Marin Sirdâni: Në Shka Fajiset Skânderbegu? (Pjesa III)
(Autori shkrimit At Marin Sirdani)
Gjon Muzaka në memoranden e vet shkruen se Skënderbeu” … pak kohë mbassi u ba kryegjeneral i princave të Shqypnis, pati nder mend të bahej zotnues i krejt vendit; u rrembeu Balshajve shtetin, që ishte ndermjet Krues e Lezhes, domethanë Misin (Arbnin); i rrëmbeu Moisi Komnen Topisë Dibrën; na rrëmbeu edhe neve Tomonishten, domethënë Myzeqenë e Vogël, kur vdiq im at; gjithashtu u rrëmbeu krahinat e Komit e të Rondecit disa princave tjerë të cilët nuk kishin çka të bajshin, pse ai kishte ushtrinë në dorë, edhe Turku na rrinte mbi krye në çdo orë; e shpresa iu shtue edhe ma tepër, kur Papa Piu II deshti të bante kryqzatën; por mbassi vdiq Papa i sipërthanun, nisi t’a bjerrë atë shpresë, edhe te e mbramja Turku na i mori neve edhe atij të gjitha, pse kështu i pëlqeu Perëndisë për mëkatet tona.” (1)
Kur shkruem mbi martesën e Mamicës me Ka.r1 Muzak Topinë (2) patem provue se sa fort i bien ndesh së vërtetës thanat e thashat e Gjon Muzakës, prandaj na duket fare e kotë të vihemi me hedhë poshtë njëpërnjë t’thënat e tij, që nuk pajtojnë kurrsesi me shkrimtarë tjerë t’asaj kohe. Na e merr mendja se për sqarim të çeshtjës në fjalë, mjafton të paraqesim kufijtë që përfshinte princnija e Kastriotve në kohën e Gjon Kastriotit; e si u shtuan ata kufij në kohën e Skanderbegut, e ashtu me nxjerrë në shesh a vërtetë qe uzurpator apo jo Skënderbeu?
Mbas Gjon Muzakës, i ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, qeveriste vetëm Matin (3); përkundra, Barleti, Biemmi, Laoniku, Frangu e Anonimët, rrethin e shtetit të tij e diftojnë shumë ma të hapët.
Biemmi, nuk e cakton krahinën që qeveriste Gjon Kastrioti, veç thotë se ishte” Princi i një pjesë së Shqipnisë s’epërme;(4)” por Dhimitër Frangu e Anonimët e thonë “Princ i asaj pjesë Shqipnijet e cila edhe sot quhet Emathja e Vumenestia (Humeshi?) (5). “Barleti, Lavardin, Luccari, e historjanët që u përmendën tashti më sipër, dëshmojnë se zotnojte edhe Krujen.
“, … ngjitas me mbretninë e Bosnjës, shkruan Laoniku asht princnija e Stefanit, të birit te Sandal Hraniqit (Kelmi Novipazari i sotshëm), ndërmjet kësaj e Epirit janë disa qytete të Venedikut e princnija e Gjon Kastriotit, mbas së cilës zgjatet princnija e Arjanit Komnenit, ma e shumta e së cilës asht anës së detit e mbmerrin deri në Gjinokastër.” (6)
Por kufijtë e princnisë së Gjon Kastriotit dalin në shesh prej fortesavet që zotnojte. Këto, mbas Barletit e Biemmit, ishin: Kruja, Petrela, Petralba (Guri i Bardhë), Stelushit, Sfetigradi (Grazhdani) e Tornaçi. Kishte pra në sundim dy Dibrat, ku kishte fortesën e Stelushi, të Sfetigradit e të Tornaçit; Matin, ku kishte petralben; Kurbinin, ku kishte Krujën, e Arbninë ose Misinë, ku kishte Petrelen.
Kurbinin me Krujën e Arbninë e patën një herë Topiajt e mandej Balshajt, por rreth vjetve 1394 -1396 ranë në dorë të Turkut për një kohë të shkurtë, me disa vise tjera të Shqipnisë.
