Smoku dhe krimi, qytetet e sëmura

Kërkim mbi cilësinë e jetës në 357 qendra evropiane. Në Kazerta më shumë vrasje se në Madrid: Torino rekord


BRUKSEL - Ushtarët rrugëve? Mbase me të vërtetë nuk kishte nevojë, duke ju referuar asaj që thotë Komuniteti Evropian: në Kazertë vrasjet janë më të shpeshta se në qytetin Cayenna, burg legjendar dhe mbretëri e Papillon-it në Guyana franceze; ndodhin vrasje 2-fish më shumë se në Zyrih, 7 herë më shumë se në Barcelonë dhe 14 herë më shumë se në Madrid. Statistika konfirmon frikën e Gomorras. Si në Bresha: dyfishi i vrasjeve dhe vdekjeve të dhunshme në krahasim me Berlinin dhe Hamburgun.

Dhe si qytete të tjera italiane, të parat edhe në mikrokriminalitetin: në 375 qytete evropiane (duke përfshirë edhe 26 të Turqisë), 6 të parat për numrin më të madh të vjedhjeve të makinave janë italianë. Në radhë të parë, në parade: Kazerta edhe një herë (15.3 vjedhje makinash për çdo 1000 banorë), Katania, Napoli, Torino, Roma, Milano, Mancester, Katanzaro, Nottingham dhe kështu me radhë. Për ngushëllimin tonë, në vjedhjet e shtëpive vendet e para i zënë Brukseli dhe Londra (11.2 dhe 8.8 vjedhje për çdo 1000 banorë), ndërsa Roma (3.9) po largohet në vendin e nëntë. Të gjitha këto të dhëna dalin nga kërkimi i fundit i bërë mbi cilësinë e jetës urbane në Evropë, të kryer nga instituti i kërkimeve Eurostat dhe nga Komisioni Evropian.

Është një kuadër jo shumë i gëzueshëm për Italinë, edhe pse me ndonjë korigjim që mund të dalë nga një egzaminim më i thellë mbase me disa surpriza të papritura. Për shembull: sipas këtyre statistikave, n.q.s. është e vërtetë që krime të dhunshme dhe vjedhje duken se po përhapen në këto qytete, alarmi siguri për të cilin shpesh flitet në lajme, nuk duket se është direkt dhe nevojshmërisht i lidhur me praninë e të huajve. Përkundrazi: ka qytete dhe shtete në Evropë që mbajnë më shumë të huaj dhe janë më të sigurta. Përqindja mesatare e ekstrakomunitarëve në totalin e popullsisë është 4.16% në Itali, 9.17% në Gjermani dhe 5.43 në Spanjë. Qendrat për emigrante janë më të populluar në Gjermani, sesa në Itali: në Torino miqtë e qendrave janë 0.49 për çdo 1000 banorë; në Padova 0.28, në Magdeburg 4.69; dhe në Colonia, 6.

Kush i ka mbledhur dhe renditur numrat, nuk merret sigurisht me interpretimin e tyre: "Jo, nuk ka të bëjë me detyrën tonë, as unë nuk mund t`ju shpjegoj si ka mundësi që vidhen kaq shumë makina në qytetet italiane", thotë Berthold Feldmann, gjerman nga Hamburgu, shef i kabinetit të kërkimeve Eurostat, që ka drejtuar kërkimin së bashku me 3 ekspertë të tjetë nga Hungaria, Portugalia dhe Zvicra. "Ne marrim të dhëna nga koordinatoret tanë, p.sh. nga Istati në Romë. që nga ana e tij. mbledh të dhëna që i transmetohen nga policitë lokale. Mblidhen bashkë të gjithë numrat, egzaminohen me kujdes, kryqëzohen dhe i nënshtrohen një kontrolli të saktë të cilësisë. Stop: detyra jonë mbaron këtu. E megjithatë, është e natyrshme që dukuri të tilla janë shumë të dukshme edhe nga numrat e pazbërthyer.

Për shembull, bie në sy ajo që mund të quajmë klasifikimi i vjetërsisë: qytetet evropiane me përqindjen më të madhe të popullsisë me moshë më të madhe se 65 vjeç, janë të gjitha italiane (Trieste dhe Xhenova në krye). Kthehemi kështu në Qytetin e Bukur. N.q.s. është e vërtetë që Kazerta i korrespondon statistikave me atë imazh pak a shumë të ashpër (0.14 vrasje të dhunshme për çdo 1000 banorë), është po aq e vërtetë që shumë pak e ndan nga disa qytete të Hungarisë: Nyirgyhaza, 71.77 vrasje dhe vdekje të dhunshme për çdo 1000 banorë; Szekesfehervar, 57.08; ose Pecs, 54.97. Mesatarja kombëtare e Hungarisë në këtë fushë është me të vërtetë habitëse - 41.69, ndërkohë që ajo e Italisë - 0.03, hyn në mesataren e Evropës perëndimore, edhe pa arritur Spanjën apo Danimarkën (mesatare 0.01).

Për sa i përket krimeve në përgjithësi, ose më saktë denoncimeve, të dhënat janë kontradiktore: në Bolonja krimet e denoncuara janë gati 3-fishi i Barcelonës, por akoma më pak se sa në Frankfurt. Për të gjetur pastaj një tjetër ngushëllim, të flasim për papunësinë. Lista e zezë është e kryesuar nga polakët (me Radom, 30,8% të papunë) dhe nga belgët (Charleroi dhe Liegi midis 25.8 dhe 28.3%), në po të njëjtët 10 vendet e para nuk figurojnë emra italianë. Në të vërtetë, nuk shfaqen as në qytetet ku është më e thjeshtë të gjesh punë (në vend të parë Kembrixh dhe pastaj Luksemburgu, por edhe Amsterdami - 92.5% të punësuar - dhe Londra, 91.3%). Por nuk është keq edhe kështu. Aty ku shkon keq në fakt, shumë keq, është në fushën e ndotjes së ambjentit dhe mbikqyrjes së tij.

Vetëm një shembull, ajo e diteve të "alarmit Pm10" (në të cilën kalohet nga atmosfera kuota limit e 50 mikrogram pluhur të lehtë Pm10 për çdo metër kub ajri): në Lion, ato ditë janë 14 në vit; në Frankfurt 19; në Dortmund 30; në Madrid 47; në Milano 133,5; në Torino 173. Është gjelbërimi publik, hapësira e rezervuar për parqe apo instalime sportive? Në një qytet gjerman si Brema, shumë pak 0.05, ndërsa në Bolonja 0.001. Po në Torino apo Padova? Zero rrumbullak. Por akoma mund të gjesh ngushëllim në të dhëna të tjera. Berna "e shkretë" ofron vetëm 41.3 vende në kinema për çdo 1000 banorë, por qyteti i parë në Evropë - të paktën në këtë fushë - ka 3-fish më shumë, 129.6 dhe quhet Ankona.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

5 K0BaRqë vite më parë kishte ndihmuar Teofilatin për të futur në Romë të sapovdekurin Serxho i III-të. Në vitin 916, nga bashkimi i Marocias dhe Alberikut lindi djali Alberiku i II-të. Megjithatë, bashkëshorti i ri i Marocias nuk ishte njeri i fuqishëm, nuk kishte aleanca të rëndësishme, madje përbuzej nga shumë oborre italiane që e konsideronin si një lloj lakeu.

Bërja një njeri i madh, i admiruar dhe i respektuar ishte misioni i Marocias. Rasti erdhi kur pas dy papëve kukulla, dashnor - nxënësi i ri i Teodorës, Xhovani nga Tosinjano, emërohet Papë me emrin Gjoni i X-të. Ngjarje kjo e destinuar që të shënonte fillimin e fundit për çiftin Tuskolo. Jo Papë kukull si paraardhësit, por njeri me këllqe, energjik dhe i zgjuar, Gjoni i X-të e urrente idenë se manovrohej nga duart e afta të Teofilatit dhe Teodorës, edhe pse ia detyronte atyre fatin e tij. I nxitur nga i vëllai Pietro nga Tosinjano dhe i mbështetur nga familja e Kreshencëve, që gjithmonë e kundërshtonin stërfuqinë e Tuskolove, Gjoni i X-të vrau Teodorën dhe Teofilatin. Marocia dhe Alberiku më fëmijë më pas u arratisën në Orte, kështjellën e markezatit më afër me Romën, por u sulmuan gjatë natës nga hungarët e rekrutuar nga Tosinjanot.

Marocia arriti të shpëtojë me të vegjëlit Xhovani dhe Alberiku i II-të për t'u strehuar në margravin e Tushias të vëllait për babë të Mbretit të Italisë, Guidos, ndërsa Alberiku pas disa ditësh rezistence krenare vritet. Në këtë pikë Marocia, e mbetur edhe njëherë akoma e vetme, nuk pati zgjedhje tjetër përveçse të bashkohej me Guidon dhe të nisej me të në ripushtimin e Romës. Kapitullimi qe i menjëhershëm. Pietro Tosinjanos iu pre koka dhe Papa Gjoni i X-të u mbyll në Kështjellën Sant'Anxhelo, ku disa ditë më pas u mbyt. Në këtë pikë Marocia, përveçse ishte senatore dhe patrice, u bë edhe Konteshë e Tuskolos, Markezë e Kamerinos dhe Dukeshë e Toskanës.

Padrone e pakundërshtueshme e qytetit, me një pushtet të pafundmë dhe një pasuri të pafundme të akumuluar, Marocia ishte gati të realizonte të gjithë ëndrrat e saj të madhështisë. Por fati deshi që edhe njëherë akoma të mbetej e vetme, pasi Guido u ndesh me një vdekje të papritur. Në tri vitet e ardhshme gruaja zgjodhi dhe vrau papë të ndryshëm në pritje që djali i madh i saj të arrinte një moshë të tillë që të mund të bëhej vetë papë, gjë që nuk mund të ndodhte përpara vitit 930, kur Xhovani, vetëm 25-vjeçar, u ngjit në fronin papnor me emrin Gjoni i XI-të. Në njëfarë kuptimi planet e nënës Teodorë që e kishte shtyrë të bijën 15-vjeçare në dhomën martesore të Serxhos së III-të që të mbetej shtatzënë me një Papë të ardhshëm qenë realizuar. Por Marocia, jo e shpërblyer, synonte akoma më lart.

