Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, humbjen nga Wigan Athletic e ka quajtur si performancën më të keqe të Bluve gjatë pesë viteve që ai luan me Chelsean.“Nuk luajtëm mirë. Humbëm të gjitha betejat, të gjitha duelet. Nuk fituam asgjë. Ishim të varfër”.
“Kjo është ndeshja më e keqe në të cilën kam luajtur gjatë kohës që jam te Chelsea. Duhet të mendoj për këtë, t’i korrigjojmë gabimet dhe (në ndeshjen e radhës) të shkojmë për fitore”, ka thënë Drogba për “The Evening Standard”.





