Komploti greko-komunist kundër Demokracisë Shqiptare
nga Edith Harxhi, Mal Berisha
PJESA E PARE
Pas trazirave dhe klimes se ftohte Shqiptaro-Greke te viteve 1993-1995, normalizimi i siperfaqshem i marredhenieve qe ishte ne disfavor te Shqiperise, erdhi me nje ndryshim ne politiken e jashtme Greke ndaj Shqiperise, dhe me nje perulje te politikes se jashtme shqiptare ndaj fqinjit jugor. Menjehere pas lirimit te agjenteve grek te OMONIA-s, dhe debimit te qindra e mijera emigranteve shqiptare nga Greqia, politika e jashtme shqiptare ndryshoi qendrimin e saj dhe vershoi ne drejtim te promovimit te miqesise shqiptaro - greke, duke lene menjeane kontradiktat si dhe nderhyrjet greke ne territorin Shqiptar.
Politika e jashtme greke ndaj Shqiperise ka qene e njejte ne çdo moment te historise se marredhenieve Shqiptaro Greke, por me mbarimin e luftes se ftohte ajo u modernizua, ashtu siç ndryshoi edhe ritmi ekspansionit i Greqise ndaj Shqiperise.
Kjo politike u reformua qe ne vitin 1991 gjate vizites se pare te bere nga Kryeministri grek i asaj kohe Micotaqis, ku ai i kerkoi Ramiz Alise vendosjen e Kryepeshkopit Janullatos ne drejtim te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, permiresimin e te drejtave te minoritetit grek ne Jug te Shqiperise dhe pergatitjen e nje neni te veçante ne ligjin elektoral ne zgjedhjet e para pluraliste ne Shqiperi te vitit 1991 ku, minoriteti grek duhej te perfaqesohej politikisht me ane te organizates OMONIA si dhe nje lloj presioni nga ana e qeverise se Tiranes per te shtyre mijera shqipetar te kalonin ilegalisht kufirin shqiptaro grek ne Jug te Shqiperise, duke realizuar ne kete menyre endrren e madhe greke per asimilim me ane te nderrimit te emrave dhe fese te shqiptareve emigrante, qe do te futeshin ne territorin grek per arsye ekonomike dhe politike.
Te gjitha kerkesat e kushtezuara, te bera nga kreu i qverise greke te asaj kohe u realizuan ne nje kohe rekord nga Ramiz Alia dhe qeveria komuniste ne Shqiperi qe kalonte ditet e fundit para kthimit te dyte te tyre ne pushtet ne vitin 1997.
Keshtu, Kryepeshkopi Janullatos pavaresisht bujes se madhe qe beri dhe kerkeses per mospranim te mijera Shqiptareve brenda dhe jashte vendit, u pranua te drejtonte Kishen Ortodokse Shqiptare, duke shkelur ne kete menyre vendimin e marre nga patriotet Shqiptare dhe veçanerisht Fan Noli dhe mbreti Zog per ndarjen e kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare nga Patriarkana. Qe ne kohen e pranimit te tij ne Shqiperi dhe deri sot kleri i huaj Ortodoks ne Shqiperi, ka qene armiku me i madh i vendit dhe agjentura me e forte ne territorin Shqiptar qe ka punuar dhe luftuar per helenizimin e Jugut te Shqiperise dhe rrenjesimin e politikes ekspansioniste greke ne vendin tone, duke kanalizuar gjitheçka nen ombrellen e Kishes Ortodoxe Greke.
Gjithashtu ne ligjin elektoral te vitit 1991 dhe, me pas te vitit 1993 u vendos nje nen i veçante per perfaqesimin politik te minoritetit grek ne Shqiperi qe u be precedenti me i rrezikshem ne marredheniet Shqiperi-Greqi si dhe baza kyçe pas te ciles jane fshehur gjithe projektet dhe planet greke per asimilimin e Shqiperise se jugut. Ne kete menyre minoritetit grek ne Shqiperi, jo vetem qe iu la hapsire e madhe veprimi politik ne te gjitha instancat e qeverisjes se vendit dhe administraten shteterore, por gjithashtu iu plotesuan te gjitha kerkesat per arsimim ne gjuhen e tij ametare, si dhe u identifikua perfundimisht me emrin komunitet etnik. Keshtu duke u treguar inferiore ndaj perendimit dhe kerkesave te tij per te drejtat e njeriut, Shqiperia nuk beri as perçapjen me te vogel per te njohur arvanitasit ne Greqi qe jane autoktone, si dhe te drejten e çameve te pervuajtur dhe te masakruar nga andartet grek.
Emigracioni Shqiptar ne Greqi, ai ilegal dhe legal, eshte toleruar dhe shtyre vete nga qeverite greke qe nga viti 1991, per tre arsye kryesore. E para, per te asimiluar me kollaj nje pjese te konsiderueshme shqiptaresh duke bere te mundur pagezimin e tyre ne kishat greke dhe nderrimin e emrave nga shqipetare ne grek; E dyta, per te rimekembur industrine e rende greke dhe ata pjese te ekonomise greke te cilat kishin mbetur pas dore ne Greqi, pa te cilat ekonomia greke nuk mund te ngrinte nivelin e saj ne stadin e vendeve te tjera te Bashkimit Europian; E treta, me ane te pranimit ne Greqi te mijera emigrantve shqiptare, Greqia donte te tregonte se bente bamiresi duke mbrojtur, ushqyer dhe punesuar shqiptaret e pervuajtur nga diktatura komuniste dhe ne kete menyre mund te perfitonte te ardhura te konsiderueshme nga Bashkimi Europian.
Pasi arriti qellimin e saj me ane te kerkesave te siperpermendura, Greqia filloi te dilte hapur me kerkesa te tjera ne lidhje me pronesine e minoritetit, dhe futjes se agjentures greke ne çdo sektor te shoqerise shqiptare.
Per realizimin e ketij qellimi, nje rol vendimtar luajti edhe lobi grek ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes i cili ka investuar mjaft ne perfshirjen e intelektualeve nacionalist grek ne administraten Amerikane dhe ekonomine e vendit me te fuqishem ne bote.
Ne kete menyre duke perfituar nga mungesa e nje strategjie te mirefillte ne Ballkan te Politikes se Jashtme Amerikane, nga perqendrimi i vemendjes amerikane dhe te perendimit drejt Marreveshjes se Daytonit ne Bosnjen e pasluftes, nga hapesira qe iu la Millosheviçit ne Kosove pas luftes se Bosnjes dhe ngritjen e ndergjegjes kombetare te faktorit shqiptar ne Kosove dhe Maqedoni, si dhe nga renia e skemave piramidale ne Shqiperi, politika greke ndaj Shqiperise filloi riaktivizimin ne terren dhe nderhyrjen aktive dhe pikerisht arriti finalen e saj ne fund te vitit 1996 dhe fillimin e vitit 1997.
Duke hulumtuar shtypin dhe median greke gjate diteve te nxehta te vitit 1997, si dhe duke analizuar faktet e shumta qe hedhin ne drite vete shtypi dhe media greke, i ashtuquajturi "Revolucioni I vonuar I vitit 1997 ne Shqiperi" mund te perifrazohet pa frike edhe "Pushtimi Greko -Komunist i Shqiperise". Quhet pushtim per arsye se qe nga ai moment, Shqiperia u pushtua, politikisht, dhe ushtarakisht nga Greqia dhe se per kete pushtim qarqe te caktuara greke perdoren çdo mjet dhe menyre per te aneksuar Shqiperine duke financuar dhe investuar gjithashtu edhe politikanet me ekstremist te majte te Shqiperise te cilet sot drejtojne vendin dhe mundohen te ç'rrenjosin ndjenjen kombetare tek shqiptaret, duke luajtuar politiken me antishqiptare qe ka pasur ndonje here historia shume shekullore e vendit tone, per interesat e tyre meskine dhe per llogari te padroneve te tyre financues ne Greqi, kunder strategjise se aleateve tane ne bote.
Keto fakte qe dalin perhere te pare ne shtypin Shqiptar, tregojne mesemiri shkaktarin kryesor te trazirave ne Shqiperi, aktivizimin e gjithe segmenteve greke, qeveritare dhe jo-qeveritare si dhe fillimin e plote te aneksimit te Jugut te Shqiperise nga Greqia. Aneksimi ka filluar heret ne Shqiperi. Megjithate Greqia kish filluar te vinte ne jete kete plan famekeq, qe ne vitin 1996 duke shfrytezuar edhe misionaret e saj ne Shqiperi te cilet flisnin ne emer te minoritetit grek por ne te njejten kohe benin politiken e helenizimit ne vendin tone. Ja seç thote Thoma Miço ish-deputet ne parlamentin shqiptar dhe nje nga drejtuesit kryesore te organizates OMONIA ne Shqiperi, ne nje interviste te dhene gazetes greke "Qerdhos" me 21 Prill 1996.
"Helenizimi i Vorio Epirit eshte bllokuar ne Greqi"
Interviste me Thoma Miçon
"Politika e vizave ne vend qe te inkurajoje qendrimin e minoritetit ne Shqiperi, ben te kunderten. Kohet e fundit, helenizimi i Epirit te Veriut eshte bllokuar ne Greqi. Ai qe shkon ne Greqi qendron atje pasi i ka mbaruar viza dhe ka frike qe te kthehet pasi nuk e di nese mund te kthehet perseri apo jo. Ne fazen e pare ne duam qe te hiqen vizat per greket e Shqiperise dhe me pas per te gjithe. Vetem ne kete menyre do te mund te ruhet prezenca ne kete vend duke i bere banoret qe te ndjehen te sigurte se mund te shkojne e te vine lirisht. Gjithashtu mekanizmi i vizave ka krijuar mundesi edhe me te mira per te shfrytezuar emigrantet".
Kjo politike helenizimi qe ne vitin 1996 filloi te mbeshtetej hapur nga media dhe shtypi Grek. Ja seç shkruan gazeta greke "Stohos" ne artikullin e saj te 15 Qershorit 1996:
"Si mund te ringjallet perandoria bizantine e kombit Grek"
"Roma i dhuron Shqiperise Çamerine. Ne Greqi nuk ka zone me emer Çameri. Ndoshta Çameria ndodhet pertej Tiranes ose Ankones ne Itali, te cilen ne se do Italia tia jape Shqiperise. Ne ne Greqi nuk kemi as Çamer dhe as Çameri. Dihet tashme fakti se Italia se bashku me Austrine kane patur si qellim dhenien e Epirit te Veriut shtetit te ri Shqiptar, te krijuar ne vitin 1912. Shqiptaret te cilet perbehen nga farera dhe popuj te ndryshem, inegzistent si komb, pa bashkim kombetar, pa shkim dhe histori, pa ndergjegje kombetare, te islamizuar dhe sherbetore te perandorise osmane, u bene komb dhe shtet ilir me ndihmen e Italise dhe te Austrise ne dem te helenizmit. E njejta gje po ndodh edhe sot me Shkupin, i cili po krijohet si shtet e sigurisht si komb maqedonas, me ndihmen e politikaneve grek ne disfavor te helenizmit. Shqiptaret kane grabitur token greke, Epirin e Veriut si dhe shqiponjen me dy krena te flamurit bizantin. Bullgaro-Shkupianet akoma me keq, kane vjedhur emrin dhe historine e Greqise. Tashme ka dale edhe historia e Çamerise inegzistente ne Greqi. Pertej lumit Kallamas banonin popullsi islame ndoshta me origjine greke por qe prej vitesh kishin ndergjegje turke. Pas katastrofes se Azise se Vogel, nenshkrimit te traktatit te Lozanes dhe nderrimit te popullsise ndermjet Greqise dhe Turqise, te ashtuquajturit Çam, benin pjese ne ate grup qe do te shkonin ne Turqi, bashke me muslimanet e tjere te Maqedonise dhe Bullgarise. Disa politikane vendosen perfundimisht qe "çamet" te mos nderroheshin. Prej asaj kohe per te mos ti quajtur turq i quajten shqiptare dhe jetuan ne ate zone deri ne fund te luftes se dyte boterore. Dihet tashme qe Çamet kane bashkepunuar me fuqite e bllokut qendror si dhe kane kryer kerime te shumta ne dem te grekerve. Pas luftes se dyte boterore, per shkak te krimeve dhe masakrave qe kishin bere, ata nuk mund te qendronin me ne Greqi dhe shkuan ne Shqiperi, e cila se bashku me Italine drejtuan luften kunder Greqise. Keshtu çeshtja e ketyre "çameve" u mbyll njehere e pergjithmone. Perpjekjet e Italise per Çamerine jane vetem dokra kjo e fundit nuk mund te shkepuste me toke greke per tia dhene Shqiperise. Ketij qellimi ata nuk do tia arrijne kurre jo vetem per shkak te rezistences greke por edhe per arsye se pas pak kohesh Italia do te pushoje se egzistuari si shtet me kete emer. Ne nje te ardhme te afert, do te flitet vetem Per gadishullin italik (njesoj si gadishulli Ballkanik), e jo me si shtet Italian. Shperberja e Italise pothuajse ka filluar. Liga e Veriut pothuajse ka krijuar shtetin e vet me emrin Padania, me kryeqytet Milanon. Italia do te perbehet nga tre shtete. Ne veri Padonia, shteti i Italise qendrore me emrin Republika Latine me kryeqyetet Romen dhe shteti i trete ai i Jugut i cili do te permbledhe rajonet e Puglia se poshteme, Kalabrise, ishullit te Siçilise, Stropolit Pantelerise etj. Per shtetin e Italise se Jugut e dime qe do te quhet "Greqia e Madhe" dhe do te jete shtet grek me kryeqytet Taranton dhe nen/kryeqytet Sirakuzen. Popullsia e "Greqise se madhe" eshte me origjine greke dhe po ndergjegjesohet çdo dite, keshut rikthimi i helenizimit eshte çeshtje kohe. Rikthimi i ortodoksise ne "Greqine e Madhe" e Siçili, do te ndihmoje shume ne ç'latinizimin e banoreve te cilet Papati i latinizoi ne fe dhe gjuhe. Vitet qe po vijne jane vitet e helenizimit, i cili perseri do te luaj rolin e tij krijues e historik. Per te luajtur kete rol ne rradhe te pare helenizimit i duhet te fitoje tokat e humbura te cilat sot ndodhen jashte kufijve aktual te Greqise, ne drejtim te veriut ne vijen: Lumi Shkumbin (ne Shqiperi); Krusovo-Vilazona (ne Maqedonine e Veriut); Filipupoli, Aktopoli (Thraka e Veriut); Stambolli (ne Thraken Lindore). Ne Lindje Greqia do te shtrihet ne vijen: Iraklio (ne Azine e Vogel); porti i Sagarius-Ikomo-Ekvoles, ne lumin Kalimandhru (Kilikia--Qipro). Ne Veri-Lindje: pondet do te bashkohen me Greqine dhe do te kene si kryeqyetet Stambollin, njekohesisht edhe qendra e ortodoksise boterore.
Ne etapen e dyte, helenizmi do te perfshihet ne vatrat aterore dhe do te krijoje perandorine Bizantine, duke filluar nga deti Turin (Greqia e madhe) deri ne lumin Danub, nga Pondet ne Kaukaz, Andioqia, Qipro dhe Aleksandria me rrethinat e saj. Rikthimi i perandorise bizantine do te arrihet ne dhjetevjeçarin e pare te shekullit te 21 dhe Per kete arsye ky shekull do te jete edhe shekulli i helenizimit. Te gjithe Turqit do te kthehen ne vendin e tyre ne Turkistan, Bullgaret ne lumin Vollga, dhe Shqiptaret do te pershhen te gjithe midis nesh dhe Serbise se Madhe (sepse jane njerez pa troje). Popullsia greke qe jeton ne Pondet si kriptokristiane do te çlirohet dhe do te bashkohet me Greqine e Madhe d.m.th. me Perandorine Bizantine e cila nuk do te njohe as minoritetet te huaja, as besime fetare te huaja dhe as gjuhe te huaja, perveç nje kombi te bashkuar helen, fese ortodokse dhe gjuhes greke."
Paveresisht se artikulli i mesiperm eshte botuar ne nje nga gazetat me ekstreme te Greqise, ky perben ne te njejten kohe edhe thelbin e politikes se helenizimit qe mbrohet sot jo vetem prej elementeve me ekstremist grek ne bote por edhe prej autoriteteve shteterore greke. Per te faktuar thenien e fundit shembulli me i sakte eshte ai i fjalimit te mbajtur nga Presidenti aktual i Greqise Stephanolulos me rastin e festave te krishtlindjeve te fundvitit te shkuar, nepermjet pershendetjes qe ai i ben lobit grek ne bote.
"...une shtoj bindjen time se Greqia mirepret shekullin e ri me kujtimet e luftes se pergjakshme per Helenizm, per çlirimin e te gjithe grekerve skllever, rruges per mbrojtjen dhe konsolidimin e pavaresise kombetare te vendit tone...... dhe lindjen e çudise se madhe te diteve tona ate te te qenit Grek jashte vendit. Sot lulezimi i komuniteteve Greke ne bote, ruajtja e gjuhes dhe traditave Greke, dhe uniteti i kalitur mes nesh, nen mburojen e Kishes Ortodokse Greke dhe Keshillit Boteror te Heleneve, eshte nje force e madhe kontributi dhe shprese per Helenizmin. Ne prag te mijevjeçarit te trete, pergjegjesia jone si perçues te trashigimise kombetare dhe civilizimit Helen eshte e madhe dhe rritet edhe me teper sepse eshte detyra jone ti provojme vetes se jemi perçues te denje te atij civilizimi."
(Athine, 23 Dhjetor 1999) marre nga Athens News Agency (ANA).
Siç del edhe nga materialet e meposhteme kjo politike arriti nje nga majat e saj ne fillim te vitit 1997 kur mbeshteti fuqimisht shkaterrimin e Shqiperise dhe djegjen e jugut duke mundesuar edhe pushtimin final te Shqiperise. Materialet e meposhteme jane eskluzive dhe hidhen per here te pare ne shtypin shqiptar, duke treguar me se miri, ate qe pergatitej ne Greqi kunder Shqiperise gjate diteve te tragjedise se madhe ne Shqiperi, te cilat do te mbetetn te paharruara ne mendjen e çdo shqiptari qe arriti ti perjetoje. Nje pjese e madhe e popullsise ne Shqiperi nuk arriti kurre te mesonte te verteten e hidhur se kush mori pjese ne prishjen e lumturise se shqiptareve, pas nje periudhe te eger 50-vjeçare te diktatures se proletariatit. Kush ishte shkaktari kryesore i prishjes se qetesise dhe rendit, ne vend, i harmonise dhe bumit ekonomik qe kish nisur ne Shqiperi dhe per ç'arsye u krye ky shkaterrim.
Me ane te ketij materiali i cili eshte nje analize politike e marredhenieve Shqiptaro-Greke nga viti 1997 e deri sot, i bazuar ne fakte te nxjerra nga vete shtypi dhe media greke, per here te pare po behet e mundur e dalja e te vertetes se hidhur ne shesh, ne nje moment, kur sulmi grek ndaj Shqiperise se pervuajtur ka arritur kulmin e tij me krijimin e te gjitha mundesive per aneksimin e plote te jugut te Shqiperise dhe varesine ekonomike dhe politike te vendit tone ne politiken ekspansioniste greke. Duke qene se materialet e meposhteme jane faktet me te gjalla te asaj ç'ka u gatua ne Shqiperi, komenti mbetet i panevojshem duke e lene lexuesin dhe çdo shqiptar te beje komentin personal mbi tragjedine e madhe shqiptare te vitit 1997.
Gazeta "Pondiqi" 20 Shkurt 1997
"Luftetari Shqiptar -- Mitropoliti i Konices e filloi perseri luften e tij: Kerkese per autonomi"
"Kryepeshkopi I Shqiperise Anastasios Janullatos dhe Mitropoliti I Konices, Andrea Trabelas u nisen nga e njejta "bime": Nga organizata e teolgeve "Zoi" me pas "Opus Dei" (Organizate shume e forte e Frankos ne Spanje) qe luajti rol percaktues nga vitet ’40 deri ne vitet ’70 – te.Njeri nga te mesipermit, Anastasio u shkeput nga ideologjite e thara dhe mori rrgen e studentit te juridikut ne vitin 1973 dhe sot ne Shqiperi perpiqet qe ta mbaje larg Kishen Ortodokse nga nacionalistet.
I dyti qe eshte djale shpirteror I Sebastianosit, ka ngritur bajrakun e tij te nacionalizmit dhe te autonomise se Epirit, duke mos perfillur as pozicionin zyrtar te qeverise greke dhe te politikave te tjera greke. Shembull per kete eshte deklarata e fundit me rastin e 83 vjetorit Epirit te Veriut."
Revista "Çeshtje Politike" 20 Shkurt 1997
"Analize mbi gjendjen ne Ballkan dhe Pozicioni i Greqise"
"Çeshtja e Epirit te Veriut shpejt a vone do te perbeje nje "Toke te humbur per Greqine", ashtu si shume "toka te tjera te humbura". Ne nje kohe kur Greqia eshte indiferente per fatin e popullsise prej 400.000 vetesh te Vorio Epirit te cilet po largohen per te siguruar burime me te mira jetese, pranon ne Greqi 500.000 shqiptare emigrante te paligjshem çka perbejne nje rrezik shume te madh per te dhe do te krijojne menjehere probleme minoriteti…"
Gazeta "Avgi" 21 Shkurt 1997
"Rrofte MABH, Rrofte Himara"
"Tete te akuzuarit u liruan pasi moren denime konvencionale. Pas lirimit te tyre salla u inkurajua dhe filloi te bertiste me te madhe: Rrofte MABH – Rrofte Himara.Ishin skena qe ulin dinjitetin e drejtesise, te shoqates se avokateve si dhe qeverine e PASOK–ut pas deponimeve ne sallen e gjyqit se gjoja nuk dinin ndonje lidhje me ëeshtjen e MHAB–it. Ishin ata qe I futen ne burg te "tetet" sepse gjoja ishin mpleksur me organizaten e paligjeshme MAHB–i.Te tetet u liruan nga burgu pasi moren denime konvencionale duke u duartrokitur nga salla e Gjykates se Apelit. Avokati Filoklis Asimaqis pas largimit te trupit gjykues nga salla e gjyqit thirri me te madhe: "Rrofte MABH" ne nje kohe kur para disa ditesh te gjithe qe gjendeshin ne sallen e gjyqit pyesnin veten nese ekzistonte me te vertete MAHB? Menjehere zotit Asimaqi I erdhi pergjigja korale nga salla: "Rrofte MAHB, Rrofte Himara!"