Mbas vjetës 1402, tuj pa princat shqiptarë se Turku e kishte punën përnjimend ngusht me Timer1engun, u çuen peshë kundra tyne e i nxorën jashtë. Ka gjasë se në këtë kohë Gjon Kastrioti i çliroj ato dy krahina prej Turkut e i bashkoj me princni të vet. Këtë aneksim duket se nuk e mori për të keq princi i vendit, Pal Stres Balsha, i cili u martue me Jellën, të bijën e Gjon Kastriotit, dhe e qeverisi vendin nën hijen e tij. Një provë se Arbni qysh n’at kohë ishte në dorë të Gjon Kastriotit e jo në dorë të Balshajve, asht protesta që ky ban kundra Ipeshkvit të Lezhës në vjetë 1407, pse ai donte me aneksue dymbëdhetë kisha, që qysh motit i përkitshin Ipeshkvisë s’Arbnit. Aneksimi i atyne kishave, thote ai, do të përtrinte ngatrresa të mëdha në kler, ndër bujarë e në popullin mbarë (7). Se këta princa t’Arbnit nuk kishin me të vertetë aq randsi e provon edhe Biemmi, kur në Mbledhje të Lezhës, vjetin 1444, e ven në rend të “Signori di minor nome” (8) e Frangu nuk u përmend as emnin. Si do të ketë qenë puna, Balshajt qysh në këtë kohë nuk përmenden ma si princa indipendenta. Sa për Kurbin e Kruje nuk ka fije dyshimit se i pat Gjon Kastrioti, por nuk dihet me siguri se në ç’vit i shtini në dorë. Luccari, në vjetin 1423, Gjon Kastriotin e quan “Signor di erui” (9)
Nuk qe pra Gjon Kastrioti vetëm një princ i pa randsi i Matit, si don me e paraqitë Gjon Muzaka, por edhe i disa krahinave tjera, si u diftue më sipër, e që njihej një ndër princa shqiptarë ma me randsi t’asaj kohe. Ai qe që i nxorri punë Turkut shpesh që prej vjetës 1402 e deri 1430, e Republika e Venedikut, e ajo e Raguzës, u munduan disa herë me lidhë miqsi me të e me e pasun për vedi. Frangu e Anonimët thonë se: “Qe burrë I fortë, shpirtmadh, e në mjeshtri ushtarake fort i stërvitun e praktik” (10); e Biemmi (11) thote, “ … burrë i fortë, i urtë, e që pemjimend ishte i denjë me pasun at farë djalit”. (11) “Republika e Venedikut tuj u gjetun në luftë me Serbi në vjetin 1442, i dërgoj këtij një ambasador të veçantë për me ia mbushë mendjen të prishte aleancën me Turk e t’a siguronte se ai në sy të Republikës kishte at nderë, që kishte pasun Kont Nikitë Topija i Krujës, domethanë e zinte si të parë ndër princa të Shqipnisë. (12)
Por mbasi vdiq Gjon Kastrioti në vjetin 1442, Sulltan Murati thej besën e dhanun me dërgue njanin ndër djem të tij me marrë trashigimin atnor, e me dredhi, kinse me sigurue qetsinë e vendit deri n’ardhje të trashëgimtarit, dërgoj garnizone turke, nën kryesi të një renegati shqiptar, ndër të gjitha kështjellat e princnisë së Kastriotve. Tradhtija nuk vonoj me u diktue e krenët e vendit morën e dhanë me Skënderbeun, e ky një vjetë mbas dekët së t’et, 1443, kthej në vendlindje, e mbrenda një muaji jo vetëm shtini në dorë shtetin atnor, domethanë Krujen, Petrelën, Petralben, Stelushin, Tornaçin e Sfetigradin, por u shty edhe përtej Drinit e mposhti fushën e Mokrenës, ndërmjet Dibret e Gostivarit, banorët e së cilës e njihshin flamurin e Kastriotve qysh me kohë. (13)
Për me e sigurue Skënderbeu pozitën e vet e me i vu një pritë të qëndrueshme sulmeve turke, grishi në Lezhë, vjetin 1444, të gjithë princat e krenët e Shqipnisë, të cilët tuj pasë shpresë të gjallë në zotsinë e tij, e tuj e pa nevojën e një marrveshje rranen me shumicë. Ma në shenj ndër ta qenë Gjergj Arjanit Komneni, princi i Kaninës; Andre Topija, stërnip i Karl Topisë, princ i krahinës ndërmjet Krujës e Durrsit; Teodor Koronë Muzaka, princ i Beratit, me disa princa tjerë të Myzeqesë; Pal Stres Balsha, princ i Arbnit; Pal