Rrëfimi i diktatorit Hitler për fillimin e luftës
Deputetë, pjestarë dhe njerëz të Reishtagut gjerman! Vitit të ngjarjeve historike po i vjen fundi.
Nëse providenca imponon që kjo luftë të jetë e paevitueshme për popullin gjerman, atëherë unë mund të ndihem vetëm krenar dhe mirënjohës që më është besuar lidershipi i kësaj lufte historike, e cila pas 500 apo 1000 vjetësh do të përshkruhet si vendimtare, jo vetëm për histoninë e Gjermanisë dhe Europës, por madje të të gjithë botës.
Populli gjerman dhe ushtarët e tij po punojnë dhe po luftojnë sot, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen, madje për brezat më të largëta. Krijuesi ka imponuar një revizion të një shkallë unike për ne.
Në verën e vitit 1941, Shtetet e Bashkuara mendonin se ishte koha e volitshme. Një stuhi e re mongoliane u përgatit për të shpërthyer në Europë. Ndërkohë, Mr. Churchill foli në aspektin anglez për luftën e Gjermaninë. Në mënyrën më frikacake të mundshme, ai parashikonte se gjërat do të shkonin mirë, për të mohuar në një sesion sekret të "Shtëpisë së Përgjithshme" në vitin 1940, se hyrja e Rusisë në luftë në vitin 1941, do të ishte faktori i fundit vendimtar, i cili do të garantonte përfundimin më të suksesshëm të mundshëm të luftës.
Kjo u bë edhe për të lejuar Anglinë të kalonte në një pozicion mbrojtës. Në pranverën e atij viti, Europa duhet të ndjejë përhapjen e plotë të energjisë së një fuqie botërore, e cila duket se disponon material dhe burime njerëzore të pashterueshme. Re të zeza filluan të mbulonin qiellin e Europës. Deputetët e mi, çfarë është Europa? Nuk ka asnjë përkufizim ekzakt gjeografik për kontinentin tonë, ka vetëm përkufizim kombëtar dhe kulturor.
Ka patur një kohë kur Europa ishte ai ishulli grek në të cilin penetruan tributë nordike për të ndezur një dritë për herë të parë, e cila dalëngadalë filloi të ndriçojë botën e njerëzve.
Kur këta grekë zmbrapsën pushtimin e sunduesve persianë, ata nuk mbrojtën vetëm vendlindjen, e cila ishte Greqia, por edhe idenë të cilën sot e quajmë Europë. Më pas, konceptet europiane udhëtuan nga trojet helene deri në Romë. Shpirti dhe kultura greke u bashkua me mënyrën e të menduarit dhe me aftësitë politike të Romës.
U krijua një perandori, të cilës deri në ditët e sotme nuk i është dhënë rëndësia e saj e vërtetë, fuqia krijuese apo edhe më tepër. Në një kohë kur, batalionet romane mbronin Romën nga sulmet afrikane të Kartagjenës, duke fituar sërish, prapë nuk luftohej për Romën por Europën, e cila konsistonte në perandorinë greko-romane.
Sulmi tjetër kundër kësaj qendre të kulturës europiane, u bë nga Lindja e largët. Një fluks i madh barbarësh, njerëz të egër të ardhur nga pjesa e brendshme e Azisë direkt në zemrën e kontinentit europian, duke djegur, vrarë dhe copëtuar - me të vërtetë një masakër.
Në betejën e fushave katalane Europa Perëndimore u formua. Në gërmadhat e Romës u ndërtua Europa Perëndimore dhe mbrojtja e saj ishte një detyrë jo vetëm për romakët, por mbi të gjitha për teutonët.
Në shekujt në vazhdim, Perëndimi, në shkëlqimin e kulturës greke ndërtoi perandorinë e Romës, e zgjeruar edhe nga kolonitë teutone, ishte në gjendje ta quante veten Europë. Edhe pse ishte perandoria gjermane që po mbrohej nga sulmet e Lindjes, edhe pse Afrika po mundej nga Spanja në luftra shumë të gjata, ishte gjithashtu një luftë e Europës, kundër një bote të panjohur në thelb.
