Showing posts with label UFO. Show all posts
Showing posts with label UFO. Show all posts

Sirius Disclosure - UFO Bonus







TR-3B Aurora Anti-Gravity Spacecraft in Russia






Texas sighting

5090 Griggs Rd, Houston, TX 77021



Dayton OH sighting





Florida Sighting - 28°47'04.9"N 81°10'39.2"W


Near Lake Jessup + St. John's river

Titusville and Cape Canaveral is not far away








Mesazhet e jashtëtokësorëve për njerëzimin

Burimi i këtyre informacioneve është Jean Ederman, tani 49-vjeçar, nga Franca, i cili punon në fushën e aviacionit. Ai pretendon të ketë qenë pilot i aeroplanëve ushtarakë, kontrollues ajror dhe menaxher i aeroportit si dhe të kishte kryer studimet e magjistraturës për ekonomi. Ai madje thotë që ka pasur një sërë eksperiencash të çuditshme që prej moshës gjashtëvjeçare e këndej, përfshirë këtu edhe kontaktin me UFO dhe jashtëtokësorë

Ndër të tjera ai shkruan: “... pasi pata arritur ta projektoj veten psikikisht në një vend me prani të jashtëtokësorëve, kam marrë mesazhet e mëposhtme ...”
Kush jemi ne?
As shkencëtarët, e as përfaqësuesit e feve nuk flasin në mënyrë unanime për ngjarjet e pashpjeguara, që njerëzimi i ka vërejtur për mijëra vjet. E, për ta kuptuar të vërtetën, njerëzit duhet të përballen me gjëra pa u filtruar nga askush paraprakisht, sado të respektueshëm që mund të jenë ata njerëz, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Sikur miliarda krijesa të tjera në këtë univers, ne jemi krijesa me vetëdije dhe disa na quajnë ‘jashtëtokësorë’. Gjithsesi, nuk ka dallim fundamental në mes jush dhe nesh, përveç disa hapave të caktuar të evoluimit. Sikur në strukturat e tjera të organizuara, edhe te ne ekziston hierarkia. Sa i përket dukjes së jashtme, ka dallime mes nesh dhe jush, megjithatë edhe ne kemi formë humanoide. Ekzistenca jonë është realitet, mirëpo shumica prej jush nuk e kuptoni atë.
Më e rëndësishmja, nuk kemi përfaqësues njerëzor në Tokë, që do të ndikonin në vendimet tuaja.
Pse nuk jemi të dukshëm?
Për ne është e rëndësishme të respektohet liria e njerëzve, liri kjo që ua mundëson atyre që të piqen dhe të mbërrijnë faza të caktuara jetësore pa ndërhyrje nga jashtë. Gjithsesi, ndër vite ne kemi bërë vizita të herëpashershme, andaj ka shumë njerëz të cilët pretendojnë të kenë parë krijesa të çuditshme jashtëtokësore apo edhe objekte të paidentifikuara fluturuese. Mirëpo, meqë këto gjëra zakonisht përjetohen në baza individuale, pak njerëz iu besojnë. Ne mund të paraqitemi në pikë të ditës, mirëpo meqë as shumica prej jush nuk keni dëshirë që ne ta bëjmë një gjë të tillë – për shkak të frikës e gjërave të ngjashme – ne nuk e kemi bërë një gjë të tillë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Kush jeni ju?
Ju jeni pasardhësit e shumë traditave, që me kalimin e kohës janë pasuruar bashkërisht nga kontributet e njëri-tjetrit! Qëllimi juaj është të bashkoheni për ta përfunduar një projekt të përbashkët. Gjithsesi, janë dallimet kulturore ato që duhet t’ju bashkojnë ju. Paqja nuk është thjesht mungesë e luftës, paqe është të ndiheni ashtu edhe siç jeni në realitet: të njëjtë. E për ta kuptuar natyrën tuaj të vërtetë, duket se keni nevojë për ballafaqim me një racë tjetër!
Në çfarë situate ndodheni?
Përveç disa rasteve të rralla, intervenimet tona nuk kanë ndikuar në kapacitetin tuaj kolektiv për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Kjo gjë ka ndodhur si rrjedhojë e dijenisë sonë për mekanizmin tuaj të thellë psikologjik. Ne kemi ardhur në përfundim që liria e të jetuarit dhe si rrjedhojë, arritjes së pjekurisë njerëzore. Deri më tani njerëzit kanë pasur një koncept të qartë të jetesës, mirëpo me përparimin e teknologjisë njerëzit janë shndërruar në lloj lodrash, shumë lehtë të manipulueshme. Ngadalë, por sigurt po e humbisni kapacitetin tuaj për jetë!

