Tottenhami befasohet në shtëpi

Tottenham Hotspur është mposhtur në shtëpi nga Stoke City duke rrezikuar kështu pozitën e tretë në tabelë.
Spursat kanë pranuar gol në minutat e fundit të takimit (86’), ndërsa golashënues për mysafirët ishte Glenn Whelan. Me këtë humbje Tottenhami rrezikon të zhvendoset në pozitën e pestë në tabelë, nëse Arsenali dhe Manchester City shënojnë fitore në ndeshjet respektive të javës së dhjetë që zhvillohen të dielën.