Showing posts with label Namazi. Show all posts
Showing posts with label Namazi. Show all posts

Gjashtë gjёra qё kanё të bёjnё me namazin konsiderohen shenja tё hipokrizisë

"Gjashtë gjёra qё kanё të bёjnё me namazin konsiderohen shenja tё hipokrizisë:
1. Përtacia për tё falё namaz;
2. Syefaqёsia gjatё faljes sё namazit;
3. Vonimi i namazit;
4. Falja e namazit me nxitim;
5. Pёrmendja e paktё e Allahut gjatë faljes sё namazit;
6. Braktisja e namazit me xhemat."

-Ibn Kajjim El-Xhevzije

Namazi i istihares

     Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se   Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ua mësonte duanë e istihares për çdo çështje, sikurse ua mësonte suret e Kuranit dhe thoshte: “Kur dikush prej jush dëshiron të vendosë për një punë me rëndësi, le t`i falë dy rekate (nafile) namaz dhe pastaj le të thotë:
"All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ue estakdiruke bi kudretike ue es`eluke min fadlikel ‘adhim, fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta’lemu ue la a’ëlemu ue ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru  (e emërton nevojën që ke)  hajrun lí fi diní ue me’áshí ue ‘ákibeti emrí ue ‘áxhilihi ue áxhilihi fakdirhu lí ue jessirhu lí thumme barik lí fihi. Ue in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru (e emërton nevojën e tij) sherrun lí fi diní ue me’áshi ue ‘ákibeti emri ue ‘áxhilihi ue áxhilihi, fasrifhu anní uesrifní anhu uakdir lí el-hajre hajthu kane thumme erdiní bihi."
" O Zot, me diturinë  Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je
i Gjithëfuqishëm e une jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko!
E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hajrin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!" (Transmeton Buhariu)
Komenti i hadithit
Njeriu në këtë botë ballafaqohet me sprovime dhe probleme të ndryshme,  shpeshherë mbetet edhe në udhëkryq kur duhet të vendosë për diçka,  nuk di çfarë të zgjedhë, prandaj ka nevojë t`i drejtohet Zotit të tij dhe çështjen e tij  ia lenë Atij që është më i Dijshmi për të gjitha gjërat.
Namazi i istihares është një nga adhurimet më të rëndësishme për muslimanin kur përballet me hutinë në zgjedhjen e çështjes që është më e drejtë për te  dhe nuk di çfarë të zgjedhë.
Ç’është  istiharja
Istiharja është të kërkosh  më të mirën nga dy apo më shumë zgjedhje.
 P.sh: dëshiron të udhëtosh diku, dëshiron të martohesh, dëshiron të blesh një veturë, etj., para se ta bësh këtë hap i fal dy rekate dhe pastaj e bën lutjen që thuhet pas këtij namazi, siç e përmendëm në hadithin e mësipërm. E nëse të lehtësohet ajo punë, dije se kjo është mirë për ty, e nëse të vështirësohet dije se ka qenë keq dhe mosrealizimi i kësaj vepre është më  mirë për ty.
Si falet namazi i istihares
Namazi i istihares falet dy rekate, sikurse çdo namaz tjetër nafile në çfarëdo kohe, gjatë ditës apo natës. Nuk ka të caktuar se çfarë të këndohet, kështu që mund të këndojmë pas sures Fatiha çdo sure apo pjesë nga Kurani. Pas namazit i ngre duart dhe lavdëron Allahun, dërgon salavate mbi Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pastaj thua duanë e istihares, të cilën e kemi përmendur më lartë.
Vlera e këtij namazi
Po të mos kishte ndonjë të mirë tjetër përveç se ai që e praktikon këtë, do t’i mjaftonte, duke pasuar kështu Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
Imam Neveviu thotë: “Pas istihares duhet ta bëjmë atë çështje për të cilën na hapet zemra dhe nuk bazohemi në atë që kemi pasë dëshirë para se të falnim namazin. Prandaj kërkohet nga ne që ta ndërpresim zgjedhjen dhe të mos mendojmë për të derisa ta falim namazin e nëse nuk e bëjmë kështu, atëherë   nuk numërohet se  ne i jemi drejtuar Allahut me sinqeritet që të na zgjedhë çështjen që është më e mirë për ne.
Domosdoshmëria e të përmbajturit me atë që na është transmetuar rreth istihares
Duhet të kemi kujdes nga ajo që e bëjnë disa nga njerëzit injorantë apo edhe nga ata që dijnë, por nuk e kanë kuptuar urtësinë e istihares, kështu që përdorin disa lutje të posaçme për istihare e jo atë lutje që na ka mësuar Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)
Disa të tjerë e falin namazin dhe lutjen e bëjnë ashtu siç duhet, pastaj presin të shohin ëndërr se si të veprojnë edhe kjo është gabim për shkak se Muhamedi         (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur na e mësoi se si të veprojmë gjatë istihares nuk  ka përmendur se me anë të ëndërrës duhet të vendosim se çfarë të bëjmë.

Dobitë nga praktikimi i namazit të istihares
1.     Personi që praktikon istiharen vërteton se zemra e tij ëshë e lidhur me Allahun e Lartësuar për cdo vepër.
2.     Është i kënaqur në caktimin e Allahut.
3.     Istiharja është shkak që muslimani të gjejë lumturinë ne këtë botë dhe në ahiret.
4.     Besimtari që praktikon istiharen është i qetë për arsye se e jep mundin e tij në këtë botë duke i realizuar shkaqet që janë të nevojshme pastaj e kërkon zgjedhjen e më të mires nga Allahu i Lartësuar.
5.     Nevoja për të është e domosdoshme për çdo punë
6.     Me anë të namazit të istihares muslimanit i ngritet    besimi se Allahu do ta ndihmojë atë në çdo punë dhe për çdo problem.
7.     Me istihare muslimanit i shtohen shpërblimet për shkak se ai i drejtohet Allahut,  falet, lutet  dhe bën adhurime të ndryshme gjatë kryerjes së këtij adhurimi.
8.     Me anë të istihares muslimani e madhëron Allahun, për arsye se i drejtohet Atij që t`i ndihmojë në zgjedhjen e çështjes më të mirë për të.
9.     Me atë ai praktikon sunetin e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)
 
Përgatiti: Alaudin Abazi

Për ata që nuk e falin namazin, ka pasoja..