Prova të qarta se Toka është vizituar nga jashtëtokësorët

Aventura e pilotit me ‘pjatat fluturuese’

Më 24 qershor të vitit 1947, një pilot privat që quhej Kenneth Arnold ka qenë duke e drejtuar aeroplanin e tij në drejtim të Jekimës në Uashington, për një udhëtim pune. Pikërisht gjatë këtij udhëtimi ai kishte vërejtur nëntë objekte të paidentifikuara fluturuese, të cila i ka përshkruar si shumë të shndritshme dhe me ngjyrë metalike. Një tjetër gjë e çuditshme, që i kishte rënë në sy pilotit në fjalë, ka qenë shpejtësia e madhe e objekteve fluturuese, që, sipas tij, fluturonin me rreth 2000 km/orë, që për atë kohë ishte një shpejtësi supersonike. Sipas pilotit, fillimisht ishte shfaqur vetëm njëri nga objektet dhe më pas, në rresht me të, ishin shfaqur edhe tetë objekte të tjera, identike, që fluturonin krahas me aeroplanin e tij. Atëbotë ai kishte thënë që objektet dukeshin sikur pjata, që lundronin mbi ujë, prej kur edhe kishte lindur termi ‘Pjata Fluturuese’.
Image
Vala e madhe e rrëmbimeve nga jashtëtokësorët
Më 10 tetor të vitit 1973, 15 dëshmitarë, dy nga të cilët oficerë policorë, kishin raportuar se kishin parë një fluturake të madhe, me ngjyrë të argjendtë në qiellin e Nju-Orlinsit në SHBA. Të nesërmen, dy kolegë – Charles Hickson dhe Calvin Parker – kishin shkuar për peshkim në lumin Paskagoula në Misisipi. Gjatë kohës kur ata kanë qenë duke peshkuar në afërsi të tyre ishte shfaqur një fluturake shumë e çuditshme, e cila, sipas dëshmitarëve, ishte dukur sikur kishte ardhur nga asgjëja. Pra, ishte materializuar përballë tyre, kur dy kolegët e kishin humbur ndjenjën e kohës dhe nuk kishin qenë në dijeni të asaj se çka ishte duke ndodhur. Një tjetër rast i ngjashëm i kishte ndodhur Travis Walton-it, i cili kishte qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij në Arizona bashkë me gjashtë burra të tjerë Mike Roger, Ken Peterson, John Goulette, Steve Pierce, Allen Dallis dhe Dwayne Smith. Papritmas djemtë kishin vërejtur disa drita të forta, jo fort larg tyre dhe Travis-i kishte dalë për të shikuar se çka ishte duke ndodhur. Më t’iu afruar njërës prej dritave, ai ishte rrëzuar përtokë dhe të tjerët, të frikësuar ia kishin mbathur. Travis-i ishte zhdukur për plot pesë ditë, kur ishte gjetur pandjenja në vendin ku ishte rrëzuar, ndonëse ai vend paraprakisht ishte kontrolluar dhjetëra herë. Ngjarjet sikur këto kishin bërë që mesi i viteve të 1970-a të shquhej për valën e madhe të rrëmbimeve nga jashtëtokësorët.
Image
Provat fizike
Më 14 shtator të vitit 1957, gazetari brazilian “0 Globo” Ibrahim Sued kishte marrë një letër nga një person që i tregonte se kishte qenë dëshmitar i rrëzimit të një fluturakeje të çuditshme, disa pjesë të së cilës i kishte mbledhur. I interesuar në maksimum, Sued kishte rënë në kontakt me autorin e letrës dhe menjëherë i kishte dërguar mbetjet për ekzaminim. Më 24 shtator të atij viti kishin dalë rezultatet nga laboratori për ekzaminimin e metaleve dhe ishte bërë e ditur që metalet e përdorura për ndërtimin e fluturakes kishin origjinë të panjohur për njerëzit. Ky, në fakt, ka qenë rasti i parë i gjetjes së provave të prekshme të një fluturakeje të çuditshme, gjë që ishte përcjellë me gjetjen dhe analizimin e shumë provave të tjera, që kishin lënë gojëhapur profesionistët. Këtu përfshihen edhe sferat, origjina e të cilave nuk është identifikuar si dhe rasti i famshëm i zhdukjes së kafshëve, pas shfaqjes së një pjate gjigante fluturuese në qiellin e një ferme.
Image

Will cover UFO sightings as well going forward


El Paso Texas.









UFO-t vizitojnë Sarandën?




