DROGA, shifrat e trafikut

Tregu më i madh për drogë ilegale vazhdon të mbetet SHBA. Afro tridhjetë milion amerikanë mendojnë herë pas here të blejnë ndonjë gram kokainë, ekstazi apo bar mbrëmjeve me shokët


Globalizimi goditi krimin e organizuar dekadën e fundit dhe sot, pjesë përbërëse e pjesës më të madhe të bizneseve fitimprurëse është bërë trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike. Dikur një problem rajonal që përfshinte bazën e një klienti prej disa milionash dhe afro një bilion dollarë në shitje, industria ilegale e drogës është sot një ndërrmarje ndërkombëtare me dhjetë milion konsumatorë që shpenzojnë qindra bilionë në opium, kokainë, amfitaminë, marijuanë ashtu si edhe droga të tjera.

I vetmi treg më i madh për drogë ilegale, vazhdon të mbetet SHBA. Edhe pse tregu ka rënë në mënyrë dramatike që nga kulmi i tij në vitet 80', afro tridhjetë milion amerikanë akoma mendojnë herë pas here të blejnë ndonjë gram kokainë, ekstazi apo bar mbrëmjeve me shokët e tyre.

Bërthama e fortë e grupit që numëron rreth 5 deri në 6 milion kanë probleme të rënda me drogën dhe mund të shpenzojnë rreth $100-$500 dollarë në javë për blerjen e saj. Këto dy grupe, përdoruesit e rregullt dhe ata të rastësishëm, shpenzojnë rreth 60 bilionë dollarë në vit, sipas vlerësimit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Imagjinoni një fundjavë tipike në qytetin e New York. Ekspertët vlerësojnë se të paktën një përqind e popullsisë shpenzon 200 dollarë në drogë të paligjshme, e cila më vete do të arrinte vlerën 16 milion dollarë në javë apo 832 milion në vit dhe kjo vetëm në New York.

Me të gjitha këto shitje droge nënkuptohet edhe se shuma të mëdha parash mblidhen në vende të fshehta dhe pika koleksioni në të gjithë vendin. Për biznesin multi bilioner të lëndëve narkotike, njësoj si biznesi i artikujve për përdorim të gjerë, ka rëndësi që furnizuesit dhe transportuesit të paguhen. Kjo do të thotë se paratë do të udhëtojnë drejt lindjes dhe trafikantët, të mbështetur nga specialistë në fushën e huave, kanë shpikur një pafundësi metodash për të siguruar dërgesën e saktë dhe të sigurt të përfitimeve të tyre.

Duke vlerësuar se sa shumë para dërgohen në jug çdo vit, mund të arrish tek shifra marramendëse, nga 10 deri në 30 bilionë dollarë. Për trafikantët meksikanë në kufirin jugperëndimor, paratë kalojnë kufirin në sasi të mëdha dhe pastaj depozitohen në bankat meksikane. "Steve", i cili është përfshirë në aleanca meksikane përsa i përket huave, e shpjegon këtë proces.

Për kolumbianët, procesi është më i komplikuar sepse dollarët janë të panegociueshëm në ekonominë kolumbiane për shkak të kontrollit të monedhës. Kjo, së bashku me faktin se në Kolumbi mund të shkohet si me det ashtu dhe me ajër, ka çuar në të gjitha llojet e metodave të zgjuara për riatdhesimin e shumave të ardhura.

Kur paratë e drogës më në fund futen në rrugën e ekonomisë, ato përdoren për pagat e transportuesve dhe përpunuesve, po njësoj si rryshfetet që plotësojnë të ardhurat e zyrtarëve të qeverisë në të dyja krahët e kufirit. Gjithë rajonet e Meksikës, Kolumbisë dhe pikat në mes varen nga kërkesat në Shtetet e Bashkuara.

Organizata të mëdha droge si ajo e fuqishmja "Cali Cartel" në Kolumbi apo në Meksikë "Vëllezërit Arellano Felix ", thuhet se përngjajnë me organizimin e koorporatave me ndarjen e punës dhe rezerva të mëdha parash, të krijuara në mënyrë që të vazhdojnë veprimet e tyre dhe të lëvizin lehtësisht.