Njëherë Roma e kreu detyrën e vet për mbrojtjen e këtij kontinenti. Teutonët morën në dorë mbrojtjen dhe ruajtjen e një familje vendase që akoma bëjnë ndryshimin dhe ndërhyjnë në strukturën e tyre politike, por që asnjëherë e përfaqësuar nga një bashkësi kulturore me lidhje gjaku. Dhe ishte pikërisht nga kjo Europë, një pjesë kulturore dhe shpirtërore e së cilës humbi, që gjithsecili duhet të ketë ndërgjegjen të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra.
Është pse nuk ishte
Fatmirësisht ky qëllim është sot aq i thellë në ndërgjegjen e shumicës së vendeve europiane. Kur në 6 prill të këtij viti, forcat gjermane dhe Italia mbajtën pozicionet e tyre në luftën kundër Greqisë dhe Jugosllavisë, ishte fillimi i një lufte të madhe, në të cilën jemi akoma të përfshirë. Revolta e Beogradit, e cila u mbështet në hedhjen poshtë të ish-regjimit dhe qeverisë, ishte deçizive për të ardhmen e ngjarjeve në këtë pjesë të Europës, edhe për Anglinë që ishte pjesë në këtë. Por roli kryesor u luajt nga Rusia sovjetike. Ajo që i refuzova zotit Molotov gjatë vizitës së tij në
Kur më 1940 arrita të kuptoja nga komunikatat në Dhomën angleze të Tregtisë dhe duke observuar lëvizjet e trupave ruse në kufijtë tanë, që egzistonte rreziku i ardhur nga lindja e Reihut, menjëherë dhashë urdhërin të shtohej numri i forcave të armatosura. Logjika për këtë ishte e mundur nga një këndvështrim, si materiali ashtu edhe personeli. Do t`ju jap ju, deputetë dhe të gjithë popullit gjerman vetëm një garanci: më shumë demokraci, më shumë forca të armatosura, siç dhe kuptohet, aq më shumë Gjermania nacional socialiste punon. Kështu ka qenë në të kaluarën dhe po kështu do të jetë sot. Çdo vit na sjell më shumë dhe ç'është më e rëndësishmja, përmirësimin e armatimit. Duhet të marrim vendime shumë të vështira. Për hir të vendosmërisë time, nuk mundet kurrësesi të lejojmë që armiku të na japë goditjen e parë - dhe për hir të kësaj, vendimi im ishte shumë i vështirë. Nëse shtypi demokratik sot do të deklarojë se, unë do të kisha njohur forcën e kundërshtarëve tanë bolshevikë më nga afër, do të kisha hezituar t'i sulmoja, ata e kuptojnë këtë pozitë akoma më pak se sa më kuptojnë mua. Nuk pashë asnjë luftë, bëra çdo gjë për ta evituar atë. Por do të kisha harruar qoftë detyrën, qoftë përgjegjësinë time, për hir të realizimit të paevitueshëm të një lufte të armatosur, do të kisha dështuar të kuptoja të vetmin përfundim të mundshëm. Duke parë rrezikun vdekjeprurës të Rusisë sovjetike, jo vetëm ndaj Gjermanisë por të gjithë Europës, kam vendosur që nëqoftëse është e mundur, disa ditë më përpara, për t'i paraprirë kësaj lufte morale, të jepja unë vetë sulmin i pari.
Sot kemi besim dhe prova autentike që Rusia ka qëllime sulmi, ne jemi pothuajse të qartë për datën në të cilën do bëhej sulmi. Duke parë një rrezik të tillë, përmasat e të cilit i kuptuam vetëm sot, mund të falenderoj vetëm Zotin që më ndriçoi në momentin e duhur dhe që më dha forcën për të bërë atë që duhet bërë. Për këtë qëllim, miliona ushtarë gjermanë japin hua jetët e tyre dhe Europa egzistencën e saj. Kaq mund të cilësoj sot: të kishim këtë valë prej 20.000 tanke, qindra divizione, dhjetra mijëra armë, të shoqëruara me më shumë se 10.000 avionë lufte, që papritur sulmonin Reihun, Europa do të kishte humbur. Fati vendosi që një numër nacionësh të parandalonin këtë sulm, ta ndalonin atë duke sakrifikuar dhe jetët e tyre. Nëqoftëse Finlanda nuk do të vendoste menjëherë të merrte armët për herë të dytë, jeta e këndshme borgjeze e vendeve nordike shumë shpejt do të mbaronte.