Një disk fluturues është parë në qytetin e Sarandës, teksa po lëvizte me shpejtësi pak metra sipër ndërtesave.

Foto-Lajmi është dërguar nga një banor vendas në redaksinë e portalit Opozita. Ai dëshmon që fragmenti është kapur nga kamerat e sigurisë së një subjekti biznesi.

Nuk dihet ende që ky objekt fluturues i paindetifikueshëm të jetë kapur nga radarët ushtarak ose civil.

Fakte që jashtëtokësorët ekzistojnë


Janë hedhur shumë hipoteza nëse vërtetë ekzistojnë jashtëtokësorët. Por duket se studimi i fundit tregon se këto hipoteza janë të vërteta.

Dy shkencëtarë të institutit amerikan SETI që merren me gjurmim sinjalesh të jetës inteligjente jashtë planetit Tokë, në Kongresin amerikan kanë deklaruar: “Jashtëtokësorët ekzistojnë ” Den Vertimer, drejtor i qendrës hulumtuese SETI në Kaliforni gjatë fjalës në Komitetin për Shkencë, hapësirë dhe teknologji ka thënë se mundësia e jetës jashtëtokësore të mikrobeve është e 100 për qind.



“Gjatë 50 vjetëve të fundit janë mbledhur dëshmi për kushtet e domosdoshme për jetë janë të pranishme në gjithë galaktikën. Mundësia që jeta të jetë nisur e të jetë zhvilluar edhe diku është shumë e pranueshme nga pikëpamja shkencore “, ka thënë Vertimer, shkruan Huffington Post. Kolegu i tij Set Shostack, astronom i lartë në institutin SETI po ashtu ka thënë se shanset për të gjetur jetë jashtëtokësore janë shumë të mëdha.

“Ka më shumë se sa mjaft hapësirë për ekzistencë jete jashtëtokësore, përfshirë dhe jetën inteligjente dhe mendoj se gjatë 20 vjetëve të ardhshëm do ta kemi mjaft dëshmi për këtë “, ka përfunduar Shostack.

Kjo nuk është hera e parë që Kongresi të ketë mbajture dëgjim lidhur me jashtëtokësorët. Në dhjetor është mbajtur dëgjimi dyorësh lidhur me hulumtimin aktual për jetë jashtëtokësore, e revista “Wire” pati shkruar se ai dëgjimi ka qenë njëri nga më të mirët që Kongresi kishte mbajtur gjatë disa muajve të fundit.

UFO shëtitet në rrugët e Rusisë (Video)

                 UFO shëtitet në rrugët e Rusisë (Video)

 

Kjo video shfaq momentin kur një UFO kalon nëpër një rrugë në një zonë industriale në Rusi.

Videoja e gjatë 44 sekonda, e publikuar në YouTube, shfaq një objekt të bardhë që fluturon në zonën industriale të Prokopyevskyt, Rusi.

Klipi është shikuar më shumë se 30 mijë herë dhe ka më shumë se 56 komente nga Ufologët, që kanë tentuar të sqarojnë fenomenin e çuditshëm.

Një postues i njohur me emrin Russell Davis nga Anglia ka thënë se një gjë të ngjashme e sheh 12 herë në ditë në qytetin e tij Shrewsbury.

“Ata dalin natën që t’i shmangen ushtrisë dhe kontrolleve të shumta”, ka komentuar ai.

“Këta janë jashtëtokësorë të vegjël që dërgohen nga një anije më e madhe. Ata monitorojnë emocionet dhe sjelljet e njerëzimit”, ka shkruar Davis.



Kuizi Enciklopedik ''Kush do të bëhet yll'' - i freskuar me pyetje vazhdimisht


Ky është një kuiz enciklopedik. Kjo është versioni i 3 i këtij kuizi. Testoni njohuritë tuaja në diturinë enciklopedike ose mësoni ato gjëra që nuk i keni ditur.

Kuizi do të freskohet vazhdimisht me pyetje të reja. 

Nëse dëshironi që pyetjet tuaja të jenë në këtë kuiz atëherë mund ti dërgoni në këtë email: adrapitful@hotmail.com  dhe ne do ti vendosim në bazën e të dhënave të këtij kuizi me emrin tuaj: Psh: Pyetje nga: Emri dhe mbiemri juaj.

Nëse dëshironi të njoftoheni vazhdimisht për freskimin e këtij kuizi atëherë bashkohuni në grupin në facebook: Kliko këtu

Nëse dëshironi ta luani edhe kuizin enciklopedik mjekësor kliko mbi:  Rapitful Medika

Nëse nuk ju hapet kuizi atëherë shkarkoni programin nga kjo faqe:Adobe Flash Player


A është ky një UFO duke fluturuar mbi Londër?

