Home »
» IF / Te mundesh...
IF / Te mundesh...
Rudyard KIPLING
IF
If you can keep your head when all about you
Are losing theirs and blaming it on you,
If you can trust yourself when all men doubt you,
Bout make allow ance their doubting too;
If you can wait and not be tired by walting.
Or being lied about, don’t deal in lies,
Or being hated don’t give way to hating.
And yet don’t look too good, nor talk too wise:
If you can dream – and not make dreams your master;
If you can think – and not make thoughts your aim;
If you can meet with Triumph and Disaster
And treat those to impostors just the same;
If you can bear to hear the truth you’ve spoken
Twisted by knaves to make a trap for fools,
Or watch the things you gave your life to, broken,
And sttop and build’ em up with worn-out tools:
If you can make one heap of all your winnings
And risk it con one turn of pitch - and-toss,
And lose, and start again at your beginnings
And never breathe a word about your loos;
If you can force your heart and nerve and sinew
To serve your turn long after they are gone,
And so hold on when there is nothing in you
Except the Will which says to them: “Hold on!”
If you can talk with crowds and keep your virtue,
Or walk with Kings – nor lose the common touch,
If neither foes nor loving friends can hurt you,
If all men count with you, but none too much;
If you can fill the unforgiving minute
With sixty seconds’ worth of distance run,
Yours is the Earth and everything that’s in it,
And – which is more – you’ll be a Man, my son!
Të mundsh...
Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh – dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin –
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh...
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh...
Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh...
Në durofsh dot që në thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopukët të t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë...
Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbsh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zësh në gojë...
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shpërthejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thotë...
Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon...
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithëkënd e çmon, por veç sa meriton...
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda
me vepra që peshojnë –
dije dhe mos ki asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe BURRË do të jesh, o biri im!
Përktheu Robert Shvarc