e Nikollë Dukagjini, princa të Pultit t’Epër, princnija e të cilve zgjatej prej Drinit në Kosovë e deri në kufij të Serbisë; Lekë Zaharija, princ i Dejës; Pjetër Shpani, princ i Pultit të Poshtër; Lekë Dushmani, princ i Zadrimës; Shtjefen Cernoviqi, princ i Zetës, edhe princa tjerë toskë e gegë. Në këtë mbledhje u formue Lidhja e Princave Shqiptarë e Skënderbeu u zgjodh një zani kryetar i saj e kryegjeneral i ushtrisë së federatës. Gjergj Arjaniti u lidh me i pague kryevjeti trillash të caktueme, mbas fuqisë që kishin, U fol me u caktue edhe ndihma ushtarake, por Skanderbegu u shpreh se nuk donte me i randue mbasi mundi me perba prej nënshtetasve të vet një fuqi të mjaftueshme me i ba ball Turkut; ndihmën e tyne e donte vetëm ndër raste të jashtzakonshme. (14)
Pak mbas kësaj mbledhje Skënderbeu, bashkoj ushtrinë në Kashar, katund në Tiranën e Vogël, e ba rasenjen, gjeti se numri i tyre mbrrinte në pesëmbdhetë mijë, domethanë gjashtë mijë kambësorë, e shtatë mijë kalorës të mbledhun prej vendeve të shtetit të vet, e dy mijë, gjysa kambësorë e gjysma kalorës të dërguem prej Aleatve. Sigurisht se po të donte, kishte mundë me bashkue edhe aq ushtarë prej shtetit të vet, që kishte gëzue paqen për do vjet të mira e prej princave që kishin vu shpresë të madhe në të, por me aq ushtri ai e dinte vedin ngadhnjyes mbi Turki.
Ushtrija e tij e zakonshme në rast lufte mbrrinte deri në tetëmbëdhetë mijë vetë, gjysa kalorsi e gjysma kambësori, posë një numrit të mirë që linte në roje të fortesave e për siguri të qetsisë së vendit. Tri të katërta të kësaj ushtrije ishin nënshtetas të tij, tjetra gjithfarësh. Në zyra të nalta ushtarake ishin edhe shumë djem, princash e zotnish, që vullnetarisht kishin hy në shërbim të tij, si Dukagjinas, Shpanaj, Muzakaj, Topiaj, Gropaj e Balshaj. Këta të gjithë, si edhe ushtarët, ishin të rroguem mirë, mbas gradës që kishin, e kur ndonjani u ndante në shenj për trimni a besnikni, Skënderbeu i lshonte edhe prona të mëdha.
U shmangëm pakëz çeshtjes që kemi marrë me zhvi11ue sa me jau futë lexuesve ndër mend stimën që kishin princat shqiptarë ndaj Skënderbeut e randsinë e pushtetin e tij. Tashti po kthejmë rishtas në vijimin e saj.
(Vazhdon me pjesen e ketert)
Publikue ne http://www.albanianreview.com/Switch/net/Portals/0/Kritika_Kulturore/PostKolonializmi/Ne_Shka_Fajiset_Skanderbegu.htm
Referencat Pjesa III
1. Hopf. f. 299 - 300.
2. Vro ket Perkohshme, v. 1935, n. XI, f. 550.
3. Hopf, f. 298, 301.
4. “Principe d’una parte dell’ Albania superiore”. L. I, f. 4.
5. “Il Sig. D. Giovani Castriotto fu quel1o, che signoreggio quella parte dell’ Albania, la qua1e si chiama ancora al giorno d’oggi Emathia et Vumenestia. K. I, f.1.
6. Laoniku, L. V. f. 248
7. Vro Zwei Urkunden aus Nordalbanien. 33.
8. Biemmi, L. I, f. 30
9. Annali di Rausa, f. 86
10. “Questo Giouanni fu huomo forte, magnanimo, et nell’arte militia mo1to pratico et esercitato. “Frangu k. I, f. 1.
11. ” … uomo forte, prudente, e che certamente degno era d’un tanto Figliuolo”. Biemmi L. I, f. 4.
12. Vro Zwei Urkunden
13. Barleti. L.Il, f. 31. - Biemmi, L. I, f. 24.
14. Biemmi, L. I, f. 39
Publikue me ne
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Marin Sirdâni: Në Shka Fajiset Skânderbegu? (Pjesa IV)
(Autori shkrimit At Marin Sirdani)
Posë krahinës së Matit, të Kurbinit, të dy Dibravet e t’Arbnit, që Skënderbeu i pat trashëgim prej t’et, ai i shtoi shtetit të vet edhe fushën e Mokrenës, disa katunde në distrikt të Shkodrës, krahinën e Beratit e disa vise të princnisë së Kaninës.
