BETEJA E VRASËS BUZË MUZDAQES “KUNDER FORCAVE,TITISTE

BETEJA E VRASËS BUZË MUZDAQES “KUNDER FORCAVE,TITISTE
Me rastin e 62-vjetorit të rënies Heroike


Nga Zudi Hamidi


Të gjithë brohoritëm: Rroftë Shqipnija etnike!

Kishte kaluar një vit e gjysmë që sundonte diktatura komuniste në tërë Shqipërinë. Jeta atje, sidotmos në pjesën veriore, ishte bërë tepër e vëshirë. Shpesh bëheshin përpjekje dhe luftëra të rrepta ndërtmjet forcave komuniste të ndjekjes dhe të Qendresë së nacionalistëve në Lumë. Përndjekjet, bastisjet, arrestimet, tortura të lloj-llojshme nga ana e diktaturës në popullin e Lumës ishin bërë program i rregullt i ditës dhe i natës. Kështu që gjatë kësaj kohe e deri më 25 gusht 1946 kur u largua Muharrem Bajraktari për Greqi, janë bërë shumë ndeshje, shumë luftëra e beteja ndërmjet forcave të ndjekjes dhe të Qëndresës.

Qëndresa nacionaliste gjatë një viti e gjysmë përpjekjesh, luftërash e betejash të ndryshme, ende nuk tregonte kurrfarë shenjash të lodhjes. Edhe populli i Lumës që i strehonte nuk tregonte shenja të tilla, por diktatura komuniste me burgimet dhe internimet e shpeshta të fshatarëve jatakë të luftëtarëve trima nacionalistë, i dobësonte mjaft kushtet dhe mundësitë e rezistencës nacionaliste në Lumë. Prandaj për të mundur më lehtë, për të kaluar dimrin tepër të madh të vitit 1945-46, Qëndresa nacionaliste gjatë dimrit strehohet në vende të ndryshme: çeta e M. Bajraktarit, çeta e H. Rexhepit dhe çeta e D. Rexhepit,

“çeta e D. Rexhepit, vendosë për ta kaluar dimrin pak mbi Ligjatën” e Madhe, ku ndërton një kolibe nën tokë, në pyllin e madh, afër Ligjatave të Arushës. Për çdo gjë, për ta kujdeseshin Sabri çejku, Maliq Gjanaj nga Lusna dhe Meriman Bresa nga Buzëmadhja. Kurse Hamz Rexhepi me një numër luftëtarësh qëndron në anë të Gostivarit, në Vrasë pranë Muzdaqes për të kaluar atë dimër, sa i madh aq edhe i vështirë”.

Në ndërkohë çeta e Dostan Rexhepit, qëvendoset në malin e Lusnës, në një kolibë pothuajse nëntokësore, te Ligjatat e Arushës, pak mbi Ligjatën e Madhe, zbulohet nga disa persona të një fshati tjetër (jo nga Lusna), për të cilët ekziston dyshimi që mund të lajmërohet sigurimi. Prandaj tani grupi nacionalist duhej ta ndërronte vendin. Dimri atë vit ka qenë shumë i madh. Shtresat e dëborës i afroheshin belit të njeriut dhe përcillej me temperatura të ulëta. Nga të gjithë trimat nacionalistë merret vendimi për të kaluar në bjeshkët e Vracës, për të dalur te Hamz Rexhepi në malet e Gostivarit dhe menjëherë e mu në mes të atij dimri grupi niset, thotë luftëtari Elez çejku..

Duke mos e ditur vendin e saktë, çeta e Dostanit takohet në befasi me çetçn e Hamzit, në stan të Muzdaqes, afër grykës së Vracës, sepse edhe grupi i Hamzit kishte ndërruar vend, për shkak se një ditë më parë, ishte zbuluar nga UDB-ja e Gostivarit, ku sulmohet dhe tërë ditën bëjnë luftë me ushtrinë jugosllavo-maqedone. Tani, të dy çetat nacionaliste pasi i treguan njëra-tjetrës se për çka ndodheshin aty, kuptohet se u gjendën në grykën e Vracës mu në mes të dimrit, në mes dy kuçedrave të kuqe njeringrënëse, në një anë e Shqipërisë e në anën tjetër ajo e Maqedonisë. Me të vërtetë, siç thuhet - u gjetën në mes “dy zjarresh”. Prandaj me propozimin e vetë Hamzit, të dy grupet vendosën që sërish të shkonin në malin e Muzdaqes ku ishte kolibja, atje afër ku kishte qenë çeta e Hamzit më parë. (Aty diku afër e kishin edhe një sasi ushqimi të fshehur).

“Të nesërmen, më 2 shkurt 1946 herët në mëngjes vërejtëm se si po vjen një batalion ushtarësh jugosllavë. Ata ende ecnin në kolonë përpjetë, ku të. parët e kolonës arrinin pak anash e gati përmbi vendin ku ishim” - pohon Emër Kolgjini, pjesëmarrës në atë betejë. “Tani ne, disa me vrap e shpejtësi, dualëm mbi mal përpara tyre, i zumë pozicionet nëpër vendet strategjike, e pa një pa dy ua vumë pushkën. Këtu këtë ditë, me të vërtetë bëhet një luftë e madhe dhe e rreptë gjatë tërë ditës. Ushtria jugosllave, përshkak të terrenit të vështirë, dëborës së mdhe dhe nga strategjia e pozicionet e përshtatshme që zumë ne, ata gjinden me të vërtetë në një situatë shumë të pa volitshme e të vështirë.