Nëqoftëse Gjermania nuk do të kishte ballafaquar armikun me ushtarët dhe armët e saj, një dallgë do të kishte marrë me vete Europën, e cila njëherë e mirë do t'i kishte dhënë fund idesë qesharake të britanikëve që të ruanin balancën e pushtetit europian, në gjithë pakuptimshmërinë dhe traditën kot.
Unë do t'i anashkaloj të gjitha sulmet ofenduese të bëra nga i ashtuquajturi President kundrejt meje. Fakti që ai më quan një gangster është i papërfillshëm. Në fund të fundit, kjo shprehje nuk është shpikur në Europë, por në Amerikë dhe për këtë fakt nuk ka asnjë dyshim, pasi gangsterët në kontinentin tonë mungojnë. Nuk kam nevojë të përmend se çfarë i ka bërë Japonisë për vite me radhë ky person. Në fillim nxit luftën, më pas fallsifikon kauzën dhe më pas në mënyrë të neveritshme e mbështjell me një mburojë hipokrizie kristiane dhe dalëngadalë, por në mënyrë të paevitueshme, e shtyn racën njerëzore në luftë, pa e thirrur Zotin të dëshmojë ndershmërinë e sulmeve të tyre - në mënyrën tipike të një masonisti.
Besoj se të gjithë ju ndiheni tashmë disi më të lehtësuar që më në fund, një shtet ka qenë i pari që ka hedhur hapin e protestës kundër trajtimit historikisht unik dhe të paturp të së vërtetës dhe të së drejtës, protestë të cilën ky person e ka kërkuar dhe kundër të cilës nuk mund të ankohet. Fakti që qeveria japoneze, e cila ka negociuar për vite me radhë me këtë njëri, më në fund po fillon të lodhet së qënuri e nëpërkëmbur prej tij në mënyrë kaq të paturpshme, na mbush të gjithëve ne, popullin gjerman dhe mendoj të gjithë njerëzit e ndershëm, me sadisfaksion të thellë.
Ne e kami parë se çfarë i kanë bërë çifutët, Rusisë. Kemi njohur të gjithë "Parajsën çifute" në tokë. Miliona ushtarë gjermanë kanë parë dhe përjetuar se si çifutët kanë shkatërruar njerëz dhe prona në vendin e tyre. Presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet më në fund të kuptojë - e them këtë vetëm për shkak të intelektit të tij të limituar - se ne e dimë që qëllimi kryesor i kësaj lufte është të shkatërrojë njërin shtet pas tjetrit.
Por, shteti aktual gjerman nuk ka asgjë të përbashkët me Gjermaninë e vjetër dhe ne, nga ana jonë, do të bëjmë tani atë çfarë ky provokator ka dashur të bëjë për vite me radhë. Kjo, jo vetëm pasi ne jemi aleatë të Japonisë, por edhe pasi Gjermania dhe Italia ka aq forcë të brendshme sa për të kuptuar se në këtë kohë historike, ekzistenca apo zhdukja e shteteve tona, po vendoset nga të tjerët dhe ndoshta përgjithmonë.
Ne i shikojmë qartë synimet e shteteve të tjera kundrejt nesh. Ata e shndërruan Gjermaninë demokratike në uri. Ata janë të aftë të shkatërrojnë socializmin tonë kombëtar.
Kur Churchill dhe Roosevelti deklarojnë se duan të ndërtojnë një rregull të ri social, është sikur një parukiere tullace të të sygjerojë një rimodelim flokësh. Këta njerëz, të cilët jetojnë në shtetet më të prapambetura nga ana sociale, kanë aq shuma mjerim dhe fatkeqësi në shtetet e tyre përkatëse, sa për ta harxhuar të gjithë kohën e tyre duke u shpërndarë ushqim njerëzve të uritur.
Përsa i përket shtetit gjerman, ai nuk ka nevojë as për bamirësinë e zotit Churchill dhe as për atë të zotit Roosevelt, të lënë mënjanë nga zoti
Në të gjithë historinë e shtetit gjerman, prej afro 2.000 vjetësh, nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sot dhe falë socializmit kombëtar do të qëndrojë e bashkuar në të ardhmen. Ndoshta nuk ka qenë kurrë kaq i qartë dhe i vetëdijshëm për nderin e tij.