 Falja e namazit

1- Përderisa të mos falesh Allahu e tërheq bereqetin nga jeta jote.
2- Përderisa të mos falesh fytyra jote do të jetë përherë e zezë.
3- Përderisa të mos falesh për çdo punë që bën nuk shpërblehesh nga Allahu.
4- Përderisa të mos falesh nuk ngrihen lutjet e tua në qiell (d.m.th. nuk pranohen).
5- Përderisa të mos falesh lutjet e të tjerëve për ty nuk pranohen.
6- Përderisa të mos falesh të urrejnë të gjitha krijesat në këtë botë.

Le të pushojnë edhe dritat...

Le të pushojnë edhe dritat. Le ta gëzojmë edhe terrin në kohën e tij. Le t'i mbyllim sytë që ta shohim atë që nuk patëm mundësi ta kapnim përgjatë ditës. Ndërsa mos të harrojmë se në një kohë të caktuar thuhet se namazi është më i mirë se gjumi, ndërsa ka kohë që edhe pse nuk thuhet ajo nënkuptohet se gjumi është më i mirë se zgjimi!

Burimi:Iljasa Salihu

Namazi! Namazi! Namazi!



Duhet tu flasim të rinjve vazhdimisht mbi vlerën e namazit dhe rezikut të mosfaljes.

Na transmeton Imam Tirmidhiu rahimehullah në Sunen-in e tij se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Marrëveshja mes nesh dhe atyre është namazi. Ai që e braktisë atë ka bërë kufër (ka mohuar fenë)".
Shejh Albani e vlerëson si hadith të saktë.

Burimi:Bekir Halimi

Mos, e gënje veten !!!




Lexova diçka të bukur nga Muhamed Hassan i cili tha:
"Po e them me plotë gojë, a i cili nuk falë namaz nate, e i thotë vetit se jamë njeri mirë, vetëmse e ka rrejtë vetveten."

Lexoje, fjalën e pejgamberit te Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë për të:
“Është traditë e njerëzve të mirë para jush, afrim tek Allahu i Lartësuar, pengim nga mëkatet, shlyerje e gjynaheve dhe dëbon sëmundjen nga trupi.”
(Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.)
Në këtë hadith ka pesë dobi të namazit të natës.
1. Është traditë e njerëzve të mirë para jush,
2. afrim tek Allahu i Lartësuar,
3. pengim nga mëkatet,
4. shlyerje e gjynaheve dhe
5. dëbon sëmundjen nga trupi.

Besimtarë dhe besimtare!
Sinqerishtë, kujdes e mos e mashtroni vetveten, duke e mbivlerësuar, se përndryshe e rrenë veten se je njeri i mirë.
Atëherë, nga sonte fillo falje e namazit të natës. Filloje vetëm me 2 reqate.

Pershtati: Hoxhe Ulvi F. Bujanoc

Myzhde nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem


Namazi i sabahut i rende per disa te ri.
Për të rritur motivin dhe forcuar vullnetin lexoni këto hadithe të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë:
"Jepu myzhde atyre që ecin në errësirë (shkojnë në namaz të sabahut dhe jacisë) me dritë të plotë në Ditën e Kijametit". Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Hadithi është sahih.
Gjithashtu thotë:
"Ai që fal jacinë me xhemat i llogaritet sikur të kishte falë gjysmën e natës dhe ai që fal sabahun në xhemat i llogaritet sikur të kishte falë tërë natën".
Muslimi.
Gjithashtu thotë:
"Kush i fal dy të freskëtat hyn në Xhenet". Buhariu dhe Muslimi.
Të mos harrojmë edhe faktin se namazi me xhemat vlerësohet 25 ose 27 fish ma shumë.
O Allah na ndihmo të jemi të rregullt në namazin e sabahut!

Burimi:Bekir Halimi

Falja e namazit

Ne keto video tregohet se si duhet te falni namazin.

Falja e Namazit të Sabahut






Falja e Namazit të Drekës







Falja e Namazit të Ikindisë




Falja e Namazit të Akshamit 

 





Falja e Namazit të Jacisë 


Meso te falesh namazin

Namazi,Namaz,Namazi shqip,Namazi foto,namaz,



Namazi - është shtylla e dytë e Islamit, obligim i cili i shpallet Muhammedit a.s. gjatë udhëtimit të tij i njohur si Miraxhi. Namazi është obligim për të gjithë muslimanët të cilët jan të aftë psiqikisht dhe fizikisht (për të gjymtit fizikisht namazi është i obliguar por me lehtësime). Obligimi vendimtar i namazit është abdesi, pa marrjen korrekte të abdesit namazi është i pa pranueshëm. Obligim gjithashtu është që namazi të falet në kohën e vet e cila shpallet nëpërmjet Ezanit. Gjat kryerjes së namazit muslimanët kthehen kah Qabja. 
Pra vella i dashur musliman fale namazin.Nese nuk dini si ta falni namazin atehere eshte nje program qe ju mundeson qe hap pas hapi te mesoni te falni namazin per ta shkarkuar kete program  kliko ketu