BBC -ja "zgjidh" misterin e Trekëndëshit të Bermudës

Një emision rifillon investigimet mbi traktin më afashinant të Oqeanit Atlantik, duke gjetur shpjegime racionale rreth humbjes së disa objekteve


Simone D'Ambrosio

MILANO - BBC vë nën shenjestër filmat aventuresk, të cilët u kanë përcjellë ekranit të vogël dhe atij të madh frikën, misterin dhe kanë krijuar kështu mite që ndoshta nuk ekzistojnë. Për vite me radhë ato kanë mbuluar me një vello misteri dhe tmerri Trekëndëshin e famshëm të Bermudës, duke krijuar kështu breza të tërë të apasionuarish. Njerëzit duan të dinë më shumë, shkrimtarët duan të shkruajnë për të ndoshta, duke luajtuar pak me fantazinë dhe duke zmadhuar më tej mitin, shkencëtarët duan të jenë të parët të zbardhin misterin e madh, duke ngritur hipoteza në ajër. Nuk ka më histori rreth avionëve që humbasin papritmas të gjitha gjurmët e tyre ose anije të shumta që zhduken nga çfarëdolloj radari. Misteri i trekendëshit, në kulmet e të cilit gjenden brigjet e Floridas, ?shulli i Porto Rikos dhe arkipelagu i Bermudës duket se është i destinuar për të humbur efektivitetin e tij. Me pak fjalë, Trekëndëshi i Bermudës që sot mund t'i frikësojë më pak njerëzit.

MISTERI U ZBARDH - Në përgatitjen e një serie të re radiofonike për një përçues britanik, janë gjetur disa prova të forta, të cilat mund të japin një shpjegim racional për zhdukjen e dy avionëve tregtare rreth fundit të viteve '40.

Me të gjithë propabilitetin, në një rast është folur se zhdukja ka ndodhur për shkak të mbarimit të paparashikuar të karburantit, ndërsa zhdukja e dytë ka ndodhur për shkak të një defekti teknik, që kishte aeroplani në arkitekturën mjaft të varfër të tij. Rreth gjashtëdhjetë vjet më parë, ishin hapat e parë të fluturimeve tregtare nga Londra për në Bermudë dhe normalisht nuk kishin informacione rreth asnjë rreziku.

Domosdoshmëria e një uljeje në Azzorre për t'u rifurnizuar me karburant para se të nisej përsëri për dy miljet e fundit të udhëtimit, duke mos harruar se në atë kohë kjo përfaqësonte fluturimin e pasagjerëve pa asnjë ndalesë më të gjatë në botë, e ka bërë avionin të arrijë limitin e tij të potencialit.

OBJEKTET E RIGJETURA - Më 30 Janar 1948 një Avro Tudor IV i British South American Airways - një avion ushtarak i konvertuar për shërbim ajror për shkak të masave të sigurisë së tij, u zhduk misteriozisht pa lënë asnjë gjurmë. Dhe humbën jo vetëm gjurmët e tij, por edhe gjurmët e 30 personave në bord. Investigimet zyrtare arritën në përfundimin se ajo çfarë kishte ndodhur ishte e shkruar që të mbetej një mister i pazgjidhshëm. Në të vërtetë, sipas ekspertëve të BBC-së, ekzistojnë disa prova të ndryshme që tregojnë se avioni kishte probleme teknike dhe atmosferike që kanë shkaktuar jo vetëm probleme, por edhe zhdukjen e tij edhe para se të arrinte në Azzorre.

Fluturimi në fakt duket se është pilotuar me vështirësi të mëdha deri në dymijë këmbë lartësi, duke çuar kështu në një harxhim tejmase më të madh karburanti, mungesa e oaoritur e të cilit është prova më e fortë për një ndalesë të papritur në ajër. Edhe për sa i përket zhdukjes së dytë, rreth një vit më pas, avioni protagonist ishte një Avro Tudor IV. Sërisht asnjë gjurmë të trupave apo mbetjeve të avionit. Këtë herë, nuk ka asnjë dyshim se fluturimi është mbajtur në tetëmbëdhjetë mijë këmbë lartësi në një kohë me qiell të hapur: në këtë mënyrë përjashtohen problemet e mundshme të mungesës së karburantit. Sipas atyre që kanë vëzhguar me imtësi dokumentet e investigimit, problemi në këtë rast ka qenë i natyrës tërësisht teknike. Në veçanti, thuhet se ka ndodhur një shpërthim i papritur për shkak të një rrjedhje avulli hidraulik, e cila ka ardhur në kontakt me sistemin e ngrohjes. Një hipotezë e mundshme përderisa në atë kohë teknikat e sigurisë ishin pak a shumë të vakëta dhe një rol shumë të rëndësishëm ka luajtur mungesa e sitemeve antizjarr automatike.

MISTERI NË TRYEZË - Në të dy rastet nuk bëhet fjalë pra për hipoteza më shumë fantazie seç duhet. Nuk bëhet fjalë për njerëz që kanë udhëtuar para apo prapa në kohë, as për forca aliene që tërheqin çdo gjë për ta transportuar në planete të tjera as për universe paralele. Një investigim i imtësishëm dhe shkencor mund të kishte arritur pa problem në të njëjtin konkluzion me BBC-në. Megjithatë, nuk është e vështirë të imagjinosh se studiuesit, shkrimtarët dhe shkencëtarët e ndryshëm që kanë dashur të hedhin dritë mbi misterin famëmadh, janë kushtëzuar së tepërmi nga miti i zhdukjeve, i kanë anashkaluar faktet evidente dhe janë magjepsur nga shkaktarët e jashtëm. Në këtë mënyrë nuk kanë bërë gjë tjetër përveç se i kanë shtuar një fije misteri më shumë Trekëndëshit të famshëm dhe të tmerrshëm.

Përgatiti:

KLARITA BAJRAKTARI