Përse shkuan drejt gulagëve ose drejt vdekjes priftërinjtë që Vatikani kishte dërguar në Rusi
MARTIRET
Bilanci përfundimtar i operacionit Russicum mund të konsiderohet ndoshta një dështim, sepse kanë qenë të shumtë misionarët e vdekur apo që kanë përfunduar në gulagë, por është gjithashtu e vërtetë se fryma e Kolegjit ka favorizuar takimin mes Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit. Ja disa mes martirëve:
Paul Chalair, i internuar
Fabian Abrantoëicz, vdekur në gulag
Jan Kellner, pushkatuar
Jerzy Moskëa, pushkatuar
Jean Nicolas, internuar
Pietro Leoni, internuar
Vendelin Javorka, internuar
Walter Ciszek, internuar
Victor Novikov, internuar
Teodor Romza, vrarë
Aleksej Judin shpjegon përse bolshevikët shihnin me kaq shumë dyshim punën e priftërinjve: "Sigurisht që regjimi komunist e shihte gjithçka me sy të ndryshëm, mbi të gjitha për arsye se për ta, feja e tyre kristiane nuk kishte asnjë vlerë: Zoti nuk ekziston, dhe nëse Zoti nuk ekziston, këta priftërinj misionarë për çfarë tjetër mund të vijnë, përveçse për spiunazh politik apo industrial?!"
Një spiun brenda Russicum
Nga arkivat e KGB del një e vërtetë trazuese: autoritetet sovjetike ishin të informuara për Kolegjin si dhe për lëvizjet e priftërinjve. Në letra shfaqen emra, vende, data dhe udhëtime. Për disa prej lëvizjeve diheshin madje që paraprakisht detajet. I vetmi shpjegim i mundshëm është se në brendësi të Russicum kishte një spiun, por fatkeqësisht në dokumentat e KGB identiteti i tij nuk zbulohet.
Edhe pse Monsinjor d'Herbigny kishte shumë kontakte me rusët e diasporës në Perëndim, mes të cilëve njerëz që dyshohej se ishin në shërbim të KGB, teza më e besueshme është se spiuni mund të ketë qenë një bibliotekar i kongregacionit të kishave lindore, një qytetar estonez, Aleksandër Kurtna. Ajo që dihet është se Kurtna, pasi u dëbua nga Biblioteka e Vatikanit nga vetë rektori që kish vënë re sjellje të dyshuara tek ai, u rikthye në Rusi.
Megjithatë, në vitin 1942 ai u arrestua në Itali nga SIM, Shërbimi i Informacionit Ushtarak fashist, me akuzën se ishte një spiun komunist. Qëndroi në Regina Koeli për 14 muaj, deri kur Herbert Kappler (komandant i Gestapos në Romë) e liroi dhe e mori me vete si spiun. Majori është i sigurtë se Kurtna do t'i hyjë sërish në punë, nëse rikthehet në Vatikan: kështu që, Estonezi u rikthye të bëjë lojën e dyfishtë, duke furnizuar me informacione si nazistët, ashtu edhe fashistët, por edhe bolshevikët. Në vitin 1944 u kap nga aleatët, por në një fare mënyre arriti të shpëtojë sërish.
Gjurmët e tij zhduken në dimrin e vitit 1946, kur u rrëmbye në Xhenova dhe më pas u transferua në Siberi, ndoshta në një gulag. Askush nuk do të dëgjonte më për Aleksandër Kurtnan. Ajo që dihet me siguri është se në Moskë, Stalini dhe policia e tij dinin gjithçka për russicum, duke filluar që nga ai që ishte qëllimi i tij si dhe sensi i veprimtarisë së tij misionare.
LIRIMI
Pas nëntë vitesh nga dita e arrestimit të tij, në 5 tetor të vitit 1954 motra e priftit Pietro Leoni mori një kartolinë. Vendi i dërgimit është i panjohur, edhe pse ka një pullë të Moskës: "e dashur motër, është hera e dytë që të shkruaj, por dyshoj që kartolina e parë të të ketë ardhur. Shëndeti im është dobësuar, për shkak të problemeve në stomak, por morali është gjithmonë i lartë, jezusi dhe Maria janë forca ime...".
Disa muaj më vonë, një prift, edhe ai misionar në Rusi, u rikthye në Itali dhe u tha familjarëve se kishte takuar atë Leonin në ishullin e Solovskit. Në këtë mënyrë, familjarët nisin kërkimet dhe drejtohen në Ministrinë e Jashtme, e cila hyn në kontakt me Rusinë, ku tashmë pushteti i ishte kaluar përkohësisht Georgij Malenkovit. KGB dërgon dy foto dhe një kartelë mjekësore: në fotografi dukej prifti me një kostum elegant, për të demonstruar se është mirë. Por më vonë, Pietro Leoni do të tregonte "brirë" me dorë në foto (për të treguar se ishte pamje false), por këto ishin prerë!
Ndërkohë në Bashkimin Sovjetik, udhëheqësi i ri i partisë, Nikita Hrushovi, kryen një revizion kritik të stalinizmit: bëhet fjalë për afrimin e parë mes Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit. Pikërisht në këtë panoramë politike kryhet rikthimi në Itali, në 26 maj të vitit 1955 i Atë Leonit dhe atë Dante Ugetit, të çliruar nga sovjetikët me qëllim lehtësimin e tensioneve me Perëndimin.
Me kthimin e tij, Atë Leoni do të tregonte për heshtjen e tij përballë ushtarakëve bolshevikë dhe se ishte dënuar me punë të detyruar, ku ka kryer nga më të ndryshmet: nga minator në mirator. Do të rrëfejë se ka luftuar kundër borës dhe shiut dhe është e vështirë të imagjinohet fiziku i tij aq i dobët që t'i rezistojë një gulagu. Sipas dëshmisë së tij, forcën e merrte nga optimizmi, që ia ushqente dashuria për Zotin. Në vitn 1959, do të largohej nga Italia për të shërbyer një komuniteti rus në Kanada, ku do të ndërrojë jetë në 1995.