Si pasojë e zgjatjes së mëtejshme të politikës së Roosevelt-it, e cila synon një dominim dhe diktaturë botërore të pakufizuar, Shtetet e Bashkuara dhe Anglia nuk kanë hezituar të përdorin çdo mjet të nevojshëm për të shkelur të drejtat e Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë të bazuara në ekzistencën e tyre natyrore.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe e Anglisë kanë refuzuar, jo vetëm sot por në të gjitha kohërat, çdo marrëveshje për të krijuar një rregull të ri në botë. Që në fillimin e luftës, Presidenti amerikan,
Sulmet e vazhdueshme të Roosevelt-it kanë shkuar aq larg saqë urdhëroi marinën amerikane të sulmojë çdo anije me flamurin gjerman apo italian dhe t'i fundosë ato, gjë që është shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ministrat amerikanë krenohen që e kanë shkatërruar marinën gjermane në këtë mënyrë kriminale. Anijet tregtare gjermane dhe italiane u sulmuan nga flota amerikane, u shkatërruan dhe u burgosën pjestarët e tyre të ekuipazhit.
Është bërë tashmë publike pa asnjë tentativë mohimi zyrtar se, në planin e Roosevelt-it parashikohet se deri në fund të vitit 1943, Gjermania dhe Italia do të sulmohen nga forcat ushtarake. Në këtë mënyrë, tentativat e sinqerta të Gjermanisë dhe Italisë për të parandaluar tejzgjatjen e kësaj lufte dhe për të mbajtur marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht provokimeve të padurueshme, të cilat kanë vazhduar për vite me radhë nga Presidenti Roosevelt, janë shkelur me këmbë.
Gjermania dhe Italia më në fund kanë planifikuar, në bazë të fakteve të lartpërmendura dhe në përputhje me aktin Tri-partiak, të ndërmarrë një luftë kundër Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë së bashku dhe përkrah Japonisë, për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e shteteve dhe perandorive të tyre. Tre fuqitë kanë nënshkruar më në fund marrëveshjen e mëposhtme, e cila është firmosur sot në
"Në vendosmërinë e tyre të palëkundur për të mos t'i lëshuar armët derisa lufta e përbashkët kundër SHBA-së dhe Anglisë të arrijë përfundimin e suksesshëm. Qeveria gjermane, italiane dhe japoneze kanë rënë dakort për pikat e mëposhtme:
Artikulli I: Gjermania, Italia dhe Japonia do të zhvillojnë luftën e imponuar atyre nga Shtetet e Bashkuara dhe
Artikulli II: Gjermania, Italia dhe Japonia marrin përsipër të mos kryejnë armëpushim apo marrëveshje paqeje me Shtetet e Bashkuara apo Anglinë pa mirëkuptim të plotë dhe të përbashkët.
Artikulli III: Gjermania, Italia dhe Japonia do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë edhe pas përfundimit fitimtar të luftës, në mënyrë që të vendosin një rregull të ri të përshtatshëm në përputhje me paktin Tri-partiak të nënshkruar nga ata më 27 shtator 1940.
Artikulli IV: Kjo marrëveshje bëhet e vlefshme menjëherë pas firmosjes dhe qëndron e vlefshme aq sa pakti Tri-partiak i 27 shatatorit të vitit 1940. Fuqitë nënshkruese do të konfirmojnë në kohë para përfundimit të kësaj periudhe, formën e ardhshme të bashkëpunimit e siguruar nga artikulli III i kësaj marrëveshjeje."
Deputetë dhe njerëz të Reishtagut:
Që në refuzimin e propozimit të fundit të paqes të korrikut të vitit 1940, kemi kuptuar se kjo luftë duhet të luftohet deri në implikimin e fundit të saj. Bota anglo-saksono-çifute-kapitaliste e gjen veten tashmë në të njëjtin front me bolshevizmin dhe kjo nuk na habit aspak ne të socializmit kombëtar: gjithnjë i kemi parë si një e vetme.
