Një studim hetimor që lexohet sikur të jetë një roman i Sherlock Holmes, zbulon fytyrën e vërtetë të gjeniut, i cili gënjeu gjatë gjithë jetës dhe shkroi "I promessi sposi", me qëllim denigrimin e fesë së Krishtit
Një çmenduri të hapësh një procedim në ngarkim të Alessandro Manzoni-it për simulim dhe mashtrim. Një procedim në ngarkim të Alessandro Manzoni-it për simulim. Çfarë do të thotë? Do të thotë të avancosh hipotezën për t'u verifikuar me hetimet e duhura dhe për t'ju nënshtruar verifikimit të një debatimi, se ai ka vënë në veprim dhe ka okultuar qëndrime paragjykuese për kauzën katolike, që është shtirur se e përqafon dhe nga e cila ka përfituar famë, nderime dhe avantazhe materiale. Problemi, të jetë i qartë, nuk qëndron në josinqeritetin fetar; dyshimi është që Manzoni, ndërsa jetonte në hijen e Kishës, ka realizuar një projekt armiqësor, kontestues, butësisht antikristian, që shtrihet e okultuar me kujdes të madh në gjithë prodhimin artistik të tij. Brenda operacionesh të shtirura apologjetike do të ndodheshin të fshehura mirë, por potencialisht aktive dhe tejet të egra, kurthe antikristiane, të gatshëm të operojnë sapo të hiqen nga mbështjellja. Një pikë e veçantë për t'u sqaruar është nëse një operacion i tillë antifetar ka një konotacion antiklerikal. Do të dukej absurde të propozohej çelja e një procesi të ngjashëm dy shekuj nga lindja, e Manzoni dhe pasi që një mal studimesh të çdo lloji, që kanë parë të impenjohet ajka e ajkës së kulturës italiane e çdo orientimi ideologjik supozohet se kanë ndriçuar me ditë çdo zhvillim të personalitetit dhe të veprës artistike të këtij njeriu. Mbi të gjitha, i çmendur do të duket propozimi ynë pasi Kisha katolika zyrtarisht ka në shqyrtim, pikërisht Alessandro Manzoni-n, i shndërruar kështu në një prej xhevahireve të familjes së katolicizmit. Është i njohur fakti që trupi i tij vitet e fundit duhej të transferohej në Duomon e Milanos, pothuajse një lumturim.
Në Duomon e Milanos rrezikonin të përfundonin me të gjitha nderimet mbeturinat e një armiku të fortë të katolicizmit? Për këtë, e përsërisim, bëhet fjalë jo për një simulim të thjeshtë të një gëzimi fetar inekzistent. Nuk ia vlen të kundërshtohet se, sido që të jenë gjërat, mungon dëmi; se kauza katolike është avantazhuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Nëqoftëse ekziston vërtet, kontestimi i kristianizmit që fshihet në veprën manzoniane është akoma potencialisht aktiv dhe dëmi i një daljeje nga lëvozhga në të cilën është e burgosur mund të jetë e madhe, pikërisht pse amplifikohet nga përdorimi që Manzoni ka bërë dhe bën për kauzën katolike. Sido që të jetë, mbi çfarë bazash mund të çelet një procedim i kësaj natyre? Cilët janë treguesit që mundësojnë të hipotezohet në mënyrë të bazuar sjellja "kriminale" për të cilën po flasim? Në kundërshtim nga sa mund të mendohet, argumentet në favor të hapjes së këtij hetimi janë të shumtë, konkretë dhe të lidhur midis tyre nga marrdhënie sinergjike.
I radhisim këtu, përpara se t'i shqyrtojmë në kapitujt e mëvonshëm. Mund të niset nga fakti që në studimet biografike jo të dyshueshëm për armiqësi apo antipati kundrejt Manzoni-it - ato të biografëve që do t'i quanim të "devotshëm", shpesh të prirur që të rrëshqasin në adhurim - dyshimet mbi josinqeritetin fetar, dyfishtësinë e njeriut, janë përhapur. E njëjta thuhet për shkëputjet e pashpjegueshme, jokoherencat dhe mospërputhjet e shumë elementeve biografike, për karakterin preokupues të shumë episodeve, që i çojnë biografët e devotshëm të konkludojnë se Alessandro Manzoni na është i panjohur. Domethënë: Për Manzoni-n dijmë gjithçka, i panjohur për të është "vetëm" itinerari fetar i tij.
