Me duhet te pranoj se i kam ndjekur me kenaqesi ngjarjet ne Gerqit, si thote populli, koken te hane me njeri-tjetrin e rehat mos gjecin.
-Ike plaku merre me gjithe tespiet e Tosumbacit - tha plaka e gezuar qe armikut po i merrte flake katandia.
Ve re me te njejten kenaqesi se aleanca natyrore, anarki-ekstremizem i majte, ky i fundit i perfaqesuar nga qendrat sociale, eshte vene ne jete e po jep frytet e saja.
Natyrisht e majta si imorale qe eshte do perfitoje politikisht sa me shume te jete e mundur, nga dyqanet e shkaterruara dhe dhuna neper rruge, por me mire keshtu, se kreditet politike te fituar nga dhuna te kthehen ne bumerang sapo gjerat ftohen.
Ka pasur,ka e do kete perhere njerez qe do perpiqen ti veshin nje mantel moraliteti, lakuriqesise se turpshme te dhunes jakobine, por keta sherbejne vetem per te shtyre njerezit te reflektojne me teper mbi moralitetin e dhunes.
Pyetjet e para qe ngrihen ne kesi rastesh jane:
Ku e gjejne te drejten keta anarkiste te shkaterrojne cgjejne perpara, te shkaterrojne mundin e te tjereve ?
A nuk paguan taksat ai pronari i makines a dyqanit qe shteti ta mbroje nga vandalet ?
Atehere ky shtet cfare ben, pse nuk e mbron ?
Italia i njeh prej kohesh keta vandale dhe e ka gjetur mjekimin e duhur; dru ku te dhemb e ku te djeg.
Duhet pranuar se ky mjekim i vjeter sa vete bota, eshte ca i dhunshem, por eshte i efektshem dhe pak i kushtueshem.
Gjithsesi keta tipa ne vend te lihen me livadhit’ qendrave sociale, eshte me mire te cohen te bonifikojne kenetat e te hapin brezare,keshtu sdo kene as fuqi e as kohe te luajne rolin e vandalit te perkedhelur nga e majta dhe njekohesisht do jene te dobishem per shoqerine.
Ne kohe veshtiresish ekonomike ne cdo sistem e ne cdo kohe dalin per gjah cakej e vandale, ndersa populli pyet veten se nga cila ane duhet te rreshtohet, nga ana e shtetit apo e anarkisteve. Gati perhere nga ana e shtetit ashtu si edhe ne kete rast.
Kurioz eshte qendrimi i shume personave, te cilet mjaft te mblidhen 1 mije veta, qe akuzojne sistemin e menjehere u njohin ketyre te drejten per te kthyer permbys boten mbare.
Duket sikur te akuzosh sistemin eshte menyra me e mire per te fituar te drejten e perdorimit te dhunes. Kjo sec me kujton historira me Lenina, po duhet te jene gojedhena.
Pseja per mua eshte teper e thjeshte, keta njerez jane gatuar keq , jane rritur o teper te perkedhelur o teper te vuajtur, keshtu qe ne formimin e tyre mungon respekti i fituar me perpjekje te ndershme, mungon disiplina, sensi i hierakise,deshira per pune, respekti per prinderit, te cilet pjesa teper e perkedhelur i sheh si sherbetore ajo teper e vuajtur si fajtore te gjendjes se tyre,si dhe faktore te tjere te natyres gjenetike.
Teper te perkedhelurit i perkasin shtreses se mesme, teper te vuajturit asaj te ulet.
E mira ne kete mesele eshte qe keta jane nje pjese e vogel e popullsise, pjesa e devijuar kulturalisht, keshtu qe shtypen lehte, hallet e verteta fillojne kur njerezit normale fillojne e vene zjarr, aty ka vertet dicka per tu ndryshuar.
Tiranes mos t’ja kemi hic friken se Tirana nuk ka qene ndonjehere termometer i ndryshimeve shqiptare. Qe prej 1924 ne jug, duke vazhduar me 1935 ne Fier, grupet e para komuniste ne Shkoder e Korce, 1945 antikomunistet ne shkoder, 1990 ne Shkoder e Kavaje, kryesia tropojano-shkodrane e studenteve te dhjetorit, e deri tek 1997 ne jug, te gjitha ndryshimet fillojne neper rrethe, ne vecanti Shkodra e Vlora.
Tirana per pushtetarin eshte kryeqyteti ideal e tiranasit nenshtetasit model, hallet i kane pushtetaret e Parisit, ai eshte tipik i llojit, ‘aty krisi aty pushoi’.
Megjithese doren ne zjarr nuk e ve, se ka gjithmone nje here te pare. Mbase tiranasit kujtohen se te qenet kryeqytetas mbart edhe pergjegjesi jo vetem privilegje.