Vetëm luginën kah ana e poshtme, andaj nga kishin ardhur e kishin të hapur e të lirë. Nuk kanë pasur rrugë tjetër “- vazhdon Emra – “vetëm se përpara me gjoks e në grykë të pushkës, ose me kthye shpinën e prapë me shpinë e në grykë të pusltkës. Dëbora është e madhe e nëse i lëshonte do të humbisnin deri në brez, e mbeteshin në të, e nëse i mbante, shkonin rrëshqitazi nga kishin ardhur. Këtu, sipas informacionit, janë vrarë afro 100 ushtarë jugoslavë”.

Fjala “betejë”, disi tingëllon si shumë e madhe, por për ata të cilët kanë marrë pjesë në atë luftë, dhe për ata të cilët i dëgjojnë ata kur tregojnë për këtë luftë, me të vërtetë kjo ka qenë një betejë e vërtetë dhe me plot të drejtë e me vend është emërtuar “BETEJA E MUZDAQES”.

Pas një ditë të tërë lufte, para se të bjerë terri i mbrëmjes, ata ushtarë që i shpëtuan rrebeshit të plumbave, ikin drejt andej nga ardhën. Prej Qëndresës deri në këtë kohë asnjëri nuk është vrarë e as plagosur. “Kemi kontaktuar me zë njëri me tjetrin dhe me Hamzin, se si qëndron puna me municion luftarak (me fishekë)? Përgjigjja e secilit ka qenë që shumë pak fishekë u kishin mbetur. Atëherë, Hamzi dhe të gjithë kemi vendosur që të furnizohermi me material luftarak të mbetur nga ushtrët e vrarë të Jugosllavisë, të cilët në dëborë duken si duajt e thëkërit në arën e posa korrur”.

“Në ndërkohë, Hamzi bashkë me Elmazin dhe Ramadan Bresën, kanë filluar për të shikuar e kërkuar municion (fishekë), të cilët i shpenzuan shumë. Një ushtar i plagosur rëndë fshihet në një vend (dëllinjë), i cili ndoshta i dëgjonte edhe bisedat e nacionalistëve” - kujton Emra. “Kur, Hamzi, Elmazi dhe Ramadani të tre së bashku i janë afruar të plagosurit ai në befasi tinës qëllon vetëm një herë, duke e goditur Hamzin për vdekje. Elmazi me një shpejtësi të madhe, me nagantë e vret të plagosurin për vdëkje. Kur kthehet nga Hamzi vëren që ai tashmë ishte shtrirë i vdekur në dëborë. Tani, të pikëlluar me keqardhje të madhe, tëgjithë (vëllai, i biri, shokët e ngushtë) dhe luftëtarët e bashkëluftëtarët trima u mblodhëm dhe e varrosëm Hamzin, sipas mundësisë që kishim duke thënë të gjithë në zë: Rroft Shqipëria Etnikë!

Pas varrimit të Hamzit dhe pas nisjes së çetave naçionaliste, prapë për në Lumë, menjëherë pas një vinë forca të tjera partizane maqedonase prej Gostivarit. Me kontrollimin që i bëjnë vendit egjejnë edhe varrin e Hamzit, ku na trupi i tij pa jetë ia presin kokën, duke e marrë e duke e ekspozuar para popullit ditën e pazarit në Gostivar. E kështu, armiqtë sllavomaqedonas, kësaj beteje, aktit trimëror të Qëndresës dhe udhëheqësit të tyre Hamz Rexhep Bilalit! me të vërtetë, i dhanë përmasat e një legjende, sepse pikërisht një kështu ua patën bërë armiqtë turq, njëqind e njëzet e katër (124) vjetë më parë Ali Pashë Tepelenës në Janinë dhe Mahmut Dac Kalisit në Lumë, që për të bindur Sulltanin, kokat e tyre i dërguan në Stamboll.

Kështu faktikisht, si dhe shumë martirë të tjerë edhe ky martir, sot është VARRHUMBUR.

Me dekretin presidencial nr 924, date 28.09.1994, Hamz Rexhep Bilali, është dekoruar me medaljen “Martir i Demokracisë”, me motivacionin: “Veprimtari i dalluar në luftë për liri, tërësi tokësore e demokraci. Kundërshtar i ideologjisë komuniste deri në flijim”.

Sipas Emër Kolgjinit, pjesëmarrës i luftës, në këtë betejë ishin këta trima luftëtarë nacionalistë:

Hamz Rexhep Bilali, Dostan Rexhep Bilali,. Neshat Hamz Bilali, Elmaz Tosun çejku,
Ramadan Tasim Bresa, Avdi Rakipi, Ermër Ajdin Kolgjini, Sulë Kamber Asllani, Bajram Dobërdolli, Musli Hasa (vëlla i Xhemë Simnicës), Xheladin Kalishti, Hazir Tërnova, nga Tetova, Zilbehar Derveni, etj.