Në këtë profil, biografia tradicionale është një tërësi jokoherente dhe paksa konfuze fantazish, të mbajtura sëbashku nga një paragjykim që ka prodhuar një sekuencë dyshimesh, paqartësish, miseteresh, enigmash. Pse një papërshkueshmëri e tillë e ndodhive fetare të këtij njeriu?
Në radhë të parë, prej ekzistencës së jokoherencave të pashpjegueshme që bëjnë të dyshohet për një projekt të fshehur që nuk është në gjendje të dalë në dritë. Në radhë të dytë, sepse është provuar, përveçse është dyshuar, se Manzoni në mënyrë të qëllimshme i ka fshehur me kujdes këta elementë që mund të çonin në zbulimin e një projekti misterioz. Është vërtet fetar, katolik, Alessandro Manzoni? Kjo, jo tjetër, është pikëpyetja rreth së cilës vërtiten studimet biografike, pikërisht ato të "devotshme", domethënë më kuptimplotët ndaj qëllimeve tona.
Siç është theksuar tashmë, mund të diskutohet fakti që Manzoni të shtirej si fetar pa qenë i tillë, duhet të konsiderohet i parëndësishëm në këtë seli (sa njerëz thonë se kanë fe që nuk i kanë për komoditet apo për motive të tjera). Por nuk është kështu: Ajo që e bën domethënëse ndaj qëllimeve tona një dyshim në dukje të padëmshëm dhe e bën një argument në favor të procedimit investigativ, është hiperaktivizmi katolik i Alessandro Manzoni-it. Ky aktivizëm katolik i ekzagjëruar, i mburrur, nganjëherë i karikatizuar në praktikën devocionale, në aktivitetin artistik dhe në veprat me natyrë filozofike, nëqoftëse çiftëzohet me hipotezën e jonsiqeritetit fetar, i jep jetë një dyshimi shumë më të rëndë. Mund të mendohet se është bërë për të mbuluar një konceptim sekret, që nuk ka sesi të mos jetë një konceptim armiqësor ndaj katolicizmit. Ja se ku çojnë dyshimet e rënda të josinqeritetit fetar, të përhapur në vetë biografinë e tij.
Një rrethanë e dytë që imponon hapjen e procesit është se deri në këtë moment nuk është bërë asnjë hetim i përshtatshëm lidhur me një aspekt të tillë, në kurriz të pafuqishmërisë të studimeve manzoniane. Duam të themi se, ata që janë marrë me problemin e kanë bërë këtë me cilësinë e mbrojtësit të të akuzuarit, jo të investigatorëve të shtyrë nga objektivi i kërkimit në mënyrë të pakushtëzuar të së vërtetës. Objektivi i vërtetë i biografëve të "devotshëm" ka qenë ai për të mbrojtur paragjykimin e katolicitetit, por pa ia arritur ndonjëherë, duke refuzuar që të marrin në konsideratë problemin e vërtetë, që është ai i një armiqësie të mundëshme fetare të fshehur të veprës manzoniane.
Të qënurit në shërbim të paragjykimit të katolicitetit dhe të privuarit nga kontrolli i një kundërpjese, i ka shtyrë këta mbrojtës shumë të kujdesshëm të të akuzuarit, në shkelje të metodës dhe në keqparaqitje të fakteve aq të rënda dhe të mëdha, që të rëndojnë dyshimet, duke e bërë akoma më shumë evidente nevojën e një sqarimi nëpërmjet investigimesh të ndeshme dhe të përshtatshme të asaj që është realisht në lojë. Nga sa u tha, na duket e mjaftueshme për të hapur një procedim me objektiva totalisht të ndryshme nga ato mbi të cilat kanë punuar biografia dhe kritika tradicionale, duke privilegjuar hipoteza "krimi" që deri më tani janë refuzuar të merren në konsideratë.
Një procedim në planin e metodës të karakterizuar nga braktisja e paragjykimit të katolicitetit, sot padroni i fushës, natyrisht, pa u kushtëzuar nga një paragjykim me shenjë të kundërt. Së fundi, ka një rrethanë me domethënie të jashtëzakonshme që heq çdo dyshim mbi nevojën për ta investiguar Alessandro Manzoni për hipotezën e "krimit" për të cilën po flasim. Në Tetëqindën, bota katolike, edhe pse në mënyrë ngurruese, në mënyrë eksplicite ka ngritur dyshimin e simulimit të prirur që të fshehë një armiqësi fetare; ka ndodhur një proces në kuptimin e vërtetë të fjalës, karakteri i nëndheshëm i të cilit, nuk ka penguar që të shfaqeshin jo vetëm treguesit, por edhe themelet e akuzës dhe është cekur një dënim që ta shkatërronte mitin e Manzoni-t katolik. Pastaj, për arsye konvenience politike, gjithçka është mbuluar; çështja është arkivuar me ngut e në mënyrë të pamotivuar dhe sot, të gjithë shtiren të injorojnë evenimentet e bujshme që janë konsumuar gjatë shekullit të XIX-të.
Për krimin e hipotezuar nga ne, gjithësesi një proces ka ndodhur; bëhet fjalë për ta rihapur, duke siguruar sa është e mundur aktet e të mëparshmit. Ajo e propozuar këtu, për pasojë, është një proces i shkallës së dytë. Së fundi, në hapjen e hetimeve të reja, për t'u kryer në mënyrë totalisht të ndryshme nga ato të bëra deri këtu, shtyn edhe fakti që akoma sot, Manzoni është një i panjohur për biografët. Jeta e autorit të "I promessi sposi" është "shumë misterioze" (Casnati). Jo misterioze, shumë misterioze. Domethënë nuk bëhet fjalë për të lëkundur një biografi të konsoliduar apo edhe vetëm për ta modifikuar, por për të shkruar një biografi, që sot, nuk ekziston: Për të mbushur një boshllëk që kërkon prej kohësh të mbushej dhe që nuk mund të vazhdohet të procedohet në binarin tradicional.
Sfida investiguese që nxjerrin shumë tregues dhe fakte është e tillë sa që të mund të mos refuzohet: Një kulturë jetike dhe e ndershme, e gatshme që të vërë në diskutim vetëveten duhet ta pranojë. Nga ana tjetër, sigurisht që nuk bëhet fjalë për të fabrikuar një denigrim të Manzoni-t dhe të veprës së tij, por thjesht të kërkohet dhe të zbulohet sekreti, nëqoftëse ka një të tillë. Sikur një sekret i tillë të ekzistonte vërtet dhe sikur hetimet do të ishin në gjendje ta zbulonin, atëhere do të zbulojmë edhe motivin, arsyet që e shpjegojnë dhe e justifikojnë. Kushedi, në atë sekret, nëqoftëse ekziston, qëndron madhështia e vërtetë e Manzoni-t, e njeriut dhe e artistit. Nëqoftëse ai sekret ekziston, Alessandro Manzoni, të jemi të sigurtë që ka kënaqësinë që të zbulohet dhe pret prej kohësh që një gjë e tillë të ndodhë. Janë vetë mbrojtësit e tij që i ushqejnë dyshimet. Mund të kufizohemi në një përmbledhje të shpejtë dhe jo të plotë; nga ana tjetër, supozimi sipas të cilit sjelljet e të akuzuarit janë tronditëse dhe nganjëherë ta padeshifrueshme dhe që në filigram shfaqet dyshimi mbi religjiozitetin e tij, nuk është aspak kontradiktore.
Në mënyrë paradoksale, vetëm biografët armiqësorë nuk janë cekur nga dyshimi, por motive për të cilat do kemi mirësinë të merremi. Kështu, do të shpjegojmë sesi dyshimi futet në evenimente kryesore që përbëjnë biografinë e këtij njeriu misterioz.
