Komploti greko-komunist kundër Demokracisë Shqiptare! 2
nga Edith Harxhi, Mal Berisha
PJESA E DYTE
Ne ditet me te nxehta te luftes ne Shqiperi, gjate mesit te Marsit, ajo ç'ka solli edhe nje renie te sulmit Grek, ishte hyrja ne loje e Turqise. Sot analiste shqiptare dhe te huaj deri ne nje fare mase mposhtjen e sulmit te armatosur grek ne Shqiperi gjate Marsit te vitit 1997, ia dedikojne ne veçanti ish-Kryeministres se Turqise Znj. Tansu Çiller dhe ish-Shefit te Pergjithshem te Shtabit te Turqise Ismail Haki Karadagi. Me daten 17 Mars 1997, kryeministrja Çiller deklaroi para gazetareve ne Ankara: "Turqia nuk do te qendroje spektatore ndaj perpjekjeve per te perçare Shqiperine. Per ruajtjen e teresise territoriale te Shqiperise dhe zgjidjen ne nje kohe sa me te shkurter te krizes Qeveria turke ka intensifikuar veprimtarine e saj ne interes te Shqiperise, ne NATO, OSBE dhe organizma te tjere nderkombetare. Turqia eshte gati te zere vendin e saj ne çdo force nderkombetare apo ne çdo projekt qe do te hartohet per kete qellim. Gabimi qe u be me Bosnjen nuk duhet te perseritet ne Shqiperi. Ne kete kuader Turqia do ti jape Shqiperise te gjitha ndihmat e nevojshme sine planin politik, ekonomik ashtu edhe ushtarak" Gazeta turke "Hyrriyet" 18 mars 1997.
Ndersa administrata shteterore turke filloi aktivizimin e saj optimal dhe nxorri ne shesh planin grek per copetimin e Shqiperise, nje dite perpara deklarates zyrtare te ish-Kryeministres turke Çiller, gazeta turke "ZAMAN" botoi nje artkull i cili zbulon ate qe te gjithe mund ta kishin nepermend, por vetem nje sherbim informativ i fuqishem si ai Turk mund ta dinte me siguri.
Ne shkrimin e saj "Komploti Grek Ndaj Shqiperis" gazeta Zaman e dates 16 Mars 1999 shkruan: "Lefkosa: Greqia po kerkon qe te ndaje Shqiperine me qellim qe te themeloje nje Republike Greke Orthodokse ne disa pjese te saj. Sipas Axhensise se Mardhenieve Nderkombetare (INAF) veprimtarite e fshehta greke kane qene nen survejimin e Sherbimit te Fshehte Turk.(MIT)
Ky sherbim ka zbuluar se Greqia ka planifikuar, ne menyre te vecante ne dy vjetet e fundit, te pergatise shqiptare ortodoks ne pjesen greke te Ishullit te Qipros, ne Shqiperi dhe ne Greqi per themelimin e Republikes Greke Orthodokse. Rreth 200 te rinj shqiptare me origjine greke nga Epiri I Veriut kane marre trajnim si oficere policie dhe agjente te fshehte ne Qipron Greke. Raportohet se nje pjese e parave te mbledhura nepermjet te fushates se organizuar nga Kisha Greke Qiperiote jane derguar ne Shqiperi. 100 gra te reja, jane trajnuar si infermiere nen masken e trainimit per sherbime sociale.
Nderkohe, eshte zbuluar qe agjentet e Sherbimit te Sekret Grek, kane kaluar kufirin dhe jane vendosur neper Kishat Orthodokse me rroben e prifterinjeve qe ne vitin 1993. Ne dy vitet e fundit, 1.000 te rinj shqiptar me origjine greke, kane kaluar kufirin per aresye te ndryshme per tu trajnuar si komando, si dhe 40 oficere greke jane specializuar se si te organizojne shqiptaret ortodokse. Perseri ka raporte se Greqia i ka furnizuar shqiptaret me origjine greke me 1.000 kallashnikove. Qarqe diplomatike paraqesin shqetesimin se Greqia po perpiqet qe te krijoje ne Epir nje situate te ngjashme me ate ne Qipro".
Ky informacion i leshuar jo pa qellim dhe ne nje kohe te caktuar zbuloi edhe faktin se Turqia po e ndiqte me vemendje shume te madhe situaten ne Shqiperi.
