Në pjesën e parë të takimit nuk u prekën rrjetat, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan dy gola të cilët mbajnë firmën e një lojtari, Salomon Kalou.
Kalou u gjet më së miri brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit pas një gjuajtje nga këndi të Lampard, dhe pas panikut të krijuar në mbrojtjen e Middlesbrough, shënoi golin e parë (58’).
Dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja (80’), Kalou dyfishoi epërsinë, ndërsa sërish asistues ishte Lampard.
Kjo fitore e ngrit Chelsean në kuotën e 48 pikëve aq sa ka edhe Liverpooli, por për shkak të golaverazhit më të mirë ngjitet në vendin e dytë, me dy pikë më pak se Manchester United që kryeson në tabelë.
Home »
» Fiton Chelsea, renditet e dyta