Konvertimi
Konvertimi është evenimenti që duhet të dominojë jetën e Manzoni-t dhe prodhimin e tij artistik, eveniment në të cilin, supozohet, ndodhet çelësi lexues i gjithçkaje. Pritet një dalje informacionesh që duhet ta bëjë sadopak të vështirë detyrën e biografit. Të konvertuarit janë zakonisht fjalamanë: Na argëtojnë duke treguar aventurën e tyre të jashtëzakonshme shpirtërore. Të ringjallur, të kaluar në një botë tjetër, të uritur për të mohuar dhe stigmatizuar jetën e mëparshme. U janë në ndihmë të tjerëve me dëshminë e tyre, zakonisht nuk kanë vështirësi të flasin: Flasin me dëshirë dhe e bëjnë gëzimin e biografëve, kur nuk e shkruajnë vetë ata biografinë e tyre. Aq më shumë që, në rastin tonë, i konvertuar siç është me djalin e nënës, i cili nuk ishte një i panjohur dhe në konvertim është përfshirë gruaja me shumë dorëheqje publike të fesë kalviniste. Konvertimin e ka përqafuar me mëshirë shembullore dhe me "Himnet e shenjta". I sapokonvertuari ka ulëritur me zë të lartë gëzimin e tij prej të konvertuari. "Jetë me mëshirë" dhe vepra me frymëzimin fetar që e kanë bërë Alessandro Manzoni-in një njeri - simbol të katolicizmit. Atëhere? Siç është e njohur, konvertimi mbetet pika më e errët e jetës së Alessandro Manzoni-it. Ajo që vlen më shumë dhe që habit më tepër, është se kështu ka dashur vetë ai, duke ua mohuar për të gjithë jetën dhe vetë familjarëve të tij çdo tregues më të vogël lidhur me natyrën dhe modalitetin e evenimentit të jashtëzakonshëm. "Sekreti i konvertimit të tij, në të cilin nuk deshi që askush, edhe prej më të afërmve të tij, të penetronte, (...) (për ne) mbetet problemi qëndror dhe gjithnjë i ri i psikologjisë së tij" (Gallarati Scotti)."Ne nuk dijmë asgjë. Asgjë nuk na mbetet. (...) Pika qëndrore e jetës së Manzoni-it mbetet kështu e errët.
As rrëfimet e të të konvertuarit të madh, as dokumentet e jashtme, nuk na vijnë në ndihmë. Në të vërtetë, rasti i Manzoni-t është një prej më preokupuesve që na ofron historia" (Trompeo).
Bëhet fjalë, pranojnë biografët, për "një vetëpërmbajte pashpjegueshmërisht misterioze" (Jenni). Për shkak të qëllimit me të cilin i konvertuari ka dashur të pengojë aksesin ndaj domethënieve intime të evenimentit, misteri në këtë rast, nënkupton këtu dyshim jo të natyrshëm. Kjo heshtje dhe më në përgjithësi "heshtjet e mëdha manzoniane (...) janë të ruajtura mirë. Nuk është kurrë në ekujvalencë "përmbajtja e përkorë" e dhuruesit, me "fytyrën e mikut" dhe të varfërit.
Është një heshtje e peshuar, prej plumbi; një vullnet për të mos thënë dhe fshirë gjurmët e një dyshimi" (Bondioli). Për më tepër, heshtin edhe dy protagonistët e tjerë të konvertimit, e ëma dhe e shoqja Enrichetta, sikur dorëzimi të ishte ai që t'i pengohej kujtdo që të mësonte për atë që kishte ndodhur. Vetë domethënia i takon mungesës së çdo konfidence nga ana e të konvertuarit për mikun e ngushtë Claude Fauriel. Pse? Nga të dy - sepse është konvertuar ngaqë ka dashur që askush të mos kuptojë mekanikën e konvertimit - i dyti është më i rëndësishëm se i pari. Një e dhënë e fortë, që imponon të hetohet në të gjitha drejtimet, pa pranuar kufizime, sidomos në natyrën paragjykuese apo shpjegimet komode sigurisht, mund të të çojë larg.
Kriza e periudhës 1816 - 1817
Episodi i konvertimit konkludohet me rikthimin në Brusuglio në vitin 1810. Këtu, pak muaj distancë nga kthimi, manifestohen evenimente të tjera tronditëse dhe misterioze, të cilat do të kulmohen në tentativën e arratisë drejt Parisit, i bllokuar me mohimin e pashaportës nga autoritetet austriake. I konvertuari manifeston një padurim në rritje për tutelën e drejtuesit shpirtëror, Imzotit Tosi, dhe për fenë.
Largohet nga ceremonitë fetare, frekuenton shoqëri të këqija dhe vendos të kthehet në Paris. Ajo që në deklarimet eksplicite të drejtuesve shpirtërorë të tij është ekuivalente me braktisjen e përvojës fetare. Çfarë thonë biografët e devotshëm, mbrojtësit e të akuzuarit? Shkojnë për të parë diskutimin e konvertimit, por për të nuk dinë asgjë. Kuptohet që, Manzoni në itinerarin e tij fetar procedonte si karkalecët e detit: "Është evidente që Manzoni në shkurt dhe në gusht të vitit 1811 (dhe akoma më shumë në vitet në vazhdim), shumë më tepër ndodhej larg nga objektivi në gushtin e vitit 1810; se ai, me pak fjalë, në fitimin e fesë së re, kishte shkuar prapa në vend që të procedonte përpara" (Sanesi). Shpjegime? Asnjë, si zakonisht.