Kemi qenë rrejtë se edhe shtetin e Topiajve, ose Muzakjave e kishte aneksue Skenderbeu me të vetin, por e shohim se kishim qenë në gabim. Topiajt në vjetin 1445 Biemmi i difton “Padroni di Musachiana”, (1) e të zotët e atij vendit i dëshmon Moisi Golemi (2) para se me ikë e me u ba me Turk në vjetin 1456. Se këta princa ishin pernjimend indipendenta shihet edhe ndihma ushtarake që i dërgon Skënderbeut, si princat tjerë aleatë, Andre Topia vjetin 1448 e 1450.
Por edhe për vendet që thamë se Skënderbeu i pat trashëgim prej t’et, na duket i nevojshëm një grimë zhvillim. Për këtë, shi një vjetë mbasi ai kishte marrë radhën e qeverisë, 1444, Sulltan Murati i dërgonte nji ambasador me nji letër me të cilën e bante me dije se për me u ndreqë me të, lypej t’i lëshonte të gjitha viset që nuk i kishte pasë i ati. Skënderbeu i gjegjte se arsyeja e lypte që t’i zotnonte ai ato vende të krishtena, edhe pse s’kishin qenë t’et, mbasi u kishin përkitë princave të krishtenë, e ai vetë me fuqi t’armve i kishte shtijë në dorë. (3)
Këtë letër që e raportojnë Barleti, Frangu e Anonimët, Tivarasi nuk e cek fare, thotë veç se ambasadori me fjalë të Sulltanit lypte t’iu paguejshin damet e bame nënshtetasve të Turqisë, t’iu lironte Sfetigradi me dy Dibrat, distrikti i Mokrenës e disa kështjella tjera që kishte mposhtur, e t’u detyronte me u rrudhë mbrenda rrethit t’atij shtetit që kishte qeverisë i ati para se me dekë. (4)
Prej këtyne konditave mirret vesh se Gjon Kastrioti ndër vjetët e mbrame të jetës së vet, i lodhun prej luftave e i shtymë në mot, i lëshoj Turkut vendet që Sulltani ia lypte Skënderbeut. Kështu mund të pajtohet edhe paqja që i njajti historjan, thotë se kishte pasë gëzue për do vjet të mira ajo princni para ardhjes së Skanderbegut, (5) e aleanca e Gjon Kastriotit me Turq, që u përmend më sipër, të cilën u rrekte me e prishë Republika e Venedikut vjetin 1442. Përmbajtja e atyne letrave edhe po qe e sajueme prej fantazisë s’atyne historjanve mbas gjasës së ndodhjeve t’asaj kohe, na dëshmon s’pakut, se ata nuk e mendojshin Skënderbeun per një uzurpator, si e paraqet Gjon Muzaka, por si një princ, i cili tuj i pasë lirue ato vende prej robnije të Turkut, kishte të drejtë me sundue mbi to.
Patëm thanë më sipër se Skënderbeu i pat shtue princnisë së Kastriotve fushën e Mokrenës, disa katunde në distrikt të Shkodrës, krahinën e Beratit e disa vise të princnisë së Kaninës. Të shohim tashti se si i bani të vetat ato vise Skënderbeu. Sa për fushën e Mokrenës asht kot me tjerrë fjalë, atë e pat Turku qysh sa vjet përpara, prandaj s’ka të bajë në çeshjten tonë, për të tjera po tregojmë mënyrën se si ranë në dorë të tij.
Disa katunde në distrikt të Shkodrës i pat Skënderbeu prej Venedikut në shpërblim të Dejës. Puna ndodhi kështu: Lekë Dukagjini në vjetën 1447 mbyti në moh Lekë Zaharinë. Me dekjen e këtij princi, mbasi nuk kishte fëmi, princnija e Dejës mbeti në duer të s’amës, Bosës, grue e shtyme në mot. Princat fqinj së pari u munduen me mjeshtri e pa krizëm me i ba rrethin e me e shti në dorë at princni, por mbasi panë se po përziheshin edhe Skënderbeu e Venediku, e hoqën atë mendje e u mbajtën me anën që u shkonte ma për shtat.
Skënderbeu jo veç si kryetar i Lidhjes, por edhe si një farë trashëguesi nuk mund të rrinte n’atë rast dorjashtë. Qysh kur Lekë Zaharija me t’atin kishin pasë lidhë një traktat me të, që po ndodhi me dekë pa trashëgimtar, princnija e Dejës do t’i mbshtetej atij. Por megjithse ai traktat këtë herë nuk do hynte në veprim, por mbas dekjes së Bosës (6), tuj u parapa pshtjel1ime, Vrana Konti që ishte i vl1ai i kësaj princeshe , iu zotnue Skenderbeut se do t’ia mbushte menden së motrës t’ia lshonte sa ma parë. E njimend Bosa mbas këshillit të vllaut u vullnetue me ia lëshue Skenderbeut zyrtarisht krejt princninë, kështu që nuk mbetej tjetër veç të dërgoj te njerzt e vet me marrë dorzimin (7).
