Lasgush Poradecit
Lasgushi në shtrat, pikturë e Anastas Kostandinit (Taso)
Nga disa kurbetllinj që
vinin për punë në Vllahi mësova lajmin ogurzi
se në Poradecin tim të vdekurit ishin
ngjallur lugetër, kanxhallozë e kukudhë.
Nuk desha t‚i besoja, por kur pyeta
Dhimitër Paskon, ai ma mbushi
mendjen. Të shkretës Nushhkë, Ndriua i
ishte ngjallur lugat. Shabani i Demir
Aliut kanxhalloz; Demka i Kasmit kukuth.
E sa bie nata bëjnë zullume, godasin
me qeramike kulla, gurë e drurë. Është
mbushur vakëfi i „Shën Marenës“ plot
me të plagosur. Le në qytet por edhe në
fshatin e Alarupit është javitur një Zëme
që po bën namin. Paskua fliste unë e
kundërshtova: pyeta dy profesorë të shkollës:
„E pranon shkenca që njeriu pas
vdekjes ngjallet kanxhalloz, lugat apo
xhind dhe i godet e çakërdis mendjen e
njerëzve? Ata o Llazar vëllai më dhanë
këtë përgjigje: „Lavdi Zotit vetëm Jezu
Krishtin, Zoti e ngjalli dhe Llazarë pas
vdekjes dhe e shenjtëroi e bëri Shën Llazar.
Tjetër thagmë s‚kemi dëgjuar. Shkenca
s‚ka pranuar“. Unë iu kundërvura Paskos:
„Shkenca është shkencë e duhet besuar.
Por fakti është kokëfortë, duhet
çmuar. Kam vendosur t‚ia mbath për në
vilajet. Megjithse kam në vjeshtë dy
provime do t‚i marr me vete librat , do
Perëndia më ndihmon të përgatitem.
Preva biletë për në Yeqyp (Skopje). Arrita
mirë, fjeta në makinë, arrita në
Ohridë pas mesit të natës. Thashë ne vete,
natë behari! Do ngjitem në kala e do të
shikoj ndonjë nishan nga qyteti i
vendlindjes. Ohri shndërronte nga drita
elektrike. Nga ana jonë errësirë e zezë. Nga
malli mbërtheva sytë nga Poradeci. Mbylla
sytë e meditoja sikur shikoja ëndërr, në
çfarë gjendje do ta gjej nënë Kostandinën,
motrën Zagë dhe vëllanë Pandelë? Gjithmonë
mendja më vinte për keq.
***
Ishte ditë korriku 1923. Sytë e qiellit
filluan të lotojnë. Mbrapa „Malit të
thatë“ filloi të zbardhet qielli. I ngazëlluar
thashë, po agon! Mbi kuvertën e liqenit
ishte përhapur një mjegull e hirtë,
nuk shikoja malet e Mokrës, Mallamarës
apo „Gurin e Kamjes“. Zbrita në
molin e Ohrit. Preva biletën. Vapori
„Korsika“ u mbush me besimtarë. U
nisëm. Unë kisha ven, por nuk u ula.
Treta shikimin në drejtim të vendlindjes.
Perdja e mjegullës më pengonte të shikoja
një nishan nga atdheu im. Vapori jonë
u ankorua në molin vakëfi Shën Naum.
Kapedan Acua lajmëroi: „Kemi 30
minuta pushim, më pas do të nisemi për
Pogradec. Sa bëra të zbres kur shikoj
një varkë që vinte nga Poradeci. Prita sa
qëndroi në mol. Brenda ishin dy xhandarë,
katër lopataxhinj dhe një djalë i
lidhur duar e këmbë, shtrirë në dysheme.
