Birminghami mposht ekipin e Canës

Liam Ridgewell duke shënuar golin e parë për vendasit. Birmingham City ka shënuar fitore në stadiumin St. Andrews Ground duke e mposhtur Sunderlandin me rezulto prej 2-1.
Vendasit krijuan avantazh të dyfishtë duke shënuar njëherë në pjesën e parë (37’) me anë të Liam Ridgewell, dhe me të filluar pjesa e dytë (48’) me anë të James McFadden. Mysafirët arritën ta ngushtonin epërsinë në minutën e 82-të me autogolin e Scott Dann, mirëpo deri në fund të ndeshjes nuk arritën ta barazojnë rezultatin. Mesfushori kosovar Lorik Cana ka luajtur deri në minutën e 68-të kur është zëvendësuar nga Boudewijn Zenden.