Veç Skenderbeut edhe Venediku kishte dërgue disa Shkodranë me ia mbushë mendjen Bosës t’ia lshojte princninë asaj republike, por tuj e pa këta se u doli e shpueme ai mision, kthyen në Shkodër, e marrin një ushtri kalorse të madhe, pa pritë pa kujtue iu rrrasën mbrenda kështjellës së Dejës. Kryetarët e asaj ushtrije me rrena e kaçarrena u munduen me qetsue princeshën e banorët. Ndër tjera thoshin, se ardhja e tyne me aq turr ishte me shpëtue princeshën e krejt at princni prej Lek Dukagjinit, i cili ishte afër te msyemit; e se qysh para asaj vrasje Skënderbeu ishte marrë vesh me Dukagjinët e kishin nda ndërmjet të vedit shtetin e tyne.
Me rrena kësodoret, pa e lanë me u përpjekë me të vetët, e morën Shkodranët Bosen dhe e dërguen në Shkodër, kinse me e largue rrezikut, e aty pa marrë mirë frymë, të marrun ashtu mendsh, e banë me ia falë Venedikut princninë e vet. (8)
Marrë vesh Skënderbeu rrjedhën e punve, u idhnue te s’ve, jo aq per bjerrjen e Dejës sa për shpifje se ai kishte pasë gisht në vrasjen e Lekë Zaharisë. Prandej bashkon menjëherë këshillin, e merr pëlqimin e tyne, ndau mos me lanë pa pague at dhunë që po i bahej prej asaj Republike. Po edhe princat shqyptarë, posë Lekë Dukagjinit që ndejti neutral, Pjetër Shpanit e Gjergj Dushmanit që mbajtën anën e Venedikut, tjerët të gjithë i çuan fjalë Skënderbeut se lypej medoemos t’i deklarohej luftë asaj Republike, si per shpifje të randë që i kishte ba, si edhe per t’ia rrudhë guximin mos të mirrte rasë me përsëritë çka kishte ba gjashtë vjetë përpara, tuj i rrëmbye zotnimin e Ulqinit, Kont Shtjefnit, në një mënyrë të pa denjë. (9)
Skënderbeu atëherë, pa tjetër i deklaroj luftë Venedikut, e pa mujte me i ba qëndresë të madhe, t’i vuni përpara ushtritë veneto-shqiptare. Venediku atëherë u morr vesh me Turqtë, kështuqë plasi lufta edhe në Dibër të Sipërme. Tuj u gjetë Skënderbeu i ngatrruem në dy ballna, la të bllokueme Dejën, Shkodrën, Drishtin e Durrsin, e u nis me nxitim në Dibër të Sipërme ku Turku kishte nisë ofensivën. Në nji kohë të shkurtën then Mustafa Pashën e kthehet dalë me vijue luftën me Venedik. Venediku atëhere prej friket mos të bjerri shqimit ato vende, dërgon delegatën me u ndreqë me të mirë me Skënderbeun, por edhe ky me zi priste me u çlirue krahësh e me u ndreqë sa ma parë, pse kishte marrë vesh se Turku kishte thye Maxharrët në Kosovë e se ajo ushtri do t’u rraste njesh në Shqipni. Priti prandaj me nderime të mëdha ata Delegatë e pa farë vështirsijet ranë në godi e u ndreqën me këto kondi ta; Venetia mbante Dejën, por në shpërblim i lshonte Skënderbeut nji copë vend ma të madh anës Drinit të quajtun Buzgjarpni, edhe do t’i paguente 1,400 dukat në vjetë; aleanca e traktatet e vjetra tregtare përsëriteshin. (10) Rafaele Volaterano (11) këtë shumë e çon në njëmijë e pesqind dukat e thotë se do t’ia a jepte Venediku Skenderbeut për shkak të së drejtës që kishte pasë.
