Van der Sar: Ta fitojmë titullin të shtunën

Edvin van der Sar dëshiron që Manchester United ta vulosë titullin gjatë ndeshjes së vikendit kundër Arsenalit.
Manchester United ka nevojë për së paku katër pikë nga tre ndeshjet e mbetura, për ta mbrojtur titullin e Ligës Premier. Djajtë e kuq nesër do të ndeshen me Wiganin, ndërsa të shtunën do të presin në Old Trafford, Arsenalin.“Kishim tre ndeshje gjatë shtatë ditëve të kaluara. Kjo ishte pengesa e parë dhe mendoj se u përballëm shumë mirë. Do të doja ta sigurojmë titullin kundër Arsenalit të shtunën, të mos e lëmë për ndeshjen e fundit, pasi shumë shpejt më pas është e finalja e Ligës së Kampionëve”, thotë Van der Sar.