Lopez Muniz: Mund ta mposhtim Barcelonën

Ibra duke shënuar në portën e Santander. Trajneri i Malagas, Juan Ramon Lopez Muniz, thotë se ekipi i tij mund të nxjerrë rezultat pozitiv në ndeshjen e të shtunës kundër Barcelonës.
“Jam i bindur se ata nuk do të mund t’i fitojnë të gjitha 38 ndeshjet në Primera Division”.“Ne kemi shpresat tona dhe unë nuk do të heq dorë nga ndeshja dhe ta konsideroj humbje, por ne do të mundohemi dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha opsionet që i kemi”, ka thënë Lopez Muniz për “AS”.