Punën e vendit që iu lshue Skënderbeut në shpërblim të Dejës e shënon mjaft qartë Frangu. Ai thotë se zente fill në breg të Drinit, buzë Shkodret, e mbaronte në vendin e quajtun Buzgjarpni, i cili vend ishte shumë ma i dobishëm për Skënderbeun se qyteti e distrikti i Dejës. (12) Senati i Venedikut, thotë Tivarasi, tuj pasë marrë vesh prej delegatve të vet se sa dobisht u ndreqen me Skenderbeun, votoj një zanit me shkrue atë e pastarët e tij në rend të bujarve të Republikës. (13)
Krahinën e Beratit ia lshoj Skënderbeut princi i atij vendi, Teodor Koronë Muzaka, në vjetin 1450. Tivarasi kështu e bjen këtë lëshim. Tuj mos pasë princi i sipërthanun asnjë të gjakut të vet që të kishte tagër trashëgimi, kishte emnue në testament Skënderbeun për trashëgimtar, si ai që kishte ma merita mbi princa tjerë shqiptarë, si edhe për arsye të veprës së kryeme prej tij për të mirën e Shqipnisë mbarë, kundra anmikut të përbashkët prandaj tuj u gjetë në rrezik vdekje, çoj me e grishë per me i dhanë dorzimin e qytetit: e ai dërgoj një ushtri tetëqind vetëshe nën komandë të Pal Manzit. (14)
Pasha i Gjinokastrës, i cili kishte urdhën prej Sulltanit me mposhtë Beratin në rast të dekjes së Teodorit, porsa mori vesh se ushtrija e Skënderbeut kishte marrë dorzimin e atij qyteti, mbledh një ushtri të madhe kalorsie e u drejtue për at vend; e me një turr sa ma të shpejtë tuj mos u lanë kohë me u lajmrue, mundi nëpër terr të natës me kapërcye muret e qytetit e me pre copë e grimë rojen e re e shumë qytetarë që në poterë kishin rrokë armët, e ashtu me u ba i zoti i Beratit. Pal Manzi qe zanë rob, e mandej lirue për pesqind dukata, por Teodori tuj mos pasë aq sa lypshin Turqt per me u fa gopin, e ngritën prej shtratit të vdekjes dhe e varën në treg të qytetit.
Me këtë rast Skënderbeu e buer përgjithmonë at qytet, e provat e shumta të bame me e shti në dorë, shkuan huq, pse Turku ia pat mendjen vedit dhe e siguroj me garnizone të forta atë kështjellë të fortë edhe prej natyret. A mundi me mbajtë për vedi Skënderbeu ndonjë pjesë t’asaj princnije nuk dihet me siguri, por ka shumë gjasë.
(Donika Kastrioti)
Vise me randsi të princnisë së Kaninës i pat Skënderbeu per pajë të së shoqes, Donikës. Gjergj Arjanit Komneni tuj martue të bijën me Skënderbeun në vjetin 1451, i dha për pajë mbas zakonit t’asaj kohe, edhe disa vise. Se cilat ishin këta vise, shkrimtarët e asaj kohe nuk i përmendin, por Biemmi thotë se paja me të vërtetë ishte e madhe (15); e Barleti, e denjë për atë që e ipte e për atë që e mirrte (16), por tuj u marrë me mend se do t’i kenë qënë lshue ndonjë krahinë që mundte me u ngjitë me princninë e tij, duket se qe krahina e Çermenikës e ndoshta edhe e Shpatit (17). Më bahet me thanë kështu, pse Valmi deri që e mposht Turku, përmendet prej historjanve t’asaj kohe si i Skënderbeut, e disa prona ngjat Elbasanit ia kishte pasë lëshue Skënderbeu Moisi Golemit, të cilat ia fali Gjergj Stres Balshës, kur i doli tradhtar, e mandej në vjetin 1445 ia kthej (18).
Në rasë të martesës të sipërthanun bien në sy princat Dukagjinit e të bijtë e Arjanitit. Në shenj gëzimit për atë martesë, princat aleatë e krenët fqinjë ose erdhën vetë personalisht, ose dërguan bajloza (ambasador) me dhanti të çmueshme. Nuk morën pjesë në këtë gëzim princat e Pultit t’Eper, Dukagjinët, të cilët qenë ftoh un prap ndaj Skënderbeut; e të vllazënt e nuses, të cilët ishin trazue, pse i ati i dha motrës së tyne një pajë tepër të madhe. Megjithkëta, Gjergj Arjaniti nuk i ra veshit per idhnimin e të bijve e vijoj gjithë jetën e vet një miqsi aq të përzemërt me Skënderbeun, sa thotë Barleti(19), se princnitë e tyne nuk kishin kufij të veçantë ndërmjet tyne; domethanë se nënshtetasit e të dy palve mirrshin e ipshin pa pasë kurrfarë pengimit, si t’ishin të një shteti. Përndryshe Arjaniti qeveriste shtetin e vet, si princ krejt indigendent, e i dërgonte Skënderbeut, në rast nevojet, ndihmë ushtarake e të holla, sa i lindte në zemër, si princat tjerë aleatë. Kështu diftojn historjanët e asaj kohe e edhe vetë Barleti.
