Origjina Matjane e Kastriotëve

Origjina Matjane e Kastriotëve

Shkruar Ilirjan GJIKA "Historian"

Të tjera fakte

Qysh nga botimi I parë I librit “Historia e Skënderbeut” të Barletit në vitin 1510 në Romë, kanë kaluar jo pak por 498 vjet, pra afërsisht pesë shekuj. Në këto vite ajo është ribotuar sipas një statistike të formuluar nga Profesor Kristo Frashëri (K. Frashëri, Skërnderbeu, jeta dhe vepra, 2002, 5), katër herë në gjuhën latine në: Romë, Strasburg, Frankfurt, Zagreb, katër herë në gjuhën gjermane, në vitet 1533-1771, pesë herë në gjuhën italiane në vitet 1554-1580, dy herë në gjuhën portugeze në vitet 1567-1588, në gjuhën polake në vitin 1569, në gjuhën spanjolle në vitin 1597 dhe e ripërshtatur ose e përmbledhur ajo është botuar në të gjitha gjuhët e Europës, duke përfshirë edhe tre botime në shqip; Tirane, 1964, 1968, dhe Prishtinë 1968. Në të gjitha këto territore të kontinentit të vjetër lexuesit që e kanë marrë në dorë këtë libër, përveçse janë njohur me jetën dhe bëmat e Skënderbeut, kanë mësuar se: Kastriotët janë me origjinë nga një krahinë e Shqipërisë që quhet Mat (M. Barleti Botimi Shqip 1964, fq.65). Vetëm në Shqipëri Barleti kontestohet për këtë fakt dhe nuk kontestohet për të tjera të dhëna, që ai I parashtron në këtë biografi të parë mbi Skënderbeun. Deri tani ekzistojnë përveçse përcaktimit të Barletit për origjinën Matjane të Kastriotëve edhe tre variante të tjera, ku studjues autoritarë dhe historianë të njohur argumentojnë se: Kastriotët mund të jenë edhe nga Hasi, Mirdita apo Dibra.
Ndërkohë që përveçse përcaktimit të Barletit se Kastriotët ishin Matjanë, ekzistojnë edhe një sërë të dhënash të tjera me karakter etnografik, folklorik, toponimastik, sociologjik, etj, që dëshmojnë këtë origjinë. Disa prej copëzave të këtij mozaiku faktesh dëshiroj që ti parashtroj edhe unë në këtë shkrim. Si shembull të parë do të paraqitim diçka nga armatura e Skënderbeut.
Dihet që përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut ruhen në KUNSTHISTORICSCHE MUZEUM në Vjenë, Austri, në sallën XXV, e quajtur e Maksimilianit. Përkrenarja përbëhet prej çeliku dhe rrethohet nga një rrip I larë me ar. Në majë të saj është vendosur si simbol koka e dhisë me brirë. Duke marrë në shqyrtim simbolikën shohim se: në pjesën e rripit përkrenarja ka të gdhendur një mbishkrim prej dy shkronjash çift, që ndahen midis tyre me rozeta si: IM*PE*RA*TO*RE*BT që dëshifrohet kështu: Jezusi I Nazaretit, bekon Skënderbeun, Princin e Matit, Mbretin e Shqipërisë, tmerrin e osmanëve, Mbretin e Epirit.
Thuhet se përkrenarja ju dhurua Skënderbeut nga Papa Piu II-të kurse rripi me mbishkrimin ju shtua asaj nga pasardhësit e familjes Kastrioti që lindën pas emigrimit të saj në Itali.