Ne e kemi përfunduar me sukses luftën brenda Gjermanisë dhe gjithnjë i kemi mposhtur kundërshtarët tanë pas 16 vite lufte për fuqi. Kur vendosa para 23 vjetësh të hyja në botën e politikës dhe për ta ngritur këtë shtet nga tatëpjeta që kishte marrë, isha një ushtar i panjohur dhe pa emër. Shumë nga ju e dinë se sa të vështirë kanë qenë vitet e parë të kësaj lufte.
Që nga koha kur Lëvizja përbëhej nga shtatë burra, derisa i rimorëm fuqitë tona në janar të vitit 1933, rruga ishte aq e mrekullueshme sa vetëm providenca dhe bekimi i saj mund ta kenë bërë të mundur. Sot jam në krye të ushtrisë më të fortë të botës, të Fuqisë Ajrore më të madhe dhe të Mrinës më krenare. Pas dhe rreth meje qëndron partia me të cilën u bëra i madh dhe e cila është bërë e madhe prej meje. Armiqtë që po shikoj para meje janë të njëjtët që kemi hasur edhe 20 vjet më parë, por rruga përpara, të cilën mezi pres ta kaloj, nuk mund të krahasohet me atë të cilën kam lënë pas.
Populli gjerman arrin ta perceptojë orën deçizive të ekzistencës së tij, miliona ushtarë kryejnë detyrën e tyre, miliona fshatarë dhe punëtorë gjermanë, burra, gra dhe vajza prodhojnë bukë për vendlindjen dhe marrin rrugën drejt Frontit. Ne jemi të armatosur me njerëz të fortë, të cilët për të njëjtën nevojë po përballen me të njëjtin armik. Presidenti amerikan dhe grupazhi i tij plutokratik na kanë nëpërkëmbur aq shumë.
Ju, miqtë e mij pjestarë të Partisë, e njihni vendosmërinë timë të palëkundur për të ndërmarrë një luftë deri në një përfundim të suksesshëm. Ju e njihni vendosmërinë time në një luftë të tillë duke mos u stepur nga asgjë, për të thyer çdo rezistencë që duhet thyer. Në shtator të vitit 1939 ju garantova se asnjë forcë ushtarake dhe as koha nuk do të sundojë Gjermaninë. Unë, gjithashtu, do t'i garantoj armiqve tanë se asnjë forcë ushtarake dhe as koha ose dyshime të brendshme, nuk do të mund të na ndalojë së kryeri detyrën tonë.
Kur mendojmë për sakrificat e ushtarëve tanë, çdo sakrificë e bërë nga Selia e Frontit është totalisht e parëndësishme. Kur mendojmë për ata që në të kaluarën kanë dhënë jetën për Reishtagun, atëherë e kuptojmë madhësinë e detyrës tonë. Por, çdokush që tenton të shmang këtë detyrë nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë të konsiderohet mes nesh si një mik gjerman. Ashtu siç jemi të fortë dhe të pamëshirshëm në këtë luftë për pushtet, aq të fortë dhe të pamëshirshëm duhet të jemi për të mbajtur shtetin tonë të bashkuar.
Në një kohë kur mijëra nga njerëzit tanë më të mirë po vdesin, askush nuk duhet të pretendojë të jetojë kur tenton të zhvlerësojë sakrificat e bëra në Front. Pavarësisht nga kamuflazhi që përdor, ai që shqetëson Frontin gjerman, të thyejë rezistencën e popullit tonë, të dobësojë autoritetin e regjimit apo të sabotojë arritjet e drejtuesve të Frontit, duhet të vdesë!
Ndryshimi i vetëm do të jetë se kjo sakrificë sjell nderimin më të madh për ushtarët e Frontit, ndërsa tjetri vdes i çnderuar dhe i përçmuar.
Armiqtë tanë nuk duhet ta gënjejnë veten - në 2.000 vitet e historisë gjermane të njohur prej nesh, populli ynë nuk ka qenë kurrë më i bashkuar se sot. Zoti i universit na ka trajtuar aq mirë në të kaluarën sa i përulemi zemërgjerësisë së providencës që na ka bërë pjestarë të këtij shteti të mrekullueshëm. E falenderojmë atë, pasi edhe mund të futemi me nder në librin e përjetshëm të historisë gjermane!
Deklaratë lufte kundër Shteteve të Bashkuara nga Adolf Hitler (11 dhjetor 1941)
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI