Ndikimi pozitiv i elitarizimit te kultures kombetare

Sotit, kur kultura shqiptare eshte ne krize si pasoje e perballjes me kulturen perendimore, me shume se kurre nevojitet nderhyrja e fuqishme e elites ne mbrojtjen e kultures. Masat shqiptare ndjekin vazhdimisht ne menyre te pavarur modelet perendimore, emigrantet sjellin te njejtat modele, keshtu qe ne njefare menyre vete masat po perqafojne agresionin kulturor te perendimit, agresion qe u duket clirim.

Nese Elita zhvillon kulturen kombetare (ne vend qe te merret me perhapjen e kultures perendimore e modeleve perendimore) atehere meqe zoteron mjetet e informacionit dhe te prodhimit, fare lehte mund te kufizoje ndikimin e huaj,sigurisht jo ta censuroje krejt por ta kufizoje.

Publiku pergjithesisht eshte nje mase pa forme e pa thelb, nje lloj plasteline te cilen e perpunon me ane te informacionit e propagandes e kjo eshte arsyeja pse media perben pushtetin e katert.

Suksesi i Kadarese ne bote, nuk vjen nga perceptimi i tij si disident, por sepse aftesise se shkrimtarit i bashkohet historia shqiptare dhe analiza e kultures shqiptare.
Kjo sinteze doli shume e sukseshme, aq sa Kadare i lejoi vetes qe te shese ne Itali librin e tij ‘3 canti funebri per Cossovo’ 18 000 lireta e libri si ka tamam as 100 faqe.

Mirepo tregoi se kultura shqiptare ka mundesi te prezantohet jashte ne menyre dinjitoze.

Kultura shqiptare eshte ne thelb nje kulture popullore , dmth e krijuar bashkarisht nga populli e jo nga individet.
Polifonia labe eshte pasuri e Unesco-s e ka zene vende te para neper festivale popullore ballkanike, europiane e mesdhetare, po ashtu kostumet tona jane mjaft te pelqyera, Epika jone eshte e mrekullueshme dhe paraqet ne menyre te shkelqyer artin e luftes tipik shqiptar ne parapelqimin e shpates e topuzit, ndaj psh harkut te vilhelm telit zviceran apo heshtes se Sigridit gjerman, pra armes se shkurtes trup me trup , ku duket forca e luftetarit, perdorimi i reduktuar i kalit, po ashtu kemi elementet morale shqiptare, si mosprekja e grave,femijeve e pleqve te armikut, ne ndryshim nga epose te tjere ku kemi edhe masakra apo kultures barbarike sllave e cila masakronte cti dilte para psh serbet mbajne si simbol Ujkun e dihet qe ujku mbyt gjithe kopene edhe pse ha vetem melcite e nje deleje,pra vrases i lindur.
Po ashtu armiku i mundur trajtohet bujarisht e biles edhe respektohet ne eshte i forte cka ruajti me kujdes edhe Fishta tek lahuta e tij.

Pra ndersa kemi nje prodhimtari cilesore popullore vuajme gjeresisht per prodhimtarine individuale.
Cdo ishte psh kultura italiane, pa Danten , Bokacon, Makiavelin, Da Vincin, Mikelanxhelon etj apo ajo gjermane pa Geten, Kantin, Hegelin, Vagnerin , Nicen etj....

Cdo ishte Vagneri pa Valkiriet e pa Sigrifridin ?
Ku eshte Vagneri shqiptar qe merr persiper Eposin ?

Keshtu qe kultura te ndryshme jane zhvilluar kryesisht nga Paria/Elita pasi prodhonin per Eliten ,prandaj mendoj se modeli elitist i zhvillimit kulturor do ishte ideali.

Pike se pari nuk do merrte hov muzika me motive te qarta lindore e Shqiperise se mesme e Kosoves, por do kembengulej ne muziken e jugut dhe cifteline,daullen e lahuten e Veriut.

Pastaj mendoj se shkencat sociale kane shume pune ne zberthimin e kultures, mentalitetit, historise e gjuhes shqiptare.
Ketu duhet te punoje elita, ka kaq shume per te zberthyer e punuar ,saqe kur lexoj shkrime te rilindasve e debatet e tyre e i krahasoj me keto te sotmet duket qe jemi shume te varfer edhe ne krahasim me 80-90 vjet me pare,sepse atehere ekzistonte etja per te zberthyer c’eshte shqiptari, ku qendron energjia, si kanalizohet per te arritur pavaresine e bashkimin kombetar si dhe per te ofruar bazat per nje zhvillim kulturor jo me thjesht popullor por edhe sidomos individual.