Marrëdhënia e njeriut me kafshët


Në kornizën e çdo mitologjie, por edhe të mitit dhe të simbologjisë teologjike të popujve në përgjithësi, kafshët luajnë një rol të rëndësishëm. Disa karakteristika të tyre e bëjnë njeriun të kuptojë se ato përbëjnë shprehjet tokësore të disa fuqive qiellore

Strategjia e delfinit ka të bëjë me të menduarin mbi mënyrën e të menduarit. Brenda ecurisë shekullore që vijoi, njeriu bashkëjetonte me kafshët. Një numër të tyre arriti t'i zbuste dhe arriti të kishte afër tij disa lloje kafshësh, ndërsa ato më të egrat i mban në distancë, pasi këtu e mijëra vjet nuk ka bërë ndonjë lëvizje për t'ju afruar me një mënyrë pozitive. Provë për këtë është vetë fakti se shekujt e fundit nuk është zbutur asnjë kafshë. Përkundrazi, të gjitha llojet shtazore konsiderohen thjesht "burime ushqimore dhe pasuri prodhuese", diçka që largon njeriun akoma më tepër nga "komshinjtë" e tij shtazorë.

Por në vitet e fundit, shfrytëzimi barbar i këtyre qënieve ka ngritur një dallgë protestash nga mijëra njerëz, të cilët janë të prekur nga temat dhe problemet ekologjike dhe mjedisore të të gjitha llojeve. Kështu, njeriu u detyrua të "kujtohet përsëri" për këtë mbretëri të lënë pas dore të natyrës.

Në këtë atikull do të pëpiqemi të vëzhgojmë sjelljen e kafshëve dhe paralelizimin e tyre me njerëzit dhe nxjerrjen e shumë konkluzioneve dhe mësimeve. Në Greqi, Esopi, ishte një njëri i cili me shembullin e tij u përpoq të tregonte disa veçori, karakteristika dhe virtyte të kafshëve dhe se si ato mund të përputhen me karakteristikat e njeriut. Të gjithë e kuptojnë se pas dhelprës, fshihet njeriu dinak, pas gomarit fshihet njeriu kokëfortë, por dhe ai që ka durim, pas ujkut fshihet njeriu agresiv dhe këto janë vetëm disa nga shembujt që ekzistojnë.

Në kornizën e çdo mitologjie, por edhe të mitit dhe të simbologjisë teologjike të popujve në përgjithësi, kafshët luajnë një rol të rëndësishëm. Disa karakteristika të tyre e bëjnë njeriun të kuptojë se ato përbëjnë shprehjet tokësore të disa fuqive qiellore.

Akoma, brenda ngjarjeve, të takimeve të njeriut me kafshët, gjejmë Androkliun me luanin e tij të zbutur, por edhe Arionin, që thuhet se një delfin e mori mbi shpinën e tij dhe e shpëtoi nga mbytja në det.

Dhe kështu arrijmë në epokën bashkëkohore. Të gjitha speciet "hyjnë nëpër laboratore", ku shqyrtohen dhe studjohen me kujdes, me qëllim vlerësimin e tyre. Por, mundësitë e mëdha të teknologjisë shfaqin të dhëna të reja, që me mënyra të tjera do të ishte shumë e vështirë të vërtetohen. Kështu, vërtetohet edhe një herë tjetër se kafshët mund t'i mësojnë njeriut shumë gjëra. Madje, shumë shkrimtarë janë marrë me të ashtuquajturat "fuqitë psikike" të kafshëve. Dhe tashmë na sjellin disa shembuj të shkëlqyeshëm.

Kështu për shembull, disa elefantë të zbutur vinin baltë brenda zileve të tyre, në mënyrë që të mund të iknin për të vjedhur banane, ndërsa disa kafshë të mbyllura në vende hermetike mund të komunikonin me kafshë të tjera që ndodheshin jashtë këtij vëndi. Njerëz me disa dhunti të veçanta thanë se arritën të komunikonin me kafshë në mënyrë telepatike, se "folën" me ta dhe se në përgjithësi vërtetohet se në sektorin e konceptimit mbindjenjësor, kafshët jo vetëm nuk kanë mungesa, por mund të tregojnë dhe arritje të rëndësishme.

Akoma dhe sot kafshët vazhdojnë të "të shpëtojnë jetë", në zjarre, aksidente dhe në ngjarje të tjera ekstreme. Midis të gjithë këtyre shembujve, dallojnë delfinët. Kemi four tashmë për mitin e Arionit të lashtësisë, që mund të jetë edhe një histori e vërtetë. Dhuntitë psikike dhe mendore të delfinëve na bëjnë të çuditemi në çdo moment.

