Te qenit shqiptar eshte dicka e koklavitur, pasi nuk jemi psh si amerikanet nje popull emigrantesh ...
Kemi shume tradita e zakone,te mira a te keqija qofshin,po ashtu kemi pasur gjithmone nje kulture te dalluar qarte si nga Europa po ashtu edhe nga Azia....Mjafton te shikojme se shume vende europiane mund te perfshihen ne nje kulture,qe nga ajo latine tek ajo nordike qe gjithsesi kane te perbashketa po ashtu kultura sllave lindore qe perfshin rusine e disa vende lindore...Thuhet rendom qe shqiptaret kane kulture Ballkanike,gje qe nuk eshte e vertete pasi kur thuhet keshtu rendom shqiperia futet tek sllavet e shumekujt i ka rene rasti te degjoje pyetjeno ju jeni sllave apo jo? Mua ka bere nje profesor universiteti,llogaritni pak shtresat e tjera!
Pikerisht kjo vecanti kulturore ka bere qe shqiptari te kete nje identitet kombetar nder mijevjecare te percaktuar relativisht mire...Herodoti psh thoshte qe iliria eshte toke e madhe me shume popuj dhe cuditej me faktin qe gjithe kjo shtrirje ka percaktim kombetar te vetin, pra ndergjegje kombetare...
Deri ne 1945 ne ishim bote me vete, idete europiane apo aziatike kishin hyre vetem ne siperfaqe,fale ketij hermetizmi shpirteror pushtimi romak nuk na latinizoi sic beri me popujt e tjere europian qe kishte ne pushtet,e po fale ketij hermetizmi shpirteror feja myslymane
nuk e shkaterroi dot shpirtin e shqiptarit,pasi po te shihet , i vetmi vend tjeter ballkanik
pa nje fe autoqefale para pushtimit turk, pra Bosnja u myslimanizua dhe lufta ne 1992-1995 beri qe sllave te se njejtes gjuhe vetem pse myslymane apo ortodokse u gjakosen....
Enver Hoxha dhe sundimi i tij 45 vjecar iu kundervu ashper hermetizmit shpirteror shqiptar
me qellim krijimin e njeriut te ri dhe kembeu hermetizmin shpirteror me hermetizmin tokesor..Pra degjenerimi , pra rrenjet e degjenerimit apo deshqiptarizimit i mbolli komunizmi
pasi hermetizmin shpirteror e zevendesoi me hermetizem tokesor...Pra ai eliminoi hermetizmin shpirteror edhe ate kulturor sigurisht me idene e njeriut te ri ,te internacionalistit qe duhet te luftonte me vellezerit e tij ruse!!! fillimisht pastaj me vellezerit kineze!!! kunder imperializmit e budalliqeve te tilla...
Ne 1991 ne Shqiperi nuk u eliminua vetem hermetizmi tokesor por edhe ai pak hermetizem shpirteror qe Enver Hoxha logjikisht nuk mund ta luftonte dot pasi i duhej ne rast lufte...
Tashme ne 1991 shqiptaret ishin shpirterisht te rrenuar,njeriu i ri qe zhduku gati plotesisht shqiptarin e vjeter mori te tatepjeten...
Logjikisht shqiptari nuk dinte shpirterisht ca ishte e nga vinte, mos valle ishte ai burri i beses,nderit e mikpritjes qe gjithsesi Enver Hoxha ne procesin e tij shqiptar-rrenues u perpoq ta ruante apo ishte thjesht nje pabuks injorant ne kerkim te bukes e te modelit per tu ndjekur...
Shqiptari per fat te keq zgjodhi ate pabuksin injorant e pakulture keshtu qe para ketij shqiptari (e quaj shqiptar vetem se di shqip) u vune sigurisht objektivat qe do ta conin pabuksin ne te pasur,injorantin ne te ditur dhe te pakulturuarin ne mberthimin fort te kultures qe i garantonte pune qe te behej i pasur dhe dijen qe te behej i ditur...Pra me pak fjale asimilimin sa me te shpejte te atij qe dinte shqip ne nje europian modern...po te ishte me e pasur Azia askush nuk do hezitonte te behej asimilimi ne aziatik...
Jo vetem shqiptari i thjeshte kerkoi kete asimilim po edhe shkrimtare e filozofe(ahime keta filozofet tane) iu vune punes qe ti demostronin shqiptareve dhe europianeve qe ne te vertete kultura shqiptare me vete nuk ka ekzistuar,se ne kemi kulture europiane,se vlerat europiane kane qene edhe tonat...Skenderbeu biles nga disa u mor si shembull i luftes se kristianit kunder terrorit turko-myslyman...duke e zhveshur Skenderbeun nga vlerat e tij te verteta Shqiptare...
Sigurisht qe ky shqiptar i veshur me gucci e d&g do ti vinte fajin edhe tradites se vet,keshtu qe u krijua psikoza se kanuni psh eshte dicka e tmerrshme, libri i djallit prej te cilit duhet te rrime larg e mos ta prekim se na ha...Po ashtu kur vjen fjala per historine e lashte apo Epiken, keto likujdohen me shprehjen "i perkasin romanticizmit e idealisteve keto,sigurisht jo shqiptarit modern''.
Po jo vetem Europa (e cila mori pjesen e luanit) po edhe Azia duke perfituar nga ky shkaterrim moral e shpirteror futi kthetrat e veta ne shqiperi ne emer te kultures Myslymane,thua ti shqiptari per fene myslymane kishte shkuar edhe ne hene ne te shkuaren...Mbine si kerpudhat xhamite dhe medresete e neper universitete apo forume gjen mjekrosha qe propogandojne se shqiptari ne thelb eshte myslyman i mire po fajin e ka komunizmi dhe gjithashtu ka nder keta qe thone se Skenderbeu ishte i drejtuar nga Vatikani e luftoi per Vatikanin...
Shqiptaret jashte Shqiperise duke mos pasur sundimin e Hoxhes e ruajten thelbin e te qenit shqiptar,por edhe ata te shkretet duke mos pasur mbeshtetje nga Shteti Am dhe ne nje presion te vazhdueshem sllav paten probleme shpirterore dhe pjeserisht jane europianizuar , mjafton te kujtojme Prishtinen qe si levizi guri gjate 98-99 kur Sarajeva digjej flake gjate kuftes ne Bosnje...
Jam i deshperuar kur verej sesi nga kultura e vjeter shqiptare ka ngelur shume pak nder te rinjte e njerezit qe besojne akoma se procesi i asimilimit ka mundesi te ndalohet po quhen si armiq te Shqiptarise!!! Se c'eshte shqiptaria per keta hajde merre vesh,po nejse ....
Po shqiptaret duan te deshqiptarizohen sepse bota sipas tyre 'po shkon drejt perzierjes racore e kulturore,drejt zhdukjes se kufijve etj' sikur thua ti po jetojne ne hene e harrojne qe fqinjet quhen grek e serb qe kerkojne njeri Vorio-Epirin e tjetri Mitrovicen....