Shkrimi ne fjale nxiti nje takim te 18 kryetareve te Shoqatave Shqiptaro Turke qe veprojne ne Stamboll te takoheshin me Presidentin turk Demirel. Presidenti Turk i siguroi shtetasit e tij me origjine shqiptare se Turqia po e ndiqte me vemendje te madhe situaten dhe se askush nuk do te guxonte qofte edhe te mendonte qe te merrte nje pellembe toke nga Shqiperia. Ne te njejten dite u organizua edhe nje takim i tre diplomateve shqiptare te akredituar ne Turqi me personalitete te larta turke te cilat perseriten te njejtin angazhim si edhe Presidenti i Republikes Turke.
Disa ore me vone, diplomatet u njohen me nje draft prej 12 pikash nga Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise Turke lidhur me aksionin qe do te ndermerrej ne Lindje te Greqise ne rast te nje agresioni te kesaj te fundit ndaj Shqiperise.
Kjo beri qe planet greke te mbeteshin vetem ne lojen e fjaleve te qeveritareve dhe ne mendjet e semura te organizatave vorio – e pirote. Megjithate demi qe iu shkaktua Shqiperise ishte shume i madh. Ne vijim me 29 Mars 1997, pas nje takimi urgjent me Shefin e Pergjithshem te Shtabit te Turqise, Gjeneralin Ismail Haki Karadagi, Kreyministrja Çiller deklaroi perseri para shtypit dhe medias turke: "Turqia eshte e vendosur te ruaj integritetin territorial te Shqiperise, dhe nuk mund te qendroje pasive ndaj ngjarjeve qe kercenojne copetimin e Shqiperise. Perkeqesimi i situates ne Shqiperi eshte i palejueshem dhe do te ishte turp per Europen, ndaj nga ana e saj Turqia eshte e gatshme te bej gjitheçka per stabilizimin e gjendjes ne Shqiperi." (Marre nga e perditshmja Turke "Turkish Daily News" 30 Mars 1997).
Pas deklaratave te njepasnjeshme te qeverise dhe ushtrise, filloi dukshem edhe devijimi i sulmit grek ne Shqiperi. Por ja seç shkruan shtypi grek pas dates 17 Mars 1997.Kanali Televiziv "Mega", 17. Mars 1997, lajmet e ores 14:00
"Sot ne zyren e Kryeministrit u zhvillua nje takim midis tij Ministrit te Jashtem Pangalos dhe Ministrit te Mbrojtjes Xohaxopulos, ku u diskutua gjate per krizen ne Shqiperi. Gjate ketij takimi u vendos krijimi i Komisionit te Bashkerendimit dhe Sinkronizimit Per Perballimin e Situates ne Shqiperi, dhe veçanerisht per mbrojtjen e minoritetit. Ne fund te takimit Pangalos tha para gazetareve --- ekziston nje tendenece e Bashkimit Europian Per largimin e Berishes nga skena politike, e cila mund te ndihmoje ne zgjidhjen e krizes shqiptare. Gjithashtu ka edhe nje deklarate te Berishes sipas se ciles ai do te jape doreheqjen nese partia e tij nuk fiton zgjedhjet e ardhshme."
Neser, Zv. Ministri i Puneve te Jashtme te Greqise do te shkoj ne Gjirokaster dhe do te marre takim me drejtuesit e minoritetit dhe udheheqesit e kryengritesve ne rrethet e jugut."
Kanali Televiziv "5", 17 Mars 1997 lajmet e ores 18:00
"Ish Ministri i Puneve te Jashtme te Greqise Z. Karolos Papulias foli sot Per mikrofonin tone dhe u deklarua:-- Qeveria Greke duhet te braktise sa me pare Berishen. Berisha duhet te largohet nga pushteti me mjete politike. Qeveria Greke duhej te kishte bere qe ne fillim presion ndaj qeverise shqiptare Per zgjidhjen e problemit te fajdeve. Nese Berisha nuk jep doreheqjen dhe vendin e perfshijne turbullire me konseguenca per popullin shqiptar dhe minoritetin grek, atehere qeveria greke duhet ta nxjerre Berishen para opinionit nderkombetar, para OKB-se dhe komunitetit Europian si shkaktar te krizes ne Shqiperi dhe veçanerisht ndaj minoritetit grek qe jeton aty, si te paafte Per te mbrojtur te drejtat e ketij minoriteti---."
