Janë të nevojshëm standarde mjedisore, përpara se industria të dalë nga faza e kërkimit dhe zhvillimit
Biokarburantet nuk janë një opsion që duhen skartuar a priori. Steven Koonin, drejtor shkencor i kompanisë BP, nuk është i vetmi që thekson se ekzistojnë marzhe të mëdha përmirësimi në shfrytëzimin e të korrave për të prodhuar energji alternative ndaj asaj të naftës apo të burimeve të tjera më ndotës. Këtë javë, në një artikull tek "Science", një grup kërkuesish të dëgjuar bëjnë përmbledhjen e situatës, duke analizuar në mënyrë të veçantë panoramën amerikane. "Janë të nevojshëm standarde mjedisore, përpara se industria të dalë nga faza e kërkimit dhe zhvillimit", deklaron Phil Robertson i
Si konkluzion, ka nevojë të madhe për kërkime që të përqendrohen mbi një seri pikash të rëndësishme. Në radhë të parë, të përcaktohet impakti i prodhimit të biokarburantëve ndaj ekosistemeve të ndryshëm, edhe ndaj atyre që ndodhen më larg. Pastaj një analizë të shërbimeve të lidhur me ekosistemet (përfshi ato që bazohen mbi biodiversitetin), për të dhënë informacionin e nevojshëm për zhvillimin e një menaxhimi të terrenit që përmbush nevojat e ndryshme. Së fundi, një kuptim të implikacioneve të politikës dhe të praktikave menaxhuese në shkallë hapësinore të ndryshme. "Sot kemi njohje të mjaftueshme për të vendosur standarde dhe si industria, ashtu dhe mjedisi do të nxjerrin përfitime nga një identifikim dhe përpunim i shpejtë i këtyre standardeve", shkruajnë kërkuesit. "Sistemet për një prodhim të mbështetshëm të biokarburantëve mund të luajnë një rol tejet pozitiv në zbutjen e ndryshimit klimaterik, promovimin e cilësisë mjedisore dhe për të forcuar ekonominë globale, por do të duhej një politikë e shëndoshë, e bazuar mbi të dhëna shkencore dhe një përpjekje e mëtejshme për ta arritur një objektiv të tillë".
Nga fundi i viteve '70-të rënia e çmimeve të naftës ndihmoi që të vritej alternativa ndaj energjisë së gjelbër
Basti i gjelbër
Nga fundi i viteve '70-të rënia e çmimeve të naftës ndihmoi që të vritej alternativa ndaj energjisë së gjelbër. Për pasojë, rritja e çmimeve e kombinuar me pothuajse ngrirjen e tregjeve të kredive dhe me një kuadër të trishtuar ekonomik projekton një shkretëtirë përsa i përket tregut të energjive alternative të sotme. Megjithatë, preokupimet për ngrohjen globale dhe sigurinë energjitike mund të vepronin në mënyrë të tillë që energjia alternative të mbesë një perspektivë e mirë për investimet e ardhshme. Në muajt e kaluar, kriza e kredive është shoqëruar nga një rënie e ngutshme e çmimit të naftës, e cila ka arritur pikun e 150 dollarëve për fuçi në mes të korrikut. Të dhënat e New Energy Finance, një kompani kërkimesh tregu me bazë në Londër, tregojnë se kompanitë për energjinë alternative kanë marrë 13 miliard dollarë në investime aksionare dhe spekullime nga fillimi i vitit dhe për pjesën më të madhe të 2008: më shumë se 9.8 miliard dollarë të investuar në të gjithë vitin 2007. Por këto numra kanë filluar të zbresin: midis katërmujorit të dytë dhe të tretë të vitit shpenzimet për projekte në shkallë të gjerë kanë rënë nga 23.8 miliard dollarët e katërmujorit të dytë në 17.7 miliard dollarët e katërmujorit të tretë dhe në këtë katërmujor e në periudhën e mëpasme priten shifra më të ulta. Kjo dëshmon rreziqet relative të kompanive të ndryshme për energjinë e rinovueshme, sipas Travis Bradford, themelues dhe President i Prometheus Institute for Sustainable Development me bazë në
Brazili pikërisht tani importon ndoshta 1 milion gallonë etanol në vit në Shtetet e Bashkuara
Politika përcakton rregullat
Pas pothuajse 30 vjetësh në Caltech si pedagog i Fizikës Teorike dhe, në të njëjtën kohë edhe rektor, Steven Koonin ka marrë një pauzë në vitin 2004 për t'u bërë edhe drejtor shkencor i BP-së (njërës prej kompanive më të mëdha të energjisë në botë). Pas një viti studim, ka këshilluar një strategji për kompaninë që ka përfshirë investime në burime nafte jokonvencionale, ashtu si dhe në energji të rinovueshme, si ajo diellore. Kompania ka investuar 500 milion dollarë në kërkimet lidhur me biokarburantet. Kjo intervistë është bërë me Koonin pas diskutimit të tij në konferencën EmTech për të diskutuar strategjinë e BP-së dhe nëse do të jetë e mundur të plotësohen nevojat energjitike botërore.