Makutëria e saj, e barabartë vetëm me etjen e saj për pushtet, e bënte të dëshironte titullin e Mbretëreshës së Italisë. Për ta bërë të vërtetë këtë ëndërr ishte e nevojshme që të martohej me Ugon e Provansës, ish-Mbret i Italisë, vëlla për babë i burrit të ndjerë të saj. Në kushte normale, pengesa e vetme do të ishte ligji kanonik, sipas të cilit nuk ishte e mundur në atë kohë që të martoheshe me kunatin tënd. Pengesë lehtësisht e xhirueshme për një grua me pushtet të tillë, për më tepër nënë e një Pape. Në fakt, nga njëra anë Ugo gënjeu nën betim duke pohuar se Guido nuk ishte vëllai për babë i tij, ndërsa nga ana tjetër Marocia verboi vëllain e tretë të tyre, Lamberton, Dukë të Toskanës, i cili kishte akuzuar Ugon për tradhti, ndërsa i paarmatosuri Gjoni i XI-të nga ana e tij, bekoi martesën midis së ëmës dhe babait të ri të tij në dhomat e Kastel Sant'Anxhelos.

Marocia dukej e papërmbajtshme, çdo projekt i saj, çdo dëshirë e saj, çdo plan i saj, boll që ta mendonte dhe menjëherë ai konkretizohej. Nuk e dinte se pak kohë më pas do të ishte pikërisht gjaku i gjakut të saj ai që do ta ndalonte. Ishte pikërisht Alberiku i II-të "ai bir që nuk e kishte dashur kurrë ishte pjesa e errët, i pakapshëm në vetvete që herët a vonë, siç e kishte ditur gjithmonë, do ta mundte". (Laura Toskano "Jeta e jashtëzakonshme dhe e ndyrë e Marocias që deshi të bënte Perandoren"). Sapo kishte mbushur të 23-at, ai ishte portreti i nënës së vet. "Shumë i hijshëm dhe i fuqishëm si person", siç do të shkruhej shekuj më pas, "nga Marocia kishte marrë bukurinë, mendjen e lartë dhe ambicien; nga i ati kurajën, guximin dhe nxehtësinë".

Gjithçka ndodhi papritmas prej një fataliteti gjatë ceremonisë martesore. Arroganti Ugo i Provansës në fakt pretendoi që t'i njiheshin nderimet mbretërore që i takonin dhe të ishte jo një pap i çfarëdoshëm, por Alberiku i II-të personalisht ai që t'i servirte verën, në shenjë nënshtrimi dhe respekti. Djaloshi, krenar, refuzoi dhe madje derdhi nga njerku gotën e verës që kishte në dorë, duke marrë si përgjigje një shpullë. Në këtë pikë "edhe muzikantët u ndalën. Marocia e ngurosur priste reagimet e të birit. Ai e shikoi dhe buzëqeshi. Atëhere ajo kuptoi se momenti i frikshëm dhe i pritur qysh nga lindja e tij kishte ardhur". Alberiku i II-të shtathedhur dhe krenar doli nga salla, "i ndjekur menjëherë nga të rinjtë Franxhipane, Kapicuki, Kreshenci e Pierleoni. E gjithë fisnikëria romane ishte rreshtuar".

Në një çast krijoi një revoltë midis atyre, të lodhur nga stërfuqia e Marocias, donin të hakmerreshin. Menjëherë kështjella u sulmua nga çdo anë "patkonjtë e kuajve kumbonin me zhurmë në sallat e mëdha, në korridoret e gjerë, përgjatë rampës helikoidale. Tërbimi i atij sulmi të papritur nuk u ndal përpara asgjëje". Ugo tentoi arratisjen duke zbritur me një litar, por u kap dhe masakrua me të gjithë ndjekësit e tij. Edhe Papa Gjoni i XI-të u tërhoq mënjanë dhe u izolua. Aty për aty, në konfuzionin e krijuar "askush nuk e vrau mendjen për Marocian që edhe njëherë akoma u braktis. Por kësaj radhe as ajo nuk tentoi të shpëtonte, siç do të kishte bërë sigurisht nëqoftëse armiku do të kishte qenë i ndryshëm". Kur gjithçka mbaroi dhe njerëzit e Alberikut të II-të u rikthyen në dhomën ku kishte qenë banketi, atë e gjetën aty, "të vetme, duke ndenjur me krenari, e gatshme që të ndiqte fatin e saj". Fillimisht u mbyll në një kuvend, u vra brutalisht pak më vonë nga disa doras të dërguar nga i biri.

Përgatiti: ARMIN TIRANA

Related Posts: