Zemërimi nxjerr të gjithë pushtetin e njeriut.
Një njeri i madh është gjithmonë i gatshëm të jetë i vogël.
Një pjesë e madhe e kurajos është guximi për t’i bërë gjërat sa më mirë.
Një hero nuk është aspak më i fortë se një njeri i zakonshëm, por heroi është i fortë edhe
5 minuta më shumë.
Ai që ka borxhe është pothuaj një skllav.
Njeriu është i lehtësuar dhe i gëzuar kur e vendos zemrën e tij në punë dhe bën më të mirën
e mundshme; ajo që është thënë dhe është bërë përndryshe nuk i jep atij paqe.
Njeriu është një enciklopedi e tërë faktesh.
Njeriu është shumë më i kujdesshëm me paratë e tij, sesa me parimet e veta.
Pranoje hapin e natyrës: sekreti i saj është durimi.
Të gjitha sëmundjet vijnë nga pleqëria.
Gjithçka që kam parë më ka mësuar të besoj te krijuesi për gjithçka që nuk kam parë.
Gjithë jeta është një eksperiment. Sa më shumë eksperimente të bësh, aq më mirë është.
Bëj gjithmonë atë që ke frikë ta bësh.
Amerika është një emër mundësish.
Vetëm 1 gram veprim ka më shumë vlerë sesa një ton teori.
Si një lloj kure për shqetësimin, puna është më e mirë se uiski.
Për aq kohë sa njeriu i qëndron parimeve të tij, çdo gjë duket se është në vijë.
Për aq kohë sa ka jetë, ka edhe rreziqe.
Teksa plakemi, bukuria zhduket së brendshmi.
Kohët e liga kanë një vlerë shkencore. Këto janë raste të mira që një studiues i mirë nuk i
humb kollaj.
Bukuria është një dhuratë e dukshme, e cila rrallë herë përçmohet, përveç atyre që e
refuzojnë.
Bukuria pa shprehje është e mërzitshme.
Bukuria pa hijeshi është si një çengel pa karrem.
Para se të kërkojmë pushtet, duket të kërkojmë liri për ta përdorur atë sa më mirë.
Shkaku dhe pasoja janë dy anët e një të vërtete.
Karakteri është më i lartë se intelekti. Një shpirt i madh do të jetë i dortë për të jetuar po aq
mirë sa mendohet.
Fëmijët janë të gjithë të huaj.
Mendimi praktik është një gjeni i veshur me rroba pune.
Vdekja do të na vijë të gjithëve, por arritjet e mëdha krijojnë një monument që e ka jetën
derisa dielli të mos japë më nxehtësi.
Entuziazmi është nëna e përpjekjes dhe pa të asgjë nuk arrihet.
Çdo artist si fillim ka qenë amator.
Çdo eksperiment me mizori njerëzish apo edhe me individë të caktuar që kanë qëllime
egoiste, dështon.
Çdokush ka kurajo dhe tradhtohet, sepse kërkon te vetvetja kurajon e personave të tjerë.
Çdo burrë që kam njohur është në njëfarë mënyre superior ndaj meje.
Kushdo gjatë jetës së vet ka nevojë të falenderojë veten për gabimet e kryera.
Secili nga ne është konsumator dhe detyrohet të jetë edhe prodhues. Nga ndërtimi kjo
është shumë e kushtueshme dhe atij i duhet të pasurohet.
Kushdo mendon se nuk kuptohet dhe nuk vlerësohet sa duhet nga të tjerët.
Përktheu: Rudina Dahri





