Vecoria e kombetarizmit shqiptar

Kur flitet per kombin shqiptar, rendom behet krahasimi i nacionalizmit shqiptar me nacionalizmat e tjere europiane.

Mirepo ne rastin shqiptar kemi te bejme me dicka te ndryshme nga popujt e tjere te Europes e kjo dicka ndryshe quhet mungese e nje morali te njehsuar fetar. Cka do te thote kjo?

Kjo do te thote,qe ndersa kombet e tjera europiane, mbi moralin kristian kane ndertuar ideologjite nacionale perkatese, dmth gjithe jeta spirituale varej nga te qenit kristiane ne radhe te pare pastaj nga te qenit pjesetar i nje kombi. Vete morali demokratik bazohet tek modeli kristian, modifikim i pjesshem i tij apo praktikimi i atyre vlerave kristiane qe kishin ngelur ne leter (per arsye te kuptueshme) si i barazise kristiane,tolerances kristiane, vellazerise kristiane, internacionalizmit kristian etj.

Pra ky nacionalizem nuk sheh si te domosdoshem perfshirjen e plote ne ceshtjet morale te popullit,sepse ky moral ruhet nga ideologji te tjera. I vetmi qe u perfshi ‘koke e kembe ‘ ishte nacional-socializmi, sepse arianizmi duhet te ishte edhe ideologji fetare, mjaft te permend shprehjen e Hitlerit: Kemi nevoje per nje Zot te gjakut gjermanik. Por nje Zot i ri eshte i nevojshem kur kemi nje moral te ri per te mbrojtur e propoganduar. Ne rastin e Hitlerit, ai mendonte se per te futur ne moralin popullor ndarjen Ariane-popuj skllever ishte nevoja e nje Zoti te ri Arian. Hitleri deshtoi sepse nuk fitoi ne luften e dyte boterore.

Nacionalizmi shqiptar ndodhet ne nje pozite tjeter shume me te veshtire pasi duhet ti pergjigjet pyetjes:

Cili eshte morali qe mban mbi kembe vlerat moralo-spirituale te Kombit ?

Te jemi te qarte; nuk kemi as moral kristian e as moral islamik e ndersa lindja e perendimi jane futur ne llogoret e tyre fetare, ne pritje te nje konfikti fetar (Zvicra ndaloi ndertimin e xhamive te reja ) ne ndodhemi ne nje situate dramatike, ndiejme jehonen dramatike te sherrit Kadare-Qose, ku po te mos kishte perkrahes te shumte te Qoses ky sherr do ishte i pamundur.

Kjo pyetje eshte shume e veshtire e pikerisht pergjigjen e ka marre persiper ideologjia kombetariste qe prej Rilindjes.
Per fat te keq, mungon nje doktrine e qarte, pasi rilindesit u moren me shume me bukurite e maleve dhe gazin e bagetise apo me Curr Ulen dhe shitosjet e Zanave, keshtu qe Sami Frasherit i ra nje barre e rende. Konica ishte i zene me identitetin islamik si ruajtes nga asimilimi, Ismail Qemali u kujtua ne pleqeri qe per kete vend duhet menduar e vepruar me shume e se eshte detyra e intelektualeve si ai te mendojne per vendin,Luigj Gurakuqi ishte me shume nje nacionalist veprimtar sesa ideolog keshtu qe na u percoll nje aksiome: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

Pastaj gjate jetes se shtetit shqiptar, me mire te mos flasim fare, se skuqemi nga turpi ne kete pike.

Nderkaq pasojat e mungeses se nje morali te organizuar ne besim, shihen qarte. Vlerat moralo-spirituale te kombit tone, ato qe mbahen historikisht si shqiptare, jane korruptuar plotesisht. Kush do e mendonte se nje popull qe nxjerr shprehjen ; ‘Shqiptari per nje nder rron’, do e conte shtetin e tij ne Olimpin e te korruptuarve, ne vendin e 3-te me te korruptuar ne Bote ?

Pra revizionistet cmitizues rrezikojne riorganizimin e gjithe moralit , nderkaq globalistet jane per asimilim te plote ne euro-kristianizem nepermjet perthithjes totale te moralit demokratik.

Asgje kunder demokracise si forme qeverisjeje, por tmerrohem nga Global-demokracia( ose ndr produkti i moralit demokratik) dhe jam shume afer Nacional-demokracise.

Nderkaq nacionalizmi nuk ka pse te jete i majte apo i djathte, por meqe e majta eshte internacionaliste qe ne lindje vendoset ne krahun e djathte.
Nderkaq nacionalizmi komunist eshte produkt i mohimit te thelbit te se majtes,pra internacionalizmit komunist apo edhe atij socialdemokrat (qe eshte modifikim i komunizmit) e kjo per arsye pushteti e jo sepse perfaqeson nje politike te majte.