Vrasja e Mahatma Gandit

DESHMITARE TE HISTORISE - Rrëfimi i shkrimtarit dhe gazetarit Vinsent Shin ndodhur në vendngjarje


"Thjesht një plakush i veshur me pece në Indinë e largët; por kur ai vdiq, njerëzimi vajtoi". Ky ishte vëzhgimi i një korrespondenti të një gazete për vdekjen e Mahatma Gandit. Tragjedia ndodhi në Nju Delhi, teksa Gandi thatanik po shkonte në një takim lutjesh dhe u "gëlltit" nga një prej ironive të mëdha të historisë - një pacifist i përjetshëm dhe nxitës i antidhunës gjeti vdekjen nga plumbi i një vrasësi.

Vdekja e dhunshme e Gandit erdhi vetëm disa muaj pas realizimit të qëllimit që ai kish ndjekur prej kohësh - pavarësia e Indisë nga Britania e madhe. Ishte një fitore e ëmbël dhe e hidhur njëkohësisht për Gandin, sepse bashkë me pavarësinë e Indisë erdhi edhe ndarja e nënkontinentit në dy shtete të ndryshëm - Pakistani me bazë muslimane dhe India me bazë hindu - një veprim të cilin ai e kundërshtonte fuqimisht. Gandi nuk mori pjesë në festimet për pavarësinë e Indisë.

Vdekja e Mahatmas

Vinsent Shin ishte një gazetar amerikan dhe shkrimtar, i cili kish mbuluar zonat e trazuara të botës në vitet para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1947, Shin udhëtoi në Indi dhe u shndërrua në një dishepull të Gandit, në një përpjekje për të gjetur një kuptim të ngjarjeve të dhunshme dhe përçarëse që kish dëshmuar gjatë viteve si reporter. Në këtë rrëfim, ai tregon për momentet e fundit, teksa nxitonte drejt takimit të lutjeve në qendër të Nju Delhit, në orët e para të mbrëmjes së 30 janarit 1948:

"Mora një taksi dhe shkova në Shtëpinë Birla në kohë për takimin e lutjeve. Këtë herë isha vetëm. Ndalova taksinë nën një pemë përballë derës së Birlas dhe shkova drejt kopshtit ku bëheshin lutjet. Nuk kish ardhur ende ora pesë dhe njerëzit po vinin më këmbë, me makina dhe karroca. Teksa nxitova drejt fundit të kopshtit ku do të zhvillohej lutua, takova Bob Stimson, korrespondentin e BBC në Delhi.

Nisëm të bisedojmë dhe po i tregoja për udhëtimin tim në Amritsar, si dhe çfarë kish ndodhur atje. Ishte e pazakontë të shihje përfaqësues të shtypit në këto takime lutjesh; Bob më shpjegoi se i kish dërguar disa pyetje Mahatmas për BBC dhe mund të qëndronte gjatë seancës së lutjeve duke qenë se kishte kohë. Pa orën dhe tha: Epo, kjo është e çuditshme. Gandi është vonë. Ai nuk vonohet kurrë.

Pamë sërish të dy orët tona. Ishte ora 5.12 sipas orës time kur Bob tha: Ja tek erdhi. Qëndruam pranë qoshes së murit, në krah të kopshtit ku ai po vinte dhe pamë dritën e mbrëmjes të binte mbi kokën e tij që shkëlqente. Këtë mbrëmje, ai nuk eci nëpër rrugicë por përmes barit.

Ishte një prej mbrëmjeve shndëritëse të Delhit, aspak e ngrohtë por e mbushur me premtimin e pranverës. U ndieva mirë, i lumtur dhe mirënjohës që ndodhesha aty. Bob dhe unë po diskutonim me nge, nuk e mbaj mend për çfarë dhe duke parë Mahatman që vinte drejt nesh nëpër bar, duke u mbështetur pakëz mbi dy prej "vajzave", me dy apo tre pjesëtarë të familjes së tij pas tyre. Më vonë kam lexuar se kish veshur sandale, por unë nuk i pashë. Mua mu duk sikur po ecte zbathur nëpër bar. Nuk ishte një mbrëmje e ngrohtë dhe ishte i mbështjellë me shall. Kaloi përmes nesh në anën tjetër dhe u kthye të ngjiste katër apo pesë shkallët me tulla që të çonin në tarracën e kopshtit të lutjeve.

Këtu, zi zakonisht, ndodhej një grumbull njerëzish, disa prej të cilëve qëndronin në këmbë dhe disa të tjerë që ishin ulur në gjunjë, apo përkulur para tij. Bob dhe unë u kthyem të shohim - ishim disa metra larg shkallëve por tani grumbulli i njerëzve nuk na lejonte të shihnim Mahatman; ishte kaq i vogël. Më pas, dëgjova katër shpërthime të vogla. Ç'është? - i thashë Bob, tek më kish mbërthyer tmerri. -Nuk e di, tha ai. Mbaj mend që në çast u zverdh i tëri. Mos, jo Mahatman, thashë dhe në çast e dija.