Gazeta "Elefteros Tipos", 17 Mars 1997
"Vizita e Everts ne Shqiperi, eshte vizita e pare e nje politikani Grek ne Jugun e djegur. Kjo vizite i dha shprese mijera bashkepatrioteve tane Greke, te cilet shprehen pakenaqesine e tyre per mungesen e qeverise Greke ne kete rajon. Duke mberritur ne Sarande, Evert deklaroi se ---Qellimi yne eshte i dyfishte. Se pari te informohemi, megjithate arsyeja kryesore qe me anen e vizites eshte ti japim force minoritetit grek duke i garantuar prezencen tone ketu. --
Everts pati takime me udheheqesit e pushtetit lokal dhe perfaqesues te kryengritesve, duke premtuar se do te nderhynte per dergimin e menjehershem te ndeihmes humanitare. Nderkohe ne fshatrat e minoritetit mori ai u angazhua ne rradhe te pare Per mbrojtjen me te gjitha mjetet qe Greqia disponon, te vatrave dhe pasurive te tyre. Gjithe opozita ne Athine eshte shprehur per largimin e Berishes."
Gazeta "Adezmeftos Tipos", 17 Mars 1997
"Lojra per karten, me koken e Berishes. Interesat e NATO-s, mafioze te veriut e te jugut dhe udheheqes ushtarake te kryengritjes do te vendosin per fatin e Berishes."
Gazeta "To Vima", 17 Mars 1997
"Vendi mbizoterohet nga kaosi, frika dhe shpresa. Keto jane oret e fundit te Berishes. Ushtaraket greke kane plane dhe frike"
"Nga burime te ndryshme jemi vene ne dijeni se Informacionet e Sherbimit Informativ Grek i kane paraqitur qeverise greke se ka nje rrezik te madh mbi futjen ne Greqi te nje pjese te armatimit qe u vodh ne depot ushtarake ne Shqiperi. Ky rrezik qendron me futjen e ketij armatimi direkt ose me pajisjen me arme te mafias shqiptare. Per kete arsye, Ministri i Rendit Romeos, dha urdherin per te derguar ne kufijte me Shqiperine rreth 700 police te forcave speciale."
Gazeta "Ta Nea", 18 Mars 1997
"Ndihme greke per ushtrine shqiptare"
"Qeveria greke ka vendosur te mbeshtese dhe te rindertoje ushtrine shqiprae, pas kerkeses se bere nga Ministri i Mbrojtjes i Shqiperise Z. Sh. Vukaj. Deri tani ushtria shqiptare ka patur keshilltare ushtarak turq dhe oficere te liruar amerikan."
Gazeta "Elefterotipia", 18 Mars 1997
"Ne kohen kur kerkesat kryesore e te revoltuarve ne Shqiperi eshte largimi i Berishes, qeverite e Italise dhe te Frances mundohen te mbeshtesin Berishen. Komuniteti Nderkombetar duhet te vleresoje ne menyre te qarte se shkaktar kryesor i kesaj te keqe te madhe, ishte Berisha. Eshte e sigurt se lojrat politike, per mbeshtetje te Sali Berishes, do ta çojne Shqiperine ne lufte civile, e cili nuk ka filluar ende dhe duhet te shmanget."
Gazeta "Apojevmatini", 18 Mars 1997
"Ushtri e deshperuar ne kufijte tane"
"Banda me maska, vjedhin makinat e ndihmes humanitare dhe grabisin shtepite e epiroteve te veriut."
Gazeta "Elefteros Tipos", 18 Mars 1997
"Ultimatumi per doreheqjen e Berishes, vjen nga jugu. Kryengritesit nuk i lene armet dhe per 48-ore do te marshojne drejt Tiranes."
Gazeta "Elefteros Tipos", 18 mars 1997
"Interviste e Liderit Socialist te Shqiperise Fatos Nano"
"Udheheqesi socialist, qe me dekret te Presidentit Berisha, doli nga burgu pas kater vjetesh, ftoi Presidentin te mos perzihet ne zhvillimet e tanishme ne vend por megjithate nuk kerkon doreheqjen e tij.
Nano: -- Me e mira do te ishte qe Berisha te zere nje qoshe. Une e konsideroj te domosdoshme rishqyrtimin dhe ripercaktimin e politikes shqiptare ndaj minoritetit grek ne Shqiperi."
