Guti dëshiron të transferohet te Interi?

Sipas mediave spanjolle, mesfushori i Real Madridit, Guti, mund të kalojë te Interit në afatin e ardhshëm kalimtar, atë të janarit.
Guti është i pakënaqur me trajnerin Manuel Pellegrini dhe me drejtuesit e Realit, pasi u përplas me kilianin tre javë më parë, pas humbjes në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit kundër Alcorcon.Tash, Corriere dello Sport shkruan se Guti është në kontakt me ish-bashkëlojtarin e tij Wesley Sneijder, duke u interesuar për Interin dhe mundësinë për t’iu bashkuar kampionit të Italisë në muajin janar.Presidenti Massimo Moratti ka qenë i interesuar të nënshkruar me spanjollin edhe më parë, por për të nuk ka qenë i interesuar trajneri Jose Mourinho.