Tendenca eksponenciale e zhvillimit perben rrezikun me te madh per njeriun.
Zhvillimi eshte i njeanshem, materialist,prandaj vazhdimisht ekulibri i zhvillimit te njeriut shkon drejt shkaterrimit te plote. Ceshtja eshte se ekuilibri eshte ende per tu gjetur e biles tentativat per ekuiliber jane ende ne fillimet e veta. Kriza shpirterore dhe morale e botes moderne eshte e qarte, mjaft te shikohet ku drejtohen interesat e gjera njerezore.
Persa i perket botes politike, pergjithesisht bota politike nuk ndikohet prej zhvillimit materialist por atij le te themi 'humanist', ecen ne baze te parimeve me teper sesa nevojave banale ekonomike. Sado qe ekzistojne 2 rryma, ajo qe vendos ekonomine ne plan te pare e ajo qe vendos prirjet e romanticizmin e politologeve apo politikaneve te caktuar te cilet krijojne rryma mendimi te pavarura nga zhvillimi ekonomik,perseri eshte e pamundur te mos verehet se Politika ecen me kembe te renda.
Kjo vjen si pasoje e eksperiences mijeravjecare te politikes e mendimeve te dijetareve te medhenj neper shekuj, te cilet frymezojne rryma konservatore mendimi e veprimi. Politika ne njefare mendimi luan ekuilibruesin shoqeror ndaj modernizimit e globalizmit dihates qe na rrethon.
Faktikisht studimi i sjelljes njerezore eshte fusha qe ka me shume kundershti ne absolut,prandaj nje standart eshte veshtiresisht i pranueshem, pervecse disa parimeve te lidhura me mbijetesen, por keto nuk na legjitimojme te fusim sjelljen njerezore brenda nje strukture te qarte. Persa i perket vlerave te reja sigurisht qe ne teori duke qene se ka zhvillime atehere duhet te kete vlera te reja. Por, nese deri dje ishin Filozofia dhe Teologjia qe merreshin me zbulimin dhe perpunimin e vlerave te reja, tashme vlerat e reja kane ngelur pa 'zberthyes profesioniste' duke qene se filozofia dhe teologjia ,kane dale jashte loje.
Cila dege e dijes merret sot me ,shquarjen, perpunimin,strukturimin e propogandimin e Vlerave te reja ?
Pyetje pa pergjigje.
Kripa i jep shije cdo gjelle por : Gjella me kripe e kripa me karar.
Ky eshte nje mesim i mocem qe tregon se ekulibri midis perberesve eshte jetik per ekzistencen.
Po ta vendosim ne boten moderne kjo shprehje humbet domethenien,sepse njerezit sot parapelqejne te hedhin sa me shume 'kripe e ereza' . A nuk kane me shije valle ? Nese gjella eshte e mire sdo kishte nevoje per kaq shume kripe e ereza ,prandaj duhet te besojme se hedhja e nje sasie te tille kripe dhe ereza mbulojne ne fakt shijen e shpifur te gjelles.
Si psh Mcdonald, pa ato salsat tipike do ishte vetem nje kellire sepse cilesia e mishit eshte e nivelit qeneror e po ashtu e bukes ama njerezit vdesin per McDonald.
Teknologjia eshte kripa (dhe erezat). Gjella perbehet nga shume perberes te tjere, si marredheniet shoqerore,endrrat individuale e ato te grupit, deshirat e asipiratat e njerezve apo grupeve,psikika njerezore dhe e grupit ,parimet morale e bota shpirterore,vizioni i se ardhmes.
Cdo bente nje individ me te gjitha te mirat teknologjike ne nje ishull me pak banore ose vetem? E thjeshte,per te mos vrare veten do jetonte ne boten virtuale. Kripa nuk hahet,por hidhet ne gjelle e ky individ do kenaqej me nje gjelle te shpifur sic eshte bota virtuale.
Pike tjeter e rendesishme perbehet nga 'vlerat e paqes'. Atehere shikojme c'eshte paqja.
Njeriu gjithmone ka luftuar dhe ka jetuar sa ne paqe,sa ne lufte. Nese ska lufte ka paqe dhe anasjelltas. Paqja eshte periudha midis 2 lufterave,kurse paqja e perjetshme eshte vdekja.
Si pasoje e nje lufte njera pale fiton dhe tjetra humbet ose dalin barazim e atehere logjike qe do pergatiten per perleshjen tjeter.
Ne rastin se nje pale fiton ,atehere paqja qe vendoset eshte rezultat i imponimit te deshirave te fituesit tek humbesi. Kjo do te thote qe per palen e humbur paqja perben nje Fyerje te vlerave te saj. Per pale fituese Paqja perben Te miren, pra eshte vlere,pasi keshtu perjetesohet fitorja dhe triumfi i saj.
Pra Paqja ne vetvete eshte sa e mire aq edhe e keqe,pra per nje pale e mire e per tjetren e keqe. Keshtu qe Paqja e vlerat e saj nuk mund te jene UNIVERSALE. Perderisa nuk jane Universale atehere nuk jane vlera qe mund te pretendojne nje dite te trasformohen ne Universale. Kjo do te thote qe te gjitha vlerat qe i atribuohen paqes jane vlera te pjesshme dhe te ndryshueshme. Pra nese paqja nenkuptohet si pjese e pandashme e zhvillimit material dhe vlerave qe burojne prej tij atehere, paqja del si triumf i nje pjese te zhvilluar, mbi nje pjese tjeter te pazhvilluar e kjo do te thote qe Paqja eshte Propagande e me te fortit ndaj te dobetit ,nje lloj propagande qe synon te perjetesoje mendesine e inferioritetit e nenshtrimin e te dobetit.
Paqja sociale eshte forma me spektalare e kesaj propagande. Paqja sociale synon te perjetesoje sundimin e te pasurit ndaj te varferit e vete shteti eshte Produkt i parimit qe bazohet mbi perjetesine e paqes sociale,pra shteti i konceptuar keshtu eshte strukture qe mbron e perjeteson pabarazine,nepermjet propogandimit te paqes sociale.
Ketu del edhe superioriteti i Kombit ndaj Shtetit dhe i fese Kombetare ndaj fese internacionaliste dhe po ndaj vete shtetit. Kombi duke qene lidhje shpirterore ben te mundur qe brenda kombit dhe fese kombetare te gjithe te jene te barabarte, ben te mundur demokracine e ben te mundur te drejtat e pjesetareve te kombit, ndersa pabarazia sociale bazohet mbi diferencat e vogla natyrore ndermjet individeve keshtu qe eshte legjitime, pra paqja sociale nuk eshte nje sforcim shteteror dhe frut i propagandes, por nje produkt natyror.