Është e natyrshme që kushdo që porositi mbishkrimin qoftë Papa ose pasardhësit e heroit, ata e dinin mirë origjinën e Skënderbeut dhe u kujdesën aty që të shënonin edhe titullin e tij të parë si: Princi I Matit dhe pastaj Mbret I Shqipërisë, apo Mbret I Epirit. Ky fakt nuk mund të mohohet ose të anashkalohet sepse ai është një tjetër tregues se Kastriotët ishin nga Mati.
Ndërkohë në librin e tij “Skënderbeu, jeta dhe vepra të botuar në Tirane në vitin 2002, në fq.419, Profesor Kristo Frashëri thekson se: “Ballaban Pasha që ishte nga Batra e Martaneshit në Mat, përpara se të vinte jeniçer në Turqi shërbente si bari dhensh në tufat e Gjon Kastriotit”. Pra nga kjo e dhënë del se I ati I Skënderbeut Gjon Kastrioti ishte edhe një “dhënar” I madh dhe tufat e tij të deleve I kishte pranë Batrës, e cila ndodhet në Mat. Ndërkohë duhet të themi se nga historia dimë se: baza ekonomike e Matit ka qenë Blegtoria, së cilës I është kushtuar edhe një pjesë e së drejtës zakonore. Sipas një legjende të mbledhur në Shqefën të Matit nga dijetari Dilaver Kurti tregohet se: kur vinte Skënderbeu në Shqefën, fisi HUTRA shtronte në sofër një mçerë (masë) djathë që ishtë më e madhe se sofra. (D.Kurti, Shënime etnografike në Mat, 2004 fq.23). Po kështu të dhënat e drejtëpërdrejta të marra nga populli dëshmojnë se: dita e Shën Gjergjit është festa më popullore e blegtorisë që bëhet në Mat, në çdo 6 Maj. Kështu mbrëmja e parë e Shën Gjergjit quhet nata e shqerrave. Për Shën Gjergj theren qingjat e parë dhe piqen në hell dhe festa shoqërohet me ceremoni të shumta nga të mëdhenj dhe të vegjël ku: bëhet lakror, lyhen vezët me të kuqe, bëhet spërkatja me ujë, vendosen degë are në dyert e shtëpisë etj.
Në Shën Gjergj tufat me bagëti çohen në madër, që është një organizim blegtoral I disa fshatrave, mbi bazën e kullotës së përbashkët, e cila si dikuri ndodhte veçse në Mat. Marrja e prodhimit të Madrës d.m.th. (shkrehja) e saj, bëhej ditën e Shën Mërisë në 15 Gusht, siç quhej në këtë krahinë Shën Mëria e Bazit, sipas famullisë së fshatit Baz.
Ndikimit të këtyre festave dhe riteve lokale që festohen në Mat nuk I shpëtoi as familja e Gjon Kastriotit, I cili dy prej fëmijëve të I tij I quajti: Mara (Marie) dhe Gjergj. Këtë tezë e përforcon edhe fakti se Gjon Kastrioti ishte një besimtar I denjë ndaj fesë. Kjo gjë shihet tek dy aktet që ai dhe djemtë e tij nënshkruajnë me Manastirin e Hilandarit, ku u varros edhe njëri nga djemtë e Gjonit, Reposh Kastrioti (Historia e Popullit Shqiptar, I, 2002 fq.313-319).
Dukuria blegtorale-ekonomike e “Madrës” dhe e drejta zakonore e pashkruar mbi të u përfshi si një kapitull I veçantë nga Skënderbeu në të drejtën që ai formuloi dhe që ne e njohim me emrin Kanuni I Skënderbeut.
Kështu 6 Maji nuk është dita kur lindi Gjergj Kastrioti siç pretendojnë disa autorë, por është festimi I ditës së Shën Gjergjit në trevat që bënin pjesë në Principatën e Kastriotëve, ku Mati si vendlindja e tyre zë një vend të veçantë.


KASTRIOTET, PAL ENGJELLI DHE FORMULA E PAGEZIMIT

NE VITIN 1462 NE MANASTIRIN E Shen Merise ne Mat u mblodh kuvendi I pare kishtar ne trojet shqiptare . Kuvende te tilla mund te jene organizuar edhe me pare ,por per to ne historine e Shqiperise nuk kemi te dhena . Mendohet se ato ishin sinode te autoriteteve Kishtare lokale ne te cilat diskutoheshin probleme te dogmes kristiane dhe te organizimit te klerit.
Forume te tilla qe mund te jene organizuar qysh nga periudha e fundit e pushtimit romak,kane vijuar edhe gjate mesjetes bizantine, e me tej deri ne shekulln e XVIII.
Kuvendi I Matit u mblodh me 8 nentor te vitit 1462 me inisiativen e kryepeshkopit te Durresit Pal Engjellit , njerit prej autoriteteve kryesore kishtare katolike te Shqiperise. Pyetjes se perse u zgjodh Mati ne kete sinod krahinor kishtar ne do ti japim pergjigje pak me poshte, nderkohe qe mund te themi se kuvendi pati si qellim kryesor frenimin e perhapjes se fese islame dhe forcimin e besimit kristian perballe islamizmit gjithnje e ne rritje ne radhet e popullsise se Shqiperise ne fillim te gjysmes se dyte te shekullit te XV
Ne kete mbledhje moren pjese nje numer I madh klerikesh, laikesh dhe paria e vendit
Si: KASTRIOTET,Dukagjinet,Topiajt,Muzakajt,Golemet,etj. Rreth pjesemarrjes se perfaqesuesve te Parise politike prof. Eqerem Çabej ishte I pari qe hodhi idene se kuvendi I Matit u organizua nga vete Skenderbeu
Kjo teze eshte nje tjeter argument I forte , I cili perputhet me te verteten historike se kastriotet ishin nga Mati. Ja se ç,thote Çabej rreth ketij problemi: “Zgjedhja e Matit si vend mbledhjeje , nje krahine relativisht e lire ne ate kohe , dhe si te thuash vatra e deres se Kastrioteve . mbase nuk eshte nje gje e rastit ne kete mes”.
Kuvendi I zhvilloi punimet ne Manastirin e Shen Trinise dhe ai kishte si qellim kryesor frenimin e ndikimit te kultures turke ne territoret e lira shqiptare . Kjo gje shihet ne aktet e tubimit , te cilat ishin me permbajtje fetare. Ne to trajtohet figura e klerit ne pergjithesi. Prifti, thuhej ne nje akt duhet te banonte prane kishes. Ai duhet te mbante veç orendite e kishes dhe veç te tijat, si dhe I ndalohej shitja dhe dhenia me qera e pasurive te famullise. Gjithashtu trajtohej pastertia e figures se meshtarit , niveli I tij kulturor ,morali, sjellja dhe sherbimi .
Permbajtja e akteve te tjera kishte te bente me shtate sakramentet e kishes dhe zbatimin e tyre per ritualet fetare te: rrefimit , celebrimit, sherbimit , dhenies se ujit te bekuar, te vajit te shenjte , kungimit, pagezimit, kurorezimit, etj.
Nje rendesi te veçante kuvendi I dha edhe problemit te marteses mbi kurore,sepse shume besimtare perveç gruas se pare merrnin dhe nje te dyte(konkubine)Ne kete rast kuvendi sanksionoi masen me te ashper qe mbante kisha katolike ndaj konkubinatit duke refuzuar pagezimin ,kurorezimin dhe ritualet e varrimit per familjet qe aplikonin martesen mbi kurore.
Por akti me I rendesishem I kuvendit te Matit te vitit 1462 ishte dhe formulimi I nje fjalie te veçante , e cila per kohen do te ishte nje zgjidhje praktike .Por per historine e Shqiperise do te ishte e rendesishme ,sepse eshte dokumenti I pare qe deshmon shkrimin e gjuhes shqipe. Kjo fjali qe u formulua nga Pal Engjelli ashtu si dhe aktet e tjera te ketij forumi do tu sherbente te gjithe njerezve te thjeshte. Keshtu edhe pa I sjelle foshnjat ne kishe per ti pagezuar nga prifti, çdo besimtar mund te bente vete formalisht kete akt duke thene ne gjuhen shqipe frazen:UN TE PAGESONT PREMENIT ATIT ET BIRIT ET SPERTIT SENIT Nderkohe ky dokument qe eshte I pari qe deshmon jo vetem gjuhen shqipe, por edhe dialektin e saj verior(geg), do te ishte harruar ne thellesine e shekujve, n.q.se nuk do te ishte arkivuar dhe arkivuar ne kancelerite e kishes katolike. E shkruar ne gjuhen shqipe me shkronja latine, ashtu si gjithe aktet e ketij kuvendi, ajo deshmon se ne Shqiperine e kohes se Skenderbeut , ne shekullin e XV, gjuha shqipe shkruhej me kete alfabet, jo vetem nga kleriket, por edhe nga noteret dhe hartuesit e dokumenteve.
Aktet e kuvendit te Matit te vitit 1462 midis tyre dhe formula e pagezimit u gjeten ne fillim te shekullit te XX, nga historiani Rumun Nikolla Jorga. Ai I gjeti ato ne biblioteken e Firences dhe I publikoi ne vitin 1915, ndersa ne vitin 1926 u be nje botim I dyte ne Paris I ketyre akteve nga studiuesi francez Mario Roques. Vite me vone do te ishte gjuhetari I madh shqiptar Eqerem Çabej , I cili do te formulonte nje studim te veçante te titulluar “Kuvendi kishtar I Matit I vitit 1462 dhe formula e pagezimit , botuar ne revisten “Arsimi popullor”, ne Janar-Shkurt te vitit 1963. Keto akte ruhen ne biblioteken Laurentiana ne Firence ne regjistrin 1167 ku ndodhet. Kodiku I Pal Ëngjellit , I cili eshte nje liber pergamene qe perbehet nga 37 flete
Kodiku permban 13 dokumenta mesjetare te shkruar ne gjuhen latine, ku njera prej te cilave permbledh aktet e kuvendit te Matit I titulluar”Vendimet,urdheresat dhe rregullore. Ashtu siç e thame edhe me siper paraqitet gjendja kritike ne te cilen gjendej kisha dhe kleri ne dioqezat katolike si shkak I pushtimit turk si dhe jepen rruget e daljes nga kriza. Ne nje pjese te ketij akti gjendet edhe formula e pagezimit Per te cilen Pal Engjellit kurre nuk do t’I shkonte ne mendje se perveç qellimit te saj paktik nga besimtaret kater shekuj me vone ajo do te mesohej prej te gjithe nxenesve te shkolles se arsimit shqip ne çdo tekst gjuhesie dhe historie si dikumenti I pare I shqipes se shkruar. Por ky problem nuk mbeti deri ketu. Ai u trajtua edhe nga studjuesi dhe historiani Dilaver Kurti, veprimtaria e te cilit ju kushtua pergjithesisht treves se Matit. Perveç kuvendit dhe akteve te tij Dilaver Kurti beri edhe lokalizimin e Manastirit ku mbajten aktet e ketij kuvendi. Ne vitin 1972 ai publikoi studimin “Dokumenti ma i vjeter i gjuhes shqipe dhe trinia e Matit”, botuar ne gazeten “Zeri i Rinise”.
Ne kete shkrim D.Kurti deshmon se: Pas studimit ne terren gjeti se Kisha e Sanct e Trinitatis De Emathia, pra kisha e Shen Merise se Trinise se Matit ndodhej midis fshatit Shlli dhe Macukull ne rrethin e Matit. Emri i saj ruhet ne gjuhen e popullit ne formen Shnritat dhe objekti i braktisur prej kohesh ndodhet ne formen e rrenojes. Interesant per historianet eshte vendodhja e kishes ku u mbajt ky sinod. Ajo ndodhet fare prane Shqefnit, ku jetonte fisi i kastrioteve dhe qytezes mesjetare te Stelushit, ne te cilen ata kishin seline e tyre ne Mat.
Nderkohe qe jo vetem mund te aludojne per keto fakte, por mund te themi se: Ishin Kastriotet ata qe u kujdesen per organizimin e Kuvendit kishtar te Matit, i cili u mbajt ne zoterimet e tyre, pikerisht ne ne Mat, vendin e origjines se kesaj familjeje.

Fakte të reja mbi Kastriotët
Të “ndrydhur” në problemet e realitetit të çuditshëm Shqiptar, një masë e konsiderueshme e studjuesëve dhe historianëve tanë presin që edhe për epokën e Skënderbeut, ashtu si edhe për periudha të tjera të historisë së Shqipërisë, të dhënat dhe faktet e reja, të publikohen vetëm prej botimeve të huaja. Një gjë e tillë po ndodh random, jo për dëshirën apo mungesën e seriozitetit të historianëve tanë, por për mundësitë e pakta që u krijohen atyre, qoftë nga ana e shtetit, qoftë nga institucionet e tjera kulturore, etj.

Ndërkohë që të paktat zbulime që janë bërë kryesisht jashtë shtetit në arkivat, bibliotekat, apo në kisha dhe varrezat historike janë bërë nga studjues të ndodhur rastësisht si diplomatë ose nga ndonjë iniciativë e “çartur” private e ndonjë hulumtuesi “aventurier”.

Pavarësisht se me sytë e kthyer nga “sofra” e miqve të huaj, nga e cila mund të na vijë ndonjë “thërrime”, apo “kafshatë”, përsëri historianët shqiptarë po vazhdojnë të përpiqen dhe të mundohen, që edhe me këto mundësi të pakta të shfrytëzojnë botimet e pregatitura në perëndim për të pasuruar sado pak mozaikun e historisë sonë kombëtare.

Diçka e tillë ndodhi edhe këto ditë, kur miku im, përkthyesi I apasionuar Genci Zaka më dhuroi “frutin” e parë të punës së tij. Ishte një libër historik, I botuar në gjuhën shqipe në Leçe të Italisë nga projekti Italo-Shqiptar I quajtur “Promoalba”.

Është pikërisht studjuesi I mirënjohur I historisë, Profesori I Universitetit të Salentos, Giancarlo Vallone, I cili në librin e tij “Periudha pas Skënderbeut”, tregon për integrimin e familjes Kastrioti dhe Shqiptarëve të tjerë të emigruar në Itali pas vdekjes së Skënderbeut në institucionet e mbretërisë së Napolit në shekujt XV-XVII.

Aty tregohet me fakte dhe dokumenta të mbledhura me kujdes dhe të prezantuara me profesionalizëm nga autori, për Gjon Kastriotin e ri, bashkëshorten e Skënderbeut: Donikën, pasardhësit e kësaj familjeje, Kastriotët e Italisë, si dhe të Shqiptarëve që u vendosën në brigjet Salentene. Por më e rëndësishmja midis fakteve dhe dokumentave të ndryshme është publikimi nga historiani Vallone I Pemës gjenealogjike të Kastriotëve, që nis nga Gjergji dhe Donika dhe vazhdon më tej deri tek dy degët e kësaj familjeje që vijojnë të jetojnë edhe sot në Leçe dhe Napoli.

Ndërkohë që për mua më me interes ishin të dhënat që jepen në libër për Donika Kastrioti Arianitin, bashkëshorten e heroit tonë kombëtar, të panjohura nga historografia jonë më parë.

Aty, autori pohon se e veja e Skënderbeut, e quajtur në gjuhën vendase si “Scannalibeca”, ka jetuar në mërgim me krenari dhe mençuri aq të matur, duke mos e vuajtur emrin e madh të të shoqit dhe duke mos e poshtëruar atë, (fq.75). Andronika, e cila në historinë e Shqipërisë njihet me emrin Donika mbërriti në Itali në 23 maj të vitit 1468. Dokumenti I publikuar në faqen 74 të librit na njofton se ajo merrte si të ardhura një pension prej 1000 dukatësh nga mbreti I Napolit.

Në 27 Gusht 1468 ajo u zhvendos nga feudet që mbreti Ferdinant ja kish dhënë të shoqit në Salento drejt Napolit, ku fillimisht nisi të banonte në shtëpinë e juristit të njohur Pietro Cola D’Alessandro, në afërsi të Santa Chiarës. Disa vite më vonë pas ardhjes në Napoli të gruas së dytë të Ferdinantit, Giovannës, pikërisht në 11 shtator 1477, në rrethana të panjohura Donika Kastrioti nisi të shërbente pranë saj, duke luajtur një rol me peshë në oborrin Aragonez, (fq.75).

Ndërkohë që të tjera dokumenta na dëshmojnë se kur në vitin 1496 u rindërtua në Castelnuovo, në rezidencën mbretërore apartamenti I Giovannës III-të, zonja Donika kishte një dhome mbi të, në katin e dytë të krahut perëndimor, si edhe madana Porfida, që ishte nga dera e Arianitëve dhe kishte lidhje gjaku me të. Duke qenë me prestigj dhe me ndikim të përditshëm në oborr, mbreti tjetër I Napolit Alfonsi II-të I beson në 20 Tetor 1494 zyrtarisht Giovannën III-të, të cilën Donika do të përpiqet që ta bindë që të mos e lërë Napolin pas vdekjes së Mbretit Ferdinant.

Për këto shërbime mbreti I ri I Napolit Federiko gjatë një ceremonie në oborr do të përqafohet me: “La mogliere de scannalibecho” (Donikën), dhe do ti dhurojë asaj feudin e Goglianos në 1 prill të vitit 1498, për shërbimet që ajo kishte bërë në oborr.

Në një tjetër dokument na jepet letra që përfaqësuesi I legatës veneciane në Napoli, Francesco Morosini e shkruan në janar 1501, e cila na njofton për udhëtimin e zonjës Donika në Spanjë duke shoqëruar tashmë nënë mbretëreshë Giovannën III-të.

Në letër diplomati venecian shkruan se: “Giovanna IV ka qëndruar në Napoli, është e veja e mbretit Ferrandino, është e ndershme dhe e kujdesshme: me të është Andronika (Donika), e veja e Skënderbeut, mike e ngushtë e Venecias, (fq.78).

Me sa duket në vitin 1501 kur mbërriti në Spanjë zonja Donika Kastrioti tashmë ishte 73 vjeçe dhe nuk do të ketë mundësinë të kthehet në Napoli. Ajo duhet të ketë vdekur sipas autorit në harkun kohor midis marsit të vitit 1505 dhe shtatorit 1506. Ky fakt dëshmohet nga testamenti I Giovannës III-të, në të cilin pohohet se Andronika është varrosur në kishën e Trinisë së Shenjtë në Valencia të Spanjës. Këtë fakt autori e vërteton edhe nga një burim tjetër. Ai të cilit I referohet është libri I autorit G.A.Summote I titulluar në italisht “Del Istoria della citta’ e Regno di Napoli IV”, botuar në Napoli në vitin1675, ku në faqen 17 të tij pohohet se: gruaja e Skënderbeut ishte varrosur në kishën e Trinisë së Shenjtë në Valencia në vitin 1506.

Ky fakt që për shumë historianë ka qenë I panjohur duhet marrë tashmë konsideratë pasi na plotëson një boshllëk të historisë sonë. Tashmë na del si detyrim moral që të hulumtojnë në Valencia se ku ndodhet kasha e Shën Trinisë së shenjtë dhe a gjendet pranë saj në një varrezë të vjetër, varri I bashkëshortes së të vetmit hero tonit kombëtar. Le të shpresojmë në dëshirën tonë. Ndoshta historia do të na servirë ndonjë tjetër surprizë.