E urdhëruan të ngrihet. I lidhuri çirrej:
„Unë nuk jam i çmendur, juve që më
lidhët jeni të shkalluar“. E zunë të gjashtë
ta nxirrnin jashtë. S`e mposhtnin
dot. U afrova dhe e njoha Hasanin, hysmeqarin
e Duleman Beut. I fola në emër,
më pa dhe më njohu. Bëri rixha: „O djali
i Tirkë shqiptarit mbushua mendjen këtyre
devrijeve të kasabasë se mua s`më
kanë zaptuar xhindet. E kam mendjen
në vend. Këta janë të çmendur. Merri
dhe kalli në kotecet e vakëfit t`u vinë
mendtë në vend. Njëri nga xhandarët u
nervozua dhe e goditi me kodakun e
pushkës në shtyllën kurrizore. Ai rënkoi.
Ju luta xhandarëve të më lejonin mua ta
bindja që të ngrihej. Pyeta: „ O Hasan,
pa më kallëzo mua se çfarë mëkati ke
bërë që të sollën në konak me zinxhirë të
Shën Naumit, i paça uratën?“. Më kuptoi
dhe kallëzoi: „Hanëmi më kallëzoi:
Hasan shko me vrap në kafen e Adi beut
e i thuaj Mahmut beut eja shpejt se të ka
ardhur për vizitë nëna ime. Hyra në
dhomën e kumarit. I thashë: „Mahmut
bej, eja shpejt se të ka ardhur nëna e
Hanëmit“. Ai m`i shkëput. Asllan thyej
qafën e mos më fol. Ika. I thashë Hanëmit
siç më tha. Ajo nguli këmbë: „Shko i
thuaj të vijë se të ka ardhur vjehrra“.
Lepe peqe! Prapë vajta duke gulçuar.
Hapa derën dhe i thashë: „Mahmut beu,
eja shpejt se të ka ardhur vjehrra“. I natosur
m`u drejtua: „Ik!“. Më pas ai u
inatos dhe i dha urdhër togerit të xhandarmërisë:
„Lidheni e shpjereni në vakëf
pasi e kanë zaptuar xhindet. Është i
çmendur“. Për arsyet që thashë më lidhën.
E kuptova dhe i premtova: „Ngrihu dhe
eja me mua. Kij besim dhe unë do të
shëroj“. Ai më kuptoi dhe doli. Xhandarë
para e mbrapa e ne të dy në mes u
ngjitëm për në kishë. Pasi hymë në kishë
erdhën dy priftërinj. E panë Asllanin të
lidhur e na thanë në serbisht: „Igjite
Damoi. Zveti Naun eveliki doktor“. Ua
përktheva: „Ikni në shtëpi. Shenjtori
Naum është doktor i madh, do ta shërojë.
Hasani klithi si i çmendur: „ Këta nuk i
kanë mendtë në vend“. E futën në kauçin
e të çmenurve Hasanë e shkretë. U pikëllova.
Më pas u fala, ndeza një qiri e putha
ikonat, duke rënë në gjunjë te varri ku
flinte Shën Naumi. E pashë Hasanë e
varfër që po e lidhin përsëri me zinxhira
këmbë e duart. Aty ai thërriste e përpëlitej.
Duke zbritur për të hipur në Korsika,
njëri nga xhandarët më pyeti: „Ti,
o çuno, do vish në kasabanë e Poradecit“?
I bindur e i gëzuar u përgjigja:
„po“! Xhandari më pyeti nesë kisha
njerëzit e mi aty e do të shkoja t`i takoja,
e unë iu përgjigja se kam nënën,
motrën e vëllanë aty . Më ndalën e më
këshilluan: „Sa sene ke në kurbet?“. Tri,
- iu përgjigja unë. Punoj natën e mësoj
ditën. Më ka zënë malli. Të dy më zunë
për krahu e thanë: „Prite këtu Pamporin
e kthehu në Vllahi, mos hajde në shtëpi,
kasabanë e Poradecit e kanë zaptuar
xhindet, lugjetrit e kanxhallozët. Njerëzia
ngrysen, por nuk e dinë nëse do të
ghdihen apo jo. Iu ka hyrë frikë na kockë.