                        A është ky një UFO duke fluturuar mbi Londër?

Objekti i çuditshëm është parë sot mbi qytetin e Londrës, duke bërë kështu që të spekulohet se mund të jetë një UFO.

Pamjet janë fotografuar nga një person që i kishte postuar ato në Facebook.
"Objekti u shfaq me ngjyrë të zezë dhe rrotullohej teksa lëvizte. Nuk jam i sigurt se çfarë është ky objekt. Mendova se mos ishte një balonë, por kishte një dritë në të", përfundon ai.





 

Presidenti Eisenhower dhe jashtëtokësorët: “I kam takuar tre herë”

 

Presidenti i 34-t i Shteteve të Bashkuara, Dwight Eisenhower (IKE) u takua plot tre herë me një delegacion të përbërë nga jashtëtokësorë. Takimi u bë në një bazë ushtarake amerikane në vitin 1954. Kjo është një histori që të apasionuarit pas Ufologjisë e njohin mjaft mirë.

Ai që flet për këtë takim mes autoriteteve më të larta të Uashingtonit dhe grupit të alienëve është shkrimtari Timothy Good, ish-këshilltar i Pentagonit dhe Kongresit Amerikan: pra një njeri mjaft i informuar me fakte. Është hera e parë që një personazhi i këtij kalibtri flet hapur për kontaktet me qeniet e ardhura nga hapësira.

I ftuar në programin e BBC 2, “Opinionated”, Timothy Good konfirmoi se të gjitha qeveritë botërore janë në kontakt të rregullt me entitetet jo-humane prej dekadash. Në veçanti presidenti Eisenhower i cili bën takime secrete me eksponentë të qytetërimeve të tjera galaktike në bazën ushtarake në Nju Meksiko. Dhe e gjithë kjo nën prezencën e shumë dëshmitarëve.

Dwight Eisenhower – gjatë kohës që u nominua si presidenti i 34-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në detyrë nga 1953 deri në vitin 1961 – njihej për dëshirën energjike që kishte për mundësimin e jetës së njeriut në kozmos. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pikërisht ai që hodhi idenë e parë për programin hapësinor amerikan.

Takimet e tij me qënie të botëve të tjera do të zhvilloheshin në shkurt të 1954, kur zyrtarisht Eisenhower gjendej me pushime në Palm Springs, Kaliforni. Por në fakt presidenti po bisedonte me delegacionet e alienëve në fshehtësi absolute. Ata që merreshin me organizimin e këtyre tryezave të rrumbullakëta, me siguri ishin agjentët e FBI-së, që kishin kontaktet e tyre me Jashtëtokësorët.
I pari i këtyre takimeve ballë për ballë u bë me përfaqësues të popullit nordik, për aspektin humanoid tepër të ngjashëm me atë të Skandinavëve.

Timothy Good thotë: “Ne e dimë se më shumë se 90% e Ufove mund të shpjegohet në terma konvencionalë. Megjithatë, mund të konfirmoj se ekzistojnë miliona persona në të gjithë planetin që i kanë parë gjërat ashtu siç janë realisht”.

Por jo vetëm kaq. Eisenhower kërkonte ta diskutonte këtë çështje me kryeministrin britanik të asaj kohe, Wiston Churchill. Edhe Britania e Madhe ishte e interesuar për këto fenomene të pashpjegueshme, pas vëzhgimit të një objekti fluturues të paidentifikuar në qiell nga një pilot që kthehej nga misioni i tij në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Ishte pikërisht kjo shenjë e cila bëri Qeverinë e Londrës të studionte më në thellësi këtë çështje duke iu atribuar Ministrit të Mbrojtjes për të qenë nën mbikëqyrje të plotë. Pas shumë vitesh, në 2010, arkivat sekrete u bënë publike dhe u zbulua një numër i madh vëzhgimesh të alienëve përgjatë dekadave.

Eisenhower, Churchill, bile dhe Papa Xhovani i 13, thuhet se kanë pasur një takim me një qenie nga një botë tjetër që i kishte impresionuar jasht-mase. Sipas tregimit të sekretarit të tij personal – tashmë të zhdukur- Loris Francesco Capovilla, zbulimi i papritur u bë pasditen e nxehtë të verës së vitit 1961. Angelo Roncalli dhe miku i tij po kalonin në një nga kopshtet e Kështjellës Gandolfo kur mbi kokën e tyre kaluan disa sfera të shndritshme me ngjyra brilante. Njëra u nda nga grupi dhe u ul në tokë. Nga ajo anije doli një krijesë e ngjashme me njeriun.

