Craig R. Whitney
Lufta e Parë Botërore, konflikti më i përgjakshëm i historisë deri në atë kohë, erdhi e u ndal me një armëpushim në orën 11 të paradites së ditës së 11 të muajit të 11 të vitit 1918. Në katër vite, 16 milionë njerëz kishin gjetur vdekjen, perandori shekullore dhe dinasti po kaq jetëgjata ishin plandosur përdhe, dhe kaosi ekonomik dhe politik kishte zaptuar pjesën më të madhe të globit.
Por, edhe më i trishtueshëm është fakti që "Lufta që do t'u jepte fund gjithë luftërave" nuk rezultoi aspak e tillë. Traktati i Versajës mund t'i ketë dhënë fund formalisht luftës në qershor të vitit 1919, por nëntëdhjetë vjet më vonë, pasojat e luftës ndihen ende përreth globit: Lufta në Irak, konflikti ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, si dhe tensionet në Rusi janë vetëm disa prej sfidave në politikën e jashtme në tryezën e presidentit të SHBA, Barak Obama, e që i kanë rrënjët pikërisht në Luftën e Parë Botërore dhe në atë që ndodhi pas saj.
Lufta nisi në vitin 1914 me vrasjen e trashëgimtarit të fronit të perandorisë austro-hungareze, Dukës Franz Ferdinand, një vrasje kjo që tërhoqi fuqitë e mëdha të Evropës, të ndërlidhura me gjithfarësoj aleancash komplekse, në fushëbetejë.
Pasi qëndruan asnjanëse për tre vite, Shtetet e Bashkuara hynë në luftë në vitin 1917 "për ta bërë boptën të sigurtë për demokraci", siç thoshte presidenti Ëoodroë Ëilson, dhe erdhi në ndihmë të Britanisë dhe Francës në betejën e tyre kundër Gjermanisë, austro-hungarisë dhe turqve osmanë.
Kur kish përfunduar, aleatët fitimtarë u ulën për të parandaluar konflikte të ardhshëm globalë, të ndëshkojnë armiqtë e tyre dhe, me shembjen e perandorive austro-hungareze dhe perandorive osmane, për të rishkruar hartat e Europës, Lindjes së Mesme e madje edhe Azisë.
Ndoshta gjithkush ka lecuar e librat e historisë në lidhje me pasojat më të menjëhershme të luftës: Ëilson mbrojti të ashtuquajturat "14 pika", të cilat mes gjërave të tjera bënin thirrje për t'i dhënë fund kolonializmit (që britanikët dhe francezët kryesisht e injoruan" si dhe një Ligë të Kombeve, i pari organ ndërkombëtar i dedikuar ruajtjes së paqes.
Një tjetër luftë botërore
Por Ëilson pësoi një atak dhe kështu nuk ishte më në gjendje të mirë shënd3etësore, dhe Senati amerikan refuzoi të miratojë pjesëmarrjen amerikane në Ligë, gjë që e bëri këtë të fundit të "padhëmbë". Në vitin 1945, Liga u zëvendësua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Kushtet e vështira që Versaja vendosi mbi gjermaninë pas luftës, duke përfshirë miliarda dollarë dëmshpërblime për ta bërë të paguajë për kostot e konfliktit, e shkatërruan ekonominë e vendit. Në vitet njëzetë dhe tridhjetë, Adolf Hitleri përfitoi nga gjithë kjo situatë që po vuante Gjermania për të sjellë në pushtet partinë Naziste.
Rezultati ishte një Luftë e Dytë Botërore, e cila nisi në vitin 1939, dhe vrasja sistematika e miliona evropianëve të pafajshëm, duke përfshirë 6 milionë hebrenj, të cilët Hitleri i fajësoi për shumë prej problemeve që vuante Gjermania.
Ja një vështrim i disa prej pasojave të tjera të Luftës së Parë, të cilat mund të jenë më pak të përfolura, dhe që në fakt qëndrojnë prapa shumë prej titujve të mëdhenj që shohim sot.
IRAKU
Përpara Luftës së Parë Botërore, Perandoria Osmane shtrihej në juglindje të Europës, në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme. Pas luftës, Liga e Kombeve u dha "mandate" për disa pjesë të Lindjes së Mesme Francës dhe Britanisë së Madhe, të cilat u shkonin për shtat interesave të Parisit dhe të Londrës, por që injoronin dëshirat e shumicës së popujve që jetonin aty. Në Mesopotami, territori osman që do të ishte më vonë Iraku, britanikët bashkuan provincat e Bagdadit, Basrës dhe Mosulit, popujt e të cilave - shiitë, sunitë dhe kurdë, respektivisht - ishin po aq shumë kundër njëri tjetrit në viti 1919 sa janë edhe sot e kësaj dite. (Sektet sunitë dhe shiitë të Islamit ishin ndarë shekuj më parë, për arsyen s ekush do të pasardhësi i Muhamedit si Lider).
"Në vitin 1919", sipas historianes Margaret MacIllan "nuk kishte popull iraken: Historia, feja, gjeografia i ndanin këta popuj, nuk i bashkonin".