Brenda kokës time ndodhi një trazirë si prej një dallge që mund ta krahasoj vetëm me një stuhi në det - erë dhe dallgë që venin e vinin pareshtur. Mbaj mend gjithçka shumë qartë; nuk besoj se humba ndjenjat qoftë edhe për një moment, ndonëse mund të kem patur një apo dy çaste pavetëdije. U ngjita në murin me tulla dhe u palosa thuajse më dysh.

Ndieva vetëdijen e Mahatmas që më linte - nuk di mënyrë tjetër për ta shprehur këtë: ai më la... Stuhia brenda kokës time vazhdoi për disa minuta, ndoshta; nuk kam si ta di sot.

...Ishte gjatë kësaj kohe, me sa duket, që shumë gjëra ndodhën: një seri e jashtme ngjarjesh ndodhi shumë, shumë pranë - pak metra larg - dhe unë isha krejt i pavetëdijshëm për to. U gjet një doktor; policia mori menjëherë kontrollin; trupi i Mahatma Gandit u largua; turma u shkri menjëherë, ndoshta gjë e kërkuar prej policisë kjo. Nuk pashë asgjë prej këtyre. E fundit gjë që mbaj mend nga Mahatma ishte tek ecte nëpër bar, duke u afruar me hapat e tij të vegjël. Kur më në fund nxorra gishtat nga goja dhe u ngrita në këmbë, me sytë e tharë kishte shumë policë e ushtarë dhe jo shumë njerëz dhe aty ishte Bob Stimson. Ishte i pafrymë... kishte shkuar diku që t'i telefononte BBC-së.

Erdhi bashkë me mua poshtë shkallëve drejt kopshtit, ku bëmë disa ecejake për pak kohë. Dhoma me dyer e dritare xhami pranë kopshtit të luleve ishte rrethuar nga një turmë njerëzish. Shumë ishin duke qarë. Policia po përpiqej t'i largonte. Bob nuk mund të më thoshte asgjë përveç faktit që Mahatma ndodhej brenda asaj dhome. Ditën tjetër më tha se e kishin marrë prej aty dhe se rroba që kishte mbajtur veshur kish qenë e mbushur me gjak.

nhrhTStu që a-ja kriptohet si b, b-ja si c, e kështu me radhë. Duke qenë se alfabeti anglez ka 26 gërma, mund të zgjedhësh një zhvendosje gërmash deri në 25 vende. (Një zhvendosje me 26, çon secilën gërmë në pozicionin origjinal, duke e lënë mesazhin të pakoduar).

Të gjithë zhvendosjet e mundshme përfaqësohen nga një prej reshtave me numra në një tabelë kodi. Për të koduar një mesazh duke zbatuar zhvendosjen me një gërmë sipas kodit të Çezarit, për shembull, do të duhet të shohësh çdo gërmë në reshtin më të lartë dhe ta zëvendësojmë me gërmën korresponduese në reshtin 1. Kështu mesazhi "mbro anën lindore", shndërrohet në "NCRRP BNJDNJ LLJNJEPRRE".

Kodi i Çezarit është i lehtë të zbërthehet, duke analizuar shpeshtësinë me të cilën gërmat shfaqen në kod dhe duke krahasuar rezultatin me shpeshtësinë mesatare për gërmat në alfabet. Për shembull, gërma "e" është përgjithësisht gërma më e përdorur në anglisht, kështu që cilado gërmë ta zëvendësojë do të jetë gërma më e përdorur në tekstin e koduar. Por, kodi Vigenere nuk mund të zbërthehet me anë të analizimit të shpeshtësisë.

Kjo ndodh sepse kodi Vigenere përfshin jo një, por disa zhvendoje të Çezarit. Për shembull, mesazhi kodohet duke përdorur gërma të ndryshme nga reshtat 1 dhe 2. Kështu, një gërmë shndërrohet në dy gërma të tjera. Një gjë e tillë e dëmton aftësinë e analizës së shpeshtësisë si një teknikë deshifrimi. Më keq akoma, një gërmë në tekstin e koduar përfaqëson dy gërma në mesazhin origjinal.

Tabela e deshifrimit njihet zakonisht si kuadrati Vigenere. Një mesazh mund të kodohet duke përdorur çdo numër reshtash në çdo lloj rendi. Rendi i reshtave mund të përcaktohet nga një fjalë kyçe: fjala "JOHN" do të nënkuptonte ciklimin në për reshta J, O, H, N, J, O, H, N (domethënë reshtat 9, 14, 7, 13, 9, 14, 7, 13) e kështu me radhë. Ashtu si me të gjithë kodet, personi që merr mesazhin duhet të njohë mënyrën e kodimit, gjë që gjithashtu përcaktohet nga fjala kyç.