Sekretari personal qëndroi mënjanë dhe nuk e dëgjoi dialogun mes Papës dhe personazhit jashtë-tokësor. Por nga mimika e fytyrave pa një harmoni mes dy bashkëbiseduesve. Pas 20 minutash të gjata, alieni u zhduk në qiell ashtu siç erdhi. Papa Xhovani u afrua, dhe përmes lotësh tha këto fjalë: “Bijtë e Zotit janë gjithandej. Edhe pse ndonjëherë e kemi të vështirë të njohim edhe vëllezërit tanë”.
Ishte ky takimi i publikuar nga gazeta The Sun rreth 30 vjet më parë dhe që më pas u rimor nga shumë artikuj dhe shërbime të tjera televizive.

Por lajmi nuk është konfirmuar kurrë. Ashtu si nga ana tjetër, kanë ardhur përgënjeshtrime nga Qeveria Amerikane për ekzistencën e jetës jashtëtokësore. Timothy Good thotë se “fqinjët tanë kozmikë jo vetëm që kanë mbajtur raporte të afërta me pushtetarët e tokës, por kanë pasur kontakte formale dhe jo-formale me mijëra njerëz në të gjithë botën të të gjitha klasave shoqërore. Të paktën janë demokratikë”.

Tre takimet e presidentit Eisenhower me Alienët

                  

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Dwight D.Eisenhower, pati tre takime sekrete me alienët, pretendon një zyrtar që shërbeu si këshilltar i tij përgjatë dy mandateve, në vitet 1953-61.

Presidenti i 34 në historinë amerikane u takua me jashtëtokësorët në një bazë ajrore të largët në Nju Meksiko në vitin 1954, zbulon Timothy Good, në një libër që rrëfen “sekretin e madh”.

Sipas tij, Presidenti dhe zyrtarët e FBI-së organizuan takimin me krijesat e përparuara, nëpërmjet dërgimit të mesazheve telepatike.

Ndonëse dëshmitarët ishin të shumtë, sipas Good ata u betuan të ruanin sekretin shtetëror dhe ndikimi i CIA-s dhe FBI-së ka ndihmuar në mosdaljen e së vërtetë në dritë.

Më pas, kanë ndodhur edhe dy takime të tjera midis Presidentit dhe alienëve, pretendon Good, një ish-këshilltar i Kongresit dhe Pentagonit.

Duke folur në një program të BBC-së, ai pretendoi se “qeveritë e ndryshme nëpër botë dhe njerëz të shumtë kanë vendosur kontakte formale apo informale me jashtëtokësorët”.

Eisenhower, një gjeneral gjatë Luftës së Dytë Botërore, është i njohur për pikëpamjet e tij liberale mbi ekzistencën e formave të tjera të jetës në galaksi.

Megjithatë, Good pranoi se nuk është në dijeni të përmbajtjes së bisedave midis Uashingtonit zyrtar dhe “ambasadorëve” alienë.

Ai përfundoi intervistën e tij duke shprehur habinë përse e vërteta e ekzistencës së alienëve vazhdon të konsiderohet si një sekret i madh, kur me miliona persona tashmë kanë parë ose kanë patur persona me ta, duke konfirmuar njëkohësisht edhe synimet paqësore të jashtëtokësorëve.

Rastet e kontakteve të UFO-ve në Shqipëri


Ditari i Mihal Gramenos, 1907

I pari dokumentim për vizitën e UFO-ve në Shqipëri mbetet ditari i Mihal Gramenos. Ai ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit. Gjatë viteve 1907-1908 luftoi përkrah me çetën e Çerçiz Topullit. Në librin e tij Kryengritja shqiptare, kujtime luftarake rreth çetës së Çerçiz Topullit, Grameno sjell kujtimet e tij mbi udhëtimet e gjata dhe të vështira të bashkëluftëtarëve të Çerçizit mal më mal. “Një natë teksa luftëtarët e Çerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk.”shkruan Grameno. Aeroplanët në atë kohë ishin në fazat e para, pra nuk ka mundësi të ketë qenë i tillë. Gjithashtu nuk mund të ketë qenë as meteor dhe as kometë, pasi dihet se ato nuk qëndrojnë pezull në ajër por bien menjëherë. Kështu që mbetet një UFO (objekt fluturues i paidentifikuar).

Raporti i FBI, 18 Korrik 1947

Në një raport të FBI (Federal Bureau of Investigation), (Agjencia Federale e Hetimeve, AFH) shkruhet se : “Disqet janë vërejtur në Mexico City, New Orleans, Philadelphia, New York, Boston, Halifax, Newfoundland, Paris, Milan, Bolonjë, Jugosllavi dhe gjithashtu edhe në Shqipëri.”