Zoti Filoklis Asimaqis that:-- ...ne kemi hapur llogari me 5 miljon dhrahmi te cilat do te duhen per krijimin e MAHB – it te Ri, qellimi I te cilit do te jete Autonomia e Epirit te Veriut. Gjithashtu kemi gjetur dhe apartament per zyrat e kesaj organizate me adrese "Vuli 35 ne menyre qe t’i inspirojme greket qe te mos I mbyllin syte. Po ashtu Asimaqi shperndau libra te MABH–it per gazetaret.
Agjensia e lajmeve ANA 24 Shkurt 1997
"Ftesa per Berishen nuk ka nenkuptime politike, thote Presidenti grek"
"Presidenti Stefanopolus tha dje se ftesa e tij per Presidentin e Shqiperise, Sali Berisha per te vizituar Greqine nuk eshte e lidhur ne asnje aspekt me zhvillimet e fundit ne vendin fqinj.
"Ftesa dhe çdo gje qe ka te beje me te nuk kane çfaredo lidhje me ngjarjet ne Shqiperi" tha zoti Stafanopolos gjate nje vizite ne veri te Greqise.
"Ne nuk deshirojme te perfshihemi ne keto (zhvillime) ne asnje menyre ose te shprehim pelqimin apo mospelqimin per cilindo. Une besoj se kjo do te kuptohet nga miqte tane ne Shqiperi" shtoi ai.
Deklarata u nxit nga njoftimet nga Shqipeeria se opozita e vendit fqinj kishte reaguar ne menyre jo-dashamirese per njoftimin e te shtunes se ambasadori I Greqise ne Tirane I kishte dorezuar Zotit Berisha nje ftese zyrtare (per te vizituar) Athinen.
Shqiperia eshte goditur nga demonstrimet dhe trazirat sociale qe nga falimentimi I skemave huamarrese piramidale ne te cilat mijera shqiptare te varfer kishin investuar kursimet e tyre.
Zoti Stefanopolos shpjegoi se ftesa, me rokumandimin e qeverise greke ishte ne pergjigje te vizites se tij ne Tirane ne pranveren e viti te kaluar."
"Vizite ne Beograd ne fund te Marsit"
"Ministri I Mbrojtjes Kombetare Akis Tsohatopoulos do te beje nje vizite zyrtare ne Beograd nga data 5-6 Mars bejne te ditura burime diplomatike ne kryeqytetin jugosllav.
Ne nje takim te premten nen drejtimin e Kryeministrit Radoje Kodiq, qeveria jugosllave planifikoi ne kuadrin per bisedime qe do te kete Ministri I Mbrojtjes se Jugosllavise Pavle Bulatoviq me zotin Tsohatzopoulos.
Vizita do te kryhet me ftese te pales jugosllave dhe zoti Tsohatzopoulos do te kete rastin te zhvilloje bisedime me udheheqesit civile dhe ushtarake te Jugosllavise."
Gazeta "Eleftero Tipos" 25 Shkurt 1997
"Çeshtja kritike e vorioepiroteve"
"E njejta gje me ate te Qipros eshte edhe ajo e verioperiteve per te cilet shteti grek duhet te jape zgjidhje te plote – ka theksuar ish ministri Sotir Kuvelas ne Vatren Epirote, me rastin e peevjetorit te çlirimit te Janines. Sotir Kivelas theksoi se qellimi kryesor per tu realizuar eshte kthimi dhe vendosja e "vorioperitoeve" prane vatrave te tyre ne kojhen kur po realizohet demokratizimi ne Shqiperi.Dy miliard dhrahmi qe merr Idhrima Palinostundun (Instituti I Ndihmave) nga njezet miliarde qe kerkojne per zhvillimin fillestar te programit te saj jane "therrime" ne lidhje me parate qe shpenzohen ne raste te tjera."
Gazeta "Pondiqi" 25 Shkurt 1997
"Te nderhyjme menjehere! Te pambrojtura varret e ushtareve grek ne Shqiperi"
"Grupe varresh te ushtareve greke te cilet u vrane ne luften italo – greke ndodhen ne jug te Shqiperise. Ne fshatin Bularat u gjend nje grup varresh me pesedhjete ushtare greke. Ndersa ne Kelcyre u gjenden eshtrat e pese ushtareve te vrare greke te cilat u bene te njohura nepermjet te ambasades greke ne Tirane. Per kete aresye duhet te formohet komiteti I perbashket greko – shqiptar I cili do te merret me ndertimin e varreve te medha ne Jug te Shqiperise dhe ti nderoje ata si heronj.E njejta kerkese eshte bere ne drejtim te Shqiperise nga pala gjermane per grumbullimin e eshtrave te ushtareve gjermane te cilet u vrane gjate terheqjes se ushtrise naziste."
Axhensia e lajmeve ANA, 5 Mars 1997
"Greqia ben thirrje per nje qeveri te unitetit kombetar ne Shqiperi me qellim qe te kapercehet kriza. Greqia beri thirrje per formimin e nje qeverie te unitetit kombetar ne Shqiperi me pjesmarrjen e te gjitha forcave politike te vendit si oferte per te gjetur nje zgidhje per krizen e ashper ne vendin fqinj. Duke shprehur shqetesim per zhvillimet e fundit ne Shqiperi, zedhenesi I qeverise Reppas tha se Athina eshte duke bere perpjekje serioze per te ndihmuar ne nje zgjidhje per dhunen dhe mungesen e stabilitetit qe ka perfshire pjesen jugore te ketij vendi. Kriza eshte ekonomike dhe politike, prandaj kerkohet nje zgjidhje politike me pjesmarrjen e te gjitha forcave nepermjet te dialogut" tha Reppas. Kryeministri Kostas Simitis nga ana e tij zhvilloi nje takim urgjent naten e kaluar me udheheqesin e opozites kryesore, Demokracia e Re, Militiadhis Evert, ndersa me vone Kryeministri kryesoi mbledhjen e qverise per çeshtjet e jashtme dhe te mbrojtjes (KYSEA) I cili u perqendrua mbi situaten ne Shqiperi. Perveç kesaj, Zv. Ministri I jashtem Kranidiotis pati nje takim me Ambasadorin Shqiptar ne Athine gjate te cilit beri nje demarsh qe kerkon mbrojtjen e minoritetit grek ne ate vend. Nga ana e tij, Ministri Plotesues, George Papndreu zhvilloi takime te veçanta me ambasadoret e partenereve te BE - se ne Greqi si dhe ambasadoret e ShBA - ve dhe te Rusise. Zedhenesi Reppas tha se qeveria ishte e shqetesuar mbi fatin e udheheqesit socialist Fatos Nano."