Fan Noli thotë se: “Pas vdekjes s ‘Arjanitit, me 1461, si duket, Skënderbeu ia aneksoj tërë principatën dhe i mediatizoj të bijtë, se nje prej syresh nga inati u bë muhamedan pikrisht pas këtij moti”. Sidomos, dimë me siguri që Himarën e trashëgoj Gjon Kastrioti, i bir i Skënderbeut, dhe jo të bijt e Arjanitit”. (20) Por vetëm me kaq, pa citue kurrë një dokument, kujtoj se nuk provohet gja. Se pse u ba muhamedan njani ndër djemt e Arjanitit shi mbas vdekjes së t’et, kanë mujtë me qenë shumë arsye, e ndër ta mund të ketë qenë udobisht edhe pakënaqsi ndërmjet të vllazënve për të ndam të trashëgimit, si ndodhi ndër djemt e Pjetër Shpanit; e shpresa se tuj u ba muhamedan, Sulltani do ta përkrahte edhe ma fort se Moisinë e Hamzain, me fitue kunorën e Shqipnisë. Për Gjon Kastriotin II jo vetëm se nuk e dimë me siguri, si thotë Fan Noli, se e trashëgoj Himarën, por as nuk ka gjasë. Domenico Malipiero n’Annale të veta, na difton se i biri i Skënderbeut, Gjon Kastrioti II, i thirrun prej Shqiptarve kthej prej Italijet në Shqipni vjetin 1481, mposhti një pjesë të mirë të shtetit atnor me ndihmën e Himarjotve edhe theu një ushtri turke kund nja 2,000 vetshe të dërgueme kundra tij (21) Kryengritja u përhap në jug e në veri edhe mezi u shue mbas disa vjetësh. Tashti a thue vetëm pse Gjon Kastrioti II i thirrun prej Shqiptarve e ndër këta edhe Himarjotët, e pse me ndihmën e tyne shtini në dorë nji pjesë të mirë të shtetit atnor, do thohet se e trashëgoj ai Himarën e jo të bijtë e Arjanitit, të cilët ka gjasë se as nuk morën pjesë n’atë kryengritje? Atëherë ishte në zjarm mbarë Shqipnija e nuk kishte marrë fund lufta, prandaj Gjon Kastrioti II ishte vetëm një kryegjeneral luftet e kurrgja tjetër. Se si do t’u përpjestonte Shqipnija, të shkonte puna mbarë, nuk mundet me u dijtë, vetëm mund të thuhet, se Gjon Kastrioti II do të perfitonte shumë prej atij rasti.
(Vazhdon me pjesen e peste)
Referencat Pjesa IV
1. Biemmi, L. II, f. 86.
2. Kështu ndër fjalë tjera u thojte Moisiu pesëmbëdhetë besnikve të vet para se me ba at poshtërsi: “Quest oeeasione, la quale di sieuro mi eolloea sopra il trono dell”Albania, io ho destinato di non lasc1ar1a seappare: e voi altri, se vi piaee di esser a parte di questa mia risoluzione, sarete a1tresi parteeipi del mio innalzamento: eioe diverrete Principi dell” Albania, oeeupando quel grad o di potesta, di do mini o in eui al presente vedete i Dueagini, i Topj, gli Spani, e gli altri Principi, e Signori di questa Provineia. “Biemmi, L. V. f. 325.
3. ” … Et eosi ti dieo, et vogli o eonsentire, ehe tu posseda liberamente 10 stato, ehe per heredita ti aspetta, eon questo patto pero ehe tu mi restituisea quella parte dell’ Albania ehe abbiamo aequistata da altri, ehe da tua Padre … ” Kësaj letre Skanderbegu i përgjigjej: “oo.A quell0 ehe mi diei eh’io ti ritorni quella parte in dell’Albania, ehe hai aequistata da altri ehe da mia padre; ti dieo: ehe essendo quella parte ehe tu diei de Christiani, aneora ehe non fusse del Padre mio, essendo io aneora Preneipe Christiano, piu di ragione si eonuiene a me, ehe a te: pereioehe e piu leeito, et ragioneuole ehe un Christiano posseda quello ehe fu di Chris tani (Maneandoei i proprij loro Signori) ehe non tu, il quale sei di eontraria, et diversa fede, e tanto maggiormente a me toeea di ragione, hauendola eon l’arma in mana aequistata giustamente” Frangu, k. VI, f. 33 - 37.