Gazeta "Kathimerini", 18 Mars 1997
"Qeveria Greke, ende nuk mendon se eshte e gatshme te kerkoje zyrtarisht doreheqjen e Presidentit Berisha. Ky hezitim vjen per tre arsye: Ne rradhe te pare Presidenti Shqiptar kontrollon nje numer te madh te armatosurish, pese deri ne dhjete mije vete, te cilet mund ti nis per kunderveprim ndaj grekerve te Shqiperise. Kete problem nuk mund ta perballojne as Shtetet e Bashkuara e as Europa. Se dyti, presioni per doreheqjen e Presidentit Berisha mund te çoje ne renien e qeverise se Bashkim Finos, ne te cilen bejne pjese edhe ministra nga Partia Demokratike e Presidentit Shqiptar. Se treti, doreheqja e Berishes eshte nje çeshtje e veçante ne rendin e dites, ne bisedimet e perfaqesuesve te vendeve komunitare ne BE."
Buletini "Athens News", 18 Mars 1997
"Ministri i Puneve te Jashteme Pangalos i pyetur pas takimit nga gazetaret se pse Greqia nuk ben thirrje Per doreheqjen e Berishes tha se " ne nuk do te diktojme zhvillimet politike ne Shqiperi, por Bashkimi Europian thote se doreheqja e Berishes mund te ndihmoje zhvillimet."
Gazeta "Ethnos", 18 Mars 1997
"Nikolao Pavlloviç Ignatiev, para 100 vjetesh krijoi Bullgarine e Madhe e cila jetoi vetem kater vjet e gjashte muaj. Po keshtu Kolkotroni dhe Riga enderronin per nje shtet te perbashket te grekerve dhe shqiptareve. Ata luftonin per nje shoqeri demokratike qe te mbulonte Ballkanin dhe Azine e Vogel."
Gazeta "Stohos" 18 Mars 1997
"Ora e andartizimit. Organizim i plote i forcave çlirimtare. Nuk ka me pengese ne lumin Shkumbin. Shqiperia, Qipro, Pondet perkrahin farcat çlirimtare te Vorio Epirit"
"Oficeret e vorioepirit jane drejtuesit kryesore te kryengritjes ne pjesen tone te pushtuar, por Per arsye sigurie nuk mund ti deklarojme emrat e komandanteve te cilet jane kolonele te debuar nga armata e Tiranes. Kufiri verior i Greqise do te arrije deri ne paralelin 41', dhe keshtu me ne fund kerkesat tona kombetare do te kenaqen plotesisht. Kjo kerkohet nga oficeret me shpirt helen. Ne vend qe trupat tane te shkojne e te luftojne ne Somali, ata duhet te dergohen Per çlirimin perfundimtar te Vorio-Epirit."
Agjensia e lajmeve "ANA", 19 Mars 1997
Greqia i ofron ndihme financiare Shqiperise.
"Greqia I ofroi Shqiperise nje ndihme financiare prej 20 miliarde dhrahmishe Shqiperise me qellim kepercimin e krizes qe ka pllakosur dhe ristrukturimin e forcave te armatosura." (!) (Shen. I autorit: Kjo ndihme ishte me interes aq te larte sa nuk u pranua nga Shqiperia).
"Çeshtja Kranidiotis"
Si per te neglizhuar teresisht autoritetin e shtetit shqiptar dhe per tu dhene nje shprese "vorio – epiroteve", me nje gjest te pashoq ne mardheniet nderkombetare, Zv. Minsitri Grek i Puneve te Jashtme Kranidiotis, i cili e humbi jeten para pak muajsh gjate nje udhetimi me aeroplan mbi Rumani, kaloi kufirin Greko-Shqiptar dhe shkoi ne Gjiorkaster per te biseduar me te ashtuquajturat Komitete te Shpetimit.
Veprimi Kranidiotis ne te vertete duhet pare jo si nje veprim i njeanshem pavaresishte se ne ate kohe per shkak te strukturave qeveritare te formuara nga dorca te ndryshme poltike njera pale e ngriti zerin fort ndersa tjetra e cila kishte dore ne kete çeshtje te heshti. Çeshtja Kranidiotis pavaresisht se u mundua te anashkalohej nga Qeveria Greke, ishte sinjali me perfekt dhe shembulli me i qarte, se gjate Marsit te vitit 1997, ishte vete qeveria e Greqise ajo qe drejtonte levizjen per shkaterrimin e plote te Shqiperise.
