Sheva: Duhet të besojmë në rezultat pozitiv ndaj Barcës

Sulmuesi i Dynamo Kyivit, Andriy Shevchenko, thotë se skuadra e tij duhet të tregohet e vendosur dhe të ketë qëndrim të fuqishëm në tentativën për ta mposhtur Barcelonën në Camp Nou në ndeshjen e vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Këtë afat kalimtar, ukrainasi është rikthyer te skuadra e tij e vjetër, me të cilën do të udhëtojë në Camp Nou pas 12 sezonesh, kur kishte shënuar het-trik përballë katalunasve në Ligën e Kampionëve.

“Barcelona ishte ekipi më i mirë i sezonit të kaluar, e udhëhequr nga trajneri më i mirë dhe lojtarët më të mirë në botë”.

“Lojtarët (e Dynamo Kyivit) duhet të tregojnë qëndrim dhe përkushtim. Duke folur nga përvoja ime, e di se duhet të japim gjithçka kundër një skuadre të këtillë. Duhet të besojmë në vetvete dhe në një rezultat pozitiv”, ka thënë Sheva për faqen zyrtare të klubit ukrainas.