Showing posts with label Senad Ramadani. Show all posts
Showing posts with label Senad Ramadani. Show all posts

Vëllezër duhet kuptuar...

SubhanaAllah...
Vëllezër duhet kuptuar
pasuesve të epshit, mos ja dëgjo fjalët,
nga ato duhet larguar.
Në Sabah nuk i gjen, sunete nuk praktikojnë, pamja tyre nuk ta kujton Allahun, dhikrin kanë harruar,
ndërsa kur ua dëgjon fjalët, thua se me Omerin(radiaAllahu anhu) je duke biseduar.

Thotë Allahu i Madhëruar:
وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَن ذِكْرِنَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطًا
Dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.
(Kehf:28)


Burimi: Senad Ramadani

Nuk kam parë grupe(xhematë) në islam që shfrytëzohen nga prijësit Tagut

Nuk kam parë grupe(xhematë) në islam që shfrytëzohen nga prijësit Tagut, sikurse është shfrytëzimi i këtyre dy, dhe atë si shkak i ndikimit të tyre:

❶ Ekstremistët (Gulatët) - duke prishur imazhin e Islamit dhe luftës në rrugën e Allahut, me ç ‘rast i largojnë njerëzit nga Islami dhe dashuria për të.

❷ Xhemati i mbretërve - duke i mbrojtur ato prijës dhe duke ia humbur legjitimitetin luftës në rrugën e Allahut vetëm me qëllim të mbrojtjes së parisë së tyre.

Andaj mos u habit kur do i gjesh mu këta dy grupe, por edhe prijësit Tagut, të gjithë njëzëshëm -edhe pse të ndarë- duke kundërshtuar, akuzuar, apo edhe luftuar mesatarët, ata që pasuan sunetin e të dërguarit alejhi selam.

Burimi: Senad Ramadani

Shpesh herë, para atyre që i dua jam arsyetuar me thënien

Shpesh herë, para atyre që i dua jam arsyetuar me thënien: “Më falë se s’mund të bëj më tepër sesa të lutem për ty”.

Dhe më në fund e kuptova, se kjo ishte gjëja më e mirë që pata mundësi të bëj për ta.

Burimi: Senad Ramadani

Sa më shumë që njeriu posedon dije të dobishme

#‎realitet‬
Kam kuptuar se:
Sa më shumë që njeriu posedon dije të dobishme aq më shumë i njeh dhe i vlerson dijetarët !!!
  
Senad Ramadani