ANTHONY ATHANAS

ANTHONY ATHANAS

Disa thone se ishte njehere nje marathonomak, legjende, por sigurisht qe Anthony Athanas eshte nje figure e shquar si ajo e Marathonomakut, disa thone se nuk njeh terheqje dhe pse duhet? Disa thone se ai eshte nje njeri i shquar i Massachuset-it, disa thone se ai eshte nje specialist i shquar i kuzhines ne USA, per me se nje shekull. Disa thone se ai eshte nje bostonian i shquar, sepse kishte nje vision per portin e Bostonit, qe la shume syleshe prapa. Por ai eshte nje SHQIPTAR-AMERICAN i shquar, sepse gjithmone ka qene i gatshem te shkrije "aspiratat e krenarise, te prejardhjes se tij shqiptare, me idealet me fisnike te tokes qe e adaptoi "- keshtu do te shprehej At Arthur Liolin, ne 90 vjetorin e lindjes se Anthony Athanas, investitori marathone qe beri historine ne industrine e restorantit, ne bisnesin amerikan.

Anthony Athanas lindi ne Shqiperi, krahina e Korces. I lindur ne varferi, ai erdhi ne Amerike, me familjen e tij kur ishte 5 vjec, ne vitin 1915, dhe u vendos ne New Bedford, 60 milje larg, Bostonit. Babai i tij shiste fruta perime ne tezge, per te mbajtur familjen. Anthoni i vogel shiste gazeta dhe lustronte kepucet qe te fitonte lek. Ne moshen 14 vjecare per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike ne familje, le shkollen dhe hyn ne pune, ku puna e tij ishte te ndizte zjarrin me dru dhe qymyr per shefin e tij. Ai shpejt mesoi te gatuaje,fale aftesise, zgjuarsise dhe vullnetit te tij. Kerkesa kryesore e tij ishte te punonte shume. Biles, edhe ne kohen kur ekonomia amerikane kishte rene shume, ai nuk e pati problem per te gjetur pune.

Ai punoi per nje xhaxhane e tij ne New York, por kur babai i tij vdiq, Anthony kthehet ne Massachuset, per te ndihmuar nenen, motrat dhe vellezerit e tij me te vegjel. Ai i hyn punes dhe brenda nje kohe shume te shkurter paguan te gjitha borxhet dhe detyrimet, qe babai i tij i kishte shtetit. Gjithashtu ai kurseu parate te blinte restorantin e tij. Ne vitet 1937-1938, vjen mundesia e pare. Ne nje ankand falimentimi, ai arrin te blere nje restorant per 1,800 dollare dhe nga viti 1947 ai ngriti restorantin e dyte, pese vite me vone te tretin. Ne te parin ai ishte vete shef guzhine vete kuzhinier, vete pjatalares. Por ne vitin 1952,te ardhurat e restorantit te pare, Anthony's Hawthorne, ishin ne rritje dhe shume shpejt u be nje nga sipermarrjet qe sillte nje fitim prej 1,25 milion dollare. Ne vitet qe pasonin ai do te ngrinte restorante te tjera prane detit. Ne vitin 1963, ai do te ngrinte vaporin restorant, ku jane vendosur flamujt e kombeve te ndryshme, ku flamuri shqiptar prin i pari, ne nje nga molet e portit te Bostonit, Anthony's Pier 4. Hapja e Anthony's Pier 4, ishte nje sukses i papritur duke marre ovacione dhe cmime nga e gjithe bota. Ne pak vite Anthony's Pier 4 u be nje nga restorantet me me shume fitime ne tere Ameriken. E sot e kesaj dite Anthony's Pier 4 gezon titullin si nje nga restorantet me te preferuara ne vend. Nder vite restoranti ka pritur lidere te qeverise amerikane, presidente te ShBA-se, personalitete te komuniteteve fetare te vendeve te ndryshme, artiste dhe shkrimtare te shquar dhe te degjuar, sportiste, atlete, aktore te famshem te Hollywood-it, njeres virtuale nga WHO'S WHO, nga e gjitha bota e kinematografise. Ka pritur personalitete te shquar te politikes, artit, kultures e fese te popullit shqiptar. Te gjitha keto jane pasqyruar ne nje pavion fotografik, qe eshte ne hollin prites te restorantit.Anthony's Pier 4.

Kjo ka edhe anen e comercialitetit (reklamimit) te bisnesit te tij, per terheqjen e klienteles. Pervec kesaj Anthony Athanas ka dhene nje kontribut monumental, ne rindertimin e portit historik te Bostonit, me restorantin Anthony's Pier 4, Gjithashtu ne restorantin Anthony's Pier 4 punojne 50-60 emigrante shqiptare, te cilet jane punesuar nga vete Anthony Athanas. Per me shume se 40 vjet, Anthony Athanas, ka qene nje figure e rendesishme, jo vetem ne Boston, por edhe ne te gjitha organizatat nderkombetare, si nje nga bisnesmenet me te fuqishem e te kompletuar, qe ka marre nje numur dhuratash, dekorime, vleresime dhe nderime, ku lista eshte shume e gjate, po ju permend Silver Plate, Gold Door Award,nga Instituti nderkombetar i Bostonit, e shume e shume te tjera. Por ai ka qene edhe nje filantropist. Ai ka ndihmuar shume njerez ne nevoje dhe shume organizata bamiresie. Ai ka ndihmuar te verberit, por edhe njeres qe vuajne nga kanceri. Ai ndihmoi ne ngritjen e fondacionit bamires "USS Constitution"

Deri ne moshen 91 vjecare ai vazhdonte te punonte, rregullisht. Ishte e diele, ne mengjes, ai ishte atje ku ishte gjithmone, por ai duke ngjitur disa shkalle te restorantit, bie, dhe peson fraktura, si edhe humbet kujtesen, por edhe shikimin nuk e ka te qarte. Ja pra keshtu karriera e nje prej pronareve me te famshem te Bostonit, njeriu qe diti te mireprese njerezit e Hollywood-it, presidentet e Amerikes, nje EMIGRANT SHQIPTAR, ku per shume vite drejtoi nje nga restorantet me ne ze ne USA, po shtyn vitet e jetes ne shtepi, me humbje kujtese dhe shikim te vaket.

Kater djemte e Anthony Athanas-Anthony Jr., Michael,Robert dhe Paul u rriten ne nje familje te bisnesit restorant. Qe ne moshe te re ata jane perfshire ne kete bisnes, ku sot e kesaj dite, ata drejtojne bisneset ne restorantet e tyre se bashku me babane e tyre, ne shekullin e 21 e me pas.

Pergatitur nga Raimonda Moisiu. Hartford, CT.USA.