Nga Rudyard Kipling
Ato e godisnin rrugën përgjatë drurëve
Shtatëdhjetë vjet të shkuara.
E moti dhe shiu e kthenin sërish njësoj
Aqsa, tani, Ju kurrë s’do mund të dini
Se dikur ishte një e tillë udhë përmes
Përpara se të rriteshin këto drurë.
Ishte pikërisht aty nën at’ zabel dhe te shqopat,
Si dhe tek anemonat e brishta.
Vetëm rojtari i këqyrte
Aty, sak tufat e pëllumbave me unazë
vjedullat që vazhdonin të rrotulloheshin të qeta
Dhe, ...se dikur përgjatë pemëve shkonte një udhë
Sërish, nëse futeni ndër pemë
Në mbrëmjet e vonëta të verës
Tek freskia e ajrit-natësor në pellgjet plot me troftë
Ku vidrat cysin njëra-tjetrën
(Ato që nuk i frikësojnë njerëzit në pemë
ngaqë ato shikojnë kaq pak)
Ju mund të dëgjoni sërish trokun e këmbëve të një kali
Dhe frushkëllimën e një fundi në vesë,
Që vazhdimisht shtyhen me galop
Në vetminë e mugët
Ashtu si ata në mënyrë perfekte e dinë
Rrugën e vjetër të përhumbur përgjatë pemëve...
Por që në fakt s’ka më udhë përmes drurëve
Përktheu nga anglishtja Ben Andoni