PROVERBA

PROVERBA

Kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka le.
-Shqipe

Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të
-N. Frashëri

Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t'u qëndrojë topave më të fortë.
-S. Frashëri

Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde.
-Elyari

Mos pyet se ç'do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç'mund të bësh ti për të.
-Kenedi

Më mirë të jetosh keq ne atdhe, se sa mirë e në vend të huaj.
-Indiane

Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj.
-Greke

Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin.
-Berne

Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun.
-Bloku

Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të.
-Horaci

Edhe më i merituari i ka më shumë borxh atdheut, sesa atdheu atij.
-Burkhardi

Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit.
-Bjelinski

Atdheu është si familja: vlerën ia njohim vetëm atëherë kur e humbim.
-Floberi

Nuk jam i sigurt se a mund t'i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t'i dua dy atdhe.
-Stendali

Tymi në atdhe është më i mirë, se sa zjarri në dhe të huaj.
-Greke

Njeriu nuk lind për veten e vet, por për atdheun.
-Ciceroni

O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut.
-Euripidi

Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish.
-Volteri

Durimi është nëna e të mirës.
-Servantesi

Kush nuk është i gatshëm të durojë, të mos lindë me gëzim.
-Shopenhaueri

Sa të varfër janë ata që s'kanë durim.
-Shekspiri

Njeriu pa durim është si llampa pa vajguri.
-Segovin

Të gjithë ne kemi fuqi të mjaftueshme t'i durojmë problemet e huaja.
-Beketi

Megjithatë, ekziston kufiri kur durimi pushon së qënuri virtyt.
-Burke

Durimi është shkathtësia e të shpresuarit.
-Vovenargu

Vjen dita.
-Homeri

Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes; aty ku s'ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
-S. Frashëri

Te liria s'arrihet nëpër lule po nëpër vuajtje e mundime të gjata.
-Qosja

Liria njerëzore nuk është vetëm çështje private, por ajo nuk është asgjë nëse nuk është edhe çështje private.
-Markuzeu

Liria është frut që duhet vjelur përditë, ndryshe kalbet.
-Filipsi

Për dashuri jap jetën, për liri jap dashurinë.
-Petëfi

Paqja nuk mund të ruhet kur disa janë të skllavëruar, e disa të lirë .
-Kanti

Skllavëria më e madhe është të mos kesh liri, e të mos konsiderohesh i lirë.
-Gëte

Në qoftë se edhe një mijë herë bie, provo të ngrihesh edhe një herë.
-Lao Ce

Jam betuar në altarin e Perëndisë se do të jem armik i çdo lloj tiranie.
-Uashingtoni

Më parë do vdekur në këmbë, se sa të jetojmë në gjunjë.
-Ruzvelti

Lufta nuk evitohet në qoftë se nuk evitohen mendimet për luftën.
-Bjemsoni

Lufta është e keqe dhe kushdo që thotë të kundërtën, është gënjeshtar.
-Heminguei

Nuk ka veprim më jorentabël se lufta.
-Çerçilli

Paqja është koha kur djemtë varrosin etërit, kurse lufta kur etërit varrosin djemtë.
-Herodoti

Më mirë është të luftosh dhe ta humbësh betejën, se sa të mos luftosh asnjëherë.
-Hegeli

Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që të shtyn të mohosh kombin tënd.
-N. Veqilharxhi

Për njeriun mund të mos ketë rrugëdalje në histori, për popullin rrugëdalje ka gjithmonë.
-Qosja

Njerëzit vdesin, populli është i pavdekshëm.
-Xoxa

Perëndia s'do ta ndryshojë dot gjendjen e vështirë të një populli përderisa ai popull të mos ndryshojë vetveten.
-Kurani

Populli është i madh kur jep njerëz të mëdhenj.
-Duhameli

Populli, gjithsesi, është më i madh se Zoti.
-Ataturku

Kombi që humb vetëdijen për të kalurën e tij, gradualisht humb edhe "veten" e tij.
-Kundem

Populli është themeli i shtetit; sa më i fortë të jetë themeli, aq më shumë qëndron godina.
-S. Frashëri

E dua aq shumë popullin tim saqë mund të jem nacionalist.
-Kamy

Heshtja e popullit është vërejtje për mbretin.
-Mirabo

Udhëheqësi nuk duhet të vrasë tigrin me duar, ai duhet të gjejë mjete për ta mbytur atë.
-Konfuçi

Kur mbretin e ha lëkura, populli patjetër duhet të kruhet.
-Hajne

Atje ku nuk ka dele edhe dhia quhet princeshë.
-Gandi

Po ta marrë mbreti një vezë nga fshatari, ministrat e tij do të rrëmbejnë të gjitha pulat e katundit.
-Saadi

Më shumë vlen një armatë gomarësh me luanin në krye, se sa një armatë luajsh me gomarin në krye.
-Bonaparti

Ku nuk ka tigër edhe lepuri mund të bëhet sundimtar.
-Konfuçi

Duhet t'i frkësohemi atij, të cilit i frikësohen njerëzit.
-Lao Ce

Mbi ujkun e ngordhur edhe delet kërcejnë.
-Servantesi

Dhjetë dervishë te varfër në një qilim flejnë për bukuri, kurse dy mbretër nuk i ze një mbretëri.
-Saadi