Ripropozohet kurthi i duhanit "të lehtë"

Thënie si "gold" apo "silver" perceptohen nga duhanpirësit si "duhan i lehtë", i paligjshëm prej vitesh


MILANO - Heqja në Europë e shkrimit "light" mbi paketat e cigareve nuk ka lëvizur që prej mashtrimit të shumë kombeve të duhanit, që promovojnë disa marka si më pak të dëmshme për shëndetin. Këtë e thotë një kërkim i drejtuar nga Universiteti i Nottingham, në Britaninë e Madhe mbi 1300 duhanpirës. Shkrimet "gold" dhe "silver", që kanë humbur vendin e "light" dhe "mild" të vëna nga Bashkimi Europian në vitin 2002, vazhdojnë të përçojnë informacione "potencialisht mashtruese", sepse perceptohen nga konsumatorët si faktor me më pak rrezik. Pjesëmarrësve të studiove angleze u janë demonstruar disa paketa bionde dhe i është kërkuar atyre që të zgjedhin se kë do të tymosin: del që zgjedhja përqendrohet drejt ngjyrave më të qarta dhe shkrimeve "gold" ose "silver", meqenëse mendohet se janë më pak të forta dhe më pak të dëmshme. Sipas të intervistuarve, për 53 përqind të të rriturve Malboro Gold (ish light) provokon më pak rreziqe për shëndetin dhe sipas 31 përqindëshit është më e lehtë për ta lënë se Malboro e kuqe që është "më e fortë".

TË GJITHA CIGARET JANË NJËSOJ - E vërteta është se të gjitha llojet e duhanit janë njësoj të rrezikshme, pavarësisht nga ngjyra e paketës ose se çfarë shkruhet mbi të. Meqenëse shumë studime e kanë tashmë demonstruar, në fakt sasia e nikotinës që kalon në tru është e njëjtë për të gjitha llojet e duhanit. Si rrjedhim, kënaqësia dhe varësia që ato përcjellin janë praktikisht identike. Nuk përjashtohen variantet me mente, të përdorura më shumë nga adoleshentët amerikanë dhe anglezë. Rreziqet që përcjellin janë tashmë të ditura: duhani është shkaku kryesor i sëmundjeve të aparatit kardiologjik dhe një nga shkaktarët kryesorë të të gjitha llojeve të kancerit. Duhani është shkaktar i jo vetëm tumorit pulmonar, por edhe i atij që prek laringun, kordat e zërit, gojën, veshkën, pankreasin, stomakun dhe gjakun.

EUROBAROMETRI MBI DUHANIN - Megjithatë edhe pse nuk ja vënë veshin dëmeve që i sjell duhani shëndetit, tre europianë mbi 15 vjeç ndër 10 të tillë tymosin. Duke iu referuar të dhënave të publikuara në raportin e fundit të publikuar nga BE, 26% pinë duhan rregullisht, 5% pinë duhan me raste, 22% e ka lënë duhanin dhe gjysma deklaron se nuk ka tymosur kurrë. Shtetet europiane me më shumë duhanpirës janë Greqia (42%), Bullgaria (39), Letuania (37) dhe Rumania, Hungaria, Lituania, Republika Çeke dhe Sllovake (36). Shifrat janë fryt i një sondazhi të realizuar në dhjetor të 2008 nga Komisioni i Europës në 28 Shtete (27 shtete BE dhe Norvegjia) dhe që ka përfshirë më shumë se 26 mijë njerëz. Nga sondazhi kanë rezultuar tre mesazhe kyçe: pjesa më e madhe e qytetarëve europianë aprovon ndalimin e duhanit në vendet publike (zyrë, bar, restorant), por 19% e të intervistuarve është ankuar për tymosje pasive në vendet e punës dhe 55% janë të bindur se vendosja e figurave me ngjyra në paketat e cigareve pranë shkrimeve do të pakësonte duhanpirjen.

NË 2010-ËN GJASHTE MILIONE TE VDEKUR - Sipas asaj që del nga edicioni i tretë i Tobacco Atlas, (vepër e Fondacionit Botëror të Mushkërinjve dhe e Shoqatës Amerikane të Kancerit) duhani do të vrasë në vitin 2010 gjashtë milion njerëz në të gjithë botën. Shkaqet? Probleme kardiake, enfisemë dhe tumore të gjitha të shkaktuara nga duhani. I gjithi me një kosto marramendëse: 500 miliard dollarë të djegura në shpenzimet mjekësore të drejtpërdrejta, mungesë prodhimtarie dhe dëme materiale. Nëse në 40 vitet e fundit numri i duhanpirësve është ulur në vendet e pasura si SHBA, Britani e Madhe dhe Japonia, fatkeqësisht në vendet që janë në zhvillim e sipër numri i duhanpirësve është në rritje konstante. Kina rezulton kështu prej vitesh shteti, i cili ka numrin më të madh të duhanpirësve, e ndjekur nga SHBA, Rusia dhe Japonia. Ajo çfarë i preokupon ekspertët është një fakt tjetër: Afërsisht çereku i adoleshentëve e provojnë cigaren e parë përpara moshës 10-vjeçare.

Përgatiti:

KLARITA BAJRAKTARI

Related Posts: