Irracionalja kerkon tagrin e vet

Sado te perdoren mjete racionale, thelbi i krijimit ngelet irracional, biles sa irracional eshte vete krijimi i botes e i jetes… biles eshte absurd meqe vjen nga rastesia. Kujt qenieje logjike do i shkonte neper mend te racionalizonte rastesine ? Keshtu paradoksalisht vete Zoti del si arritja me e madhe racionale e koheve te shkuara.

Morali konvencional thote se; dija eshte mire e mosdija eshte keq, racionalja eshte mire e irracionalja eshte keq, shkenca eshte mire e feja eshte keq, paqja eshte mire e lufta eshte keq e keshtu me radhe.

Gjithe ceshtja (perfshire dijen e mosdijen) eshte se njeriu sado te perpiqet, nuk arrin dot te qendroje ne ekuiliber e per kete nuk kemi cti bejme, eshte me e forte se ne. Mirepo dicka mund ta bejme; ne rrugen drejt asaj cka per ne eshte ‘e mira’ te respektojme e ‘njohim’ sadopak ate cka eshte e keqe, sikur vetem per faktin se perderisa jemi ne ate rruge atehere kemi ardhur nga kahu i kundert, nga poshte.

Nderkaq ndodh e kunderta, cka eshte poshte perbuzet,pergojohet,injorohet; i qendrohet larg me ndjesine e frikes e te peshtjellimit, derisa keto ndjesi te pushtojne gjithe qenien,keshtu frika kthehet ne tmerr e peshtjellimi ne ankth.
Njeriu e sheh humneren me trupin e ngrire e me sy te zgurdulluar pikerisht nga tmerri e ankthi qe ka ushqyer vete….humnera duhet pare me sy shqiponje, sic kendon dikush.

Nuk eshte erresira qe i afrohet kercenueshem femijes, por eshte femija qe nuk ka arritur ende ta respektoje e nese nuk e respekton dicka nuk arrin ta njohesh vertet. Frike nga erresira, por a nuk eshte po kjo erresire, qe e mbron femijen nga kercenimet e mundshme; a nuk struket ne erresiren e dollapit sapo ndjen rrezik ?!

Atehere, perse si morali kristian ashtu edhe ai aktual, po demonizojne ate cka na eshte e nevojshme ta respektojme, pasi vijme prej saj e me siguri do te na dale para ndonje dite, te kerkoje tagrin e vet per ndihmen qe ka dhene ne formimin tone, tagrin e trashegimise te cilit nuk i shpeton dot askush ?

Mosdija kerkon edhe ajo tagrin e vet,ashtu si cdo gje qe ne moralin konvencional te fituar ne Eden, quhet keq.