Ne vijim shfaqen nje seri shkrimesh te shtypit grek lidhur me viziten si dhe Noten Verbale e Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise.Kanali televiziv "Sky" 18 Mars 1997
"Sot mberriti ne jug te Shqiperise Zevendes Ministri i Puneve te Jashtme te vendit tone Z. Janos Kranidiotis, i cili u prit dhe shoqeruar nga Konsulli yne ne Gjirokaster Nikos Kanellas. Pas takimeve me komitetet e kryengritesve Z. Kranidiotis deklaroi Per mikrofonin tone:---- Degjuam me vemendje idete dhe pikepamjet e tyre ne lidhje me ate ç'ka po ndodh ne Shqiperi. Konstatojme se kemi nje pike te perbashket dhe ajo eshte mbeshtetja Per qeverine e Z. Fino. Ata kane kerkuar mbeshtetjen dhe ndihmen e Greqise, dhe ne te njejetn kohe shprehen konsideratat e tyre te larta, Per ndihmen humanitare qe ka dhene Greqia, nderhyrjen politike dhe rolin e greqise ne zhvillimet e krizes ne Shqiperi. Kerkesa e tyre eshte largimi i Berishes nga skena politike dhe nese Berisha nuk largohet atehere ata do te marshojne drejt Tiranes e do te krijojne nje keshill presidencial me pjesemarrjen e partive politike e te perfaqesive te kryengritesve ose do te sulmojne te gjitha qytetet ne jug te Tirane dhe do ta shkepusin ate plotesisht nga jugu duke formuar keshtu qeverine e jugut te Shqiperise--.
Me pas Zevendes Ministri i Puneve te jashtme Z. Kranidiotis vizitoi fshatin Derviçan dhe ne prani te gazetareve dhe grekerve te tjere deklaroi: --Qellimi i Greqise eshte te mbeshtese helenizimin, i cili duhet te qendroje ne rrenjet e tij."
Agjensia e lajmeve "ANA", 20 Mars 1997
"Kranidiotis perfundon misionin dyditor ne Shqiperine e Jugut"
"Zevendes Sekretari I Puneve te Jashtme, Kranidiotis perundoi viziten e tij dy ditore ne Jug Shqiperise ju u takua me perfaqesuesit e minoritetit grek, autoritetet lokale dhe perfaqesuesit e komiteteve te qytetareve ne Gjorkaster.
Takimi me kryeministrin Bashkim Fino u anullua per shkak te pamundesise se ketij te fundit per te udhetuar drejt qytetit te tij. Qeveria greke hedh poshte pretendimet e Tiranes se vizita e Z, Kranidiotis ishte bere pa dijenine e saj pasi Kryeministri Fino ishte I njoftuar per kete. Nje note e leshuar nga Ministria e Jashtme e Shqiperise e dorezuar ne Ambasaden Greke ne Tirane u fokusua ne takimin midis zevendes – sekretarit dhe perfaqesuesve te kryengritesve ne Jug te Shqiperise. Nota terheq verejtjen se rebelet nuk njihen ligjerisht e per pasoje takimi eshte nje provokacion.
Por Kranidiotis u pergjigj akuzave te ngritura nga Tirana se:--Qeveria shqiptare ka qene e informuar per viziten time. Une e njoftova zotin Fino, personalisht. Zoti Fino na tha neve se ishim te mirpritur, prandaj edhe ne ndoqem procedurat formale. Ne shkuam ne Shqiperi per te mbeshtetur ate qe ka filluar.. Vizita na ndihmoi qe te kemi nj epamje te plotete situates ne Jug te Shqiperise te cilen do ta kolojme per shqyrtim ne qeverine greke, ne Bashkimin Europian dhe ne qeverine shqiptare.
Te njejten gje perseriti edhe zedhenesi Reppas duke afirmuar se qeveria shqiptare ka qene ne dijeni ndersa mardheniet nuk do te demtohen nga ky veprim. Anullimi i takimit te zotit Kranididiotis me Z.Fino nuk kiste lidhje me demarshin e Ministrise se Jashtme Shqiptare.