Akoma më e pakuptueshme dhe misterioze, ajo që ndodh në momentin ku, me mohimin e pashaportës Manzoni duhet të ndërgjegjësohet për pamundësinë që ta lërë Milanon dhe një besim fetar të bërë të padurueshëm. Një ndryshim sa radikal, aq edhe i menjëhershëm: U afrohet vetëtimthi ceremonive fetare, bën me ngut paqe me Imzot Tosi-n, hidhet - është me vend të thuhet - në lexime apologjetike, fillon Pentekosten dhe, duke ndalur kompozimin e tragjedisë për të cilën po punonte (e titulluar Carmagnola), fillon "Vëzhgimet mbi moralin katolik", të cilin e kompleton në një kohë rekord, për t'ju kushtuar më pas hartimit të "Promessi sposi". Ata që mbesin të ngurtësuar janë vetë drejtuesit e tij shpirtërorë. Shpjegimi është një i vetëm: Mrekullia, e quajtur deus ex machina, të cilës i drejtohesh kur je i privuar nga çdo shpjegim. Edhe këtu Manzoni e mban me kujdes dhe e fsheh në errësirë atë që realisht ka ndodhur, pikërisht, siç kishte vepruar me konvertimin, që tani bëhet "konvertimi i parë", duke qenë se "mrekullia" për të cilën është thënë, paraqitet - sikur kjo të shërbente për ta bërë më të besueshëm - si një konvertim të dytë: "Kriza kishte qenë e rëndë, rreziku kishte vënë në dyshim dy priftërinjtë për ta humbur Manzoni-n përgjithmonë (...)
Ata e konsideronin rikthimin e tij, pothuajse si një konvertim të dytë" (Gallarati Scotti).
Një performancë hutuese e apologjisë së katolicizmit
Përmbysja e menjëhershme dhe patjetër habitëse e qëndrimit fetar, që ka pasuar dështimin e arratisë së projektuar dhe shumë të dëshiruar në Paris, certifikohet në mënyrë të bujshme dhe nënvizohet me një vepër apologjetike - Vëzhgimet mbi moralin katolik - për të cilin do të flasim më poshtë.
Në këtë moment, do të mjaftonte të thuhej se operacioni i apologjetit në bar, i lë pa frymë vetë biografët e devotshëm për qëndrueshmërinë e një numri të madh difektesh të habitshme. Përveçse e privojnë nga çdo kuptim, e bëjnë një burim dyshimesh mbi sinqeritetin fetar të autorit.
Një "mbrojtje e kotë, pse jo, konkluduese e katolicizmit në abstraksion, (...) që ka një atmosferë të caktuar shqyrtimi gjyqësor. (...)
Diskutimi i tij vjen duke u bërë për pasojë bosh dhe zhvesh çdo seriozitet" (Croce). "Një kontradiksion i dukshëm, iluziv, si i tillë i dështuar" (Leone De Castris). "Është të shkruarit që ka ngjallur dyzimet e mëdha edhe midis manzonistëve me të sigurtë" (Contini). Që dyshimet e josinqeritetit ekzistojnë, nënvizohet nga fakti që ndjehet i detyruar të shpallë se Manzoni tek "Vëzhgimet" është i sinqertë (Amerio).
Jeta publike & jeta private
Për jetën publike të këtij njeriu është folur pa u thelluar, duke pasur parasysh se ai shmangu me kujdes çdo formë impenjimi civil, siç e pranojnë pa problem adhuruesit e tij: "Të mirën e ndjeu, e kuptoi, e bindi me një lartësi morale dhe artistike të pakrahasueshme, por nuk e bëri" (Momigliano). Ajo që shkakton një ç'impenjim të tillë të dyshimtë, janë dy fakte: Mosinteresi total për problemet e Kishës dhe kohës së tij dhe, vetëm aksion publik; Pozicionimi në moshë të shtyrë kundër pushtetit temporal të Kishës, i përdorur kundër Papës nga kundërshtarët politikë të katolicizmit. "Është fakt se gjatë gjithë jetës së tij të gjatë, kërkohet më kot një fjalë e tij, nuk them për papatin, them për Kishën, Kishën e shekullit të tij" (De Luca). Kurse mjaft intensive, e mbushur me zell, e spikatur, për të siguruar sinqeritetin e fesë së tij, mëshira e jashtme: "Zakonisht shikohej çdo ditë të asistonte në Meshën e Shenjtë dhe na sigurohet se çdo javë frekuentonte ceremonitë e Rrëfimit dhe të Komunionit" (Don Bosco).