Gazeta "Stohos", 05 Mars 1997
"Oficere Vorioperote drejtojne kryengriteresit: e Kiço Mustaqit, ish Minister I Mbrojtjes I Shqiperise. Ngrihet flamuri dhe shpallet automomia ne Himare e Tepelene. Shtabi i andarteve te Epirit te veriut ben thirrje: "Tani autonomi, mos na tradhetoni prape"
Trqind te rinj nisen nga Athina per ne Sarande ne duart e autonomisteve greke prape Epiri I Veriut. Gati ushtria jone te nderhyje. Flamuri I autonomise se Epirit te Veiut u ngrit parpe ne Himare, Tepelene. Ngritja e flamurit çlirimtar vetem 15 dite pas pervjetorit te shpalljes se autonomise (17 Shkurt 1914) us hoqeruar nga thirrjet e shtabit drejtues te andarteve te Epirit te Veriut te cilet ftojne helenizmin qe te mbeshtese veprimet e autonomisteve. Iu behet thirrje edhe politikaneve tanee qe te mos na pengojne dhe te mos na tradhetojne perseri. Oficeret tane vorioepirote, dikur nen arme ne ushtrine shqiptare tani po e marrin situaten ne dore. Ata po marrin nen kontroll anije luftarake te Shqiperise. Oficeret tane vorioepirote jane te pergatitur per kete gjendje. Ushtria jone ndodhet ne Gjirokater. "Gati planet, kjo eshte kerkese e oficereve. Te mos kundershtojne politikanet!"
Kanali Televiziv "Mega", 5 Mars 1997, lajmet e ores 14:00
"Sot grupe te armatosura neJug te Shqiperise ngriten per here te pare flamurin e Vorio Epirit. Ata kerkojne ndarjen e pjeses se jugut nga pjesa tjeter e vendit duke filluar nga Tepelena duke shpallur keshtu edhe autonomine e jugut te Shqiperise. Sot popullsia e Sarandes eshte ngritur me arme dhe te gjithe deklarojne njezeri se jane te uritur dhe kerkojne furnizim me buke dhe uje nga Korfuzi. Gjithashtu kryengritesit shprehen se nese do te filloje kryengritja edhe ne Gjirokaster atehere pothuajse gjysma e Shqiperise do te kontrollohet nga populli i armatosur i jugut. Problemi i hershem i Shqiperise ka qene ai veri-jug. Shiperia ndahet ne mes nga lumi Shkumbin i cili ka bere ndarjen e vendit ne baze te perkatesise fetare, dhe gjuhesore. Keshtu kriza aktuale ne Shqiperi eshte perqendruar ne jug te Shqiperise ku popullsia eshte greqisht folese.
Axhensia e lajmeve ANA, 6 Mars 1997
"Gjate konferences per shtyp te dites se djeshme te mbajtur nga Zedhenesi i Qeverise Z. Dimitris Repas u fol mbi kerkesen e Z. Simitis ndaj qeverise se Tiranes ne lidhje me shqetesimin e Greqise Per mbrojtjen dhe pronat e komunitetit etnik grek ne Shqiperi si dhe rendesine qe ka ky minoritet ne marredheniet midis Athines dhe Tiranes.
Sipas Z. Repas, Kryeministri Simitis i ka kerkuar Tiranes zyrtare qe minoriteti te mbetet aty ku sot ndodhet dhe te begatoje. Gjithashtu ai hodhji poshte zerat se pgergjegjesia Per trazirat ne Shqiperi bie mbi minoritetin grek atje.
Po keshtu zedhenesi Repas tha se Ministri i Mbrojtjes Akis Tsohatzopoulos ka qene ne kontakt me homologun e tij ne Tirane dhe i ka kerkuar ketij te fundit rendesine e mosperfshirjes se ushtrise ne asnje iniciative qe mund te acaroje situaten. Z. Tsohatzopoulos ne takimin e djeshem te Partive Socialiste Europiane ka ngritur idene e presionit qe duhet te ushtrohet ndaj Tiranes zyrtare per lirimin nga burgu te udheheqesit te Partise Socialiste Fatos Nano."
Kanali Televiziv "Sky", 6 Mars 1997, lajmet e ores 17:00
"Para disa minutash kane dale nga mbledhja kreret e grupeve te armatosura te Sarandes, te cilet kane vendosur te sulmojne sonte ne darke Gjirokastren. Ata nuk do t'i leshojne postoblloqet si dhe presin me padurim gjyqin e sotem popullor qe do t'u behet tre roberve te kapur ne sheshin kryesor te Sarandes te cilet thuhet se jane punonjes te SHIK-ut dhe me perkatesi veriore."
Gazeta "Dimokratiko Logos", 7 Mars 1997
"Kryetare e partive te opozites shqiptare do te takohen ne Strasburg"
"Gjate punimeve te Parlamentit Europian, ne Strasburg, ne datat 10-15 Mars do te takohen kryetaret e te gjitha partive politike shqiptare te opozites pas inisiatives se eurodeputetit Aleko Alavanos, e cila u mireprit edhe nga grupet e tjera politike te parlamentit. Ne kete takim do te marrin pjese: Fatos Lubonja, Rexhep Mejdani, Neritan Ceka, Petrit Kalakula dhe Skender Gjinushi. Nder te tjera keta perfaqesues do te marrin kontakte me z.Van Mirlo, Van Der Brouk si dhe kryetaret e grupeve politike te parlamentit Europian".
Gazeta "Elefteri Ora'' 7 Mars 1997
"Kerkojme historine tone, Z. Simiti.
-- Pergjigje e popullit grek ndaj deklarimit te Simitis - nuk kerkojme asgje"
"Per me shume se tre ore, vazhdoi mbledhja ne Shtabin e Pergjithshem nen drejtimin e kryeministrit Simitis, ne te cilin u shqyrtuan problemet e programeve te armatimit dhe te zhvillimeve ne Shqiperi. Nderkohe u bene edhe emerimet e reja ne kete shtab.
Ne nje kohe qe populli grek po ndjek me agoni valen e dhunes qe ka shperthyer ne Epirin e Veriut, nga grupe te armatosura ndaj grekerve te rajonit, ne nje kohe qe I gjithe opinioni shpreh shqeteaimin peer jeten e pronat e epiroteve te veriut, te vellezerve tane, ne nje kohe qe Sali Berisha flet per banore te jugut, te nxitur nga faktore te huaj, duke lene te kuptohet qarte se ben fjale per epirotet e veriut, te cilet ne te veertete jane viktimat, qeveria greke luan rolin e spekttorit te thjeshte. Vete Simitis deklaroi publikisht se "nuk kerkojme asgje" gje e cila do te thote se helenizimi I Epirit te Veriut nuk ka se c'te prese nga Greqia. Ne I bejme thirrje kryeministrit dhe gjithe udheheqjes politike te vendit: "Jo, jo zoterinj,populli grek kerkon historine e tij; kerkon me cdo kusht mbrojtjen e epiroteve te veriut dhe pse jo edhe autonomine e Epirit te Veriut e cil ne nje menyre ose nje tjeter eshte bere realitet ne Protokollin e Korfuzit te vitit 1914. Pyetja qe del nga goja e cdo greku eshte: Ne se ne vend te Greqise do te ishte Turqia, Izraeli, Britania apo dikush tjeter, a do te lejonte qe te ndodhte nje gje e tille, sic po ndodh me nje pjese te kombit tone.