Nderkohe, Ministri I Jashtem Grek, Pangallos ben nje vizite ne Shkup. Ai vec te tjerash trajton krizen ne Shqiperi dhe rrezikun e perhapjes se saj.
Zedhenesi Reppas tha sot para gazetareve se vizita e Zotit Pangaltos ne Shkup dhe Beograd lidhet direkt me situaten ne Shqiperi dhe sidomos lidhur me minoritetin shqiptar ne Kosove dhe Tetove. Vizita e Zotit Pangalos eshte nje inisiative greke dhe perben kontributin e Greqise ne perpjekjet per te shmangur destabilizimin ne Ballkan."Agjensia Telgrafike Shqiptare "ATSH", 18 Mars 1997
"Note Verbale e Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise"
Ministria e Puneve te Jashtme e Republikes se Shqiperise i paraqet komplimentat e saj Ministrise se Puneve te Jashtme te Republikes Greke dhe i shpreh rezervat e saj lidhur me viziten e bere sot me date 18 Mars 1997, ne Gjirokaster nga ana e Zevendes Ministrit te Puneve te Jashtme te Greqise, Janos Kranidiotis.
Qeveria shqiptare ka vleresuar mbeshtetjen e pales greke si ne kuahdrin dypalesh ashtu edhe ne kuader te BE – se dhe te OSBE – se per zgjidhjen e krizes ne te cilen ndodhet aktualisht vendi yne. Ajo sinqerisht do te vleresonte cdo veprim konstruktiv te pales greke qe do te kontribuonte sadopak ne permiresimin e situates dhe daljen perfundimtare te vendit nga kjo krize.
Megjithe interesimin e Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise, lidhur me viziten e Kranidiotis, pala shqiptare, pra Ministria e Puneve te Jashtme dhe Ambasada Shqiptare ne Athine, jane njoftuar vetem formalisht per realizimin e kesaj vizite. Lidhur me kete vizite, nga qeveria greke nuk eshte marre miratimi paraprak ne parim dhe vleresimi i pales shqiptare per dobine e kesaj vizite ne keto momente kur ne Shqiperi ndodhet aktualisht nje mision shumepalesh i BE – se dhe i OSBE – se ne perberje te te cilit ka edhe disa perfaqesues greke. Vetem disa ore para realizimit te kesaj vizite, pala shqiptare eshte vene para faktit te kryer se kjo vizite do te behet.
Ne kohen kur Qeveria Shqiptare e Pajtimit Kombetar e Kryeministrit Fino, ne kantakte e bashkepunim te ngushte me OSBE–ne dhe BE–ne po ben perpjekje kolosale per zgjidhjen e krizes dhe stabilizimin e situates ne vend, takimet e zhvilluara nga Kranidiotis ne Gjirokaster edhe me forca te cilat vetem ata e dine se cfare perfaqesojne, duket se jane nje injorim i organieve legjitime dhe instirucioneve zyrtare shqiptare, por ne te njejten kohe perbejne veprime te cilat cojne ne acarimin e metejshem te situates ne Shqiperi. Ne menyre te vecante, deklara e Z. Kranidiotis per nevojen e nje zgjidhje politike eshte nje inkurajim per veprime jo institucionale. Zgjidhjen politike e kane percaktuar partite politike shqiptare duke miratuar ne takimin me Presidentin e Republikes platformen e pajtimit kombetar te cilen gjithashtu e ka pershendetur edhe Kryeministri Simitis.
Ministria e Puneve te Jashtme e Republikes se Shqiperise, duke perseirtur edhe nje here rezervat e saj lidhur me viziten e Zevendesministrit te Puneve te Jashtme te Greqise, Z. Karnidiotis ne Gjirokaster perfiton nga rasti ti terheqe vemendjen Minsitrise se Puneve te Jashtme te Republikes Greke qe veprime te tilla te mos perseriten ne te ardhmen".Agjensia e lajmeve "ANA", 20 Mars 1997
"Ministri I Jashtem Grek Pangallos zhvilloi bisedime me Presidentin Milosheviç dhe Ministrin e Puneve te Jashtme te Yugosllavise Milan Milutinovic. Ata u fokusuan ne krizen shqiptare.
Gjate bisedes se tij Zoti Pangallos u ndal ne keto pika:
- Rivendosja e stabilitetit politik ne Shqiperi;
- Kontroll i rrepte mbi kufijte per te evituar trafiqet e armeve droges etj.