Kodi i Çezarit njihet si kod zëvendësimi monoalfabetik, për arsye se secila gërmë në mesazh kodohet në vetëm një mënyrë. Kodi Vineger njihet si një kod polialfabetik deshifrimi, për arsye se secila gërmë në mesazh mund të kodohet në mënyra të ndryshme, në varësi të kodit Vinegere që është përdorur.

ë c~ uS+Re mundur në atë kohë që të martoheshe me kunatin tënd. Pengesë lehtësisht e xhirueshme për një grua me pushtet të tillë, për më tepër nënë e një Pape. Në fakt, nga njëra anë Ugo gënjeu nën betim duke pohuar se Guido nuk ishte vëllai për babë i tij, ndërsa nga ana tjetër Marocia verboi vëllain e tretë të tyre, Lamberton, Dukë të Toskanës, i cili kishte akuzuar Ugon për tradhti, ndërsa i paarmatosuri Gjoni i XI-të nga ana e tij, bekoi martesën midis së ëmës dhe babait të ri të tij në dhomat e Kastel Sant'Anxhelos.

Marocia dukej e papërmbajtshme, çdo projekt i saj, çdo dëshirë e saj, çdo plan i saj, boll që ta mendonte dhe menjëherë ai konkretizohej. Nuk e dinte se pak kohë më pas do të ishte pikërisht gjaku i gjakut të saj ai që do ta ndalonte. Ishte pikërisht Alberiku i II-të "ai bir që nuk e kishte dashur kurrë ishte pjesa e errët, i pakapshëm në vetvete që herët a vonë, siç e kishte ditur gjithmonë, do ta mundte". (Laura Toskano "Jeta e jashtëzakonshme dhe e ndyrë e Marocias që deshi të bënte Perandoren"). Sapo kishte mbushur të 23-at, ai ishte portreti i nënës së vet. "Shumë i hijshëm dhe i fuqishëm si person", siç do të shkruhej shekuj më pas, "nga Marocia kishte marrë bukurinë, mendjen e lartë dhe ambicien; nga i ati kurajën, guximin dhe nxehtësinë".

Gjithçka ndodhi papritmas prej një fataliteti gjatë ceremonisë martesore. Arroganti Ugo i Provansës në fakt pretendoi që t'i njiheshin nderimet mbretërore që i takonin dhe të ishte jo një pap i çfarëdoshëm, por Alberiku i II-të personalisht ai që t'i servirte verën, në shenjë nënshtrimi dhe respekti. Djaloshi, krenar, refuzoi dhe madje derdhi nga njerku gotën e verës që kishte në dorë, duke marrë si përgjigje një shpullë. Në këtë pikë "edhe muzikantët u ndalën. Marocia e ngurosur priste reagimet e të birit. Ai e shikoi dhe buzëqeshi. Atëhere ajo kuptoi se momenti i frikshëm dhe i pritur qysh nga lindja e tij kishte ardhur". Alberiku i II-të shtathedhur dhe krenar doli nga salla, "i ndjekur menjëherë nga të rinjtë Franxhipane, Kapicuki, Kreshenci e Pierleoni. E gjithë fisnikëria romane ishte rreshtuar".

Në një çast krijoi një revoltë midis atyre, të lodhur nga stërfuqia e Marocias, donin të hakmerreshin. Menjëherë kështjella u sulmua nga çdo anë "patkonjtë e kuajve kumbonin me zhurmë në sallat e mëdha, në korridoret e gjerë, përgjatë rampës helikoidale. Tërbimi i atij sulmi të papritur nuk u ndal përpara asgjëje". Ugo tentoi arratisjen duke zbritur me një litar, por u kap dhe masakrua me të gjithë ndjekësit e tij. Edhe Papa Gjoni i XI-të u tërhoq mënjanë dhe u izolua. Aty për aty, në konfuzionin e krijuar "askush nuk e vrau mendjen për Marocian që edhe njëherë akoma u braktis. Por kësaj radhe as ajo nuk tentoi të shpëtonte, siç do të kishte bërë sigurisht nëqoftëse armiku do të kishte qenë i ndryshëm". Kur gjithçka mbaroi dhe njerëzit e Alberikut të II-të u rikthyen në dhomën ku kishte qenë banketi, atë e gjetën aty, "të vetme, duke ndenjur me krenari, e gatshme që të ndiqte fatin e saj". Fillimisht u mbyll në një kuvend, u vra brutalisht pak më vonë nga disa doras të dërguar nga i biri.

Përgatiti: ARMIN TIRANA