Duke u bazuar në sjelljen e tyre, disa studjues shkruajtën librin: "Strategjia e delfinit". Kemi të bëjmë me një libër që ka si temë menaxhimin, por që titulli dhe përmbajtja e tij bazohet në karakteristikat e delfinëve. Përmbajtja e këtij libri bën që lexuesi i këtij libri nuk duhet të interesohet medoemos për menaxhimin dhe bizneset. Elementët e problematizimit që përmban e bëjnë të dobishëm për çdonjeri që interesohet për vetënjohjen dhe vetëzhvillimin e tij, ashtu si edhe me marëdhëniet e tij me njerëzit përreth.

Të mendosh dhe të veprosh si delfini, ky është boshti kryesor i temës sonë. Por të gjithë njerëzit mendojnë dhe veprojnë në këtë mënyrë? Sigurisht që jo! Brenda mjedisit të "detit njerëzor" qarkullojnë shumë lloje njerëzish. Por theksohet ekzistenca e tre llojeve kryesore:

* Të delfinit

* Të peshkaqenit

* Të krapit

Tek peshkaqeni do të njohim llojin agresiv dhe rrëmbyes, atë që kërkon gjithmonë të ketë sa më shumë të jetë e mundur. Në postet e "Cisternës së Ekzistencës" merr postin e ndjekësit, gjahtarit. Është ai që i ndan njerëzit në viktima dhe grabitqarë, në humbës dhe në fitimtarë dhe gjëra të ngjashme me këto. Brenda "ujërave detare" të peshkaqenit ekziston mashtrimi, mjegulla, arroganca, kontrolli dhe lloje të ngjashme me këto që "shënojnë" territorin e tij. Strategjia që ai përdor është mitosja dhe kompromisi, pasi ka të bëjë me viktima.

Por, brenda cisternës ekziston vend edhe për taktika të tjera, për shembull si tejkalimi i kufijve, por edhe tërheqja. Në thyerjen e kufijve do të njohim delfinin, i cili është ai që "thyen" kufijtë dhe zgjeron dimensionet e cisternës, ndërsa krapët rrinë në cepin e viktimës dhe adoptojnë ikjen me mënyrat e saj të ndryshme. Ikja dhe tërheqja janë taktika që do të përdorë krapi, atëherë kur do të gjendet përballë vështirësive. Por ekzistojnë dhe maska të tjera që mund të adoptojë, meqë beson se nuk është vetëm ai viktimë por gjithashtu janë edhe të tjerët si ai. Kështu, mund të shfaqet si shpëtues (për viktimat e tjera), si një pengesë në zhvillimin e lojës (çfarëdo që të jetë ajo) dhe duke u shtirur si i i mirë apo problematik ose si ai njeri që rri larg problemeve.

Por, krapët me një mënyrë përshtatjeje në realitet ja arrijnë të mbijetojnë përfundimisht. Një pjesë e madhe e tyre akuzon, por njëkohësisht edhe mbështetet nga sistemi. Këtu kemi të bëjmë me mendjehapurit e rremë krapët, psaket (ashtu sic quhen në libër), të cilët pushtojnë një hapësirë të madhe në cisternën shoqërore të qytetërimit të sotëm material dhe tregtar, që mbizotëron në planet.

Këta janë njerëzit mikroborgjezë, janë ata që kanë fitime të mjaftueshme, por që shikojnë për më tepër, por edhe kanë frikë humbjen e rehatllikut të tyre dhe rreziqet që përmban marrja e çdo lloj vendimi. Kështu, adoptojnë dhe ata taktikat e tyre në mënyrë që të arrijnë të mbijetojnë. Nuk u kalon nëpër mend se ndoshta do të vijë një ditë që të ketë mungesë të çdo lloj gjëje, pasi besojnë në bollëk. Nuk marrin përsipër përgjegjësinë për asnjë ndryshim. Është tipi i njeriut intelektual, që vetëm sa bisedon dhe tregon tekstet e kotë. Janë njerëz që lënë kohën të vendosë për gjërat, nuk thellohen në qëllimet dhe synimet e tyre dhe besojnë se përfundimisht "gjithçka do të vejë mbare".

