në të njëjtën kohë humbja e tij më e
madhe, ngase totalitarizmi stalinian
dilte fitues. Fitorja e demokracive
ristabilizonte njëkohësisht kolonializmin
e tyre. Sot kauza për të cilën
duhet luftuar është absolutisht e
qartë: të shpëtohet njerëzimi. Shpresa
e vërtetë di të mos jetë qartësi.
Është shpresa jo e më të mirës së
botëve, por në një botë më të mirë.
Origjina është përpara nesh, thoshte
Heidegger. Metamorfoza do të ishte
në të vërtetë një origjinë e re.
(Le Monde, La Stampa)





