Shearer: E di se mund ta shmangim rënien

Menaxheri i Newcastle United, Alan Shearer, është i bindur se ekipi i tij do të mbijetojë në Premier Ligë, pas fitores së mbrëmshme ndaj ekipit tjetër të rrezikuar, Middlesbrough.
“Thjesht kam thënë, ‘Kënaquni, kënaquni djelmosha pasi kemi qenë në këtë treshe të fundit për aq shumë kohë. Kënaquni duke dalë nga kjo dhe le të sigurohemi të mos kthehemi më atje’,”, ka thënë Shearer pas ndeshjes së mbrëmshme.“Vërtet besoj se do të qëndrojmë, por kemi fituar vetëm një ndeshje. Le të kënaqemi sonte, por të kthehemi nesër dhe të përgatitemi për të shtunën. Ka edhe shumë për të bërë. Nuk dua të tingëllojë negativ, por është një fitore. Duhet t’i marrim edhe dy tjerat dhe të sigurohemi se do të mbetemi”, ka shtuar anglezi.