Banoj në brigjet e shpirtit
TRAZIM
Qepallat, porta të kaltra
E nxisin hijen e gjumit duke u dridhur...
Të vlagtë, bien fije drite, përvëlimtare
Përmbi sy, null
Duke i nxehur deri në inkadeshencë.
Me tjerrjen e saj, femërore,
Hëna topitet në një hije
Të lulishtes,
Ku psherëtin i shuar, hapi i ëndrrës
Së dëbuar nga brigjet e ditës
Me një përpëlitje të vetme
Të mosbesimit.
NDARJE
Tani,
Nëse jam ëmbëlsuar e tëra
Në vetmi
Lermë me lulet e egra
Te koka e shtratit.
Bekoma heshtjen
Dhe vazhdo rrugën.
LAJTHITJE GJENETIKE
Mbi rërën e plazhit
Ulërijnë nëpër dëborë të verdhë
Dhelpërat nën hënë.
Dremis nën shenjën e tyre
Vetë,
Lëmoshtar në shkretëtirë.
E shakmisur nga fati, vetëm trupi
Në të cilin kam degdisur
Shndërrohet në një kohë të shkretëruar
Përmes një lajthitjeje
Të parëndësishme gjenetike.
NË DY BRIGJE
Sa memece ka qenë sot lëkura jote,
E çveshur nga shpirti.
Gishtërinjtë e mi të ndezur,
Shkojnë duke u shuar
Porsi yjet që bien.
Kam mbetur e vetmuar,
Si një urë e braktisur
E lëvarur mes dy brigjesh
Ku uji ka harruar të rrjedhë.
TI, TË VEGOSH
Mos e lë shiun, të mi shpërlajë
Fshehtësitë.
Mos e lë erën, të mi thajë
Dhembjet.
Mos e lë mallin, të mi djegë
Ëndërrat.
Mos e lë urrejtjen, të mi thajë
Shpresat.
Ti, vegoje përherë dashurinë,
Përmbi shtatin tim.
DO TË TË HARROJA...
Do të të harroja...
Do ta thoja thjeshtë, që të mos vish
Me të gjitha shqetsimet tua
Përmbi tëmthin tim të përgjakur.
Por unë ç’mund të bëj
Veçse të zbres në harresë
Si në një gjumë,
Që e vë shenjën e barazisë
Ndërmjet të ndëshkuarit me shqetsim
Apo xhelatit të tij të pafatshëm.
FJALË
Banoj në brigjet e shpirtit.
Nuk duhet veçse ta qes një hap
Përbrenda,
Që të mund ta shpreh fjalën
Dashuri.
Një hap të vetëm, të mund ta qes.
Në aq banesa, brigjeve,
Të përzjera fjalët
Duken si do lodra inofanzive.
Prej nga, pra, kaq shumë dhembje?
Do të duhej, ndoshta
Të ekzistojë një prift,
Që do t’i ulte fjalët në vendin e tyre
Porsi lutjet në kishë.
Nuk mund ta shpreh fjalën dashuri
Prej këtu, përmbi brigje.
Do të ishte njësoj sikur t’i lutesha,
Mosqënies.
Nëse “Në fillim ka qenë fjala
Dhe fjala ka qenë Zoti”,
Ku janë degdisur priftërinjtë,
Arsimtarët,
Që dinë t’i ulin fjalët
Në vendin e tyre
Porsi lutjet në kishë?
Përktheu: B. Ymeri
Home »
» Poezi rumune nga Moldavia - Nga Stefania Oproescu