Ka vdekur, thuajse sikur ka dashur të na sigurojë mbi sinqeritetin e tij ndaj fesë katolike, pikërisht në vijim të rrëshqitjes në shkallët e një kishe. Për sa i përket jetës private, Manzoni ka mbetur misterioz gjatë gjithë ekzistencës së tij: "Jetoi i segreguar në një vetmi të errët, i mbrojtur nga një thjeshtësi nganjëherë edhe pak e tepruar" (Momigliano).
Krijimi artistik (tragjedi dhe "I promessi sposi"), përmblidhet në një dhjetëvjeçar, nëqoftëse nuk mbahet parasysh perfeksionimi i romanit. Për pjesën tjetër të ekzistencës së tij të gjatë ka kaluar kohën duke mbajtur jashtë jetës së tij të tjerët, duke administruar pasurinë e vet, i preokupuar gjithmonë, shpesh i obsesionuar, nga problemi i parave: "Ka gjithmonë makthin se mund t'i mungojë paraja e nevojshme, që kreditorët të vijnë e t'i trokasin në derë. Nisur nga kjo ka mundësi fakti që nuk ka hequr kurrë dorë nga sa i vinte prej trashëgimisë së familjes Imbonati, megjithëse dhe pasi u ka fyer kujtimin" (Jemolo). Për këtë të qëndruar i mbyllur në familje gjatë të gjithë jetës dhe pse ka pasur një familje të madhe, përveçse një martesë të dytë, jeta private e Manzoni-it bëhet një kapitull i rëndësishëm i biografisë së tij. Një kapitull shumë i studiuar, me rezultate të mira; këtu Alessandro Manzoni nuk ka arritur - siç do të kish dëshiruar - që t'i okultojë faktet. Ajo që rezulton është tronditëse: Një raport patologjik me të ëmën, respektivisht të cilës Enrichetta ndodhet në pozicion sateliti; Një izolim egoist kundrejt gruas dhe fëmijëve, që manifestohet në qëndrime mizorie të vërteta, të pafalshme për momentin në të cilin, ndodhitë e vështira të jetës vënë në provë rolin e tij atëror. Zbulimi i karaktereve të jetës familjare të Alessandro Manzoni-it ushqyen dyshimet, jo aq si të tilla në vetvete, por sepse futet në një kuadër komplesiv të dominuar nga dyshime të papëlqyeshme.
Interpretuesi nuk mund t'i ndalojë vetes që të lidhë heshtjet e shumta të dykuptimta të këtij njeriu, sjelljet shqetësuese, hiperdevotshmërinë katolike të vënë në dukje, ç'impenjimi publik, në mungesën e dashurisë dhe të religjiozitetit substancial që del nga jeta familjare. Dhe bëhet pyetja: Kush ishte vërtet Alessandro Manzoni? Si ishte në të vërtetë jeta fetare e tij?
Heshtja e madhe
Në vitin 1827 Manzoni përfundon romanin e tij, për perfeksionimin e të cilit do të punojë deri në vitin 1842. Vdes në vitin 1873. gjatë gjithë këtij harku kohor do të qëndrojë krejtësisht inaktiv. Është "heshtja e madhe", "hapësira kohore në të cilën Manzoni i mbijetoi gjenisë së tij poetike dhe krijuese" (Bacchelli). Ka që pyesin, edhe njëherë akoma të çorientuar, lidhur me domethënien e pakuptueshme dhe shkaqet e këtij mënjanimi nga arti dhe nga jeta, që një jetë fetare e gjallë dhe intensive ndoshta nuk do ta kishte lexuar kurrë. Dikush flet për "gjurmë të pamohueshme ngurtësimi dhe mbylljeje etike dhe intelektuale" (Sapegno). Një tjetër kapitull misterioz, domethënë i dyshimtë.
Përgatiti: ARMIN TIRANA