- BP-ja ka investuar shumë para në kërkimin lidhur me biokarburantet, por kohët e fundit kanë qenë objekt kritikash: ekspertët theksojnë se kanë kontribuar në rritjen e çmimeve. Sa mund të mbështetemi mbi biokarburantet?
Departamenti i Energjisë dhe Departamenti i Bujqësisë kanë kryer një studim disa vite më parë që thotë se me biomasën e prodhuar në vend, ka mundësi që të plotësohet 30 përqind e kërkesës aktuale për naftë pa impakte të konsiderueshëm mjedisorë apo ndryshime përsa i përket ushqimit. Kjo kërkon një përdorim më të mirë të mbeturinave të bujqësisë, një menaxhim më të mirë të pyjeve dhe të përdorimit të produkteve të pyjeve dhe një pjesë të caktuar të kulturave për energjinë. Pjesa më e madhe e kulturave që rrisim sot i kushtohen ushqimit dhe janë përshtatur për të maksimalizuar të korrat ushqimore. Akoma nuk kemi filluar t'i maksimalizojmë kulturat për energjinë, të maksimalizojmë prodhimin e biomasës për akër në vit, në kundërshtim nga sa është bërë për prodhimin e ushqimit. Ka një marzh të konsiderueshëm pune për ta arritur këtë qëllim. Brazili pikërisht tani importon ndoshta 1 milion gallonë etanol në vit në Shtetet e Bashkuara, por ekziston një tarifë mbi etanolin e importuar brazilian. Nëqoftëse mendohet për këtë, mund të thuhet se nuk ka seriozitet të mjaftueshëm nga ana e sistemit politik në trajtimin e problemeve të sigurisë energjitike.
- Duke parë vendimet politike publike, çfarë gabimesh të tjera vëreni?
Njëri është konfuzioni midis transportit, burimeve energjitike e nxehtësisë. Çfarë problemesh po kërkojmë të zgjidhim? Nëqoftëse janë emisionet e anhidridit karbonik, ekzistojnë metoda më ekonomike për ta bërë pa prekur transportet. Nëqoftëse përmirësohet efikasiteti i një automjeti për të reduktuar përdorimin e karburantit dhe emisionet e anhidridit karbonik, për shumë lloje automjetesh, kjo do të kushtojë disa qindra dollarë për ton anhidridi karbonik. Por transportet e energjisë përfaqësojnë vetëm 20 përqind të emisioneve të lidhura me energjinë. Ngrohja dhe energjia për burime stacionare janë pjesa më e madhe. Me 50 dollarë për ton ka shumë karbon që mund të shtrydhet nga burimet stacionare. Kur fillon të rrisësh nga 100 në 200 dollarë, atëherë fillon të influencosh mbi transportin, përndryshe mund të kalojmë t'i zvogëlojmë emisionet e ngrohjes dhe të energjisë me 50 dollarë për ton.
- Pse kjo diferencë?
Është pak a shumë dyfishi i emisioneve, për një njësi energjie të përdorshme, nga karboni sesa nga benzina.
-
Sipas meje, siguria e rezervave është shumë më e rëndësishme se emisionet e karbonit në transport.
- Cila është mënyra më e mirë për të reduktuar konsumin e benzinës?
