Gourcuff ëndërron të luajë për Barcelonën

Mesfushori i Bordeaux, Yoann Gourcuff, thotë se ai ëndërron që një ditë të luajë për Barcelonën.
Gourcuff ka shkëlqyer për kampionin e Francës, që kur u largua nga Milani vitin e kaluar, por ai thotë se ka një ambicie tjetër përtej klubit francez.“Barcelona sigurisht! Në 10 ose 15 vitet e kaluara ky ekip ka qenë më i afërt me futbollin tim ideal. Është mrekulli që ata e konfirmuan stilin me fitore në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Gourcuff.“Të gjithë lojtarët në këtë ekip duhet të jenë më se të kënaqur që luajnë një futboll të tillë së bashku. Është ekipi më i mirë për momentin. Ende jam larg për të qenë i gatshëm të luajë për Barcelonën, veçanërisht me mesfushën e tyre të tashme... Por, po, jam i afërt me stilin e lojës së tyre”, ka shtuar francezi.