Kallamishtëz, Tepelenë, Janar 1963

Në janar të vitit 1963, banorët e fshatit Kallamishtëz në zonën e Kurveleshit rrëfyen se panë një objekt të shndritshëm në qiell. Autoritetet shqiptare u munduan të qetësojnë popullsinë duke iu thënë se ai që kishin parë nuk ishte UFO, por një model i ri avioni reaktiv në përdorim nga Forcat Ajrore Shqiptare.

Cërrik, Elbasan, 12 Korrik 1993

Ishte ora 20:00 kur në qiellin e Cërrikut u shfaq një objekt fluturues i ndriçuar. Sipas dëshmive okulare objekti i ndriçuar bënte lëvizje të shpeshta e të befasishme. Lajmi se një UFO po fluturonte u përhap me shpejtësi në qytet. U lajmëruan edhe forcat e rendit të cilat u përpoqën të kufizonin përhapjen e panikut mes popullsisë. Objekti i ndriçuar u zhduk nga qielli rreth orës 22:00 (gjithmonë sipas dëshmive okulare).

Roskovec, Fier, 4 Maj 2006

Ai që mbetet rasti më i famshëm i vizitës së UFO-ve në Shqipëri është ai i qytezës së Roskovecit. Tre dëshmitarë okularë një grua e rritur dhe dy fëmijë, por edhe gjithë banorët e qytezës së Roskovecit, besojnë se në qytetin e tyre zbriti një objekt i paidentifikuar, të cilin ata e quajtën UFO. Tre rrathë të zinj të fotografuar, që sipas banorëve qenë të nxehtë edhe një ditë pas “zbritjes” ishin dëshmia e madhe e objektit që preku tokën dhe në një fragment sekondash bëri që zona për rreth sipas dëshmitarëve të ndriçohej, errësohej në moment dhe më pas të përfshihej nga një erë e fortë dhe e ftohtë. Një nga gratë, e quajtur Sherife Kola, ka mundur të dëgjojë vetëm zhurmën dhe të vërë re errësirën që u krijua në ato momente. Një pjesë e mirë thonë që kanë parë të nesërmen shenjat e lëna në asfalt, ndërsa tregojnë se petalet e trëndafilit ishin djegur kur i kishin vënë mbi hirin e lënë nga objekti, nëse ka qenë një i tillë. Gjithçka me aq sa mbajnë mend banorët ka ngjarë më 4 maj, rreth orës 19:00 të asaj dite.
Raporti i 18 Korrikut 1947 i FBI ku shkruhet se UFO-t kanë vizituar edhe Shqipërinë

Fier, 6 Mars 2007

Mbrëmjen e së martës të marsit 2007, roja bregdetare Admir Jemishaj ishte në shërbim bashkë me komandantin e tij. Rreth orës 19:15 të kësaj dite ata rrëfyen se kishin parë një objekt të palëvizshëm në hapësirë. Objekti shihej me sy të lirë dhe se më pas e kanë parë akoma më qartë me dylbi. Objekti është shfaqur befas mbi hapësirën e bregdetit të Semanit në Fier e për 20 minuta ka qëndruar pa lëvizur në hapësirë. Rojat thanë se ai kishte shkëlqim vezullues, ndryshonte ngjyrat dhe formën e diskut, ndërsa ata e kanë parë me sy të lirë dhe me dylbi. “Ishim me shërbim kur pamë një objekt krejt të veçantë. Ai qëndronte në horizont me detin në një milje lartësi. Ngjyrat e tij ndryshonin herë pas here, nga jeshile në blu dhe në të kuqe. Për disa minuta kishte vetëm ngjyrë të kuqe ose blu. Ishte diçka e frikshme, por njëkohësisht dhe e bukur”, – tregoi për mediat roja bregdetare, Jemishaj.