Britanikët vendosën Feisalin, djalin e sundimtarit të qytetit të shenjtë mysliman të Mekës (në Arabinë Saudite të kohëve të sotme) si Mbret. Monarkia zgjati deri kur e përmbysën në vitin 1958. Pas shumë grushteve ushtarakë të shtetit, Sadam Huaseini mori pushtetin në vitin 1968 dhe nuk e lëshoi deri në pushtimin e Irakut nga aleatët e udhëhequr nga SHBA në vitin 2003.
Pa një njeri të fuqishëm si sadami ëpr ta mbajtu rtë bashkuar, tegelat e bashkuar në vitin 1919 u zgjidhën dhe Iraku u zhyt në luftë civile, pavarësisht ëprpjekjeve të amerikanëve dhe trupave të shteteve të tjerë për ta stabilizuar. Tani, me situatën që është përmirësuar disi, presidenti Obama ka premtuar se do të tërheqë trupat amerikane nga Iraku deri në gusht të vitit 2010. Por është ende në pikëpyetje nëse shiitët, sunitët dhe kurdët e irakut mund të jetojnë bashkë.
Izraeli dhe Palestinezët
Mandati britanik për palestinën përfghinte Izraelin e kohëve të sotme, Jordaninë, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Në vitin 1921, Britania krijoi si me thikë atë që do të bëhej Jordania në Bregun Lindor të Lumit Jordan dhe vendosi vëllanë e Feisalit, Abdullah në fron. Jordania e fitoi pavarësinë në vitin 1946 dhe abdullah u vra në vitin 1951. Mbreti aktual, Abdullah II është stërnipi i tij.
Në perëndim të lumit Jordan, çështja e një toke mëmë për hebrenjtë do të bëhej një patate e nxehtë përe tre dekadat e ardhshme. Britanikët u gjendën nën presionin e të dy palëve në Palestinë: hebrenjtë që donin një atdhe në të paktën jnë pjesë të tokës së lashtë të Izraelit dhe arabët që i kundërviheshin idesë së një shteti hebre.
Në vitin 1947, pas Luftës së Dytë Botërore dhe asaj që kish ndodhur me Holokaustin, Kombet e Bashkuara votuan për ndarjen e copës të tokës ndërmjet Lumit Jordan dhe Detit Mesdhe në shtet hebrenj dhe palestinezë. Ndërkohë që liderët hebrenj e pranuan planin e ndarjes që ofronte OKB, shtetet arabë e kundërshtuan me forcë dhe sulmuan shtetine saposhpallur të Izraelit sapo britanikët u larguan në maj të vitit 1948.
Izraeli mbijetoi dhe qëndroi, dhe më vonë do të pasonin edhe luftëra të tjera arabo-izraelite. Lufta e Gjashtë Ditëve në vitin 1967 e la Izraelin me kontrioll të Gadishullit të Sinait (që më vonë iu rikthye Egjiptit), bashkë me Bregun Perëndimorl Rripin e Gazës, Kodrat Golan dhe të gjithë Jeruzalemin.
Në vitin 1993, një marrëveshje ndërmjet liderëve palestinezë dhe izraelitë u ofronte palestinezëve kontroll të kufizuar mbi Bregun Perëndimor dhe Gazën, në pritje të një shteti të ardhshëm palestinez. Por shumë pak progres është bërë në drejtim të këtij qqëllimi që nga ajo kohë. Zgjedhjet e përgjithshme palestineze të vitit 2006 u fituan nga Hamasi, i cili mbron idenë e shkatërrimit të Izraelit dhe që Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë një grup terrorist; që atëherë, përpjekjet për paqe praktikisht kanë ngrirë.
Obama ka premtuar të marrë një rol aktiv në procesin e paqes, duke deklaruar muajin e kaluar se izraelitët dhe palestinezët (duhet të kapërcejnë pasionet e kahershëm dhe politikën e momentit për të përparuar drejt një paqeje të sigurtë dhe jetëgjatë".
RUSIA
Rusia cariste, e cila luftoi në anën e aleatëve bashkë me Britaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara pagoi një cmim shumë të rëndë në Luftën e Parë Botërore. Pati më shumë viktima - më shumë se 3 milionë - se sa cdo shtet tjetër,dhe lufta e la atë të uritur dhe pa një dyshkë.
Opozita e përhapur ndaj Carit Nikolla II që kish nisur që përpara shpërthimit të luftës, me kalimin e kohës polli si rezultat revolucionin Rus. Në vitin 1917, Cari u përmbys dhe në nëntor të atij viti, udhëhequr nga Vladimir Lenini, komunistët morën pushtetin dhe e tërhoqën Rusinë nga lufta dy muaj më vonë.