Rritja e kostos së drejtimit është mënyra më e thjeshtë për të shkaktuar kursim dhe efikasitet. Shiko në përgjigjen që është marrë kur çmimi i benzinës është ngritur në 4.5 dollarë për gallon. E kemi parë vitin e kaluar. Por politikisht është shumë e vështirë të ngrihen çmimet e benzinës. Në fakt, shikon që kandidatët ecin në drejtimin e kundërt. Çmimet e benzinës dhe të karbonit duhet të jenë tejet të larta sa për të bërë ndonjë diferencë, kështu që kjo do të thotë se ekziston një shqetësim i caktuar dhe duhet të jenë mjaftueshmërisht të sigurtë, aq sa njerëzit të bëjnë investime afatgjatë për të përdorur teknologji alternative.
- Kur vërejmë kompanitë e naftës, kemi një ngurtësim të madh në pozicionet e tyre dhe jo shumë lëvizje. Duket se është një problem institucional bazë.
Mund të flas vetëm për një kompani që e njoh mirë. Kam gjetur tek BP-ja njerëz entuziastë për të dëgjuar, mësuar, marrë pjesë dhe provuar për të bërë punën më të mirë të mundshme në bilancimin e operacioneve afatmesme të kompanisë me këto gjëra afatgjata. Në fund të fundit, duhet të çojnë përpara biznese, kanë aksionistë për t'ju raportuar, kanë përgjegjësinë për prodhimin e një përqindjeje të caktuar të naftës botërore çdo ditë, për të cilën bota ka nevojë. Kështu që është një çështje ekuilibri. Një prej gjërave që kam mësuar, që është e habitshme, por që ka një kuptimi retrospektivisht, është se kompanitë janë optimizuese të mëdha të situatës së tyre. Nëqoftëse qeveria përcakton rregullat e lojës në mënyrë të duhur, do të përgjigjen në mënyrë të fortë dhe të shpejtë. Kështu që çështja është të zgjidhen politikat e duhura, ashtu siç duhet më pas një shtytje nga brenda kompanisë.
- Domethënë tregjet nuk do ta zgjidhin problemin?
Të lënë të lirë, tregjet as nuk do ta gjobisin anhidridin karbonik, as nuk do ta trajtojnë me efikasitet problemin e sigurive të rezervave. Mendoj se motivi është afatgjatë dhe tregjet kanë nevojë për objektiva afatshkutra. Mendoj se tregjet janë pozitivë për një aksion taktik, por sipas meje, nuk është e thënë që të jenë përgjigja e duhur për një studim strategjik apo për një planifikim më afatgjatë.
- Jeni optimist lidhur me faktin se do të arrijmë t'i tejkalojmë këto sfida?
Jam optimist lidhur me sigurinë e rezervave. Shikoj shumë burime hidrokarburesh të lëngshëm. Shikoj një potencial të madh për një përmirësim të efikasitetit në flotat transportuese të Shteteve të Bashkuara. Jam më pak optimist lidhur me reduktimin e emisioneve të anhidridit karbonik. Bota duhet të përqendrojë mbi këtë energjitë e saj, por ekzistojnë aq shumë forca që ecin kundër, sa që mendoj se do të jetë shumë e vështirë të stabilizohen emisionet, lë të paprekur stabilitetin e përqendrimeve të anhidridit karbonik në atmosferë për një kohë shumë të gjatë: 1000 vjet ose diçka e kësaj natyre. Kjo do të thotë se atmosfera akumulon emisione dhe emisionet pikërisht tani po rriten eksponencialisht me një 2 - 3 përqindësh në vit. Nëqoftëse vendosim të bëjmë kufizime modeste, do të jetë vetëm ndaj një takse për të cilën përqendrimi rritet prapëseprapë. Përgjigjia e zakonshme e shoqërisë për të trajtuar vetëm pjesërisht një problem nuk është mjaftueshmërisht e mirë për të përballuar çështjen e anhidridit karbonik. Nevojiten vërtet ndryshime të mëdha në mënyrën sesi prodhojmë dhe përdorim energjinë, nëqoftëse duam të parandalojmë rritjen e përqendrimeve. Nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë.
Përgatiti
ARMIN TIRANA