Elbasan, 24 Dhjetor 2008

Katër gjahtarë nga Elbasani treguan se u përballën me një disk fluturues mbrëmjen e së enjtes para krishtlindjeve më 2008. Sipas tyre, në orën 20.30 të mbrëmjes, në një fshat rreth 30 kilometra larg qytetit të Elbasanit kanë parë një gjë të jashtëzakonshme, nga e cila ia kanë mbathur me vrap. Katër gjahtarët janë nisur drejt fshatit Vidhas të Komunës së Paprit, në kufi me rrethin e Peqinit. Në të dalë të qendrës së komunës, rreth 7 kilometra larg saj, ata kanë marrë një rrugë pylli. Pasi kanë ecur rreth 15 kilometra, ata janë befasuar në momentin që kabina e makinës së tyre tip fuoristradë është tronditur nga lart dhe motori është fikur. “Na verboi një dritë e fortë ngjyrë blu e çelët dhe një dritë vertikale e kuqe. Për një moment m‘u duk sikur na ndiqnin makinat e policisë nga pas”, tregon Muharrem Kaçuli, njëri prej katër gjahtarëve që kanë përjetuar për pak minuta ngjarjen në fjalë. Sipas tij, djali 25- vjeçar që ishte me ta, kishte dashur të gjuante me çifte në drejtim të objektit të shëndritshëm, por i ati nuk e kishte lejuar.
Artkulli i datës 13.07.1993 i gazetës "Koha Jonë" mbi vizitën e UFO-ve në Cërrik më 12 Gusht 1993

Vlorë, 21 Korrik 2009

Një objekt fluturues i paidentifikuar, i quajtur nga ata që thonë se e kanë parë edhe si disk fluturues, është parë në orët e para të mëngjesit, në Vlorë më 21 korrik 2009, në zonën mbas Karaburunit, pikërisht në vendin e quajtur Gjiri i Dafinës, një zonë e qetë dhe e papopulluar. Ky objekt fluturues, është parë nga disa peshkatar që ishin nisur që në mbrëmje me peshkarexhën e tyre, për aktivitetet rutinë në këtë zonë. Objekti ka qenë në trajtën e një sateliti, me diametër përreth 3 metra, i cili është parë nga tre pjesëtaret e ekuipazhit, që ndodheshin në det, për te tërhequr rrjetat e peshkimit. “Isha duke tërhequr rrjetat e peshkimit, në moment mbi kokat tona kalon një objekt i madh, qëndron vetëm 5 sekonda dhe menjëherë u zhduk duke u larguar me shpejtësi. Objekti gjatë ikjes lëshoi një shtellung tymi dhe ngjyra e saj ishte gri në të bardhë… edhe në këto momente ndihem i shokuar, e pamundur. Dukej vërtet si një disk fluturues”, shpjegoi Shpëtim Alushaj, njëri nga peshkatarët.

Tiranë, 6-7 Gusht 2010

Në mesnatën e 6-7 gushtit, një i ri në Parkun Rinia në kryeqytet dhe të tjerë persona në Tiranë filmuan me kamera amatore tre drita që lëviznin në qiellin e kryeqytetit. Ishin UFO?! E sigurtë është vetëm që nuk ishin avionë dhe mjete të tjera të njohura fluturuese. Loja me drita u dëshmua në You Tube shumë shpejt ndërsa dëshmitare e ngjarjes një meso grua rrëfeu për median se kishte parë ato që ajo i quajti drita të jashtëzakonshme. Rezmie Lulo tregoi se, “Në atë moment nuk mendova gjatë dhe ato dy minuta i shijova. Të tre objektet ishin portokalli me formë sferike dhe ishin të shkëputura”. Ajo ka thënë gjithashtu se “Fillimisht objektet na u dukën afër dhe sa vinte e ngriheshin më lart. Objekti i parë u shkëput në veriperëndim. Dy objektet e tjerë ishin zhdukur menjëherë. Ka shumë mundësi të kenë qenë UFO”

 

Referenca

Çfarë janë UFO-t?

UFO (sqt. OFP) është shkurtim për Unidentified Flying Object, që në shqip do të thotë Objekt Fluturues i Paidentifikuar (OFP). Termi UFO përfshin çdo objekt fluturues të cilin shkencëtarët nuk kanë arritur ta identifikojnë. Në shumë raste është bërë fjalë vetëm për dukuri siç janë: rënia e yjeve, kometat, ose dukuri të tjera natyrore, sinjalet e të cilave janë kapur keq nga satelitët për t'u quajtur më pas UFO. Shumë fotografi ose vëzhgime, të cilësuara si UFO, janë marrë nga njerëz të ndryshëm por edhe nga satelitët ushtarake. Materialet janë video, fotografi por edhe dëshmi mbi rrëmbime të mundshme. Shpeshherë kanë qenë edhe materiale të rreme.