Ne nje deklrate te sajen SFEVA, pasi ve ne dukje 'situaten e veshtire ne te cilen ndodhet Epiri I Veriut, iu ben thirrje te gjithe epiroteve te veriut te kthehen ne "vatrat" e tyre per te mbrojtur pronat e vendin e tyre.
Ne kete moment te veshtire - thekson deklarata - vete epiriotet e veriut duhet te marrin pergjegjesine e fatin ne duart e tyre."
Gazeta "Ta Nea", 7 Mars 1997
"Pergatisin kampe ushtarake per te ikurit nga Shqiperia"
Gazeta "Stohos", 7 Mars 1997
"Partia Demokratike po mundohet te binde njerezit se te gjithe oficeret minoritare, te liruar nga detyra jane ata qe drejtojne kryengritjen ndaj Shqiperise. Numri i tyre i kalon te katerqintet. Kete gje e bejne per te rritur urrejtjen ndaj minoritetit te shkaktojne hakmarrje ndaj tij dhe ne nje moment te duhur, te kalojne ne veprime me tragjike."
"...Treqind epirote te veriut te rinj do te hyjne ne Shqiperi per te mbrojtur helenizmin."
"E shpallen autonomine ne Himare e Tepelene". "Ne duart e grekeve autonomiste, perseri Epiri I Veriut" dhe "Na ndihmoni, na ndihmoni, njemije here na ndihmoni".
Gazeta "Maqedonia e Selanikut", 7 Mars 1997
"Thirrje e mitropolitit te Drinopulit: Kemi nevoje per nderhyrje te menjehereshme, per mbrojtjen e minoritetit grek". "Mitropoliti Andreas I Drinopulit drejton thirrje per permbushje te borxhit kombetar."
Kanali Televiziv "Antena", 7 Mars 1997
"Sot paradite ne residencen qeveritare "Megaro Maksimo" zonja Simitis u takua me bashkeshorten e ish-Kryeministrit Fatos Nano Znj. Rexhina Nano, takim i cili zgjati reth gjysem ore. Ne biseden e zhvilluar midis dy zonjave, Znj. Simitis i shprehu Zonjes Rexhina Nano, mbeshtetjen e Greqise per lirimin e burrit te saj te burgosur ne nje nga burgjet e Tiranes. Nga ana e saj Znj. Nano, kerkoi mbeshtetje edhe me te madhe nga pala greke per lirimin e burrit te saj, si i vetmi udheheqes qe mund te zbuse situaten e renduar ne vend, dhe si i burgosur politik i keqtrajtuar ne burgjet shqiptare. Znj. Nano shtoi se ne rast te lirimit te burrit te saj nga burgu i Tiranes, burri i saj do te bashkepunoje me qeverine e Athines per zgjidhjen sa me te shpejte te krizes ne Shqiperi dhe mos*lejimin e prekjes se minoriteti grek ne jug te Shqiperise. Gjithashtu ajo falenderoi Qeverine Greke dhe kryeministrin Simitis e Ministrin e Puneve te Jashtme Pangalos, per presionin qe kane ushtruar ndaj qeverise aktuale te Tiranes per masat e sigurise ndaj jetes se Z. Nano dhe largimin e tij nga burgu i Tepelenes ne ate te Tiranes."
Kanali televiziv "Ekai", 08 Mars 1997
"Ne Sarande u zgjodh komandanti I policise I forcave rrebele. Po keshtu jane bere zgjedhjet per pushtetin lokal. Ka filluar puna per pastrimin e qytetit. "
Kanali Televiziv "Tele Nora", 08 Mars 1997, lajmet e ores 17:00
"Vorio Epiri"
"Populli I Vorio Epirit duhet te ngrihet vete per te fituar autonomine. Greqia nuk mund te nderhyje zyrtarisht per arsye te rrezikut te nje sulmi te mundshem nga ana e Turqise ne mbojtje te aleateve te tyre historik."
Kanali Televiziv "ET1", 08 Mars 1997
Interviste e deputetit Thoma Miço
"Gazetari: Si e keshilloni elektoratin tuaj te veproje ne lidhje me urdherin per dorezimin e armeve deri neser ne mengjes;
Z. Mico: Nuk deshiroj t'i pergjigjem kesaj pyetje. Une jam deputet i nje zone ku elektorati im eshte 90 % minoritet. Ne i keshillojme kryengritesit te ruajne gjakftohtesine."
Kanali Televiziv "ANTENA", 08 Mars 1997 - lajmet e ores 14:00, 18:00
"Vazhdojne edhe sot luftimet e pergjakshme per te marre "Argjirokastron", midis popullit te armatosur dhe forcave pro-qeveritare te derguara nga Tirana. Populli i Argjirokastros kerkon hapur e me te drejte autonomine e Vorio Epirit. Eshte momenti me I mire historik per te marre ate qe kemi enderruar."
Kanali televiziv "Ekai", 08 Mars 1997
Ne Sarande u zgjodh komandanti I policise I forcave rrebele. Po keshtu jane bere zgjedhjet per pushtetin lokal. Ka filluar puna per pastrimin e qytetit.
CNN International, 8 Mars 1997
"Interviste me Ministrin e Jashtem te Greqise Z. Pangalos"
"Ne rradhe te pare Greqia duhet te mbroje komunitetin qe ka ne jug te Shqiperise, te cilin ne e quajme Vorio-Epir, dhe me pas duhet te mundohemi te marrim pjese ne zgjidhjen e krizes ne Shqiperi."
Gazeta "To Vima", 09 Mars 1997
"Shtetesi e dyfishte per greket e Shqiperise"
"Qeveria greke po shqyrton çeshtjen e dhenjes se dyshtetesise greke, te gjithe grkerve te Shqiperise. Si organi kompetent, Ministria e Brendshme I ka parashtruar Ministrise se Jashtme kerkesen per dhenjen e dyshtetesive. Kjo ka karakter te thelle politik dhe do te zgjidhet nepermjet te bisedimeve te drejtperdrejta me qeverine shqiptare sapo atje te rregullohet situata. Zevendes Ministri i Brendshem, Z.Papadhimas ka rene dakort me dhenjen e shtetesise se dyfishte dhe sapo te jepet drita jeshile per kete gje, sherbimet e kesaj ministtrie do ta zbatojne ate. Deri tani çdo shtetesi e dhene per grket e Shqiperise eshte dhene pas nje studimi te hollsishem, ndonese kjo ka ndodhe mjaft rrale. Te vetmit qe mund ta fitojne kete te drejte me me pak veshtiresi jane ata te cilet mund te vertetojne se kane qene te persekutuar politikisht ose per arsye fetare gjate rregjimit komunist deri me 1989. Ne te njejten kohe Ministria e Brendshme po pergatit nje projektligj per kodofikimin e rregullave te dhenjes se shtetesise se dyfishte, gje e cila do te lehtesoje punen e sherbimeve per te arritur kete qellim. Nuk do te kete ndryshim te procedurave ligjore, pra do te veprohet si me pare. Edhe greket e Qipros dhe ata te Stambollit e fitojne kete te drejte vetem pasi te kene mbushur dhjete vjete qendrimi ne Greqi. Lehtesia e vetme rezervohet per femijet te cilet mund te perfitonin ate vetem me nje kerkese te thjeshte prane ambasades apo konsullates greke ne vendin ku gjindet."