Pas përfundimit të Betejës në Muzdaqe dhe pas varrimit të martirit Hamz Rexhep Bilalit, Qëndresa, e përbërë nga dy çetat, merr drejtimin sërish për në malet e ngrohta e shumë besnike të Lumës. Duke kaluar Vracën e bjeshkët e Sharrit, në atë dimër të madh, si gjatë luftës, ashtu edhe gjatë udhëtimit ftohen e ngrihen këmbësh gati të gjithë. Ngrirja e këmbëve bëhet shkallë shkall dhe arrinë bukur lartë, ku fillon pjesërisht edhe gangrena. Dostani, Elmazi e Neshati, sipas Sabri çejkut, kanë ardhur dreit e në Zabelin e Madh vakëf i Lusnës, kurse Ramadan Tasimi shkon te shtëpia e tij në Buzëmadhe. Për një kohë shkojnë te Hafuz Shtini në Fshat, i cili i priti me trimëri. Pastaj kthejnë dhe shkojnë më së pari bien në kontakt me Sabri çejkun, e ky me Zenel çejkun e me Kadri çejkun. Sabriu e Kadriu, të ndihmuar edhe nga Fetah Dani, menjëherë ndërtojnë një kasollë nën tokë në Zabelin e Madh, në të cilën vendosen nacionalistët luftëtarë për t’i strehuar e mjekuar. Melhemet për mjekim, me mjeshtëri të duhur i përgatë Zenel çefku.

Në kasollë, nacionalistët rrinë një kohë të gjatë (më se një muaj), dhe pasi shërohen mirë shkojn në drejtim të Limthit (mal i Lusnës), ku gjithënjë aty gjendej trimi i panënshtruar nacionalisti Liman Peposhi.

Mirëpo, pas dy ditëve forcat e ndekjes së Shqipërisë e zbulojnë kasollën në Zabel të Madh të Lusnës, ku shihet qartë se këtu strehohen të arratisurit prej një kohe të gjatë, prej kah dalin shumë shpejt. Për këtë, komandanti i forcave të ndjekjes, Jahe Rrahmani menjëherë i tubon fshatarët e Lusnës, duke u thënë që të tregojnë se kush e kishte ndërtuar atë kasolle kaçakësh. Të gjithë fshatarët e fiseve të tjera përgjigjen se nuk dinë gjë. Po kështu u përgjigj edhe fisi çejku (thotë Sabriu), i cili ka qenë prezent aty në atë tubim dhe vazhdon. “Oficieri i forcave të ndjëkjes, duke e nxjerr një letër nga xhepi, thirr emërat e Zenel çejkut, t’imin dhe të Hamit çejkut. Hamiti nuk qe aty, edhe për te u përgjigj i vëllau Xhemali çejku. Të gjithë fshatarët tjerë lirohen të shkojnë në shtëpitë e tyre, kurse ne na lidhën duarsh, dhe na nisën për në Bicaj, në burg pranë shtabit të batalionit special të ndjekjes e të hetimeve”.

Kur e merr këtë lajm, Hamit çejku, i frikësuar nga torturat golgote të komunistëve, merr djemtë e vet, Avdilin. dhe Arifin, e arratiset në mal. Po të njëjtën gjë bën edhe Tosun çejku, i cili doli në mal, ku ishte i biri i tij Elmazi me Dostan Rexhepin. Adem. Gjana fshihet përkohësisht.

Në verën e vitit 1946, pas shpërthimit të rrethimit në Shpatëz, Demë Nura takohet me Hamit çejkun. Tani Hamiti bashkë me djemtë, Avdilin e Arifin, ku me ta është edhe Demë Nura, u hetohen dhe rrethohen nga forcat e ndjekjes,” në bjeshkët dhe shpellat e Shtarovicës (afër Radikës). Pas një lufte të ashpër, Hamiti e Demë Nura vriten në vend. Arifi plagoset dhe kapet i gjallë, i cili dërgohet në burgun e Shkodrës, ku hjek të zitë e ullirit një kohë të gjatë. “Avdili shpëton nga rrethimi i padëmtuar, cili ik dhe shkon në Tiranë, me qëllim për të punuar e jetuar ilegalisht, e për të shpëtuar nga përbindëshit e kuq, që e kaplojnë popullin tonë. Më vonë edhe ai hetohet nga larot (sipas Gjetan çejkut, nga një laro lusjan), kapet dhe dërgohet në burgun famëkeq të Shkodrës. Aty vdes nga torturat mizore, që atij dhe shumë të tjerëve iu bëheshin nga xhelatët e kuq…”, (pohon Arif çejku, tani me banim në fshatin Dome, Tiranë). Prandaj edhe Hamit çejku me gjithë të birin Avdilin e Demë Nurën, si dhe shumë martirë të tjerë, sot janë VARRHUMBUR.
.