Tashmë me emrin Bashkimi sovjetik, ky shtet luftoi përkrah SHBA kundër Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Por pas përfundimit të luftës në vitin 1945, sovjetikët u vunë tashmë përballë SHBA dhe aleatëve të saj gjatë Luftës së Ftohtë, e cila zgjati deri në momentet e rënies së komunizmit në Europën Lindore dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Rusia u shndërrua në demokraci, por Vladimir Putini i cili ishte president i vendit dhe tashmë është kryeministër (dhe që mendohet se i mban ende ai frenat e shtetit) i ka sprapsur reformat demokratike dhe ai bëri madje përpjekje për të rikthyer influencën e rusisë tek fqinjët e saj, ashtu sic e kish patur në kohën e Carëve dhe komunistëve.
Vitin që kaloi, kur trupat ruse pushtuan Gjeorgjinë, një ish republikë sovjetike, shumëkush në Shtetet e Bahskuara e pa këtë sulm, pavarësishrt provave për provokim, si një rikthim në Luftën e Ftohtë. Konflikti në Gjeorgji, bashkë me kundërshtitë e Rusisë ndaj planit amerikan për të vendosur raketa mbrojtëse në Poloni, shkaktoi tensione të reja me SHBA dhe aleatët e saj europianë.
Presidenti Obama dhe presidenti rus, Dimitri Medvedev premtuan muajin që kaloi që të lënë pas mentalitetet e Luftës së Ftohtë dhe të punojnë së bashku për çështje të tilla si kontrolli i armatimit, ndonëse disa vëzhgues thonë se kjo ndoshta është më e lehtë të thuhet se të bëhet.
TURQIA
Që nag shekulli 14 deri në shekullin 20, Perandoria Osmane me kryeqytetin e saj në Kostandinopojë (sot Stamboll) ishte qendra ekonomike dhe politike e botës myslimane. Humbja e otomanëve në Luftën e Parë Botërore çoi në kolapsin e eprandorisë së tyre, me aleatët fitimtarë që shkëputën pjesën më të madhe të sdaj për të krijuar Lindjen e Mesme.
Në tokën që mbeti, Mustafa Qemal Ataturku themeloi Turqinë moderne si një demokraci laike në vitin 1923, pasi dëboi ushtritë pushtuese nga kryeqyteti osman. Por Turqia, e cila shtrihet si në Europë, ashtu edhe në Azi, ka luftuar me identitetin e saj përgjatë nëntëdhjetë viteve të fundit: duhet të kthehet nga Lindja, drejt botës myslimane, apo nga Perëndimi, drejt Europës?
Ashtu si shumë shtete në Lindjen e Mesme, Turqia ka përjetuar një ringjallje islamike dhe në vitin 2002 kryeministri u zgjodh nga një parti me orientim islamik, gjë që alarmoi laicistët e vendit.
Presidenti Obama e sheh Turqinë si një aleat të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara dhe si një shembull të mirë për përmirësimin e marrrëdhënieve të amerikës me botën myslimane. Ai kërkon gjithashtu bashkëpunimin e Turqisë në Irak, Afganistan dhe në procesin e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve. Në prill, ai udhëtoi drejt Stambollit duke shprehur hapur mbështetjen për përpjekjet e Turqisë për anëtarësim në bashkimin Europian, por edhe duke iu drejtuar myslimanëve në Turqi dhe përtej.
"ne kërkojmë angazhim më të gjerë me botën myslimane, bazuar në interesin dhe respektin reciprok", tha Obama.
VIETNAMI
Gjermania dhe humbëstë tjerë gjatë Luftës së Parë Botërore nuk ishin të vetmit që u zhgënjyen nga marrëveshja e paqes në vitin 1919. Revolucionari vietnamez Ho Shi Min që udhëtoi drejt parisit me shpresën se konferenca e paqes se Versajës do të mbështeste përpjekjen e Vietnamit për pavarësi nga Franca u dëbua pa u dëgjuar fare.
Ai vazhdoi duke udhëhequr një luftë disa dekadëshe e cila dëboi francezët nga kolonia e tyre shekullore në 1954. Vietnami u nda më pas në veriun komunist dhe në jugun e mbështetur nga perëndimir. Të dy palët shkuan në luftë, ndërsa SHBA dërgoi fillimisht këshilltarë ushtarakë e më vonë trupa ndërluftuese në 1965.
Deri në kohën kur komunistët fituan në 1975, më shumë se 58 mijë amerikanë kishin gjetur vdekjen dhe kjo luftë ish bërë më e pambështetura në historinë e Amerikës. Vietnami mbeti një shtet komunist njëpartiak, por ai nisi reformat etregut të lirë në vitet nëntëdhjetë dhe ekonomia pësoi një bum të madh, sidomos pasi SHBA hoqën embargon tregtare në 1993.
Në SHBA, kujtimi i luftës vazhdon të jetojë, sidomos për shkak të frikës se mos Iraku apo Afganistani shndërroheshin në një "Vietnam të ri" - konflikte të gjatë pa qëllime të përcaktuar qartë, me pak mbështetje në vend dhe me rritje të numrit të viktimave amerikanë.
"Duhet patjetër një strategji daljeje", tha Obama muajin që kaloi në lidhje me luftën në Afganistan. Ishte një prej mësimeve më të vështirë të Vietnamit.