Kanali Televiziv "SKY", 09 Mars 1997
"Interviste e Everts, Kryetar i Partise Demokracia e Re"
"Korrespondenti: Çfar duhet te beje qeveria greke per te ndihmuar demokracine ne Shqiperi dhe minoritetin grek atje?
Everts: Demokracia ne Shqiperi kerkon kohe qe te vije. Persa i perket çeshtjes se grekeve, qeveria greke duhet t'ja beje te qarte qeverise shqiptare se ne qofte se do te preket minoriteti grek atehere ajo do te kete te beje me Greqine dhe duhet t'i kujtojme asaj se sa shume e kemi ndihmuar. Duhet qe kryeministri te mbaje kontakte te vazhdueshme per keto probleme. Mendoj se Simitis duhet te shkoje ne Tirane. Duhet qe ai te shkoje patjeter, sepse ne rast se nuk shkon kryeministri yne, atehere do te shkoje kryeministri italian. Ky do te jete nje gabim i madh per ne. Nese kryeministri do te niset per ne Shqiperi, une do te shkoj patjeter me te. E them kete sepse nuk behet fjale per ceshtje mardhenjesh partiake por per interesat greke."
Kanali Televiziv "ANTENA", 10 Mars 1997
"7 qytete jane tani ne duart e kryengritesve: Gjirokastra, Saranda, Delvina, Himara, Vlora, Tepelena, dhe Memaliaj. Synimi i ketyre forcave eshte qe te marrin nen kontroll Fierin dhe Ballshin. Ne kete menyre ato do te kontrollojne gjithe Shqiperine e Jugut."
"Interviste me vellain e peshengritesit Piros Dimas"
"Une po pres ta di se si do te zgjidhet çeshtja. Jam gati te shkoj e te ndihmoj patriotet e mi. Qe kur erdhi Berisha ne pushtet, u pergatit lufta midis veriut e jugut, pasi siç dihet veriu eshte me i varfer. Ai eshte perpjekur qe pasurite tona, t'i marrin ata te veriut dhe kete e ka bere me fakte, jo me llafe, pra me dokumente, me testament. Nje pjese e ketyre dokumenteve (librat e trashgimise se pasurise) jane zhdukur. Jam ne krahun e te krishtereve greke dhe shqiptare sepse edhe te krishteret shqiptare jane greke. Kete e di cdokush nga historia. Do te shkoj te luftoj atje."
Axhensia e lajmeve ANA 11 Mars 1997
"Greqia e kenaqur pas marreveshjes se Tiranes
- Rebelet fitojne qytete te tjera ne jug"
Greqia ka shprehur te dielen kenaqesine e saj pas nje marreveshje te perfunduar ndermjet Presidentit Shqiptar Sali Berisha dhe partive te tjera te opozites pert'i dhene fund krizes qe ka goditur vendin prej me shume se nje jave. Marreveshja e perfunduar te dielen, pas dy dite bisedimesh dhe ndermjetesimi nga te derguarit europiane, ben thirrje per formimin e nje qeverie te perkohshme me pjesmarrjen e te gjitha partive, e cila do te kujdeset per zgjedhjet e pergjithshme elektorale qe do te mbahen ne qershor. Megjithate, revolta ne jug te vendit duket se u perhap dje, me rebelet qe nuk pranuan marreveshjen e shqyrtuar nga Presidenti Berisha, duke vazhduar thirrjet e tyre per dorehejen e Presidentit dhe corganizimin e ushtrise ne
terheqje. Njoftimet thone se zonat e fundit qe rane ishin qyteti i vjeter i Beratit i braktisur pa lufte nga ushtria dhe qyteti I afert I Kucoves, ku banoret plackiten nje baze te forcave ajrore, njeri nga dy aerodromet me te rendesishme ne Shqiperi. Njoftimet nga Tirana tregojne se qytetet e Policanit dhe Çorovodes ne jug te kryeqytetit, ishin gjithashtu ne duar te rebeleve.
Axhensia Rojter njofton se naten e fundit rebelet ne Vlore kane rene dakort te lene armet pas ndermjetesimit te diplomateve Italiane. Korespondenti I agjencise ANA nga kryeqyteti I Shqiperise, njoftoi se Zoti Berisha thirri nje takim urgjent te udheheqesve te partive politike ne perpjekjen e fundit per te ndaluar perhapjen e metejshme te rebelimit. Sipas te njejtit burim, Zotit Berisha I eshte bere propozimi qe opozita kryesore, Partia Socialiste te zgjidhte kryeministrin ne qeverine e perkohshme. Zedhenesi I qeverise Dimitris Reppas tha ne nje deklarate dje se Kryeministri Kostas Simitis I telefonoi Zotit Berisha te dielen ne darke dhe i shprehu kenaqesine e tij mbi arritjen e marreveshjes."
Zedhenesi reppas tha gjithashtu se ne kete telefonate kryeministri Simitis "theksoi nevojen e plotesimit te gjitha hapave ne gjetjen e nje zgjidhje perfundimtare dhe e siguroi Zotin Berisha per mbeshtetjen e Greqise ne perpjekjet e popullit shqiptar per arritjen e progresit, zhvillimit dhe demokracise. Zoti Reppas shtoi se Greqia "ne bashkpunim me BE-ne dhe forcat politike shqiptare, do te vazhdojne te bejne te gjithat perpjekjet e mundeshme ne ruajtjen e institucioneve, respektimit e te drejtave te njeriut dhe perparimin e vendit fqinj."
Zevendes Sekretari i Jashtem Yiannos Kraniditios, duke permbledhur takimin e tij te shtunen me Presidentin Sali Berisha, beri thirrje per vazhdimin e rrugeve diplomatike per zgjidhjen e krizes shqiptare. Duke folur per shtypin ne Tirane, pas takimit, zoti Kraniditios tha se ai kishte theksuar shqetesimin e Greqise per minoritetin grek etnik ne jug te Shqiperise. Sipas burimeve te informuara, zoti Berisha dhe Ministri i Jashtem i Shqiperise e siguruan ate se nuk kishte asnje problem te ndonje perfshirje te minoritetit grek ne konflikt.
Kanali Televiziv Amerikan "CNN" 11 Mars 1997
"Kriza Shqiptare thjeshte politike - jo problem etnik,- thote per CCN -in Pangallos:"
Pangalos: ---Rebelimi ne jug te Shqiperise nuk ishte per shkak te faktit se nje pjese e popullsise atje ishin greke. "Rebelimi eshte per shkak se)
Axhensia e lajmeve ANA , 12 Mars 1997
"Shpejt pasi Berisha njoftoi naten e kaluar per emerimin e Kryeministrit te ri, zoti Pangalos beri pershkrimin e Bashkim Finos --si modest dhe te besueshem--.
Zoti Pangalos theksoi se Greqia eshte kunder perfshirjes se nje force nderkombetare ne Shqiperi dhe e ajo preferon qe problemin ta zgjidhin vete shqiptaret. Ai shtoi se Athina ishte ne kontakt me te gjitha palet ne konflikt dhe ishte pergatitur te trajtonte çdo rritje te emigracionit ilegal nga Shqiperia, si dhe çdo kercenim te minoritetit etnik grek ose ndonje kerkese Per ndihme humanitare. Z. Pangalos shtoi se Greqia nuk ishte ne favor te nderhyrjes se nje force nderkombetare nese kjo mund te shmangej. Po ashtu Ministri i Puneve te Jashtme Pangalos mohoi para gazetareve se Italia i ka kerkuar Greqise te perjashtohet nga çdo force nderkombetare Per shkak te pozicionit te saj si vend fqinj.
