Çdo substancë ka ngarkesë negative elektrike për objektet që qendrojnë mbi të në
tryezat kimike dhe pozitive për ato që ka nën vete. Uji tret shpërbën drurin, hekurin, edhe
kripën; ajri shpërbën ujin; zjarri elektrik shpërbën ajrin, por intelekti shpërbën zjarrin,
gravitetin, ligjet, metodat dhe lidhjet pa emër të natyrës. Intelekti shtrihet pas gjeniut.
Intelekti është një lloj pushteti i thjeshtë mbi të gjitha veprimet dhe krijimet.
Me gëzim mund të shtjelloj historinë natyrore të intelektit, por edhe atë që kanë dashur
të ndërmarrin njerëzit në kufijtë e thelbit transparent të gjërave. Pyetjet e para janë gjithnjë
dyshuese dhe mjeku më i zgjuar është i ndikuar prej kureshtjes si një fëmijë. Si mund
të flasim për veprime mendore në disa vija ndarëse apo për dijen, etikën e saj, funksionin
e kështu me radhë, derisa ajo shkrihet mirë në perceptim dhe dituria në veprim? Secila prej
këtyre shndërrohet në diçka tjetër. Në vetvete. Vizioni i tij nuk është si vizioni pamor i
syve, por lënda e saj me gjërat e njohura.
Intelekti dhe arsyetimi lidhen me vëmendjen ndaj të vërtetës abstrakte.
Vëmendja ndaj kohës dhe vendit, për ty dhe mua, për dobinë dhe dëmin, ushtron
presion mbi mendjet njerëzore. Intelekti ndan faktin që ti i jep rëndësi nga të gjitha
referncat personale dhe locale dhe shquan qartë atë që ka ekzistuar për hir të saj.
Herakliti i trajtoi dashurinë si të mjegullt.
Në mjegullën e të mirës dhe dashurisë për të keqen, është e vështirë për një njeri të ecë
përpara në rrugë të drejtë. Intelekti është zbrazëtia e tërheqjes dhe e sheh një objekt nën
dritën e shkencës, të freskët dhe të shkëputur.
Intelekti del nga individi, rrjedh nëpër personalitetin e tij dhe e trajton si fakt. Ai që
është i zhytur në atë që e shqetëson njeriun nuk mund të shihet si problem i ekzistencës.
Ky lloj intelekti gjithnjë peshon. Natyra ka treguar të gjitha format dhe kufijtë. Intelekti
depërton në formë, tejkalon muret, spikat në ngjashëmrinë e brendshme midis gjërave
të largëta dhe i vendos të gjitha nën disa parime.
Krijimi i një fakti vjen nga krijimi i mendimit. Ai e krijon atë. Gjithë kjo masë e
fenomenit mendor dhe moral, të cilat ne nuk i lëmë të varen nga mendimi me vullnetin
tonë, vijnë në fuqi me fat; ato krijojnë rrethanat e ditës; janë gati të ndryshojnë, të frikësohen
dhe të shpresojnë.
Çdokush vëren kushtet e tij njerëzore me një lloj melankolie. Si një anije e ankoruar që
goditet nga era dhe dallgët, ashtu edhe njeriu është i burgosur brenda jetës së vdekshme
dhe është i hapur ndaj mëshirës së ndodhive që do të vijnë.
Një e vërtetë, e ndarë prej intelektit, nuk është më i varur ndaj fatit. Ne e shohim atë
si një vlerë hyjnore mbi kujdesin dhe frikën. Faktet e jetës sonë ose ndonjë kujtim ëndërrimtar
që veçohet nga pavetëdija jonë, bëhet një objekt jo personal dhe i pavdekshëm.
E shkuara kthehet, por ruhet në kujtesë. Një art më i arrirë se ai i Egjiptit e ka nxjerrë
frikën dhe korrupsionin prej saj. i është ofruar shkencës. Ajo që na adresohet si synim,
nuk na kërcënon aspak, por na bën qenie inteligjente.
Rritja e intelektit është spontan në çdo shtrirje të saj.
Mendja që vjen gjithnjë e më shumë drejt përmirësimit nuk mund të arrijë t’i parashikojë
kohët dhe mjetet e spontanitetit. Zoti hyn brenda një dere private tek kushdo.
Mendimi është ai që i paraprin gjithçkaje. Çfarëdo ide që shkon në mendje, mbështetet
tek një ligj natyror; ky ligj qëndron në fuqi dhe vjen nga reflektimi dhe vetëdija e të
menduarit. Vjen një kohë që vjen një pyetje në mendje: Kush jam unë? Çfarë roli ka patur
vullneti im brenda vetvetes sime? Asgjë. U krodha në këto mendime në një orë të caktuar
duke bërë lidhjen me ngjarjet, me gjithë sekretet e mendjes, pafajësinë time dhe dinakërinë,
pse jo.
Spontaniteti ynë që vjen nga veprimi është gjëja më e mirë. Ti nuk mundesh me gjithë
maturinë dhe vëmendjen tënde, të ecësh në mëngjes pas një meditimi rreth një çështjeje
që ke menduar një natë para gjumit. Procesi i të menduarit është një pritje fanatike. E
vërteta rreth të menduarit zhvleftësohet së tepërmi nga drejtime që krijohen prej vullnetit
tonë.
Ne nuk e përcaktojmë dot atë që mendojmë. Thjesht vëmë në funksion ndjesitë tona,
heqim tutje pengesat nga faktet.
Ne kemi pak kontroll mbi mendimet tona. Jemi të burgosur brenda ideve tona. Këto ide
na ngërthejnë për shumë kohë dhe ne futemi në parajsën e tyre dhe kaq shumë na përfshijnë,
saqë nuk na shkon fare mendja tek e nesërmja, shohim andej-këndej si fëmijë, pas
bërë asnjë përpjekje t’i bëjmë tonat plotësisht. Gradualisht dalim nga kjo dalldisje, mendojmë
përsëri se ku kemi qenë më parë, çfarë kemi parë dhe përsërisim me mendje kujtesën.
Për aq kohë sa na kujtohen këto dalldisje të rastit, ndërfutemi në kujtesën e pashlyeshme
dhe të gjithë njerëzit e të gjitha moshave e kanë konfirmuar këtë. Kjo quhet e Vërteta. Në
momentin që ndërpresim të dhënat e fakteve dhe përpiqemi të korrigjojmë e të trillojmë,
kjo nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën.
Nëse marrim në konsideratë atë për të cilën nejrëzit na kanë nxitur, kuptojmë superioritetin
e të qënit spontan apo të parimit intuitive mbi aritmetikën apo logjikën.
E para përmban të dytën, por është virtuale dhe e fshehtë. Nga gjithkush ne kërkojmë
logjikën; nuk mund ta falim mungesën e saj, por kjo nuk shprehet.
Përktheu: Rudina Dahri