Çfarë e bën industrinë e drogës të ketë marzhe kaq të mëdha fitimi?

Prodhimi i drogës është një proces shumë i pakushtueshëm. Si bizneset e materialeve për përdorim të gjerë, sa më pranë burimit je aq më i lirë është produkti. Përpunimi i kokainës është i disponueshëm në Kolumbi për 1500 dollarë për kile dhe shitet në rrugët e Amerikës për rreth 66.000 dollarë për kile (me pakicë). Heroina kushton 2600 dollarë për kile në Pakistan, por shitet në rrugët e Amerikës për 130,000 për kile (me pakicë). Edhe sintetiket si metamfetamina janë shumë shpesh më të lira, si kosto prodhimi afërsisht nga 300 deri në 500 dollarë për kile po t'i prodhosh në laboratorë të fshehtë të SHBA-së dhe jashtë saj për t'u shitur më pas në rrugët e SHBA për më shumë se 60,000 dollarë për kile.

C.I.A dhe burime të tjera të inteligjencës amerikane besojnë se sintetiket njësoj si amfitaminat apo droga si ekstazi do të fitojnë një treg shumë më të gjerë, në të ardhmen.

Asnjë produkt tjetër bujqësor në botë nuk vepron me të njëjtën diferencë çmimesh si kokaina dhe heroina, edhe duke shpenzuar shumë më pak në rrugën e ekspertizës.

"Mesatarja e organizatave të trafikut të drogës, domethënë nga Medellin deri në rrugët e New York, mund të përballojnë humbjen e 90% të përfitimit të tyre dhe prapë të fitojnë shumë", thotë Robert Stutman, një ish-agjent i DEA. "Tani mendoni për analogjinë. GM ndërton një milion Chevrolet në vit. Nuk shet 900,000 prej tyre dhe përsëri fiton. Çfarë biznesi more shokë. Ky është biznesi i drogës..."

Humbjet në biznesin e lëndëve narkotike përmes konfiskimit apo vjedhjes, shumë rrallë janë katastrofike. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se përpjekjet për ndalimin e drogës ndërpresin rreth 13% të ngarkesës së heroinës dhe nga 28 deri në 40% të ngarkesës së kokainës. Për shkak të dështimit të dobësimit të fluksit të produktit, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara filluan të intensifikojnë monitorimin dhe të kapin paratë që vijnë nga shitja e saj. Në dekadën e fundit forcat e shtetit dhe ato federale kanë kapur mbi 8 bilionë dollarë kesh dhe me pasuri.

"Nëse një ngarkesë kokaine kapet, ata nxjerrin më shumë kokainë me një vlerë rreth 1500 dollarë për kile", thotë ish-investigatori i IRS Michael McDonald. "Nëse ju kapni para, është para. Ata janë në biznes për të bërë para".

Si çdo biznes tjetër i pasur, organizatat e trafikut të drogës investojnë në ekonominë legjitime të vendeve të tyre dhe përdorin këshilluesit e investimeve në instrumente financiare të gatshëm në tregun ndërkombëtar.

"Trafikantët, që në fillim, bëjnë një përpjekje për bashkim të parave të ligjshme dhe atyre ilegale", thotë Greg Passic, ekspert në dhënien e parave hua i DEA-s. "Nuk kanë llogari zvicerane prej 110-200 milion dollarësh. Ajo çfarë kanë, janë pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë milion dollarë që qarkullojnë, duke blerë pasuri apo kompani. Kështu, kur futemi dhe mundohemi të analizojmë këto veprime dhe t'i tërheqim paratë jashtë, është e vështirë pasi ka shumë para të ligjshme aty brenda".

