Friderike & Lotte



Dashuritë e mëdha të Stefan Zweig

Ai veshi këmishën e saj
të preferuar dhe u pa në
pasqyrë. Pak më tej
Lotte po kujdesej për shtratin ku
ndjehej ende aroma e një mbrëmjeje
pasioni. Ai e dinte se ajo donte
vetëm një përqafim. Ashtu si
atëherë kur e gjeti duke prekur fshehurazi
një këmishë të tij… Sytë e
mëdhenj të Lotte tashmë ishin romani
më i trishtuar, që ai kurrë nuk
do të mund ta shkruante. Ai u shtri
i pari në shtrat, duke hapur
krahun, ku ajo vendosi kokën
përgjithmonë…
Këto janë orët e fundit të dashurisë
së Stefan Cvajg dhe Lotte Charlotte.
Shumë biografë janë munduar
të gjejnë arsyet pse Lotte zgjodhi
këtë fund. Por ashtu si Cvajg
shkruan „ca gjëra thjesht ndodhin,
ndaj thjesht pranoi ato“. Dhe për
Lotte ky ishte një fund i bukur…
Në mëngjesin e 23 shkurtit në
„Rua Gonçalver Dias 34“ në Petropolis
dera e dhomës së gjumit qëndroi
e mbyllur deri pak para mbasdites.
Më në fund personeli i shtëpisë
u shqetësua dhe alarmoi policinë
dhe e hapi derën menjëherë.
„Zyrtarët gjetën një burrë të shtrirë
ne kurriz „të veshur plotësisht
me një kostum sportiv. Me
këmishën ngjyrë kafe gështenjë,
kravatë të zezë dhe me kilota ngjyrë
të zezë në kafe“. Zonja, shënuan
ata, kishte veshur një bluze me lule,
krahu i saj i mjatë rrokte gjoksin e
tij“. Ky i vdekur ishte shkrimtari
Stefan Cvajg me prejardhje austriake,
para pak muajsh ishte bërë
nënshtetas anglez, po atë ditë kishte
mbushur 60 vjeç, e vdekura ishte
bashkëshortja e tij 30-vjeçare,
Elisabetë Charlotte. Mbi skrivaninë
jashtëzakonisht të rregullt ishin
vendosur letrat e lamtumirës me
pullat e ngjitura, lapsat ishin mprehur,
librave të marra hua u kishte
vënë nga një shënim. Mbi skrivani
u gjet dhe një letër drejtuar Kryetarit
të Bashkisë së qytetit të
Petropolisit. „“Pas gjashtëdhjetë
vitesh vevojiten forca të veçanta për
të filluar edhe njëherë nga e para.
Kurse forcat e mia janë dërrmuar
nga vitet e gjata të shtegtimit nëpër
botë. Kështu që më duket e drejtë
ta mbyll në kohën e duhur dhe me
një qëndrim të drejtë në jetë, për të
cilin puna shpirtërore ka qenë
gjithnjë gëzimi më i kulluar dhe liria
personale mirësia më e madhe e
kësaj toke“, i shkruante ai ndër të
tjera. Vetëvrasja e Cvajgut bëri bujë
të madhe. Opinioni ndërkombëtar
ishte tronditur nga hapi i papritur
i shkrimtarit të famshëm botëror.
Por pse ishte ndarë nga jeta burri i
siguruar materialisht dhe i sukseshëm
në fushën e letrave? Mos
vallë se nuk mund ta përballonte
shkatërrimin e Europës, katastrofën
e atdheut të vet Austrisë, humbjen
e lexuesve të gjuhës së tij gjermane?
Mos i frikësohej plakjes që
po i afrohej? Vetë Cvajg shprehej
shpesh se „gjendjet e tij depresive
nuk janë aspak reale“ .
Por si erdhi Lotte në jetën e
Cvajgut? Vajza me flokët nën qafën
e hollë hyri në familjen Cvajg si një
kandidate e mirë për sekretare. Friderike
(ish gruaja e Cvajgut) i pëlqeu
sjellja e saj ndaj vendosi se ajo do
të ishte një sekretare e mirë për të
shoqin. „Ajo erdhi në jetën time në
një kohë kur nuk besoja më në
dashuri. Hapat e saj të lehte, gishtërinjtë
e hollë që shkruanin në
makinën e shkrimit, filluan të zgjonin
tek unë një pasion të fjetur“,
do të shkruante ai më vonë. Ndryshe
nga Friderike ajo ishte e dhënë
krejtësisht pas Cvajgut. Për të
Lotte ishte një tip rinor jashtëzakonisht
e matur, melankolike dhe
serioze, pa inciativë dhe e druajtur.
Lotte mendohet të jetë femra
që e ka frymëzuar Cvajgun për personazhin
e romanit „padurimi i
zemrës“, ku një dashnor I pavullnetshëm
lëkundet mes keqardhjes
dhe prapësimit dhe nëpërmjet pavendosmërisë
së tij, dhe bëhet bashkëfajtor
për vetëvrasjen e të
sëmurës së re. Ndoshta ishin ndjenja
krejtësisht të tjera nga ato të
keqardhjes dhe aq më pak të prapësimit
që e frymëzuan Cbajgun t’i
shkruante sekretares së tij një letër
ku e kërkonte për grua, letër që e
shkroi në bordin e tragetit Folkestone-
Bologne: „Nuk është aq e lehtë
sa çe mendoni ju vajzë e re, të
gjeni dikë, që me kaq përkushtim i
kupton, madje i zbulon dëshirat;
gjithnjë kam ndjesinë e frikës sikur
jam shumë i madh , shumë jashtë
kohës, për të shpresuar nga një e re
për pranim të mirëfilltë, ose ca më
tepër për të kërkuar diçka…“. Për
një kohë ata jetuan së bashku Cvajgu,
Lotte dhe Friderike. Kjo e fundit
shkruan në kujtimet e saj kohë
më vonë, se kur ishte kthyer njëherë
papritur në shtëpi, kishte gjetur të
shoqin dhe sekretaren e tij 26-
vjeçare duke u përqafuar fort. „Kurrë
nuk kam parë një qenie njerëzore
kaq të hutuar“, shkruan në kujtime
Friderike. Dhe pse Cvajgu i kishte
premtuar se do ta ndërpriste lidhjen
me Lotte, ai nuk e bëri këtë gjë
kurrë. Ja si i shkruan ai më vonë
asaj „Më mirë të mos e hapim llogarinë
se sa javë e muaj kemi ndenjur
bashkë në këtë apo atë vit. Më
mirë të mos ndërmarrësh asgjë
kundër vendosmërisë sime për të
mbrojtur punën dhe lirinë time, dhe
zgjidhjen të ma lësh mua në
mënyrë paqësore“. Friderike e la të
lirë, pasi e dinte se ndryshe ai nuk
mund të jetonte. „Liria është jeta e
këtij burri“, shkruan ajo në kujtime.
Por ndërsa Lotte zgjodhi ta ndiqte
pas shkrimtarin deri në vdekje, Friderike
është një tjetër grua që e deshi
aq shumë atë. Friderike Maria von
Vinternitz ishte prej disa vitesh e
martuar me një burrë qefli dhe të
shthurur , i cili kishte pak interes
për pasionin e saj për letërsinë. Ajo
kishte dy vajza të vogla Alix dhe
Sussane. Ajo vinte nga një familje
çifute që ishte kthyer në fenë katolike.
Gruaja e zgjuar dhe energjike
që ishte përpjekur dhe kishte arritur
një farë suksesi si shkrimtare,
humbi në martesën e vet ngacmimet
shpirtërore dhe përpiqej për
pavarësinë e saj të brendshme dhe
të jashtme. Në një mbrëmje lamtumire
për aktorin Alexandër Girardi
në Rodaun, kishte parë Stefan
Cvajgun, natyrisht vetëm nga
larg. Në verën e vitit 1912 ajo e takoi
atë sërish në kopshtin e restorantit
„Riedhof“. Në librin e kujtimeve
të saj ajo e përshkruan kështu këtë
takim:“ Nuk ishte më një bohem
njomëzak, por një burrë i mbajtur
mirë dhe i pashëm, i mësuar siç
dukej që ti thoshte një femre me
një vështrim atë çka fjalët e bënin
të kotë. S’kishte asnjë gjurmë nga
melankolia“. Në shtator Cvajgu i
bëri një vizitë Friderikes dhe i çoi
një kopje të librit „Përjetimi i parë“,
ku në faqen e parë i lë një dedikim
„ Pasditeve te Zonja Friderike… një
bisedë e mirë me një grua vërtet të
ndjeshme, e cila është më e brishta
që mund të përfytyrosh, por ka një
energji të çiltërsisë që e bën të madhe“.
Por për të rënë në krahët e
Cvajgut, Friderike nuk do ta kishte
të lehtë. Ky burrë kaq i ndjeshëm
që nuk e kishte problem të zgjohej
në mëngjes në shtrat me një femër
që nuk e kishte parë asnjëherë, nuk
guxonte t’ia thoshte gruas me sytë
e kaftë se e dashuronte. Megjithatë
zemra e gjen rrugën për në zemrën
tjetër. Dhe një ditë ishte Friderike
ajo që u zgjua në shtratin e tij…
Por ky zgjim do të zgjaste vetëm disa
vjet, deri sa Cvajg të ndjente hapat e
një tjetër dashurie…

Flori SLATINA