Rasputini i Poezisë

Një kritikë e studiueses gjermane Piontek në përmbledhjen poetike të gëzim handarit, botuar nga shtëpia botuese “Pop”

Susanna Piontek

Dhembja pёr tё humburёn ёshtё emёrues i pёrbashkёt nё lirikёn ekzile, si tek Ovidi, Zvetajeva, Milloshi( Çesllav Millosh) Brodskij, Sojinka, apo Brehti. Dёshpёrimi pёr humbjen, mallkimi mbi rrethanat, tё cilat tё largojnё nga atdheu dhe shpresa pёr njё kthim tё mundshёm, janё jo vetёm pranuar, por edhe respektuar si tema tё pёrhershme tё njё zemre tё shkrumbosur nga malli djegёs.

Poezitё e shqiptarit Gёzim Hajdari janё apokalips dhe, njёherёsh mallkim; janё gjemb trёndafili qё tё sёmbon, duke tё mbetur pёrgjithmonё i ndryrё nё kujtesё. Sa tragjike, por edhe sa e mrekullueshme qё, çrrёnjosja nga toka amё krijon poezi tё bukura pёrmes melankolisё!
Vjershat e prezantuara nё kёtё vёllim ndahen nё tri pjesё; atё mё kryesoren e zёnё vjershat, tё cilat nuk kanё tituj dhe qё ngёrthejnё nga njё faqe. Nёn titullin “Trёndafili i egër” regёtijnё vjersha me lajtmotivin e mallit si:

...nёn shi
flautin vezullues dёgjoj
dhe humb nё kohё…

dhe, nё fund tё librit njё vjershё epike, e shkruar pёr leksionin e Amadeo di Soras.
Teksa jashtё Hajdari ёshtё nderuar me shumё çmime pёr letёrsinё, nё Shqipёri ёshtё person non grata. Nё mjaft poezi pёr atdheun, autori duket sikur pёr pak sa nuk dorёzohet:

...nga atdheu syrgjynosem
pa shpresё.
Larg qyteteve tё dhunuar,
shpirti i çmendur mё drithёron...

Zemra e lexuesit tronditet trandet po aq sa edhe e vet poetit, kur ai pёrvaj pёr nёnёn e tij tё mbetur fillikat nё vendlindje:

... nёnё,
E ç’lumturi tё dёgjosh fjalёt e tua,
por ç’trishtim tё kall zёri yt,
kur dridhet e dridhet ...!
Ah, sa pak ke qeshur ndёr vite;
tersi im e prishi jetёn tёnde...

Dhe fytyra e kёsaj gruaje tё moshuar dhe fisnike me sy tё verbuar nga lotёt, tё shfaqet e gjallё, a thua se pranё, tek ёndёrron pa pra kthimin e tё birit...
Poezitë e Hajdarit botohen e botohen vazhdimisht nё dy gjuhё, si nё atё amtare, ashtu edhe nё italishte. Njё rol tё rёndёsishёm pёr njohjen anekënd tё këtij autori, ka luajtur edhe Stefani Golish, njё gjermane qё jeton nё Itali, e cila ia ka përkthyer poezitë nga italishtja nё gjermanisht. Aftёsia nё përkthim e Stefanisё, ka bёrё qё vjershat e Hajdarit tё çelin lule edhe nё kopshtin poetik gjerman. Njёkohёsisht përkthyesja i ka shoqëruar krijimet e autorit me njё tekst biografik, ku përmenden ngjarjet mё kryesore tё ekzilit tё tij nё Itali. Gjithashtu, ajo shpjegon nёpёrmjet disa informacioneve tё shpejta dhe frustuese se, pёr ç’arsye poeti, përkthyesi dhe, njёherёsh autor i reportazheve kritike, nuk mund tё qëndronte nё atdheun e tij
I rёndёsishёm ёshtё fakti qё Gёzim Hajdari, ky autor, tashmё, me famё ndёrkombёtare tё padiskutueshme, ndryshe nga intelektualёt dhe artistёt e tjerё tё vendit tё tij, nuk ёshtё i gatshёm tё konformohet me regjimin e sotëm nё Shqipёri; situata e vёshtirё nё ekzil, ёshtё çmimi, sipas Golishit, ёshtё çmimi qё paguan ai, pёr moralin e tij tё pakorruptueshёm.

Por, përveç Golishit, ka edhe zёra tё tё tjerё kritikёsh, tё cilёt njohin dhe vlerёsojnё veprёn e poetit, qё jeton tashmё nё Itali qё prej vitit 1992. Gёzim Hajdari ёshtё njё burim i gjallё poetik, i cili, mesa duket nuk do tё shteret kurrë. Pёr fat, shtëpia botuese “Pop” ka përzgjedhur portretin e tij pёr ta vendosur nё kopertinёn e librit, duke i falur kёshtu njё imazh poezisё, sepse ai portret e mbërthen lexuesin po aq fort sa edhe vetё vargjet e tij magjepsëse, me atё vështrimin hipnotizues, me ballin e menduar përplot rrudha tё rrafshëta dhe tё thella vuajtjesh, me rrudha tё pingulta hakmarrjeje pastaj, me mjekrёn e zezё, tё dendur dhe me konture tё argjendta prej filozofi, pas sё cilës qëndron njё shpirt delikat qё cicёron gjithё finesё pёrmes njё dore tё bardhё me gishta tё hollё dhe tё gjatё pianistikё, qё drithёrojnё edhe kur mbajnë penёn, edhe kur mbajnë njё cigarilo. E pra, pasioni dhe grishja janë gdhendur edhe nё portretin e këtij Rasputini tё poezisё!
Tё mbetet vetёm tё shpresosh se, këto poezi tё këtij libri tё mrekullueshëm janë veçse fillimi i njё historie dashurie me lexuesin gjerman.

Pёrktheu: Ela Dhamo