Sa kapton dielli malet e Mokrës, i vënë
llozet shtëpive, hanë bukë e bien të flenë
me pulat. Kush mban llambën ose fener
të ndezur e duket dritë pas xhamit e zaptojnë
xhindet. Dëgjona ne, ktheju se do
të lidhesh me zinxhira si hysmeqari i
Mahmut beut. Unë kisha vendosur dhe
hipa në Korsikë. U nisëm dhe kur u afruam
mbi fushën e Starovës mjegulla filloi
të darovitet e shtëpitë e qytetit tim filluan
të duken e së bashku me to u shfaq
edhe minareja e xhamisë. Mjegulla duke
ecur mbuloi Malin e Thatë. Qielli pushoi
së lotuari. E shikoj vendlindjen nga
malli për të parë nënë Kostandinë,
motrën Zagë dhe vëllain Pandelë. Shkova
te kapiten Acos dhe i thashë: „Nxito,
s`më pritet sa të shoh familjen. Kur u
afrova në Urka, ndalonte Korsika e u
grumbulluan shumë njerëz. Kishte nga
ata që më njihnin e më pyesnin për
njerëzit e tyre në Vllahi. Bëja sikur nuk
i dëgjoja dhe nxitoja për në shtëpi. Vetëm
para „Tylbes së Shën Kostandinit“ rashë
në gjunjë, putha dritaren hodha një pare
dhe vazhdova të nxitoja. Që nga larg
dëgjova çekanë e Pandelit që rrihte
teneqenë. U gëzova e thashë me vete,
qenka shëndoshë e mirë. S`më durohej e
i thirra: „Pandel si je vëlla?“. U hutua e
iu duk se ishte ë ëndërr. Si u ndërgjegjësua
u ngrit dhe u hodh në qafë duke
klithur: „Llazar, shpirt i vëllait!“. Pyeta
më pas sesi ishin nëna dhe motra. Ai
ngeci. Më dhimbje më tha nëna është te
motra Zagë se ka këmbën e sëmurë. S’më
pritej e ju luta të shkonin për t`i takuar.
U nisëm dhe sa shkuam afër „Pellgut të
zhabave“ dëgjuam goditje të fortë të
daulles. Mendova, ç`është kjo daulle?
S`morra asnjë përgjigje. Kur dëgjoj tellallin
që çirrtë zërin: „Ej milet, dëgjoni
dhe mbani vesh. Siç e dini në qytet janë
ngjallur xhindet. Nga Yqymeti iu bën
rixha mos mbani llambat e fenerët ndezur
sa bie muzgu, mugëtira e natës. E
dëgjova dhe pyeta Panelinë a është e
vërtetë dhe ai u përgjigj i frikësuar se
ishte e vërtetë, se ishin ngjallur xhindet,
kanxhallozë e kukuthë. E ai m’u përgjigj
se ishte e vërtetë. Më pas e pyeta se kush
i kishte parë e ai m`u përgjigj: Mulluxiv
Vasili!