- Bashkepunim midis minsitrive te Mbrojtjes te dy vendeve.
Zoti Pangallos nenvizoi nevojen e bashkepunimit te dendur midis Greqise, FYROM – it dhe Jugosllavise me qellim qe te formulohet nje qendrim i perbashket ne takimin e Ministrave te Jashtem qe do te mbahet ne Selanik me 9 Qershor.
Zoti Pangallos tha se perhapja e krizes shqiptare ne provincen serbe te Kosoves dhe ne rajone te tjera te Jugosllavise duhet te shmanget me çdo çmim."Buletini "Athens News", 20 Mars 1997
"Sikur Berisha te jipte doreheqjen"
"Drama e sterzgjatur ne Shqiperi duket sikur nuk ka te mbaruar, tamam ne nje kohe kur njerezit menduan se pak stabilitet ne situaten tejet te tensionuar kishte filluar me ardhjen ne fuqi te qverise ekumenike te Bashkim Finos, kur Presidenti Sali Berisha refuzon te jap doreheqjen. Refuzimi i "njeriut te forte" te Shqiperise nuk i permbush kerkesat kryesore te protestuesve. Berisha mund ta ç'tensionoje situaten nese do te jipte doreheqjen vetem disa ore para ultimatumit te kryengritesve.
...Ridalja impresive ne skene e liderit Socialit Fatos Nano, tregon se ka alternative tjeter perveç Berishes. Nese pritja popullore qe ju be Nanos heren e pare qe ridoli ne skene mund te quhet tregues, atehere Nano mund te veproje si force e moderuar dhe stabilizuese qe do ti ktheje vendit qetesine. Natyrisht kthimi ne normalitet do te ndodhe vetem kur Berisha te jape doreheqjen. Persa kohe qe ai do te refuzoje te degjoje te tjeret dhe te vazhdoje te sillet si patriarku i popullit shqiptar, qe ai ne te vertete nuk eshte, situata do te keqesohet edhe metej..."
(Artikulli i meposhtem eshte shkruar nga Dr. Dimitrios Trintaphillous, Zv/drejtor i Fondacionit Helenik per Politiken e Jashteme dhe Europiane ELIAMEP, i cili gjate pjesemarrjes se tij ne Konferencen "Per Sigurimin Demokratik dhe Stabilitetin rajonal" te organizuar me 15 shkurt 1999 ne Tirane, pati takime te veçanta me te dy liderit e permendur ne artikullin e mesiperm duke shprehur konsideraten e tij te larte per te dy politikanet Shqiptare. Z. Trintaphillous ka mbrojtur doktoraten me teme "Minoritet ne Ballkan", ku eshte perqendruar ne çeshtjen e Kosoves, dhe ka hedhur tezen se populli Shqiptar ne Kosove nuk eshte gje tjeter veçse minoritet).
Gazeta "Adhezmeftos Tipos", 21 Mars 1997
"Kembe Italiani ne Shqiperi. Zbarkim ushtarak ne Shqiperi nen masken e ndihmes humanitare qe ndermorren Italianet"
Gazeta "Kathimerini", 26 Mars 1997
"Bisedimet e Nanos me Xhohaxhopulos, Kranidiotis, dhe Pecalnikos, te rendesishme"
"Bisedimet dhe takimet e udheheqesit te Partise Socialiste te Shqiperise, Fatos Nano ne Selanik me qeveritare Grek, pavaresisht karakterit privat e jozyrtar te vizites se tij ne Greqi, ishin shume te rendesishme. Udheheqesi socialist u takua dhe bisedoi me Xohaxopulos, Kranidiotis dhe Pecalnikon per zhvillimet e fundit dhe u informua per inisiativat greke. Pavaresisht se te dyja palet iu shmangen deklaratave zyrtare ne shtyp, nga burime te sigurta mesohet se Z. Nano kerkoi mbeshtetjen e komunitetit nderkombetar dhe sidomos te Qeverise greke ndaj qeverise se pajtimit kombetar dhe shprehu kerkesen e tij Per shuarjen e krizes me mjete politike. Nano siguroi qeveritaret greke se incidenti i krijuar nga pala shqiptare, me rastin e vizites se Kranidiotit ne Gjirokaster, quhet tashme i kaluar dhe se zhvillimet brenda rradheve te partise socialist jane nen kontroll e tij."
