Ku ndahet liria e fjales e fillon fyerja ?
Ne fakt kjo dileme eshte tipike e te gjitha shoqerive, vecse e reja e sotme perfaqesohet nga mungesa e moralit te gjithepranuar.
Fyerja tashme ka kaluar plotesisht nga ambjenti moral ne ambjentin juridik. Psh se fundmi kasacioni italian doli me nje sentence ku ti thuhej tjetrit publikisht stronzo - trap, do sillte ndeshkim ligjor.
Pra shoqeria italiane fale perhapjes se fjales stronzo e mungeses se nje morali te gjithepranuar i cili lejon stigmatizimin e individit qe fyen, pa si te arsyeshme ta ndeshkoje me ligj.
Mendoj se shperfytyrimi i plote i moralit ka ndikuar fuqimisht ne shtimin e fyerjeve ne hapesiren publike.
Ne Itali(serisht) shumica e adoleshenteve nuk e kane per gje tu thone prinderve ’stronzo’ e ‘vaffanculo’, atehere logjike qe keta adoleshente kur te rriten do shtojne perdorimin e ketyre fyerjeve edhe ne hapesiren publike, se perderisa nuk pyesin per prinderit,per ke do pyesin ?
Problemi mendoj se i takon mungeses se nje morali perendimor te gjithepranuar dhe hyrja ne gjirin perendimor ka bere qe ne jo vetem te mohojme moralin shqiptar, por edhe te jemi ne krize te vazhdueshme ne vleresimin e dickaje si fyerje apo jo.
Mendoj se ligji nuk eshte i fuqishem te hyje ne ambjentet e vogla, nuk eshte efikas dhe njekohesisht eshte kunderprodhuese te hyje.
Le te imagjinojme ne shoqerine italiane ku gjyqet zgjasin mesatarisht 7 vjet, sikur te praktikohej sentenca e kasacionit mbi fjalen stronzo; gjithe Italia do perfundonte ne gjyqe.
Imagjinojme sikur sot ne Shqiperi te behej si ne kohet e vjetra,vec me ane te ligjit ku ti thoje tjetrit ne publik rrenacak apo se shpif do paguaje gjobe, ndersa po ti thoje trap apo kafshe do haje jo vetem gjobe por mbase edhe 3 muaj burg e po ta fyeje me rende akoma nuk i dihet si perfundon.
Pra ligji nuk eshte absolutisht zgjidhje.
Zgjidhja eshte ne doren e gjithkujt, ne doren e edukimit familjar, ku gjithsecili duhet te sillet ne menyre dinjitoze e te kunderpergjigjet ne menyre dinjitoze.
Liria e fjales nuk mund te vendoset siper dinjitetit njerezor.
psh si mund te konceptohet si liri e fjales nje shkrim ku fyhet nje popull i tere me fjale e koncepte qe morali i atij populli i ndalon ?
Te gjithe trashegojme nje dinjitet te caktuar qe vjen nga morali i bashkesise ku lindim e rritemi, jo vetem ne momentin e lindjes ne ate bashkesi por edhe te zhvillimit te individualitetit, pra nje dinjitet i lindur dhe nje dinjitet i fituar fale aftesive.
Vetem nje individ qe e therret veten jashte moralit te asaj bashkesie mund te perdore fjale e koncepte qe bien ndesh me moralin e saj. Ne kete pike perplasja me individet qe perpiqen ta respektojne ate moral eshte e pamenjanueshme.
Tashme ne Shqiperi mungesa e moralit te gjithepranuar, copezimi i moralit, ka sjelle lloje te ndryshme gengsterizmash, qe nga gangsterizmi i kriminelit, gangsterizmi i femijes me prindin e deri tek gansterizmi politik e intelektual.
Ne kete klime gansterizmi rriten femijet e sotem e nje zot e di cfare mund te sjelle neser fuqia e pakufizuar nga morali.