U habita. Duke qenë se u afruam
afër shtëpisë Pandeli më tha: „Llazar ka
rreizkk t`i bjerë damllaja nënës kur të
të shohë papritur. Prit të vete e ti jap
myzhdenë unë“!por nëna doli në ballkon
me pa dhe thirri: „Llazar, shpirti i nënës
afrohu të të puth, se ma zhuriti malli
zemrën. U përqafuam mes lotësh dhe më
pas pyeta për motren Zagë. Ajo doli nga
brenda dhe e përqafova edhe atë. Vura re
se ajo e kishte këmbën e enjtur. E pyeta
nënën e vëllanë përse! Ata m`u
përgjigjën se e kishin shkelur xhindet në
këmbën e majtë. Më pas e pyeta: „Ditën
apo natën?“. Ajo vetë m`u përgjigj:
„Ditën, duke zbritur shkallët, u rrëzova
dhe më shkelën të mallkuarit, sikur të
më kishte bërë ndonjë grendë nga Gëmri
i kalasë. Ia pashë këmbën dhe me të
vërtetë që e kishte të enjtur. Më pas pashë
se ja kishin vënë në qepë e në kripë ,
por nëna më tha se këto nuk i bëjnë derman,
përveç se „Shën Naumi“. „Aty do
ta çojmë“- tha ajo! U përpoqa që tia
mbush mendjen që të shkonim në ndonjë
plakë që t’ia fërkonte se mos ndoshta e
kishte llapitur e do i vinte në vend, para
se ta çonim tek manastiri i
„Shëndaumit“. Na thanë se mund t`i
bëjë derman „Allo Sabrija e Rëmënjit“.
Ajo zuri t’ia fërkojë me uthull e me raki
rushi dy herë të zierë. Ndërkohë që këmba
zuri t`i ç`enjtet. I thashë nënë Kostandinës:
„E sheh se si ja shëruan këmbën
ilaçet popullore e jo „Shëndaumi“?
Pas një jave dolëm me motrën, nënën
e vëllanë të vinte për vizitë tek krushku.
Përsëri dëgjuam Hyskën që i binte
daulles me forcë. Ai thoshte: „Dëgjoni e
mbani vesh, siçe dini në qytet janë ngjallur
xhindet. Yqmeti ju bën rixha që sa të
bjerë mugëtira e mbrëmjes shuani llambat
e fenerët e bini flini. Ajo shtëpi që ka
dritë ta dini se do e zaptojnë xhindet“.
Arritëm te xha Vasili i cili flinte. E
zgjuam dhe i thamë se ishim djemtë e
Tirkë Shqiptarit. Por ai na tha që mos ta
ngisnim pasi në mulli mund të kishte
xhinde dhe nuk donte që ti zgjonte. Aty
e pyeta nëse ai i kishte parë. Ka, tha ai,
dalin natën nga jazi, rrema e mullirit,
nga hauri e fillojnë t‚u bien pizgave,
tamburave, fyejve. Bëjnë çdo natë dasmë
e më pas me të kënduar këndezi i Minos
zhduken. Më pas i shtyre edhe nga kureshtja
e pyeta përsëri nëse ai vetë i kishte
parë dhe si ishin, të gjatë apop pinço,
kukuthë? Pasi u mendua pak më tha: „O
çun i Tirkës, ti je me shkollë. As‚më thua
kur vozit ndonjë mbrëmje nga gjoli i
dëgjion britmat e karkalecëve, frymëmarrjen
e shpendëve kur flenë apo rënkimin
e tokës kur ushqen rrqënjet e pemëve?
Jo! E pra edhe unë nuk i kam parë me sy
por me veshë i kam dëgjuar. Kur i dëgjoj
trembem e mbuloj kokën me velënxë,
dridhem e pres me padurim të këndojë
gjeli i Minos. Sapo dëgjojnë zërin e tij
ata mblidhen e futen në ujin e jazit.
Atëherë mua më vjen shpirti në vend.
Kanë inat vetëm atë që mban llambën
ndezur. I hyjnë nga vrima e çelësit! E
falënderuam xha Vasilin dhe i uruam
një natë të qetë. Shkova në shtëpi dhe i
thashë nënës për çfarë kishte ndodhur
me xha Vasilin, se ai kishte dëgjuar xhindet.
Por kur shkova në shtëpi më duhet
të mësoja pasi kisha dy provime, por
nënë nuk më linte ta mbaja llambën
ndezur pasi binte muzgu i natës, duke
më thënë mëso ditën. Një të shtunë
kishim një dasmë dhe nëna donte që unë
të isha aty. Ppor i thashë se kisha
provime e isha mbrapa me përgatitjet.