UFO 2014

Shtatë arsye për të fshehur ekzistencën e UFO-ve



I. UFO-t kanë fluturuar paturpësisht në hapësirën tonë ajrore dhe gjithashtu kanë vënë në dyshim efikasitetin e sistemit tonë mbrojtës. Qytetarët nuk duhet ta dinë çfarë ka ndodhur para se të gjendet një manovrim. Përveç kësaj, pas eksperimentimit të bombave të para atomike (amerikane 16/07/45, sovietike 29/08/49 dhe të Britanisë së Madhe 03/10/52), prestigji i vendit rrezikon të vihet në dyshim, së paku në fushën teknike dhe shkencore. Nëse zbulojmë se këto shtete janë të paafta të mbrojnë hapësirën e tyre ajrore kundër dyndjeve (sulmeve) nga një fuqi e panjohur superiore, shumë qytetarë do të kishin kërkuar braktisjen e shpenzimeve ushtarake kolosale për një qëllim të përbashkët në Kombet e Bashkuara, si për shembull, burimet industriale dhe shkencore.

II. UFO-t kanë një përparim teknologjik shumë superior në krahasim me tonin dhe nëse arrijmë të përcaktojmë funksionimin e tyre kjo do t'i lejonte shtetit që ka mbledhur mbeturina nga UFO-t të bëjë një kërcim të konsiderueshëm në njohjen e gjithësisë dhe do t'i sillte sidomos fuqi këtij shteti në një nivel të paimagjinuar në raport me kombet e tokës. Çështja e UFO-ve pra, është një temë e klasifikuar në një nivel shumë lart nga Shërbimet Sekrete në përgjithësi.

III. Nëse zbulohet në publik të gjerë ekzistenca e qenieve të tjera të ardhura nga botë jashtëtokësore, kjo do të krijonte një panik të përgjithshëm me pasoja të një histerie kolektive, sepse shumë veta do të mendojnë që këto qenie kanë ardhur për të na pushtuar dhe ne e dimë çfarë ka ndodhur më 30 tetor 1938 kur Orson Wells lançoi në valët e kanalit CBS, të famshmen përshtatje për radio dhe shumë realiste nga romani i H.G. Wells "Lufta mes Botëve". Me mijëra qytetarë të rrëmbyer nga paniku besonin se po dëgjonin një reportazh mbi arritjen e marsianëve. Dolën në rrugë dhe iu kundërvunë policisë, të nxituar me maska gazi dhe të hutuar në mes të natës, u drejtuan të gjithë për në kishë për të bërë lutje, duke menduar se kishte ardhur ora e tyre e fundit. Një panik i tillë është përsëritur më 29 dhjetor 1985 në Finlandë, kur radio jepte një pjesë të trilluar mbi luftën nukleare mes superfuqive.

IV. Pasojat ekonomike nga zbulimi i ekzistencës efektive të jashtëtokësorëve do të ishin pothuajse shkatërrimtare. Monedha do të binte brutalisht dhe ekuilibri i bursës tashmë i parakohshëm nuk do të vonohej që të transformohej në një thyerje gjiganteske, që do ta prekte plotësisht planetin tonë.

V. Autoritetet mund të mendojnë që banorët e tjerë të planeteve mbajnë me vete bashkë me aparatet e tyre viruse të panjohur në Tokë, që mund të vrasin gjithë njerëzimin nëse këto viruse arrijnë të ikin nga arkat e ftohta ku janë të konservuara trupat e gjetura nga jashtëtokësorët, nëse me të vërtetë janë gjetur të tilla. Këta trupa dhe anijet e tyre duhet të rrijnë të fshehta në vende të sterilizuara dhe një neutralitet biologjik absolut.

VI. Banorët e planeteve të tjera mund të konsiderohen si Zota dhe gjithë bota do të donte t'i shihte dhe t'i admironte. Rreth vendit ku do të ekspozoheshin do të kishte peligrinazhe gjiganteske. Autoritetet nuk janë të gatshme të organizojnë tubime të tilla të popullatës në terrenet e bazave ushtarake ultra-sekrete ku aktualisht mund të jenë të konservuar mbetjet e këtyre jashtëtokësorëve.

VII. Zbulimi i ekzistencës së qenieve të ardhura nga hapësira do të trondiste idetë tona dhe themelet e njohurive tona. E gjithë historia e kaluar do të ishte rishikuar nëse këto qenie kanë ndikuar me shekuj në zhvillimin e civilizimit tonë (enigmat Elohim, Dogon, Ummit) dhe shumica që mbajnë çelësin e dijes nuk janë mjaft të përgatitur për të bërë këtë rishikim sfilitës. Autoritetet përkatëse e vonojnë këtë çast dramatik me një pajtim të përsosur me ushtarakët sa më shumë kohë që të mundin, duke bllokuar të gjitha qarkullimet e përhapjes së këtij informacioni dhe nuk mund të thuhet se gabojnë në zgjedhjen e tyre