Një element tjetër interesant nga karakteristikat e tyre është ai i moskonkretizmit, pasi flasin në përgjithësi. Këtu flitet edhe për teorinë e majmunit të njëqindë, që bazohet në konsiderimin sasior të gjërave. Nëse 100 persona bëjnë diçka, atëherë dhe të gjithë të tjerët përreth do të fillojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Një gjë e tillë ka një dozë vërtetësie, por fsheh brenda saj rrezikun e përgjithësimit sipërfaqësor, që bën të gjitha gjërat të njëllojta dhe të barabarta shumë lehtë.

Duhet të kuptojmë se brenda cisternës shoqërore qarkullojnë peshkaqenë, delfinë dhe psakë (krapë mendjehapur të rremë). Delfinët motivojnë dallgën, shfrytëzojnë ankthin "krijues", zgjerojnë kufijtë e cisternës, arrijnë tejkalimin e kufijve dhe kërkojnë gjithmonë rezultatin e duhur.

Peshkaqenët ndjekin medoemos fitoren, duke thënë gjithmonë: "duhet të fitoj"! Bëjnë andagonizmin si diçka hyjnore, shikojnë vetëm të humbur dhe fitues. Por, përfundimisht munden nga delfinët.

Krapët karakterizohen nga disfatizmi dhe kështu meqë "këndojnë": "nuk mund të jem fitues", mundohen gjithmonë të gjejnë mënyrën e duhur, duke mbuluar me çdo lloj mënyre kompromisin dhe dështimin e tyre, të cilën madje nuk duan as të shohin. Preferojnë të mos dinë. Pranojnë humbjen, sakrificën dhe dobësinë si rregulla kryesore të lojës së jetës.

Nëpër këto rreshta të këtij teksti, çdonjëri mund të dallojë veten e tij, por edhe njerëzit që ka përreth. Por duhet të pyesim veten. Për çdonjeri tjetër jashtë meje, a nuk përkas edhe unë tek të tjerët?

Gjithashtu tek ky libër flitet edhe mbi dallgët e Tofler*, që sikur është e ditur, thekson se bota ka kaluar nga faza e gjahtarit nomad në fazën bujqësore, pastaj në fazën industriale dhe sot ndodhet në fazën elektronike, ku kompjuterat kanë zëvendësuar trurin njerëzor, ndërsa një tjetër dallgë zhvillimi ndodhet përpara nesh ose ndoshta dallgë të tjera do të vërshojnë me një ritëm shumë të shpejtë dhe shumë njerëz nuk do të arrijnë të përshtaten në të dhënat e reja.

Akoma flitet edhe për teorinë e Kaosit, me të gjithë gjërat interesante që fsheh. Por, sidomos atë që thotë se Kaosi është diçka fenomenike, pasi ekziston një regull i padukshëm në universin e shfaqur kaotik, ndërsa faktorë fenomenikisht të pavlefshëm mund të udhëheqin, për arsye të gradualizmit të tyre, në tronditje të mëdha.

Një udhëtim brenda cisternës shfaq "tipe" njerëzish, të cilët dallohen nga të tjerët duke u bazuar në botëkuptimin e tyre. Do të sjellim disa nga ato shembuj: pjesëmarrësi, individualisti, ligjbindësi, gjahtari i zgjidhjeve. Çdonjëri nga ata adopton disa vlera dhe bën disa zgjedhje në mënyrë që të mbijetojë. Ju në cilën pjesë të cisternës ndodheni? Dhe me çfarë mënyre vlerësoni të tjerët, por sidomos veten tuaj?

Gjithashtu referohet edhe në rëndësinë e madhe që kanë hemisferat e trurit dhe mënyrat e sjelljes që korrespondojnë tek tetartimoriet e trurit që mbizotërojnë tek çdonjëra. Gjithashtu, në lidhjen e njeriut me kohën dhe mënyrën me të cilën ai vendoset përpara vizionit të së ardhmes. Edhe zonat morfogjenetike përmenden (bëhet fjalë për cisternën, nga e cila burojnë të gjitha frymëzimet njerëzore të çdo lloji, për ta thënë më thjeshtë).

Përfundimisht, a është i dobishëm leximi i një libri mbi menaxhimin bashkëkohor? Nëse dikush e bën një gjë të tillë me një sens filozofik, atëherë po. Ajo që ka rëndësi nuk është të mundohesh të shohësh veten tënde si delfin që mund peshkaqenët dhe gjithmonë krijon rezultate të mira, që mund stresin dhe monotoninë, që thyen kufijtë dhe "krijon vizione".

Rëndësi ka që, meqë jemi njerëz dhe mendohemi, duhet të merremi dhe me mënyrën me të cilën mendohemi. Nëse nuk e bëjmë një gjë të tillë, atëherë do të jenë të tjerë që do të vendosin për ne.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI