Sneijder dhe Muntari mungojnë kundër Sampdorias

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, do të ketë probleme në zgjedhje në ndeshjen e fundjavës kundër Sampdorias, pasi që nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Wesley Sneijder dhe Sulley Muntari.
Sneijder ende nuk është rikuperuar nga lëndimi i muskulit që pësoi në ndeshjen kundër Napolit, ndërkohë që edhe Muntari nuk është në gjendje të luajë.Të dy lojtarët janë lënë jashtë stërvitjeve të premten, për t’iu nënshtruar fizioterapisë, ashtu që nuk bëjnë pjesë në grupin e lojtarëve që do të jenë në dispozicion të trajnerit të Nerazzurëve.