Homo tecnologicus, zhytje ne mesjete ?

Ne kohet e sotme, perhere e me te teper, verehen ndryshime te rendesishme socio- kulturore te cilat po i japin jete nje njeriu te ri. Perparimi i shpejte teknologjik sjell edhe menyra te tjera te perceptimit te realitetit. Tashme eshte teknologjia ajo qe kushtezon jashte mase perceptimin e realitetit, interneti ne vecanti.
Te shumte jane ata, qe flasin per lindjen e rritjen e homo tecnologicus, njeriu i ri i cili varet plotesisht nga teknologjia, jo vetem persa i perket mbijeteses, por vete formimit kulturor e deri tek perceptimi i realitetit.

Ky koncept nenkupton per fat te keq a te mire, se vete struktura sociale do i nenshtrohet teknologjise ne formimin e hierarkive ne shoqeri. Paria, ashtu si e tregoi kriza ekonomike mbareboterore , duket se do jete Pari teknokratike, shtresa aktive qe dominon teknologjine ndersa nga ana tjeter duket se kemi gjithe te tjeret, shtresa pasive qe i nenshtrohet teknologjise.

Kjo ndarje eshte e krahasueshme me ndarjen qe krijon homo religiosus, nga nje ane kleriket e nga ana tjeter gjithe te tjeret. Vete shtresa e mesme, jetike per demokracine tashme po humb perhere e me teper kuptimin, meqe 70-80% e nje shoqerie nuk ka si te quhet shtrese e mesme.
Po njesoj ndodhi me homo religiosus ne mesjete.
Persa kohe ne mesjete qe kish ‘homo religiosus’, kishte nje klase klerikalo- feudale qe formonte majen e gjithe te tjeret. Ata ne fakt zoteronin edhe shkrimin e dijet, te tjeret ishin analfabete.
Sot Irani , pavaresisht ndryshimeve ekonomike, ka nje kaste klerikalo-industrialistesh, qe dominon.

Keshtu homo tecnologicus, do i jape jete, klerikeve teknokrate( qe nga financa e cila varet plotesisht nga teknologjia e deri tek pronaret e mediave) dhe gjithe te tjeret.

Po ashtu paralelizmi eshte i ngjashem edhe ne aspektin tjeter. Ne kohen kristiane, mund te themi se kisha krijonte fenomene masive (si kryqezatat,pelegrinazhet), nderkaq vete jeta rrotullohej rreth kishes, keshtu qe mijra e mijra kisha anembane Europes, luanin rolin kulturor te mijra e mijra televizioneve te sotshem.
Pra vendosja e kishave ne cdo fshat e qytet europian , jeta qe rrotullohej rreth kishes e kultura biblike , gjejne paralelizem sot tek media anenmbane e kultura mediatike qe po perhapet ngadale.

Ne mes ketyre dy epokave te fenomeneve masive, secila me metoden e vet, kishat dje , mediat sot, kemi ‘epoken e shkelqyer’ qe po perendon, ate qe filloi me protestanizmin me 1525, vazhdoi me konsolidimin e konceptit te shtetit modern,me 1648, me revolucionin francez 1789 e shtetin-komb per ta quajtur mbase te perfunduar ne 1992, me rrezimin e Sovjetikeve e krijimin e Komunitetin Europian ne kuptimin politik.

Pra ‘epoka e shkelqyer’ plot 5 shekuj, i takon epokes se ndarjeve, percarjeve, krijimit e konsolidimit te subkulturave kristiane qe kulminoi ne shtetet kombetare, e faktikisht epoka e shteteve kombetare eshte edhe epoka e shkelqimit europian ne cdo fushe.

Keshtu mund te flasim per ciklin e ri, te fenomeneve masive, kesaj radhe fale mediave.
I bie,qe c’eshte krijuar ne keto 5 shekuj te rrenohet, perfshire edhe demokracine sic konceptohej kjo ne shek 19 e 20.
Ndersa ne sferen shqiptare, do kemi shkombetarizim masiv, humbje te kultures shqiptare apo asaj pjese te madhe qe do jete e padobishme sidomos ajo e shkruar dhe ‘fatkeqesine’(persa mund te vleresohet e tille) qe te mos themi kurre: Ne arritem te jetonim ne nje demokraci te mirefillte.