Pas vizites se tij ne Tirane Zv. Ministri i Puneve te Jashtme Z. Kranidiotis tha para gazetareve --...ne rast te nje kercenimi te minoritetit grek ne Shqiperi, do te behet çdo levizje per ti mbrojtur nepermejt organizmave nderkombetare. Ne te njejten kohe ne do ta quajme Shqiperine pergjegjese per mbrojtjen e minoritetit. Shqiperia eshte e varur dhe vazhdon te varet ekonomikisht dhe politikisht nga Greqia."
Buletini "Athens News", 15 Mars 1997
"...Partia Komuniste Greke deklaroi sot se: -- populli grek duhet te qendroje vigjilent dhe duhet te reagoje ndaj çdo nedrhyrje ushtarake ne Shqiperi, pavaresisht nese ne te do te perfshihet Greqia.
Po keshtu Znj. Papariga, Kryetare e Partise Komuniste Greke deklaroi sot se: --vendimi i qverise greke Per te marre pjese ne dergimin e forces policore ne shumekombeshe ne Shqiperi do te ndihmoje ne ngritjen e nje sistemi Berishian, por pa Berishen. Ndersa Kryetari i Koalicionit te Majte ne Greqi u shpreh se ---Jemi Per nje zgjidhje politike te shpejte ne Shqiperi. E vemja zgjidhje eshte largimi i Berishes.
Greqia po ushtron presion Per nje zgjidhje paqesore te krizes ne Shqiperi, ne menyre qe te parandaloje nje mase te madhe rrefugjatesh dhe te siguroje qe komuniteti etnik Grek ne jug te jete i qete. Megjithate informacionet nga Shqiperia e Jugut thone se situata po keqesohet nga vjedhjet qe shkaktojne grupet e armatosura....... Nderkaq forcat greke te sigurimit jane ne gatishmeri te larte. Zedhenesi repas tha sot se:---Ne baze te zhvillimeve ne vendin fqinje çdo frike eshte e justifikueshme---duke dashur te lajmeroje per nje mundesi per lufte civile. Gjithashtu ai shtoi se: ----Bazuar ne disa komente se Presidentit Shqiptar Sali Berisha do ti jepet azil politik ne Greqi ne se ai e kerkon kete, asnje kerkese e tille nuk eshte bere nga Shqiperia. "
Kanali Televiziv "ET1", 15 Mars 1997 - lajmet e ores 21:00
"Ne Tirane qarkullojne zera se Berisha ka dhene doreheqjen dhe eshte larguar nga Tirana. Ne aeroportin e Rinasit jane pare ushtare amerikane te cilet kane ardhur per evakuimin e Berishes"
Kanali Televiziv "ET1", 15 Mars 1997 - lajmet e ores 21:00
"Interviste me ish-kryetarin e keshillit te rrethit te Sarandes dhe anetar i PBDNJ-se Z. Dhimiter Stefo"
"Te gjitha kerkesat e kryengritesve jane plotesuar, u be doreheqja e qverise se Berishes, u krijua Qeveria e Pajtimit Kombetar, u be marreveshje per zgjedhje te reja ne Qershor te ketij viti. Kerkesa e fundit e paplotesuar eshte doreheqja e Presidentit Berisha. Megjithate edhe kjo kerkese eshte plotesuar pasi kemi marre vesh se familja e tij eshte larguar nga Shqiperia dhe keshtu do te bej edhe ai vete."
Kanali Televiziv "ET1", 15 Mars 1997 - lajmet e ores 21:00
(Lajm direkt nga Gjirokastra)
"Ne Gjirokaster po festohet doreheqja e Berishes. Populli ketu e mesoi kete lajm nga kanalet greke. Ne çdo shtepi te jugut, ne çdo shtepi te Gjirokastres dhe Sarandes kuptohet lehte, se te vetmet kanale qe ndiqen nga te gjithe njerezit jane kanalet televizive greke dhe radiot greke. Lajmin per doreheqjen e Berishes ashtu si dhe shume te tjera njerezit ketu e mesuan nga kanalet greke. Kanali i vetem televiziv nuk ka asnje interes per tu pare nga populli. Sot Z. Gjolek Malaj deklaroi per kanalin tone se pas dy ditesh Berisha nuk do te jete me."
Gazeta "Elefteros Tipos", 16 Mars 1997
"Xohaxopulos dhe gjeneralet kunder Pangalosit"
"Trajtimi i çeshtjes shqiptare nga qeveria ka shkaktuar nje boshllek ne marredheniet Xohaxopulos- Pangalos. Kjo ka te beje me evakuimin e shtetasve te huaj nga Durresi, pavaresisht perpjekjeve te Z. Simitis per te marre ne dore drejtimin e Ministrise se Jashtme. Zv. Ministri i Puneve te Jashtme Kranidiotis shpreh se ka shenja autonomie ne jug te Shqiperise."
Gazeta "Ta Nea", 16 Mars 1997
"Greqia kerkon doreheqjen e Sali Berishes"
"Greqia eshte nje nder vendet qe ka marre inisiativa konkrete ne shume nivele per gjetjen e nje zgjidhjeje politike ne krizen shqiptare. Greqia e ka shprehur qarte dhe anon ne idene e doreheqjes se Sali Berishes. Nga ana e tij lideri konservator Everts, dekalroi se kryengritesit jane te vendosur per kete."
Kanali Televiziv "ET1", 16 Mars 1997 - lajmet e ores 16:00
"Anija "Kaliopi" prone e epiroteve te veriut, u rrembye sot nga nje grup kryengritesish te armatosur dhe se bashku me nje numer te madh njerezish u nis drejt brigjeve te Italise.
Lidhur me situaten ne Shqiperi, Zedhenesi i qeverise Dimitris Repas tha sot para gazetareve se -- Mendoj se levizja e Greqise ne kerkim te zgjidhjes se krizes shqiptare do te hap nje periudhe te re ne marredheniet shqiptaro-greke. Ne kete periudhe te re minoriteti do te rilin dhe do te marre fryme perseri."
Kanali Televiziv "ANT1", 16 Mars 1997 - lajmet e ores 14:00
"Sot ne oren 9:00 te mengjesit, Kryetari i Partise Demokracia e re Miltiadhis Evert i shoqeruar nga ish-konsulli grek ne Gjirokaster Kristo Jakovi, kaluan kufirin shqiptaro-grek. Ata u priten nga konsulli i Greqise ne Gjirokaster Z. Niko Kanellos dhe paten nje takim rreth tre ore. Pas ketij takimi Z. Everts deklaroi para gazetareve: -Greqia nuk kerkon asgje nga asnje vend i Ballkanit. Greqia deshiron paqen dhe stabilitetin ne Ballkan. I gjithe helenizmi dhe te gjitha partite politike ndjekin politike kombetare te perbashket ne perballimin e situates ne Shqiperi. Mbeshtesim qeverine e Z. Fino perderisa kjo eshte zgjedhje e faktoreve politik ne Shqiperi, por Shqiperia duhet te kete shume shpejt kushtetuten e saj.
Me pas Z. Everts pati takime me udheheqesit e kryengritesve Agim Gozhita dhe Gjolek Malaj."…
Home »
» Komploti greko-komunist kundër Demokracisë Shqiptare!