Gazeta "Elefterotipia", 26 Mars 1997
"Takime misterioze te Nanos me Xhohaxhopulin, Kranidiotin e Pecalinkon"
Nje vello misterioze ka mbuluar çeshtjen e vizites se udheheqesit te partise Socialiste te Shqiperise, Fatos Nano, ne Selanik dhe eshte ka mbetur pa shpjegim qellimi i tij, nderkohe qe Qeveria Greke beri te pamunduren Per ta mbajtur te fshehte kete gje dhe u mundua te mbaj ne distance shtypin dhe median.
Ministri i Maqedonise e Thrakes, Pecalnikos, u shpreh se qellimi i vizites eshte thjesht privat, dhe se Nano ka ardhur ne greqi vetem Per te kaluar disa dite me familjen e tij dhe te gezoje disa momente humane.
Ne te njeten kohe burime te ndryshme pohojne Per gazeten se Nano do te udhetoj Per ne Athine, dhe do te pritet nga Simitis dhe Pangallos. Megjithate Ministri i Mbrojtjes Xhohaxhopulos nuk deshiroi te bente asnje koment para medias dhe shtypit duke thene se ishte nje takim miqesor. Zv. Ministri i Puneve te Jashtme Kranidiotis pasi bisedoi rreth njeore me zotin Nano, tha para gazetareve se -siç e dini Z. Nano ndodhet ketu Per nje vizite private Per te pare familjen e tij. Une e takova miqesisht dhe patem nje shkembim mendimesh rreth gjendjes ne Shqiperi dhe krizes qe po perballon vendi. Takimi ishte mjaft interesant."
Gazeta "Adezmeftos Tipos", 26 Mars 1997
"Çfar fsheh vizita e Fatos Nanos"
"Çfar morri me vete Fatos Nano?"
"Ajo mund te ish gjitheçka, por vetem private.........nuk ishte vizita e Nanos ne Selanik, i cili u takua me dy anetare te larte te Keshillit te Mbrojtjes se Greqise."
Gazeta "Adezmeftos Tipos", 26 Mars 1997
"Mos na lini tani"
Kryetari i sillogut te Himarioteve u beri thirrje te gjitheve Per te ndihmuar helenizmin ne keto dite te veshtira qe po kalon ne Shqiperi.
Gjate drekes ne restorantin ne sheshin Mavili, merrnin pjese edhe avokati i njohur Likurezos dhe deputete te tjere.
Ne fund te ketij takimi miqesor pjesemarresit nxorren keto konkluzione:
1-Njohja e komunitetit kombetar Grek, i cili shtypet sistematikisht nag Qeveria e Tiranes vitet e fundit.
2-Rifunksionimi i te gjitha shkollave greke qe mbylli Enver Hoxha dhe vazhdon ti mbaje te mbyllura edhe rregjimi i Berishes, pavaresisht kerkesave pafund te himarioteve.
3- Ushtrimi i te gjitha lirive fetare dhe zgjerimi i veprimtarive kulturore.
4- Krijimi i kushteve te sigurta Per qendrimin e banoreve te zones ne menyre qe te kete zhvillim ekonomik e shoqeror, si dhe kuader ligjor.
5- Investimeve ne kete rajon dhe pranimi nga ana e qeverise shqiptare per hapjen e linjes detare Korfuz-Himare.
6- Ndihme ekonomike nga Greqia.
7- Prezence e forcave ushtarake greke ne kete zone, ne kuader te iniciativave paqeruajtese te komunitetit nderkombetar, te cilet do te veprojne fuqishem ne qetesimin e situates.
Ne kete takim u be thirrje per ndihme ekonomike ne Himare dhe Per kete gje te interesuarit mund te komunikojne me kete sillog ne numrin e telefonit 6429828, ose mund te vendosin kontributet e tyre financiare ne llogarine me numer 82813004, te degeve te Bankes Tregetare greke."
Gazeta "Eksusia", 26 Mars 1997
"E humbet lojen Greqia"
"Kapele italiane, ne Shqiperi"
Gazeta "Elefteros Tipos", 26 mars 1997
"Boshatiset Epiri i Veriut. Minoritaret kerkojne strehe per ti shpetuar mafies shqiptare".
Home »
» Komploti greko-komunist kundër Demokracisë Shqiptare! 2