Por e dija që nëna e kishte merakun gjetkë.
Më porositi që ti hidhja dritares një
perde të zezë që mos të dukej drita nga
dritarja dhe kështu u morëm vesh. Fillova
të mësoja. Nga mesi i natës dëgjova
dasmorët që kaluan nga „çezma e Sandrit“,
poshtë ballkonit tim dhe unë e ulka
llambën! Më pas kur ata u larguan unë
e ndeza përsëri. Por nuk vonoi dhe aty
kaluan rojet e natës, që qëndruan ballë
shtëpisë dhe njëri prej tyre thirri: „u bënë
13 netë që ky e mban llambën ndezur.
Ç‚prisni hidhjani zinxhirët e çojeni në
vakëf që t’ia heqë xhindet“. Nuk mu
durua. Mora një kusi me ujë të ftohtë e
ja hodha në kokë Dules, njërit prej rojeve.
Ata filluan të ngjiteshin e ti binin derës
sime me shqelma. Unë ndërkohë fillova
t’i lutesha ikonës së Virgjëreshës Shën
Mari. Aty Dulja më tha të ngrija duart
lart. Më hodhën prangat e kur po më
lidhnin këmbët iu thashë mos të mi lidhnin
pasi isha i bindur, thjesht të më tregonin
nga duhet të shkoja. Kur po më
largonin më pa nëna dhe filloi të qante.
I thashë asaj të mos shqetësohej pasi nuk
më kishin zaptuar xhindet. U nisëm.
Kur arritëm trokitëm në derën e vakëfit
dhe derën na e hapi një prift, i cili thirri
edhe dy murgj. Njëri nga këta murgj më
foli në greqisht duke më thënë mos të
shqetësohesha se do të mi hiqnin xhindet.
Iu përgjigja atyre se nuk kisha
xhinde as në tru e as në zemër. Më pas
iu shpjegova se përse e kisha mbajtur
ndezur dritën pasi kisha dy provime e
duhej të mësoja. Më pas u thashë se kisha
mbaruar gjimnazin francez të Lionit në
Athinë, e që tani vazhdoja dy fakultete
arti për pikturë e teatër në Bukuresht
dhe që gjithashtu zotëroja gjuhën greke.
Më është ngulitur në tru një pjesë e një
vepre të Salomonit:
U plakëm djema si komita
Për 40 vjet si kapedanë
Si kapedan i kleftëve
Tani do të shkoj të çlodhem
Si murg në Manastir
Por poshtë rasës së zezë
Do t’i mbaj rrobat e komitit
Dhe s‚do të vë të djeg temjan
Po barut do të thedh të digjet
Të dy murgjit më përqafuan e më
pas më thanë se duhet të më mbanin aty
për dy javë sipas zakonit, por më nxorën
nga qelia. Edhe kur i mbarova ditët
e qëndrimit tim aty ata nuk donin të më
linin të shkoja pasi donin gjithmonë e
më shumë të mësonin nga kultura ime,
ashtu si edhe unë doja të mësoja nga
kultura e tyre. Kur u ndamë më dhanë
një letër për kryetarin e bashkisë së Poradecit,
Shefqet Frashërin, të shkruar në
serbisht të cilën ia përktheva: „Shkëlqesi,
i sëmuri Llazar Sotir Gushua që na
dërguat për t’ia hequr xhindet, rezultoi
se ai është një djalë me kulturë, i mençur
i kthjellët e me mendje të shenjtë. Ndaj
ju këshillojmë se të zaptuar nga xhindet
janë ata që e kanë dërguar atë këtu.
Si munda xhindet u ktheva në shtëpi,
u çmalla me nënën, motrën e vëllanë
e qetësova edhe shpirtrat e llahtarisur nga
xhindet, kallanxhozët, lugetërit e kukuthët,
e më pas u nisa për në Bukuresht