4. Biemmi, L. II, f. 88
5. Biemmi, L. II, f. 89.
6. “oo. Il quale essendo morto eosi senza figliulo, et heredi , perueniua 10 stato a Seanderbeg, dopoi pero la morte della madre del detto Zaeharia, ehiamata Bessa, in virtu di eerti Capitoli gia tra loro stabiliti”. E në manifesten që shpalli Skanderbegu në rast të luftës thojte:” .. .in virtu della Capitolazione fatta tra me, et esso, et suo padre, nei quali si eonteneua ehe morendo esso Leeh “Zaeharia senza heredi, ehe’ I detto stato hauesse da sueeeder nella mia persona, et de miei sueeesori”. Frangu, k. X, f. 52, 54.
7. Il Conte Urana ehe’era fratello di Bosa tolse l’impegno presso Seanderbegh di persuadere ia sorela ehe faeesse a lui un’intera autentiea eessione di tutta la sua Signoria: ed in fatti avea ridotto l’affare a perfezione, superate le opposizioni deg1i Seutarini ehe adoperavansi a tutto potere in favore de’ Veneziani, ensieehe non maneave a1tro senoehe Seanderbegh spedisse la sua gente a prender il posseso di Dagno. BiemIDi, L. II, f. 103.
8. Biemmi, L. II, f. 105.
9. Biemmi, L. II, f. 106. - Mënyra se si Venediku ia rrëmbeu Ulqinin Kont Shtjefnit asht e përshkueme prej Francesco Verdizotti, tom. I, lib. 23, f. 498, in Venezia ann. 1698.
10. S. Romanin, Storia Doeumetata di Venezia, vëll IV, f. 243 - 244. Frangu (k. XI, f. 65) e Anonimi (f. 265) thonë se pak kohë mbassi u muer në dorzim Skanderbegu ket vend ia kthej bujarisht Republikës. ll. Volaterano, L. VIII, f. 188.
12. ,,, Cioe ehe il Signor Seanderbeg ritornasse alIa Serenissima Signoria tutto quello ehe gli haueua tolto, et all’ineontro lui hebbe una buona parte del distretto di Seuttari, eomineiando dalla ripa del Drin verso Seuttari, infino ad un luogo ehiamato Busgiarpeni, la qual parte inuero era molto piu utile per Scanderbeg che la citta, et il distretto di Dagno”. Frangu, k. XI, f. 65.
13. Kështu Biemmi, L. II, f. 143, i cili i ep fund këtij kallximi historik me këto fjalë:” Questo fu l’esito della guerra che avvenne tra Scanderbegh, et i Veneziani, in cui certamente l’acquistata vittoria di mo1to accrebe la riputazione alIa sua spada dichiarata invincibile non solo contm il turco, ma ancora -contra qualunque altro Potentato”
14. Biemmi, L. III, f. 224 - 225. ” Teodora Corona ch’erane Signore non avendo alcuno cui il sangue dasse il diritto di succedere alIa sua Signoria, avea in testamento nominato Scanderbegh suo erede, come quegli che aveane piu merito so pra gli altri Principi Albanesi, ed ancora qualche ragione per cio, che avea operato alIa salute universale dell’Albania contra gli atachi del nemico comune. Quindi essendo vicino a morire mando a chiamarlo per dargli il possesso della Citta: ed egli vi spedi Paolo Manesio con ottocento soldati”.
15. Biemmi, L. IV, f. 299.
16. Biemmi, L. VII, f. 196
17. Tuj perqasë Barletin, L. II, f. 34; e L. XIII, f. 304; Hopf. 299; Laonikun, L. V, f. 248; Biemmin, L. I, f. 30, kjo princni pershijte Kaninen, Himaren, Mokinen, Çermeniken e Shpatin.
18. Biemmi, L. V, f. 347 -348.
19. Barleti L. II, f. 34.
20. Historia e Skënderbeut; Boston, Shtypëshkronja “Dj elli”, k. III, f. 213
21. Vro Pisko, Skanderbeg, f. 160.
Publikue ne http://www.albanianreview.com/Switch/net/Portals/0/Kritika_Kulturore/PostKolonializmi/Ne_Shka_Fajiset_Skanderbegu.htm