Gjatë vitit 1980, ndërsa kombi latino-amerikan u përball me një zbrapsje të madhe, derdhja e biliona dollarëve në procesin e drogës, ndihmoi që Kolumbia të dilte nga kriza. Është e vështirë të thuhet se sa shumë para hynë në vend. Të paktën 6% e ekonomisë mendohet se është e përfshirë në biznesin e lëndëve narkotike, me një minimum përfitimi prej 5 bilion dollarë në vit.

"Në sensin e pastër ekonomik, është mirë për çdo vend", thotë Passic. "Por pas pak kohe, ajo çfarë krijon janë sisteme që janë jashtë skemave normale. Nuk paguhen më taksa. Shkatërrohen punët. Mendoj se ishin pikërisht paratë e drogës në Shtetet e Bashkuara ato që aktualisht po godasin ekonominë kolumbiane. Ishte mbledhja e grupeve ekstremiste, blerja e armëve dhe e gjërave të tjera të paligjshme që kanë të bëjnë me të".

Në Meksikë, është më e vështirë të përcaktosh përqindjen e saktë të parave të drogës që futet në ekonomi. Disa rajone si zonat rurale rreth qytetit të Culiacan Sinaloa janë varur në fillim nga lulëkuqet dhe prodhimin e marijuanës, për dekada. Zonat e strehimit kanë parë një shpërthim të menjëhershëm në ndërtimin dhe krijimin e çmimeve në kohën e lulëzimit të ekonomisë së drogës.

"Mendoj se është shumë e vështirë të kuptosh se cilat aktivitete s'kanë lidhje me drogën. Nuk është aq e qartë në shumë raste", thotë Jorge Castaneda. "Ka rajone të vendit ku ekonomia e drogës është kryesore për ekonominë e vërtetë. Ka rajone të vendit apo kohë kur ekonomia e drogës është shumë e rëndësishme. Por nuk mund të arrijmë në një konkluzion përfundimtar, pasi në terma kjo është shumë e papranueshme". Castaneda thotë gjithashtu se kishte vërtet korrupsion të lartë në klasën politike meksikane në shekullin XX. Për shkak të kësaj, paratë e drogës në Meksikë shpesh përziheshin me para të tjera korruptive nga privatizimet dhe rryshfetet, duke na e bërë më të vështirë të kuptojmë ndarjen e tyre.

Ndërsa paratë e drogës mund të sigurojnë flukse më të nevojshme të kapitalit për këto ekonomi, ekspertët bien dakort se këto para me kalimin e kohës mund të shkatërrojnë biznesin legjitim dhe zhvillimin afatgjatë. "Një biznesmen normal, ka nevojë për para, ka nevojë për kapital dhe do ta marrë atë hua", thotë zyrtari i Departamentit të Shtetit, Jonathan Winer. "Nëse ai është i gatshëm të paguajë 10 deri në 12% interes, sigurisht që do t'i duhet të fitojë për të shlyer detyrimin. Por trafikanti i drogës është i lumtur të paguajë 10% ose 12%, madje edhe 14% humbje, interes të mbetur, që t'i pastrojë ato para. Kështu, ata kanë një përparësi të madhe mbi çdonjërën. Kështu, ata futen në një biznes dhe mund t'i japin fund atij dhe asnjë nuk mund të krahasohet me ta".

Ndërsa përdoruesit e drogës në Shtetet e Bashkuara nuk kanë qëllim të investojnë në ekonominë ndërkombëtare të drogës, pasi çdo dollar i shpenzuar për të blerë ato dalje në weekend, kohët e fundit po furnizojnë një sistem shkatërrues që varet tërësisht në paratë e drogës për të mbijetuar. "Përdoruesit e rregullt gjenerojnë fonde", thotë ish-agjenti i IRS, Mike McDonald. "Ata gjenerojnë dollarët që kthehen në Meksikë dhe Kolumbi. Ata gjenerojnë ato dollarë që sot në Kolumbi dhe Meksikë po kthehen në pushtet, në zhvatje, në vrasje, në korruptimin e qeverive të huaja, trafik armësh dhe zgjerimin e organizatave kriminale në mbarë botën".

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI