DODONA APO DODONAT?
Dritehijet e nje misteri nga Ilirian Gjika - Historian
DODONA
Ne vitin 1878 studjuesi grek Kostandin Karapanos zbuloi Dodonen ne jugperendim te qytetit te sotem te Janines. Dodona shtrihej ne shpatin lindor te malit te Tomaros 1972 m I larte, I cili ndodhet midis qyteteve te Janines dhe atij te Paramithise. Nga Tomarosi rrjedh lumi Zmolika I cili eshte dega e Kalamasit, kurse nga shpati tjeter I tij, ai perendimor buron lumi I Llurit qe derdhet ne gjirin e Artes. Po ketu buron edhe Akeroni (lumi I zi), I cili derdhet ne detin Jon prane qytetit te Parges. Ketu, prane ketyre dy perrenjve, ndodhen rrenojat e Dodones si: tempulli, stadiumi, nje teater dhe disa ndertesa te tjera. Pikerisht ne rrenojat e tempullit jane gjetur mbishkrime te orakullit tevjeter, te cilat dokumentojne ekzistencen e ketij tempulli te famshem me origjine pellazge. Vite me vone, germimet e Karapanosit ne Dodone I vazhdoi arkeologu grek, Evangjelidhis. (Hamond. EPIRI, fq.87). Rezultatet e punes se tij ky autor I botoi ne vepren e titulluar "Πpaki", botuar ne vitin 1927. Ketu ai pershkruan me hollesi gjithçka per kete qytet, rrenojat dhe shtresat kulturore te gjetura ne germimet arkeologjike, te cilat fillojne nga periudha arkaike per te perfunduar ne ate Romake. Nderkohe qe burimet antike na deshmojne se Dodona ndodhej prane malit Tomar ne krahinen e Hellopise. Orakulli I dedikohej Zeusit, Mbretit dhe babait te Perendive. Profecite e orakullit trasmetoheshin me ane te pyllit dhe kazanit te shenjte, duke parashikuar gjerat qe do te ndodhnin. Aq I famshem ishte orakulli saqe sipas legjendes Perendesha Athina mbertheu nje pjese nga lisi çudiberes I Dodones ne direkun e anijes "Argo", me te cilet do te udhetonin Jasoni dhe Argonatet e mitologjise antike greke. Anija Argo u ndertua nen drejtimin e Athinase. Ajo kishte dhuntine e fjales pasi ne bashin e saj Perendesha ngjiti nje cope nga lisi foles I Dodones. Por mitet qe lidhen ne kete orakull nuk perfundojne ketu. Autoret antike na deshmojne se parashikimet e Dodones I perdornin ne veprimtarine e tye dhe Mbreterit e Epirit. Keshtu njihet fakti se Orakulli e paralajmeroi Mbretin Epirot Aleksandrin Molosin, per fundin e tij tragjik qe do ta ndiqte gjate fushates se tij pushtuese ne Itali. Ne Dodone atij ju tha qe te ruhej nga uji I lumit, sepse prane tij do ti merrte fund jeta. Dhe pikerisht ne fushaten e Italise I thirrur ne ndihme nga Tarantasit ai u vra prane nje lumi nga Lukanasit, nje fis Italik. (Tit Livi. Ab Urbe Condita). I çuditshem eshte edhe fakti tjeter qe lidhet me Dodonen. Sipas tij Mbreti Pirro qe I vogel kishte mesuar artin e fatthenies dhe bente mrekullira nga mesimet qe kishte marre ne Dodone. Bashkekohesit I njihnin atij midis te tjerave edhe aftesine e kurimit te shpretkes, veprimtari mjekesore te cilen ai e ushtronte ne menyre masive.
Orakujt
Orakujt ishin faltore te shenjta qe I kushtoheshin nje perendie te veçante. Greqia ishte nje nga vendet ku orakujt u bene te famshem per pergjigjet profetike qe jepnin. Te tille ishin disa si: Orakulli I Apolonit ne Delf, Trofoninos ne Beoti, Anfiraut ne Atike, Artemides ne Fokide, Aresit ne Traki, Askepit ne Epidaur. Nderkohe qe kohe me pare se, Delfi te behej nje qender e tille, orakujt e kishin nisur veprimtarine ne hapesiren ILIRE. Ne ekstremin Jugor te Ilirise ne Epir ishte orakulli me I famshem dhe me I vjeter, ai I Zeusit ne Dodone. Ketu ishte ndertuar tempulli me I vjeter kushtuar Zeusit. Qe nga kjo qender, kulti I Zeusit kaloi ne Greqi, ku ai ndertohej kudo me madheshti. Por nderkohe kjo praktike nuk u ushtrua vetem ne Jug te Dodones ne Greqi. Duke qene edhe tradite Pellazge ajo sipas shume gjasave ka qene e perhapur ne te gjithe hapesiren Ilire qe u formua drejteperdrejt mbi shtratin Pellazg".
Autoret Antike per Dodonen
Autori I vjeter I cili na jep te dhena per kete faltore eshte Homeri. Ne vepren e tij ILIADA, LIBRI XVI, ai e quan Dodonen dimer keqe dhe na jep njoftimin se prifterinjte e tempullit nuk I lanin kembet dhe flinin per toke. Ndersa ne vepren tjeter te tij ODISEA, LIBRI XIV, Homeri thekson se Odisea, Heroi I Trojes kishte shkuar ne Dodone per tu keshilluar me Zeusin. Hesiodi poeti "fshatar" ne vepren e tij poetike thote se: Eshte nje fushe Hellopia…., ketu ne pjesen me te fundit eshte ndertuar Dodona qe Zeusi e deshi qe te jete nje faltore e vyer per njerezit". Edhe "Babai I historise" Herodoti I Halikarnasit tek Libri I tij Historia, LIBRI II tregon se e ka vizituar vete faltoren, ashtu siç shkruan qe: "Pellazget kishin zakon tu flijonin perendive çdo gje, sikurse e mesova ne Dodone (ILIRET DHE ILIRIA tek Autoret Antike, Tirane 2002, fq.16). Me pas per Dodonen na njoftojne me radhe te tjere autore si: Eskili, Skylaksi, Polibi, Skymni, Plutarku, Dion Kasi, Justini, Hierokli, Stefan Bizantini, Apollodori, Pausania, Pindari, Plini etj. Keshtu Plini thote ne librin e tij te VI-te, prej fisit Epirot Sulion dilnin Prifterinjte qe sherbenin ne Dodone. Kurse Eskili tek tragjedia e tij "Luteset" ne nje pasazh tek monologu I Pelazgut permend termin "Malet e Dodones". Po keshtu Stefan Bizantini tek vepra e tij "Kombetaret", thote se: lumi kadem ndodhej midis Butonjes dhe Dodones. Por nderkohe eshte Straboni ai qe na jep njoftimin me te plote rreth faltores se famshme, ai sipas deshmise se tij qe eshte nga me interesantet "Orakulli" ishte me perpara afer Skotuses qytet I krahines Pelazgiotis. Mbasi lisi u dogj prej dikujt me porosi te Apolonit Orakulli u transferua ne Dodone. Aty ai jepte porosi jo me fjale, por me simbole, duke u nisur nga fluturimet e veçanta te tre pellumbave, sipas te cilave profetet profetizonin. Sipas legjendes ata qe sherbejne tek lisi I Dodones quhen Pelia. Ketej mori emrin edhe ena prej bakri e Dodones. Kjo ishte brenda ne faltore dhe kishte mbi vete nje shtatore qe mbante nje dore nje kamzhik prej bakri, dhurate e Korkyrasve. Kamzhiku ishte I trefishte ne forme zinxhiri, I perbere prej 3 vargjesh, te cilat kur tundeshin prej ererave goditnin enen prej bakri dhe nxirrnin tinguj te gjate, sa qe ai qe numeronte mund te arrinin numrin katerqind.(po aty fq.161).
Tomori
Tomori eshte nje prej maleve me te larte te Shqiperise. Ai ndodhet ne rajonin jugor te vendit, ne kufirin ndares midis Beratit, Skraparit dhe Gramshit. Me nje gjatesi 19 km dhe gjeresi deri ne 6 km, Tomori ka maja te shumta me lartesi mbi 2000 m. Veçojme keshtu majen veriore te quajtur Çuka Partizan (2416) qe eshte edhe maja me e larte e saj. Shpati lindor I malit eshte me I pjerret se ai perendimor. Ketu ne lartesi ne 1800 m ndeshen Cirqe akullnajore dhe nje bimesi mjaft e pasur. Nderkohe qe nen kembet e tij dalin burime te shumta karstike si ne: Sotire, Kerpice, Ujanik, Kapinove, Bogove, etj. Me ane te qafes se Kulmakes 1400 m e larte, e cila ndodhet ne jug te tij Tomori lidhet me malin e Kulmakes qe nuk eshte gje tjeter veçse vazhdim I tij dhe ka lartesi prej 1473m.Sot ky mal dhe mjedisi perreth perben nje ambient te mbrojtur nga Shteti Shqiptar. Ai eshte nder 12 Parqet Kombetare ne Republiken e Shqiperise. Parku Kombetar I Tomorit ka nje siperfaqe prej 4000 km2 dhe shquhet per vlerat e tij ekologjike dhe botanike qe lidhen me pyjet e ahut dhe te pishes.
Legjenda dhe Mite
I permendur per bukurine, floren, faunen, boren e perhershme, legjendat, vendet e shenjta etj, Tomori ka ndikuar edhe ne mitologjine vendase dhe letersine shqiptare, aq sat hemi se me te drejte gazetari dhe publicisti Italian I shekullit te XX-te Indro Montaneli e quan OLIMPI SHQIPTAR. Nderkohe qe Naimi poeti yne Kombetar Naim Frasheri e emerton Tomor I Zotit. Kurse Çajupi I drejton vargjet: Baba Tomor, kishe e Shqiperise, mal kryelarte fron I Perendise. Tek ti kane ardhur njerezit qe ne lashtesi, per te mesuar ate qe urdheronte zoti. Ndersa Lumo Skendo e emerton "Mali Plak I Shqiperise". Keshtu Tomori eshte edhe I perfshire ne nje mori legjendash te vjetra, ku njera prej te cilave tregon per dy vellezerit Tomor dhe Shpirag. Te dy vellezerit na u zune per nje vajze te bukur (zane). Por zenka perfundoi ne nje duel te pergjakshem. Tomori e goditi Shpiragun me shpate dhe sipas legjendes kjo duket tek shpatet e Shpiragut te cilat jane vija-vija. Ndersa Shpiragu e godit Tomorin me topuz duke e bere gjithe hone dhe gropa. Zoti qe e shihte kete duel I zemeruar I shnderroi vellezerit ne male ndersa zanen ne nje koder. Nga lotet e saj u krijua lumi I Osumit qe sot rrjedh ne luginen qe ndodhet midis Tomorit dhe Shpiragut. Interesant eshte edhe fakti se ne krahinen e Myzeqese, njeren prej njesive me te medha etnografike te Shqiperise, e cila shtrihet prane malit te Tomorit, ruhen edhe ne ditet e sotme legjenda qe te çudisin me "fantazine" e tyre, apo me substratin qe ka nje baze te vertete historike. Te konservuara dhe te transmetuara nga goja e popullit ato te terheqin me materialin qe te ofrojne. Sipas njeres prej tyre thuhet se ne kete mal banon "Baba Tomori", I cili leviz here pas here ne Çuken veriore ose ate jugore se bashku me zoterit e tjere. Baba Tomori veshtron dhe vezhgon te "ligjte" e botes, te cilet per ti shtypur I godet me top. (Folklor nga krahina e Myzeqese. I. Tirane 1985.fq.449-450). Ndersa ne nje legjende tjeter thuhet se ne faqen perendimore te Tomorit nen nje shkemb 300 m te larte ndodhet "Molla e kuqe". Ajo eshte nje molle e shenjte frutat e se ciles thuhej se ishin 1 kg. Keto molle sipas besimit popullor I hanin vetem perendite, qe mendohej se jetonin ne Tomor.
Autoret Shqiptare per Dodonen
Qysh gjate periudhes se Rilindjes Kombetare Shqiptare shume filozofe te saj hodhen ide dhe hipoteza historike nga me interesantet. Njera prej tyre deri ne mesin e shekullit te XX-te: Dodona ose njera prej disa Dodonave qe kane ekzistuar ndodhej ne Malin Tomor te Shqiperise. Per te vertetua kete hipoteze bazohej tek perqasja e Malit Tomar te Epirit me emrin Tomor te malit te Shqiperise, per te cilin ekzistojne edhe shume legjenda per pranine e nje orakulli ne te. Rilindasi yne I shquar Jani Vreto ne vepren e tij Apologjia botuar ne vitin 1878 thote se: "Nga te dhenat e autoreve antike rezultojne qe kane shume Dodona". Keshtu Dodona e mirefillte ndodhet prane Janines ndersa Dodona qe ndodhet ne Tomorin Shqiptar (Berat), eshte ajo qe perputhet me PSYKRA DODONEN (Dodonen e ftohte), e cila eshte pershkruar nga Homeri. Edhe studjuesi tjeter shqiptar I gjysmes se I-re te shekullit te XX-te, Mehdi Frasheri hodhi idene se kane ekzistuar dy Tomore dhe dy Dodona. Njera ne malin e Tomorit te Beratit dhe tjetra midis Malesise se Çamerise dhe Pellgut te Janines, ne krahinen e quajtur dikur me emrin Hellopia, (Dodona e sotme).
Nderkohe qe nje tjeter studjues I shekullit te XX-te Perikli Ikonomi, I kushtoi nje studim te mirefillte ketij problemi. Ne vitin 1936 ai botoi ne Vlore studimin historik me titull "Historia e Tomorrit dhe Dodones Pellazgjike". Ne faqet e ketij libri autori sillte shembuj dhe shpjegime nepermjet te dhenave te autoreve antike se Orakulli I Dodones ndodhej ne Malin e Tomorit. Si njohes I greqishtes se vjeter P.Ikonomi citonte per Dodonen te dhena nga Homeri, Herodoti dhe 15 autore te tjere antike. Gjithashtu P.Ikonomi citon edhe autore te shekullit XIX si Arvantini, Bartolomeu dhe Pukevili. Te gjitha keto te dhena Perikliu I perdor duke argumentuar se Dodona dhe tempulli I saj ndodheshin ne Malin e Tomorit. Per te plotesuar te dhenat e ketyre autoreve, P.Ikonomi sjell edhe mjaft te dhena etnografike dhe toponime te grumbulluara ne Berat, Skrapar, Tomorice dhe rrethinat e tjera te Tomorit. Ato deshmojne per nje vend te Shenjte qe ndodhej qysh nga lashtesia ne Tomor. Te gjitha keto P.Ikonomi I ploteson edhe me argumenta gjeografike, gjeologjike dhe gati-gati e bind lexuesin me ato qe shkruan. Gjithashtu Perikli Ikonomi I cili kishte studjuar ne rinine e vet ne gimnazin e Janines Zosimea, I kundershton argumentat e arkeologut grek Karapanos per vendodhjen e Dodones prane Janines. Ai thote se Karapanosi publikoi disa materiale te cilat ja dorezoi Misioni arkeologjik francez I Maqedonise dhe nuk u thellua ne germime. Pas ketij dyshimi P.Ikonomi sjell nje fakt tjeter. Sipas tij ne Epirin e sotem popullsia vendase nuk kujtojn ndonje gojedhane ose legjende per Dodonen, orakullin, ose ndonje vend te shenjte. Keto gjera perkundrazi I gjen me shumice ne te gjithe periferine e malit Tomor, ku tregohen legjenda per Mrekullite e tij, vendet e mira (te shenjta), perendite, ritet, etj. Nderkaq interesante eshte edhe toponimia qe permend P.Ikonomi. Sipas tij edhe sot ne Tomor ruhen toponime te tilla te çuditshme te cilat ngjajne me toponimet qe japin autoret antike per Dodonen si: Tomar-Tomor, Dodone-Qafa e Dhodhonit (Bargullar-Skrapar), Tomuras-Tomorice. Nderkohe qe ne fund te shekullit XX-te nje tjeter autor qe trajton kete problem eshte edhe Greko-Arvanitasi Aristidh Kola. Ne vepren e tij: "Arvanitasit dhe prejardhja e Grekeve", ne faqen 84, ai bashkohet me idene e Jani Vretos se nje nga Dodonat (ajo e madhja), duhet kerkuar ne Tomorin e Shqiperise, aty ku ruhet edhe sot e gjalle tradita e Orakullit te famshem. Interesant eshte fakti se edhe ne ditet e sotme çdo gusht me mijera besimtare I ngjiten malit te Tomorit per te festuar festen e Abas Ali Tomorit, njerit prej Dervisheve te famshem Bektashiane. Pikerisht ky njeri ngriti faltoren e tij ne ate vend ku ndoshta dikur ngrihej tempulli I njeres prej Dodonave. Nderkohe njihet boterisht fakti qe bektashizmi, ky rit shiit I islamizmit, I ngriti faltoret e tij pikerisht ne ato vende qe populli I quante te "mira", ku dikur ngriheshin tempujt pagane, te cilet I shkaterroi furia e drejtuar nga Perandori Romak Teodos ne shekullin e V-te.
Hipoteza
Autoret antike theksojne se ka patur dy Dodona. Dodona e MOLOSISE ne EPIR (ose e Thesprotise) dhe Dodona e Thesalise, e quajtur e keqja (Stefan Bizantini, Mbi qytetet dhe popujt).
Por a ka patur nje Dodone te trete ne Malin e Tomorit, emri I se ciles perqaset me Malin Tomar te Molosisise, ku ndodhej Dodona e famshe. A ka qene nje nga Dodonat ne Tomor?!
Derisa kane ekzistuar disa ndoshta nje prej tyre ka qene Dodona e Tomorit. Edhe te dhenat e disa autoreve antike perputhen me Toponimine e sotme. Te gjitha keto fakte te krijojne idene se nje orakull ka ekzistuar ne Malin Tomor te Shqiperise. Ketu mund te permendim argumentin e P.Ikonomit se ne Tomor ka ekzistuar Dodona e Ftohte ose ajo qe thote Homeri Dimerkeqe, sepse Dimri ne Tomor eshte I ftohte, me debore dhe ere te ftohte. Kurse ne Epir atje ku lokalizohet Dodona klima eshte e ngrohte dhe dimri I bute. Por mund te jepte Baba Tomori qe na vjen nga folklori popullor imazhi i Zeusit antik. Paralelizmat na shfaqen ne menyre te çuditshme. Ne folklorin popullor thuhet se: ne Malin e Tomorit jeton Baba Tomori me zoterit e tjere. Po ne Olimp sipas mitologjise greke jetonte Zeusi me 12 perendite e tjera te Heleneve. Ne çdo 22 gusht ne Tomor ngjiten per te festuar me therore, kurbane, kenge, valle dhe mishra te pjekur, me mijera pelegrine jo vetem myslymane por edhe te krishtere. Ky fakt tregon ekzistencen e nje feste pagane qe sot I identifikohet Bektashizmit. I çuditshem eshte edhe argumentimi I doktrinave te ketij sekti, sipas te cilave Abaz Aliu sherbente si ruajtes I Baba Tomorit, duke I kujtuar atij te mirat dhe te ligat qe beheshin ne bote, njelloj si prifterinjte e lashte qe sherbenin ne tempullin e Zeusit.
Ne vend te mbylljes
Kjo eshte historia e Dodones (Dodonave), Tomorit, Zeusit Pelazgjik dhe hamendjeve te historianeve vendas dhe te huaj. Ajo eshte e veshur me shume legjenda dhe hamendje te cilat presin qe te shpjegohen se afermi. Le te shpresojme qe te tjere autore ta prekin kete teme, per te na dhene idete e tyre me qellim shpjegimin e kesaj historie aq te bukur, terheqese dhe mbi te gjitha enigmatike